Gazmend Dibra, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, është njeriu që menaxhon lëvizjet e të burgosurve për zgjedhjet e 23 qershorit.
Ndërsa pak kohë më parë, Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet ndaj një drejtuesi të lartë të Drejtorisë së Burgjeve për dhënien e lejeve të të burgosurve në kundërshtim me ligjin, mesazhet e siguruara nga TemA bëjnë me dije se Dibra, jo vetëm që është i përfshirë në këtë skandal, por është njeriu fuqiplotë që vendos dhe ka në duar fatet e njerëzve që vuajnë dënimin në qelitë e burgut. Mesazhet përbëjnë skandalin më të rëndë të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në lëvizjet e të burgosurve.
“Ndërhy shpejt se është e rëndësishme”
Gazeta TemA ka mundur të sigurojë 4 mesazhe telefonike të drejtorit të Drejtorisë së Burgjeve, Gazmend Dibra, në të cilën vërtetohet ashiqare implikimi i tij, jo vetëm në transferimin e të burgosurve në këtë fushatë zgjedhore, por dhe në emërimin e njerëzve në strukturat e Policisë së Shtetit.
Dy komunikimet e para, që përbëjnë skandalin më të rëndë, janë mes kryetarit të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili dhe Gaz Dibrës. Kryebashkiaku i kërkon Drejtorit të Burgjeve të ndërhyjë shpejt për dy persona të dënuar.
Madje, sa edhe shkruan Ismaili, ndërhyrja e shpejtë për dy të burgosurit është tejet e rëndësishme në këtë kohë fushate. Në mesazhin elektronik kuptohet se mes kryetarit të Bashkisë dhe Gaz Dibrës ka pasur një bisedë të gjatë për fatin e dy të dënuarve, që pak ditë më parë vuanin dënimin në burgun e Fushë- Krujës, por që më pas janë transferuar.
Kryetari i Bashkisë thotë se bëhet fjalë për Haxhi Brahimajn, që është transferuar në burgun e Elbasanit dhe Flakim Nelën, që është dërguar në burgun e Lezhës.
Pasi i kujton rëndësinë e veprimit në një kohë shumë të shpejtë, kryetari i Bashkisë së Vorës e falenderon Drejtorin e Burgjeve, që është edhe kandidat për deputet, për ndihmën e ofruar.
Por veç kësaj, një tjetër mesazh që TemA ka mundur të sigurojë është dhe kërkesa e gazetares së News 24 për të zhvilluar një intervistë me Dibrën pikërisht për mënyrën se si do të votojnë të burgosurit, pasi prej kohësh opozita ka ngritur dyshimet për blerjen e votave të personave që vuajnë dënimin.
Por krahas këtij komunikimi ekziston dhe një tjetër mesazh që komprometon Dibrën dhe me Policinë e Shtetit. Në mesazh është kërkesa e një vajze nga Dibra, e cila me sa duket është fort e sigurt që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka kompetenca dhe në Policinë e Shtetit. Vajza i drejtohet Dibrës për një vend pune dhe pasi i shpreh mirënjohjen, thotë se është në pritje të miratimit të kërkesës së saj.
Këto nuk janë rastet e vetme që Gazmend Dibra përdor institucionet dhe fuqinë që i jep posti për avantazhe në këtë fushatë elektorale. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u filmua nga kamerat e “Fiks Fare” duke organizuar shpërndarjen e ushqimeve në këmbim të votave.
Lejet për të burgosurit me urdhër nga lart. Prokuroria mbyll hetimet për “Shefin”
Një zyrtar i lartë i administratës së burgjeve në Tiranë, i cili urdhëroi lirimin e përkohshëm të një të dënuari për vrasje, mund të jetë shmangur nga hetimi që solli arrestimin e vartësit të tij Valentin Miri, drejtor i burgut të Shënkollit.
Lajmi është publikuar nga “investigimi.al”, sipas të cilit zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ka pranuar të publikojë emrin e personit apo statusin e tij, megjithëse përmendet në dosjen hetimore.
Përfshirja e funksionarit të lartë në skandalin e lejeve abuzive për të burgosurit provohet nga një dokument konfidencial, i dalë prej Gjykatës së Tiranës.
Arrestimi i drejtorit të nurgut të Shënkollit nxori në dritë një skemë korrupsioni, ku çdo ditë-leje blihej me 100 euro. Prokuroria arrestoi Valentin Mirin, por “fali” një zyrtar të lartë që u përgjua, duke urdhëruar dhënien e lejes për një të burgosur në mënyrë të kundraligjshme.
Prokuroria deklaroi se akuza ndaj tij u ngrit pas përgjimeve të tre numrave celularë, ku sipas akuzës, ai kërkon si ryshfet 100 euro për çdo ditë leje për të paktën një të dënuar.
Përfshirja e zyrtarit të lartë
Kur historia e lirimit të të burgosurve dukej se ishte e mbyllur me arrestimin e Mirit, një dokument i gjykatës zbulon se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kishte kallëzuar përfshirjen e një zyrtari të administratës së burgjeve në Tiranë, në dhënien e lejes për të burgosurin Rasim R. Hetimet për çështjen nisën pikërisht pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga SHKB-ja e burgjeve për lejen e përmendur më sipër. SHKB kërkoi nga burgu i Shënkollit praktikat e lejeve të veçanta, të dhëna në muajin dhjetor 2012.
Hetuesit zbuluan se veç disa problemeve të tjera, leja në fjalë ishte dhënë me urdhër nga një person në Tiranë dhe jo me iniciativën e të arrestuarit Miri, ndaj të cilit u zhvilluan më pas hetimet. “Organi procedues çmon se bazuar në informacionet referuese të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të sistemit të Burgjeve dhe aktet e depozituara në materialet paraprake hetimore, rezulton se leja e veçantë për të dënuarin Rasim R. është dhënë në shpërdorim të detyrës së një funksionari të lartë drejtues të administratës së burgjeve”, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë ndaj Mirit, e cila është marrë në mungesë disa orë para se ai të arrestohej. Në të njëjtin vendim gjykata pranon se i arrestuari ishte urdhëruar në dhënien e lejes që është cilësuar si e paligjshme. “Ky zyrtar, në komunikim dhe duke urdhëruar vartësin e tij në burgun e Lezhës ka bërë që leja për të dënuarin Rasim R. të akordohej në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore”.
Në 2009 u liruan në prag të zgjedhjeve 32 të burgosur
Përfshirja e drejtorit të burgut të Lezhës, Valentin Mirit, dhe mesazhet e siguruara nga TemA të Gazmend Dibrës, nuk janë rastet e vetme të përfshirjes së administratës së burgjeve në proceset zgjedhore. Ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u pati kërkuar vartësve të saj në vitin 2010, që veç të burgosurve që thyen lejen të hetoheshin edhe zyrtarët e burgjeve që i jepnin ato.
Ndërsa Partia Socialiste ka denoncuar në vitin 2009 lejet për të dënuarit nga burgjet shqiptare vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. Një listë me 32 emra të dënuarish që liroheshin sipas saj për t’u përdorur në prag të zgjedhjeve u publikua në konferencën parazgjedhore të kësaj partie.
TURP TURP TURP. VOTO VOTO VOTO. RILINDJEN SIGURISHT
Shpresojme qe keto prova te pakundershtueshme do te merren parasysh dhe vertete do te vihet drejtesia! Vecse jo shume vone! KJeshtu pra paskan fulluar pune mjaft “niper ” e “mbesa” te gjyshit
Tmerr i vertet kjo fushata e Pd’s. jane aq te deshperuar sa e kerkojn fitoren neper burgje dhe perdorin forcen e tyre per te detyruar keta te burgosur te votojne.
Eshte pak ironike, as krimineleve nuk ia mbush dot me mendjen Berisha per ti votuar pa perdor forcen qe i jep pushteti qe ka uzurpuar.
KETA NUK KANE TURP!! NJEREZ TE PASKRUPULLT DHE PASTAJ THONE SE JEMI VENDI ME I VOGEL PER NUMRIN E KRIMEVE NE RAJON, PO KETO LAJME A I LEXOJNE INJORANTET SI CILI??? GAZMEND TE PRET BURGU MBAS 23-SHIT!!
Meqe e ke thene ti lindi po. Ti qenke hetues prokuror gjykates dhe plehre
KETA JANE MASKARENJT QE QEVERISIN VENDIN TONE, KETA MERITOJNE BURGIM TE PERJETSHEM SEPSE PO NA ZHVESHIN CDO DITE LEKET TONA… KETA JEN KRIMINELET E VERTETE KETA DO MARRIN BURGIM MBAS 23 QERSHORIT!!
kjo eshte e tmerrshme. sdi a ka gje me te madhe qe mund te na behet qe te buindemi se vota jone eshte gjeja me e rendesishme qe kemi. kjo eshte e tmerrshme, kjo eshte e frikshme, eshte makabre. Ndaj votoni ju lutem, ne te kundert vetevritemi
Dibra Dil e mohoje edhe ket etani nese ke ende fytyre te dalesh perpara shqiptareve, se ju nuk keni turp prap dilni ne driten e djellit, se jeni te paskrupull as nuk skuqeni e as nuk zverdheni ju.
mjere ne per kete qeveri, po pse mo kshu do e merni pushtetin more ndyresira, duke bere te burgosurit te votojne per ju?
Shyqyr thuaj qe po ju dalin te palarat, me prova dhe fakte te pamohueshme, per ti treguar me skeptikut se ju jeni hajdut te votes se lire.
EDHE ME KRIMINELET E LIRUAR NUK DO ENDALNI DOT PROJEKTIN E RILINDJES SE SHQIPERISE! NE 23 QERSHOR DO VOTOJME NUMRIN 29 ME ARSYEN MADHORE QE KRIMINELE SI GAZMEND DIBRA TE PERFUNDOJNE ATJE KU E KANE VENDIN, NE BURG!!!
eshte per te ardhur turp me ate qe po ndodh ne kete vend
eshte e paimagjinueshme qe drejtori i burgjeve te beje nderhyrje te tilla
kjo eshte fushata e PD balte pa fund dhe kriminela pa fund.jane keta qe do i bejne presion popullit por qe ne sigurisht nuk mund ta lejojme ne asnje menyre
te gjithe duhet te dalim te votojme ne 23 qershor,per te qene te gjithe te bashkuar dhe per ti dhene fund ketij regjimi te tmerrshem ku po jetojme
Aman,se nuk i shof dot keto gjera. perse te gjitha gjerat shkojne mbrapsh ne shqiperine tone? kaq e veshtire eshte secili te beje detyren e tij, cdokush te mari hakun. kush meriton nje pune le ta gezoje ate vend pune, kush meriton te ndeshkohet lere ta vuaj denimin e tij.
per cdokush dhe gjithcka duhet pozicionuar sipas interesave te nje grushti te vogel njerzish?
kam nje keq ardhje te madhe per shqiperine time…………
Ca tmerri o zot!!
Pfff, po ne fakt skemi pse cuditemi se jemi mesuar me keta horrat qe te perdorin cdo lloj mjeti per te justifikuar nje qellim te kalbur!
Qellimi ka qene gjithmone mbushja xhepave te pushtetareve dhe varferimi i popullit te shkrete qe ska cte beje se po lufton per nje cope buke!
Harram i pacin ishalla!
Ky eshte vete shtet kriminel. Si ti heqim nga aty ku jane???????? shume e thejshte: VOTO VOTO VOTO. Voto ndryshimin, voto ndryshe, mos voto saliun, e jepi opozites nje mundesi te shohim ndryshe sepse eshte tmerresisht keq puna ne kete vend. neser mund te udhehiqemi nga ata qe dalin nga burgu sot nese votojme saliun ose s votojme fare
afera korruptive.. njerez t korruptuar ne poste drejtuese kjo jo nje gje re duke marre parasysh faktin se kane ne krye nje person te pa skrupullt si berisha
gjths duhet ta harrojne , mund te bejen cte duan po nuk kane per te arritur asgj ekete here ne 23 qershor ka per te triumfuar # rilindja
kane per tu ndaluar e zbardhur te gjitha keto prapaskena .. nuk ka per tu toleruar me asgje nga keto
jepi gazi po kujdes ruaj nje qeli te mire per vete se komunistat jane mjeshter kur kap sapunin
saliu po liron te gjithe te burgosurit
ky eshte kercenim per vendin sepse mund te perseritet dhe 97
drejtoret e burgjeve jane te korruptuar
ky eshte skandal
Qeveria e deshtuar e Berishes do te ike, cdo dite eshte nje tjeter arsye per te mos e votuar me kurre Berishen, per te mos i dhene me as mundesine me te vogel per te privatizuar ne kete menyre te turpshme pushtetin.
Perdorin fuqine e tyre te jashligjshme, per te siguruar disa vota, te cilat jo vetem nuk i meritojn por nuk duhet te kene as guximin per ti kerkuar.
Shenjat e deshperimit po duken teksa kandidat per deputet te PD shperndajne ushqim ne kembin te votes, manipulojne punetor te administrates per voten, dhe tani na i varkan shpresat tek te burgosurit.
