Akuzat për blerjen e votave ulin besimin mbi zgjedhjet, rezultati i tyre, cilido qoftë, ka të ngjarë të shkaktojë mosmarrëveshje të forta
Nga Besar Likmeta, BIRN
Qendrat e votimit hapen të dielën, për atë që padyshim do të jetë një nga zgjedhjet me rezultatin më të ngushtë në historinë e Shqipërisë.
Për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jenë një armatë e tërë vëzhguesish, vendorë dhe ndërkombëtarë, më shumë se 8.000.
Duke u përballur me një tranzicion të vështirë drejt demokracisë, që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991, zgjedhjet e Shqipërisë shpesh janë shkatërruar nga manipulimi dhe dhuna.
Zgjedhjet e fundit, në vitin 2009, shkaktuan një krizë politike mes demokratëve në pushtet dhe socialistëve të opozitës, krizë kjo që ende ndjehet në ditët e sotme.
Për këtë arsye, zgjedhjet e së dielës janë parë si një lloj provë për Shqipërinë, nëse do të vazhdojë rrugën drejt integrimit europain, apo do të ketë kthim prapa.
“Zgjedhjet e 23 qershor paraqesin një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Evropian”, u tha në një deklaratë e përbashkët të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton dhe Komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fyle.
“Është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë liderëve dhe partive politike shqiptare për të përforcuar besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe për të krijuar kushte që rezultatet e zgjedhjeve të pranohet nga të gjithë,” shtuan ata.
Në garë janë dy koalicione të mëdha, njëri i kryesuar nga koalicioni i qendrës së djathtë të Partisë Demokratike, të kryeministrit Sali Berisha dhe tjetri i udhëhequr nga socialistët e Edi Ramës, ish- kryebashkiak i Tiranës.
Atmosfera e fushatës ka qenë përgjithësisht e qetë dhe paqësore, demokratët që janë fokusuar në arritjet e tyre në qeveri, veçanërisht në zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjes së pagave për zyrtarët dhe sektorin publik.
Opozita socialiste, siç edhe pritej, ka kritikuar qeverinë dhe ka premtuar se do të rrisë zhvillimin ekonomik, mbrojtjen sociale dhe do luftojë korrupsionin.
Sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar nga TV Ora News dhe realizuar nga një kompani italiane, IPR, koalicioni i majtë i Ramës ka një avantazh të ngushtë.
Ky koalicion ka mbështetjen e rreth 51 përqind e votuesve në krahasim me 45 përqind që shkojnë për koalicionin e Berishës. Megjithatë, për shkak të sistemit të komplikuar të votimit proporcional rajonal, rezultatet e dala nga zgjedhjet mund të jenë më afër sa thonë sondazhet.
Megjithëse është rrezik i madh të luhet me të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian, analistët theksojnë se ekziston një frikë që zgjedhjet mund të manipulohen.
Analistët vendas kanë shprehur shqetësim rreth dështimit të sistemit të drejtësisë për të hetuar akuzat e shumta të blerjes së votave dhe keqpërdorimit të aseteve publike nga Partia Demokratike.
“Shqetësimi kryesor i ngritur në fushatën zgjedhore ishte përdorimi i mjeteve të administratës publike nga partitë politike,” thuhet në një raport të publikuar të mërkurën nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, një grup mbikëqyrës zgjedhor i OJQ-ve shqiptare.
“Përkundër mbulimit të gjerë mediatik për ngjarjet, reagimi i institucioneve të drejtësisë ka qenë pothuajse inekzistent,” thuhet në këtë raport.
Gjergj Erebara, redaktor i të përditshmes Shqip, thekson se është bërë presion mbi administratën publike nga Partia Demokratike gjatë fushatës zgjedhore.
“Keqpërdorimi i administratës publike për të mbështetur partinë qeverisëse duket se ka arritur më nivele të tmerrshme,” thotë ai.
“Ka pasur raportime për punësime dhe shkarkime arbitrare të punëtorëve nga nivelet më të larta deri tek ato më të ulëta. Presioni është u lartë në administratë, gjatë gjithë kohës, dhe shpesh e gjejnë veten të përballur me faktin: ‘A-je-me-ne-apo -kundër-nesh? Dilemë kjo!” vazhdoi Erebara.
Të njëjtën gjë thotë dhe analisti politik Mero Baze.
Faktet se partia në pushtet ka bërë presion mbi nëpunësit civilë, duke kërkuar të fotografojnë votën e tyre dhe të verifikojë preferencat politike të afërmve dhe miqve të tyre, janë të papranueshme, tha ai.
Baze thotë se ka fakte të bollshme se grupeve të caktuara, të pambrojtura, u janë ofruar para për të fotografuar votën e tyre ose dorëzimin e kartës së identitetit, për të siguruar që ata nuk votojnë për opozitën.
“Kjo fushatë është njollosur nga veprime kaq të errëta që kurrë nuk janë parë më parë në këtë vend,” kujton Baze.
Shqetësime ka gjithashtu për ndershmërinë e numërimit të votave, pas mbylljes së qendrave të dielën.
Gjithkund ekziston një frikë se fitorja e opozitës në zgjedhje mund të shkaktojë trazirat dhe protesta nga të zhgënjyerit. Megjithatë, komentatorët pajtohen me shkallën e mbështetjes që opozita mund të grumbullojë, në rast se rezultati i zgjedhjeve do të shoqërohet me pretendime për manipulime.
“Opozita, për fat të keq nuk ka kredencialet morale për të ftuar shqiptarët për protesta masive edhe në qoftë se qeveria mban pushtetin nëpërmjet parregullsive,” thekson Erebara.
“Një revolucion nuk ka gjasa të ndodhë, edhe pse në një shkallë të vogël mund të priten protesta dhe konfrontime me policinë,” shtoi ai.
Por Baze thotë se, ndërsa opozitës mungon karta morale për kryesuar protestat e mëdha, në qoftë se zgjedhjet gjymtohen në mënyrë flagrante, duke i manipuluar dhe dhunuar, qeveria duhet të presë të përballet me një reagim të fortë.
“Shqipëria është e përgatitur për një ndryshim politik, jo për shkak të meritave të opozitës, por për shkak të zhgënjimit të thellë me sundimin e korruptuar të kryeministrit Berisha,” tha ai.
“Nëse do të ndërhyhet për të bllokuar ketë rotacion, vendi do të përballet me revolta – të cilat mund të kryesohen nga aktivistët e shoqërisë civile sesa nga opozita,” përfundoi ai.
Me fitoren e Rames, ne zgjedhjet e ardhshme shqiptaret do votojne per here te pare si Zotni
Mjaft me!
Boll vodhi jetet tona, votat tona, djersen tone.
Na ka lene ne borxh edhe femijet e niperit tane qe s’kane lindur akoma!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/dy-gishtat.html
V V O TTTTTTT O
V V O O T O O
V V O O T O O
V V O O T O O
V V O O T O O
V O T O
222 999
2 2 9 9
2 2 9 9
2 9 9
2 999 9
2 9
2 9
2 9
2 9 9
2 9 9
222222 9999
Deshti zoti dhe lindi kete vurkollak ne vitin 1944,sepse po ta kishte lindur sikur edhe 10 vjet me vone,pra ne 1954,imagjinoni cdo kishte pare me sy bota demkratike:
nje njeri-kafshe qe edhe ne vitin 2044 do tentonte te vidhte perseri e perseri zgjedhjet!
TE FALENDEROJ ZOT, VETEM PER KETE TE MIRE!!!
FUSHATE ME E NDYRE SKA KU TE VEJE ME…BERISHA ZGJODHI 2 KATRA …NJE JA DHA POPULLI E NJE NDERKOMBETARET..EDHE SLLOGANIN E KANE NE JEMI NDRYSHIMI PERPARA KEMI OPOZITEN
BOLL SE CMENDET DYNJANE ,
OPOZITA RILINDJE MIRE QE NUK THANE RINGJALLJE SE ASKUSH NUK DO I BESONTE
DHJETRA MESAZHE NGA SALIU NA VIJNE NE TELEFONAT TONE CELULARE QE I KEMI PRIVATE DUKE NA BERE MORAL,NUK NDIZET TELEVIZORI DOT SE TE VJEN ME VJELLE E TE PERZIHEN ZORRET ..ZHGARAVITUR MURET ME POSTERA DISA MBI NJERA TJETREN…VRAPON MILETI NJELLOJ SIKUR BEHEN DASMA ME BURIA MAKINASH FLAMUJ TURLI-TURLI NGJYRASH RRUMPALLE HESAPI …SHKOJNE NE ZGJEDHJE KUR NUK KANE ALBITER QE TE JAPE REZULTATET…EDHE KETO VOTIME DO JENE NJE SHANC I HUMBUR PER TE KAPUR TRENIN E EUROPES,DO RRIHEN DO SHAHEN DO VJEDHIN ME TE VEGJELIT DHE NE FUND ASKUSH NUK DO JETE FITUES…HUMBESI ME I MADH SI GJITHNJE VOTUESIT ,RUMPALLA DO VAZHDOJE TA NDJEKE EDHE ME TEJ KETE MILET TE PAEDUKUAR DHE TE SERVILOSUR DIKUSH PARTIZAN E DIKUSH BALLIS E ASKUSH PATRIOT….
Shqetesimi eshte fare i drejte. Pervec presionit me qenien ne pune, me buken e femijve, largimeve te te pabindurve nga puna, konstatoj nje rrezik teper – teper te madh per manipulim pasneser me 23 Qershor: Rreziku i qytetareve pa adrese por te pajisur me karta identiteti!!??
Ndersa ligji per leshimin e kartes se identitetit ndalonte pajisjen e cilido person pa adrese banimi. Ky numur sot eshte i perbindshem: mbi 340 mije??!!
