Topi: KQZ hodhi në kosh 7 milion euro. Berisha merret edhe me fatin e një pastrueseje

13 Qershor 2013, 15:17Politika TEMA

Pasditen e së enjtes, Fryma e Re Demokratike zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr. 1 në Tiranë. Edhe në këtë tubim zgjedhor kryetari i FRD-se u ndal në objeksionet e partisë që ai drejton kundrejt KQZ-së.

“Ky institucion në vetvete e ka humbur besimin me paaftësinë dhe militantizmin e tij. Vetëm sot është konstatuar se 7 milion euro kanë shkuar dëm nga një paaftësi e KQZ-së, e cila është kthyer në një institucion paragjykues për besueshmërinë e procesit zgjedhor”.

Kryetari i FRD akuzoi partitë e vjetra për mënyrën se si e kanë ndërtuar fushatën zgjedhore duke thënë: “Partitë e vjetra e kanë zëvendësuar argumentin me flamuj”.

Ai gjithashtu përmendi presionet mbi administratën publike dhe angazhimin e saj me fushatë duke perifrazuar: “Me fatin e një pastruese po merret vetë kryeministri, ky është një paradoks që nuk duhet të ndodhë”.

Duke theksuar nevojën e riformatimit të parlamentit shqiptar, Topi akuzoi këtë klasë parlamentarësh si të paaftë dhe jo përfaqësuese. “Intelektualëve ua kanë zënë vendin njerëzit mediokër në parlament, të cilët janë shndërruar në instrumente që ngrenë vetëm dorën dhe dëmtojnë Kushtetutën e vendit”, tha Topi.

“FRD synon rotacionin e elitave në politikë”, shtoi ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, Topi u tha pjesëmarrësve në tubim: “Në datën 23 qershor duhet të shkoni të votoni për vete, por edhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ndryshe të dashur miq askush nuk ka të drejtë të ankohet për politikanët e politikën që do të drejtojë vendin. Fati i tyre është në dorën tuaj, ndaj mos e humbisni këtë shans dhe votoni alternativën e FRD-së, shënoni siglën e kësaj partie në mënyrë që nesër të ndjeheni krenarë për vendimin tuaj”.

3 komente në “Topi: KQZ hodhi në kosh 7 milion euro. Berisha merret edhe me fatin e një pastrueseje”

  1. lokomotiva e durrsit says:

    topi me duket te ishte kujtuar me 21 janar te pakten te shperndante parlamentin qendren e krimit dhe korrupsionit

  2. ilir says:

    ik ore top se je shume vone,kur e kishe kariken te ishe bere gjyle do ishe mbajte mende per tere jeten te shqiptaret,edhe ti je nje njeri pa kellqe.

  3. baca mertur says:

    ilir , a e din se ketij zotnise ja kishin bere ligjin te atille saqe nuk e shperbente dot parlamentin???nejse , per mu eshte figure e nderuar…ne duam heronj qe te dalin me shpate ne dore , po pastaj jemi une e ti te paret qe i tradhtojme …apo jo??
    une per vete mendoj sinqerisht qe po e ndihmoi zoti te marre 5-6 deputete te garantoj qe do luaje sic i do qejfi me dy shkerdhatat e tjere …
    edhe njehere , ne shqiperi nuk ka popull ,ska popull o njeri, se te kishte popull me koqe (sic i kendojme vetes)do kishte vajtur gjaku deri ne gju nga kokat e preme te ketyre felliqesirave qe na kane qeverise tash 70 vjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje