REPORTAZH/ Laçi nën terrorin e bandave! Persona të shpallur në kërkim, pjesëmarrës në vrasjen e Gjon Gjonit

23 Qershor 2013, 22:10Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Gjon Gjoni, emigrant në Greqi, është ekzekutuar pranë qendrës së votimit në qendër të qytetit të Laçit.

Babai i dy fëmijëve ka gjetur vdekjen, ndërkohë që të dyshuar si pjesëmarrës në vrasje kanë qenë dhe një person i shpallur në kërkim, e që lëvizte krejt i lirë në Laç.

Emigranti, i ardhur para tre javësh në Shqipëri, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, mësohet të jetë konfliktuar pasditen e së shtunës me pjesëtarë të familjes Fufi, që janë dhe përkrahësit e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.

Banorë të Laçit thonë se Gjon Gjoni njihej si njeri me jo pak ndikim në qytet, ndërkohë që ishte simpatizant e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bindjet e kundërta politike duket se ka qenë dhe motivi kryesor i konfliktit të emigrantit me të afërmit e kandidatit të Partisë Demokratike, konflikt ky që çoi dhe në përplasjen me armë mes tyre, ku Gjon Gjoni ka gjetur vdekjen.

 

Ngjarja

15 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme, të tipit pistoletë është ajo çka ka mundur të sigurojë në vendngjarje policia, në ambientet e jashtme të Shkollës së Mesme “At Shtjefën Gjeçovi” në Laç.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit është ekzekutuar simpatizanti i LSI-së si dhe janë plagosur Mëhill Fufi, rreth 49 vjeç, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike dhe Kastriot Fufi, vjeç 39, banues në Mamurras, i cili pas marrjes së ndihmës së parë ka dalë nga spitali.

I përfshirë në ngjarje, sipas dëshmitarëve, ka qenë dhe P.F., person që ndodhet në listën e të kërkuarve, por që lëvizte normalisht në Laç.

Dëshmitarë në vendngjarje thonë se mes dy palëve fillimisht ka pasur debate e menjëherë janë dëgjuar të shtënat e armëve, të cilat për pak minuta kanë terrorizuar vendasit.

E ndërsa Gjon Gjoni ka gjetur vdekjen, i bërë shoshë nga plumbat, autorët e vrasjes, sipas dëshmitarëve, janë larguar me makinë pa targa, tip fuoristradë.

Zyrtarisht, Arben Hajdarmataj, drejtori i policisë së qarkut të Lezhës, thotë se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që asnjë person nuk është i ndaluar, megjithëse vrasësit i njeh kushdo në qytetin e Laçit

 

Nën terrorin e bandave

Makina pa targa, disa syresh të mbuluar me flamuj të Partisë Demokratike, enden sa në një qendër në tjetrën.

Janë makina të tipit të fundit, e shoferët, qoftë dhe nga mënyra e drejtimit të timonit, demonstrojnë gjithë forcën për të treguar se ata janë zotër të Laçit.

Pluhuri që ngrenë pas, teksa çajnë rrugën në drejtim të Sanxhakut, krijon një tymnajë aq të frikshme sa gjithçka aty duket se është pjellë e bandave që sundojnë e ndajnë qytetin.

Aq e vërtetë është kjo, sa askush në Laç nuk flet sa për sa ka parë e për sa di, megjithëse 4 burra u përgjakën bash m’u në sy të tyre.

Askush nuk guxon të flasë për fisin Fufi e as për emigrantin e ardhur për të kontribuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Askund në qytet nuk shihet prezenca e forcave të policisë, megjithëse situata duket e tensionuar.

Dy reparte të forcave RENEA-, që u gjendën në Laç pas ngjarjes, u strehuan në komisariatin e qytetit, në pritje për të ndërhyrë në rast se do të urdhëroheshin ekzekutimin e urdhër-arresteve për fisin Fufi.

Ndërkohë që në qendrën e votimit, ku u vra Gjoni, laçianët kanë braktisur votimin.

Në ndryshim me qendrat e tjera të votimit, ku një numër i madh  njerëzish mbajnë të rrethuar zonën, në qendër të Laçit situata është e qetë.

Shkëmbimi i zjarrit, për minuta të tëra, thuajse u ka kallur datën njerëzve. Aq e vërtetë është kjo sa policia e ka pasur të pamundur për të siguruar dëshmi të personave në vendngjarje, megjithëse të pranishëm kanë qenë një numër i konsideruar njerëzish.

 

Politika përplas policinë me prokurorinë

Fakti që në ngjarjen ku gjeti vdekjen Gjon Gjoni është përfshirë kandidati i Partisë Demokratike, duket se ka kushtëzuar  veprimet e policisë së qarkut të Lezhës.

Deri në orët e vona të pasdites, drejtorit i qarkut të Lezhës thotë se nuk ka asnjë person të dyshuar si autor të ngjarjes  apo dhe persona të shpallur në kërkim.

Ndërkohë që në cilësinë e dëshmitarëve, Arben Hajdarmataj thotë se janë marrë në pyetje Kastriot Fufi dhe Enver Curri.

Por drejtori i policisë thotë se dëshminë e tyre nuk mund të bëjë të ditur për shkak të hetimeve, ndërkohë që krejt të kundërtën thonë burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat edhe po ndjekin hetimet të ngjarjes që përgjaku zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas këtyre burimeve, dëshmitarët e policisë në vendngjarje dyshohen dhe si autorë të vrasjes.

Kastriot Fufi është kushëriri i dytë i kandidatit për deputet të PD-së, Mëhill Fufi.

Ndërsa Enver Curri është kunati i simpatizantit të LSI-së.  Megjithatë, deri në mbrëmje policia nuk ka bërë të ditur asnjë  person të arrestuar për ngjarjen, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet dhe ceremonia mortore e 49 vjeçarit.

Mësohet se bashkëshortja e tij, së bashku me dy fëmijët, është nisur nga Greqia pasi është njoftuar për ngjarjen e rëndë.

34 komente në “REPORTAZH/ Laçi nën terrorin e bandave! Persona të shpallur në kërkim, pjesëmarrës në vrasjen e Gjon Gjonit”

  1. SHQIPËRIA E LIRË says:

    Bisha e plagosur po jep shpirt.
    DUroni edhe pak vellezer e motra!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/nekropolitikanet.html

    1. Flogerti says:

      JAPRA QE SOT NE DITEN E TIJ TE NDESHKIMIT AI E RINXORRI FYTYREN E TIJ TE SHEMTUAR E VRASESE.
      AI ISHTE KRYEMINISTRI ME I PPABESE QE NJOHU SHQIPERIA, ME VRASESI, ME I PABURRI, ME HIPOKRITI,

      AI IKU, PER TI LENE VENDIN RILINDJES, RIMEKEMBJES E RIBASHKIMIT

      1. turi says:

        ja pra krimineli me i pashembullt sali berisha! duhet te mposhtet njehere perrgjithmone E KEQJA SALI DHE SALIZMI! DO HIQET DHE ZHDUKET PERGJITHMONE NGA SKENA POLITIKE SHQIPTARE! RROFTE SHQIPERIA E LIRE, E CLIRUAR NGA VARGONJTE E SALI BERISHES!

        1. fl says:

          Njerez te kerkuar qe levizin lirshem me makina pa targa. Sali Berisha eshte per shtetin ligjor ?

      2. Yllka says:

        ja qe saliu ka menyren e tij te mbrapshte. R>I>P ai qe iku per lirine e votes. keto ndasi e mendesi i ka krijuar politika e vjeter e e mbrapshte e saliut. kjo mori fund sot, per fatin tone te mire

      3. Alma says:

        Kjo kafsheri nuk paska fund!
        Te nisej dita e zgjedhjeve me derdhje gjaku te pafajshem eshte e tmerrshme!
        Per me teper arsyet e derdhjes se gjakut!
        Keta monstra po e treguan dhe vazhdojne te tregojne fytyren e tyre te vertete!
        Kjo eshte e papranueshme!
        Akoma nuk e kane kuptuar qe e kane humbur me kohe kete mandat?

        Tani eshte rradha e shqiptareve, eshte rradha e rilindjes!

        1. nertil says:

          esht nje kafsheri per te ardhur keq …ligji i xhungls …po si nuk arijn ta kuptojn qe ne kete menyr ..vetem se shkatojn deme…vrasin nje te pafajshem ..u krijojn probleme vetes ..dhe famigles se tyr ..duke i dhen nje imazh vertet per te ardhur keq … or kafsha dhe njeriu ..kuptohet ..nga veprat …dhe xheste ……vertet per te ardhur keq …

      4. Gerti says:

        Po keta sic kan vrare e kan prere gjithmone per idiotsira apo per gjerat me te vogla vazhdojne e tregojne se sa kafshe jane, kane qene e do jene!
        Ky eshte krim ndaj gjithe shqiptareve!
        Mohimi i lirise se veprimit dhe mendimit!
        Mohim i te drejtes kushtetuese per te votuar!

      5. Lindita says:

        Po e shohin mire keta monstra sesa mbeshtetje kishin sot nga shqiptaret!
        Pavaresisht sa vota blene apo kercenuan per te marre prap nuk arriten te merrnin aq sa duhej!
        Me ne fund shqiptaret u zgjuan nga gjumi letargjik i skllaverimit dhe vepruan sot ne te miren e tyre dhe ne te miren e gjithe vendit!

      6. tinta says:

        ESHTE KOHA QE HISTORIA TE PERSERITET E RAMA TE BEJE ATE QE SE SALIU PO E ZHBEN, TE KTHEJE IDENTITETIN KOMBETAR. KJO DO JETE HISTORIKE PER VENDIN DHE ZGJEDHJE TEPER JETIKE PER TE ARDHMEN TONE TE PERGJITHSHME,. RAMA ESHTE AI LIDER E VIZIONAR QE I DUHET VENDIT

      7. STELA says:

        I MALLKUAR QOFSH NDER BREZA O BERISH, QE MBOLLE VDEKJEN MES SHQIPTAREVE…..DHE TE GJITHA KETO PER KARRIGEN TENDE!

        POLICIA NUK I NDALON KETA KRIMINEL PASI ATA JANE LIRUAR NGA BURGU PIKERISHT PER KETE CFARE PO BEJNE…. POR VETEN PO MARRIN ME QAF…SEPSE LUFTEN ME VOTEN E SHQIPTAREVE E HUMBEN…..RILINDJA FITOJ…DHE SHTETI LIGJOR QE DO TE NGRIHET…BRENDA 100 DITEVE TE PARA DO TI NDESHKOJ SIPAS LIGJIT…TE GJITHE KETA..NJE E NGA NJE!!

        PER NJE RILINDJE SHQIPTARE!

    2. turi says:

      SHQIPERIA PO PERJETON MBREMJET E FUNDIT TE DHUNES BERISHIANE! SHQIPERIA DO PERJETOJ EDHE PAK ORE KETE DHUNE..SHQIPERIA DO E MUNDI NJEHERE E PERGJITHMONE KTE DHUNE DHE NESER DO ZGJOHET PA NJE SALI TE DHUNSHEM, PA NJE KAFSHE TE TILLE SI AI!

    3. Maksi says:

      cunat me mastera me vrasje se kshtu si eshte saliu ka qit te gjithe horrat me mbledh vota sikur njerzit e shkrete jan kafshe jo njerez te lire qe per me teper e kan mbajt ne pushtet gjer tashi dhe ky te hedh poshte per nje karrige qe ai se merito !! mafiozi me i madhe eshte saliu

    4. RULI says:

      kRIMINELET E SALIUT DO BEJNE CESHTE E MUNDUR PER TE ZHBERE ATE QE POPULI DO VENDOSI ME VOTE POR KJO SE NDRYSHON FITOREN E PS DHE OPOZITES. NDAJ VOTONI VOTONI SEPSE VETEM KESHTU SALIU ESHTE I HUMBUR. ATA MUNDOHEN TE FRIKESOJNE POPULLIN, POR JANE TE FRIKESUAR PER VDEJKE NGA POPULLI.

    5. Tigri 14. says:

      SAli berisha u rrezua. Ai e sheh qe humbja e tij eshte e pashmangshme e qe populli po e voton masivisht Ramen. Bravo PS e kurojo popullit i cili ne menyre ekzemplare po i jep pergjigjen me te mire te mundshme.#Voto29

    6. Ben Chicago says:

      Amerikanet do thoshin per kete Gjonin:”He got what he deserved”!!.Shqip themi:”Morri ate qe kerkoi”.Nje kriminel komunist me pak.

      1. Mandi says:

        Ndersa per ty fuckin ben chicago do thonin: How u dare motherfucker, qe shqip dmth Si guxon ore mamke qi..

        Vemje

      2. genti lac says:

        o ben o kurve se ty asht me ta zbraz nje karikatore ne koke or legen njeri

      3. Alma says:

        R.I.P per Gjon Gjonin do thoshin Amerikanet, dhe death penalty for motherfuckers like ben chicago and his friend’s from lac, qe jan te hurit dhe litarit!

  2. cama says:

    ky shtet mercenaresh , kriminelesh,,, vrasesish,,, diktastoresh ,,, po na turperon para botesss.. berisha ka futur ne listen e deputetve nje familje kriminelesh te cilet jane krye mafiozat e m ilanoss ,,, jane vrases te njohur ne lac ,,, ja keto jane pasojat kur ne listen e deputetve ka familje te fortish e kriminelesh te njohurrrrr ne mbar vendin

  3. Ngushllime Familjes te afermeve dhe gjith farefisite te tije, ngushllojme edhe te gjith socialistet dhe te LSIse per humbjen e njeriut te tyre aqe te domosdoshem, jo vetem per familjen pore edhe per tere shoqerine.
    Kjo vrasje tregon qartazi se Sali Berisha si kriminel ordiner e ka filluar me gjakderdhje ne vitin 1991 me Arben Brocin dhe po largohet nga skena politike po me gjakderdhje te Komisionerit te LSIse z. Gjon Gjonit.
    Keshtu gjakataret vetem kete rruge kane.
    Vafsh ne ferr o Sali Berisha se shume gjeme i solle ketij populli.!

    1. VERONIKA says:

      Hahahahaha Aliu ,nuk po e pi dot as kafen nga te qeshurit.
      Ngushellojme ata socialistet e LSI ,ata qe i kemi vllezer me babe tjeter qe na vjen shume keq per kokepalarin e tyre .Po pra po ne i kemi te domosdoshem kta vllezrit kokepalar pistoler ,shoqerise tone kta i duhen
      Aliu ,ca bente atje me pistolete ne brez ky vllai kopil????
      Pse kishte 3 jave qe ishte kthyer ,pa grua dhe kalamaj ????
      I kishte ngelur merak se nuk dilte dot Kokemadhja deputete ????
      Ti krahason A.Brocin me kte plehren laciane ,me dosje penale me te gjate se AL Kaponia ???
      Aliu merre me qetesisht ,ngushello ata kokepalaret e bulevardit ,qe vdiqen me duar ne xhepa per buken e gojes ….ca si ky duhen hequr qafe nje per cdo dite .Ashtu dhe ate laviren Kokemadhe dhe te derrin e dhjamur te bllokut .Lutem qe GJ.Gjoni te jete i pari i nje liste te gjate .
      Ah Aliu se mos harroj ,ngushellime …po fitojne kokepalaret rrrrrrrrrilindas …{hahhahhahaha shaka ,mos me shkruaj ndonje hartim}

  4. Elma says:

    Qeveri kriminele dhe hajduteve do te deshtoje kete here dhe pse sot qe ne mengjes mbolli terror me vraje dhe dhunime makabre ne te gjithe dolem dhe votuam ndaj dhe ne e dime mire se cili do te jete rezulati ku Rilindja triumfon me Edi Ramen kryeminister.

  5. cama says:

    ja saliu vrases, ja shpura e tij kriminale e fufeve fisit te te forteve te lacit,,, fisit te vrasesve te regjur dhe gjak ftohte ,,,, posht berisha a aa … fitore rilindjaaaaa,,,, posht kriminelet fitoreeee ramammamamaaaaa

  6. alban4eva says:

    Shqiperia e S-halè shpelles eshte nje Far West i vertete. kjo eshte Shqiperia ne vend te dyte pas Gjermanise, “mrekullia” ekonomike e S-halè serbit..!!

  7. enofieraku says:

    Ju kujtohet ai kercenimi i plakut qelbesire qe thoshte pak dite me pare qe une zgjedhjet i fitoj me legenat vrases te mamurrasit, ja qe fakti tregon se keta qelbesira i moren jeten ketij personi, rilindje !!!

  8. Mariglen says:

    Sali te erdhi fundi!! Me voten e gjithe shqiptareve sot nuk do te lejojme te vazhdosh te vrasesh e tja hedhesh pa u ndeshkuar. Sot ishte fundi i nje epoke te erret per ti lene vendin RILINDJES!
    Ngushellime familjareve te te ndjerit.