Do te pergjigjen para ligjit te gjthe,mbas 23qershorit shqiperia do shpetoje nga keta maskarenje qe moren me qafe nje popull te tere.ne burg do perfundojne keta fundurina
ORE A DONI ME PER KETO PALACO MORE SHOKE. E SHIHNI SE C MASKARALLEQE JANE NE GJENDJE TE BEJNE KETA NEJREZ. E KUPTONI SE ME PUSHTETIN E VJEDHUR KTA JANE BERE KERCENUES PER MBARE SHOQERISE. NDAJ ME 23 QERSHOR EJANI JU JAPIM SHUPLAKEN QE MERITOJNE
une kam nje kerkese kryeministrit te ardshem te shqiperise.
ju lutem z.Rama ketij tipit i beni nje nder mos e largoni nga ambjenti i punes…. lerin ne burg!
nuk eshte cudi ne fakt te gjitha keto situata absurde te perseritura .. tashme presim cdo gje thjesht duhet te tregohemi vigjilent kete here nuk kemi per te lejuar asnje padrejtesi
zoti rama do te triumfoje dhe pas 23 qershorit ka per tu treguar te gjitheve se cilet jane ata qe dine e mbajne premtimet e bera dhe se si u tregohet vendi pushtave qe duan serish te dalin ne orgjine
Gaze Dibra u thyer qerri per padi te deputetit Tahiraj, qe bertiste se do ta padise ne drejtesi te thyer si “litari ne thes” .
Shifet cfare jane haptas vjellin dhe bejn me dore shif hajdutin.
Kjo maskarade korruptive e gangsterizem duhet ndaluar “shpejt” pasi me vone eshte teper vone!
Do shofim cka mundet te kryejn fletoret e shumta nje gje eshte per ta thanun se z.Mero Baze beri punen e detyren e tij per ket ceshtje.
Me nderime me te larta!
miri
Mesazhe te tilla jane veper penale dhe kriminale ku njerez te cfaredoshem mund te bejne cfare te duane me detyren qe u jep ligji.
Prokuroria nuk duhet te heshte por te beje detyren e saje .
flavio
Dibra njihet si njeriu i skanddaleve qysh ne ditet e para te pushtetit kriminal te berishes,sot kerkon voten e shqiptareve per tu strukur ne imunitetin e Deputetit per te siguruar mbrojtjen nga prapesite e kryera.
ja kush eshte shteti yne, qe merret dhe mbeshtet te burgosur per te siguruar votat qe ai i do kaq shume…ne fakt ai qe duhet te ishte i pari qe do hynte ne burg eshte saliu yne i dashur, nuk mund te vazhdojme te jetojme me kriminele qe sdine te qeverisin nje vend … duhet rilindje
O Gazo, ku do e fusesh sumen ne daten 24 qershor?
Do ti rrujm mustaqet me xhomin e burgut 326!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bishti-i-qenit.html
Keta legenat po perdorin cdo gje qe te jete e mundur per te shfrytezuar administraten publike. Le te lodhen sa te duan prap nuk do ia dalin te ndalojne RILINDJEN, 23 qeshori eshte afer dhe te gjithe e duan RILINDJEN SHQIPTARE.
Edhe sa skandale te tjere duhet te dalin para se Berisha ti jap fund ketyre praktikave te jashtligjshme dhe te terhiqet?
Edhe sa njerez duhet te frikesoj per ti dhene voten? Edhe sa lek nga buxheti do derdhi per te financuar keto pislliqe?
Kush je ti more zoterin qe shperdoron leket e mia. Vetem me shtohet inati ndaj kesaj qeverie dhe siguria per tia dhene voten time Rames.
Turp. Nuk ka fjale tjeter per te pershkruar keta idiote qe mendojne se vetem me dhune, terror dhe mashtrim mund te fitojne zgjedhjet. Si saliu si gazi, te dy duhet ta kuptojne se sikur qielli dhe toka te bashkohe prap nuk do arrijne te ndalojne RILINDJEN SHQIPTARE.