Nga institucioni Poni-Ristani peson te paimagjinueshmet. Personalisht kete fakt te kapur edhe nga OSBE-ODIHR, e mendoj si kontigjent i krijuar artificialisht-enkas per tjetersimin e rezultateve te zgjedhjeve, qe do te thote se nje person i besuar eshte pajisur me disa karta identiteti me emer e mbiemer te rreme, te sajuar por me fotografi fanatikun qe e merr persiper si i cartur kete veprim skandaloz per nje njeri normal. Fanatikut i jane bere te qarte qendrat ku atij i duhet te votoj me kartat e leshuara ne dispozicion enkas. Atehere si mund te shmanget kjo dallge permbytjeje te rezultatit real te votimeve. “Tu kerkohet adresa te gjithe atyre pa adrese ne listat Poni-Ristani” me pergjigjet nje antar i komisjonit te PS-se. Po pastaj??
Te nderuar komentues, kerkoj mendimin dhe sensibilizimin perkates per kete prag-vepre djallezore e cila permbys ne permasa te pa-imagjinueshme rezultatin real te zgjedhjeve te 23 Qershorit.
Jepni shqiptare dilni ne votime dhe votoni per Rilindjen e Shqiperise sone! Zoti ju ndihmoft!
Rezultati i zgjedhjeve muk do te jete i ngushte sic thote autori. Keto do te jene zgjedhjet me rezultatin me te thelle pas 92-shit.
E keqja eshte se qeveria do ti manipuloje dhe vjedhe keto zgjedhje fare hapur. Dhe askush s’ka per te bere asgje. As arvziu, as EU, as amerika asnje.
Ne se populli del ne rruge dhe bllokon gjithe vendin atehere mund te kete shprese, ndryshe Saliu do te vetedeklarohet “perandor” ose “mbret”.
Me duket se keto “rilindasit”, po bohen gati me humb zgjedhjet. Ah mer pallosh, po pse kaq kollaj kujto se do marresh pushtetin? Nga nje pseudo-piktor do te behesh kryeminister? Po jo mer djale se ka pune puna.
Ky i Birnit thote resultati do jete me i ngushte se asnjehere tjeter.
Mirpo heren tjeter me 2009 qe barazim 70 me 70 djathetas majtas.
Kesaj here Rama Meta thane do fitojme 77 deri 80 depudete.Keshtu diferenca eshte sipas anderrave Rama Meta 14 deri ne 20 majtas djathetas.Qe i takon 10 deri 15 % me shume.Ngusht eshte 71 me 69 apo 72 me 68 apo 73 me 67 por jo aq sa thote Rama Meta nuk eshte ngusht.
Me sa thote ky birbiruci i BIrnit Rama Meta rrejne veten dhe popullin.
Ke te besaime BIRBIRUCIN e Birnit apo Ramen e Meten?
Frika e manipulimit ekziston sa here qe zgjedhjet i organi
zon Bisha.Dublimet ne lista,te vdekurit,zgjedhesit pa adre
se dhe yrnere te tjera me bollek tregojne nje pjese shume
te vogel te planeve diabolike te Bishes.
Por kete rradhe per te zezen e tij dhe te miren e popullit
urrejtja e popullit ndaj tij ka kapur majat,nderkombetaret
kane kuptuar pisllekun e tij,demokratet e vertete jane neve
ritur prej tij.
Bisha duhet te mbyllet ne kafaz.Qe mos te kafshoje me
dhe t’i pije gjakun ketij populli.
Urime per Edi Ramen,me gjithe zemer i uroj FITORE dhe RILINDJE.
RILINDJE,RILINDJE me Kryeminister EDI RAMEN.
Fitore per Edi Ramen dhe Rilindje per kete vend te sterlodhur nga mashtrimet e Sali Kriminelit.
Shpresoj shume ne fitoren e se Majtes Progresiste me Kryeminister Edi Ramen.I uroj me gjithe zemer Fitoren.
Populli shqiptare duhet te gdhihet ne rruge per te mbrojtur cdo kuti votimi,ne fshat dhe ne qytet. Duhet rrethu
policia e Mulit qe te mos i vjedhe kutite e votimit. Populli duhet te jete i armatosur me hunj ”shkoze” dhe po
qe se policia e Mulit i kercenon populli duhet t ‘i tregoje grushtin e hekurt sejmeneve te regjimit satrap e te
dhunshem,hajdut e vrastar. Regjimi duhet ta mesoje nje here e pergjithmone se populli eshte shume here
me i fuqishem se sa bajonetat evregjimit !!! . Me sa duket ky regjim diktatorial i ka harruar vitet 90-te, ku
populli i kryqezoi diktatoret. Ky regjim satrap e mafioz nuk ka nxjerre mesim nga historia !!! Quo Vadis !!!.
Fitore per herojn egjAll te gjith popullit shqiptar mendoj qe ky njeri do te fitoj ne mnyr plebishitAre ky eshte hero i gjall fitore me numer 44 perparA perpara sali berisha te gjith shqiptaria jan mety edi rama eshte qetnik i grewis dhe serbis