KJo eshte e turpshme dhe ky njeri duhet te dali perpara drejtesis per keto shkelje t eligjit qe ka bere dhe jane te gjitha me fakte ,Keta jane njerez te paskrupullt qe per disa vota me shume shfrytezojne kedo dhe ke te mundin
po kur behet fjale per kto plehra nuk kane te sosur skandalet e tyre.si ka mundesi qe nje kandidat per deputet liron te burgosur ne prag fushate thjesht per te ber rremuj diten e zgjedhjeve
Keta jane zyrtaret e lartete qeverise Berisha ,nje qeveri e shkaterrimit e shfrytezimit e presionit ,e hajdutllekut dhe maskarallekut ,Keta njerez e meritjne te jene pas hekurave me keto poshtersira qe bejne dhe qe kerkojne t embajne karriget e tyre me cdo kushte ne menyre t e pamerituar ,Njerez teresisht te paafte
kto jane skandale qe i dime tashme qe PD di ti beje me se miri kshu qe nuk duhet te habitemi,por thjesht duhet ti themi stop me 23 qershor duke votuar PS me kryeminister Edi Ramen
Manovra pa fund nga me te poshtrat ne kurriz te te burgosurve ,Keta jane njerez te papafte dhe injorante qe vetem ne saje te ketyre metodave mund te arrijne te mbajne pushtetin e tyre
tashme e dime shume mire rrugen qe zgjedh Saliu me ushtaret e tij ne prag zgjedhjesh sepse ka kohe qe e perdor kte metode por ne nuk mund ta lejojme me kte gje prandaj duhet te shkojme me 23 qershor te votojm masivisht per Partine Socialiste
Kyehst emire qe te ruaj nje qeli per vete se pas 23 qershorit atje do ta kete vendin se duhet te jape llogari per shkeljet e ligjit ne kete menyre,keshtuqe mos e vrit mendjen Gazo se atje ne burg serish do qendrosh
qe ti japim fund njeher e pergjithmone ktij sistemi qe ka ndertuar doktorri duhet qe me 23 qershor te shkojme ne mynyre kolektive te votojme partine e vetme qe ka nje program serioz “partine socialiste”
Skandal eshte te thuash pak, po normalisht nuk duhet te befasohemi se keta jane horrat qe kane operuar gjithe keto vite ne kurrizin tone, e keto veprime i perfaqesojne me se miri!
Mashtrime, sharje, shitje, dhune, korrupsion etj etj etj qe nuk te dalin germat e alfabetit t’i pershkruash!
Keta duhen crrenjosur sa me pare nga vendi yne se po e masakrojne ne cdo cep te mundshem!
burgaxhinjte e saliut jane hedhur ne sulm per te siguruar votat e pista te saliut, sepse perderisa nuk e fut dot njeri ne burg gjyshin, ai shin neper vend si nje i plotfuqishem, me antiplumbin e tij…ky nuk eshte model i nje qeverisjeje demokratike, eshte program i nje diktature qe duhet te shperbehet nje here e mire per ti lene shqiptaret te jetojne te lire
E SHIKONI MORE NJEREZ APO SE SHIKONI? ORE KY SHTET PO SHKON DREJT F A SH I Z M I T! ZGJOHUNI PARA SE TE JETE TEPER VONE, ZGJOHUNI PERPARA SE SALI BERISHA TE NA E BEJ SI ENVER HOXHA! COHUNI MORE SE NUK I KIHET BESE ASAJ KAFSHE!!!!
kjo nuk eshte nje metode e re per partine demokratike sepse e ka perdorur edhe me perpara me te burgosurit ku un mbaj mend Sokol Olldashin qe liroi nje kriminel qe para 2 vitesh vrau nje oficer policie.prandaj duhet ta ndalojme kte gje duke votuar programin e RILINDJES
gazi nuk ka faj , fajin e ka saliu , ai e ka uredheruar qe te veproje ne kete menyre, qe te gjeje vota te sigurta, sepse ate ben me te gjithe ata qe ka nen vete saliu, ose gjej votat ose ike nga puna, por kjo do marre fund shume shpejt, ne 23 qershor…sepse shqiperia do rilinde
Gazmendi ka filluar te kryeje dhe nje krim tjeter,ate te deformimit elektoral ,duke shperndare nga 2 pako me sheqere ne kembim te dinjitetit te njereszv,
kjo perben veper penale,duhet te pergjigjet kushdo para tije
A ka mundësi të vijnë në një minnutë 3 mesazhe për të njëjtën problematikë…?!
turp eshte dhe sdo koment!!!!
por pervec kesaj mua me shqeteson fakti sa i sigurte eshte privatesia ime ne telefonin tim…. ka siguruar….????
cfare do te thote kjo? qe ju keni pergjuar keto persona….? me cfare tagri? po dubloni institucionet perkatese ne kundershtim me ligjin?
une di se per te pergjuar dike strukturat perkatese do te marrin nje vendim nga gjykata qe e lejon nje gje te tille…..
tani po shajme berishen duke u sjelle me me keq se ai…. kete gje nuk mund ta pranoj… organet e shtetit nuk duhet te flene gjume per kete rast
Shifni mesazhet me kujdes! Robi nuk e ka idene as ku vihet pike e as presje. shifni sa gabime drejtshkrimore ka! ja kto jane demokratet….analfabbbbbbbbbbbbet ne kulm! kto do na qeverisin neve?????