  9. Desaret says:

    Lufta civile ne Shqiperi e shperthyer nga Sali Berisha dhe banda e tij kriminale morì dhe nje tjeter viktime! Vec kete rradhe Banda dhe Banditi i peshtire e kane vrasjen e fundit,ndofta pasi opozita duhet dhe mesiguri do ndaloje Luften Civile.Sali Berisha dhe shpellaret bandite të tij duhet te pergjigjen rende!Pika nje e premtimeve te Rames ka qene cuarja para drejtesise se reformuar totalisht e Sali Berishes!Te tjerat pika nuk mund te spostojne kete pike! ngushellime familjes!

  10. astrit gora says:

    sala neser eshte prap kryeminister ai edhe mize ska vrare jo njeri po ju me qe se doni cdo gje e lithni me salen po nje gje do ju them mos shkoni pas homos se po shkove pas tij do hash ate qe hane grate mbasdarke

    pershendetje nga amerika

  11. Mondi - Canada says:

    Perendia njeriun e pare e mori prej dore vete,
    E zbriti ne faqe te dheut , qe ishte me lule e flete,
    Me te drejtene te themi mbi faqe te dheut e ngriti,
    E beri te zotthin e dheut edhe keshtu e porositi:
    Sheh si punon gjithesia? Ashtu te punosh edhe ti,
    Te mos rrish kurre pa pune e te vesh duarte ne gji.
    Mos u bej i lik e i keq, i pa udhe e i pabese,
    I rrem, i ndyre, i demshem, i renduar e pa shprese.
    Mergohu nga te keqijat, prej cdo fare ligesije,
    Prej nakari, prej lakmimi, prej vjedhjeje , prej marrezije.
    Mos vra, mos mer tek s’ke vene edhe ki nom dashurine,
    Bese e fe ki urtesine, te drejtene, miresine.
    Ne befsh mire, liksht s’gjen kurre, po ne befsh liksht, mos prit mire.
    Ki deshire per te mire dhe ne zemere meshire,
    Ji i bute, i urte, i vyer e mos u beje kurre makut.
    Mos iu afro dhelperise, po se drejtese iu nis pas.
    Ne degjofsh fjalet e mija, do te jeshe gjithnje ne gas,
    Me fuqit qe te kam dhene them qe te vije nje dite,
    Te maresh udhen e se mires, e te gjesh te madhe drite.
    Po u bere i urte, mua me ke afer teje,
    Ndryshe, qofsh i mallkuar edhe merguar meje.
    Njeriut te pare, Perendija keto fjale vetem i tha,
    I fali gjith te mirat, i dha uraten dhe e la.
    Det’ i p’an’ i miresise, q’emrin tent s’e ze dot ne goje.
    Qysh e ngrehe gjithesine pa lene fare nevoje!
    Fali Shqipetarit urtesine, miresine e njerezine,
    Butesine, miqesine, dashuri, vellazerine.
    Yjte le te vine rrotull dhe Shqiptaret te punojne,
    Te defrejne e te gezohen dhe si vellezer te shkojne.
    Tregomu Shqipetareve udhen e punes se mbare,
    Bashkoji, e behi vellezer, edhe thjeshte Shqipetare.
    Falmi, falmi Shqiperise diten e bardhe te lirise,
    Udhen e vellazerise, vahn’ e gjithe miresise.
    Nxir te verteten ne shesh, pasketaj te mbreteroje,
    Erresira te shperndahet, genjeshtra te pushoje.

    1. ARUSHA says:

      Te faleminderit per per keto vargje te arta !

  12. Albert says:

    Nuk eshte per t’u cuditur per sa ka ndodhur dhe mund te ndodhe ne kete zone. Mund te kishte shkuar edhe me keq! Kujtoni kupolen e policise duke festuar me cifteli dhe do kuptoni se jane ata bosset e krimit qe ne LAc e ka seline kryesore. Laci,per shkak se mbas 90 nuk kishte asnje burim punesimi dhe popullsise heterogjene,te sajuar si fuqi punetore per supresosfatin,do katandisej shpejt,sic eshte katandisur ne nje geto,banoret e te ciles ushqehen nga te ardhurat qe sigurojne trimat dhe cubat laciane jashte vendit.

  13. edy83 says:

    Jemi ne vitin 2013 e keto gjera nuk duhet te ndodhin!
    Per me shume jemi edhe nje shtet qe ben pjese ne Nato, dhe se sikur te kishim nje politike te mjaftueshme do te ishim ne Europe ka disa vite. Por me keta poltitikane qe kemi ne nuk shkojme ne asnje vend!
    Bejme pjese ne vendet e 2 persa i perket zhvillimit ekonomik, por keto trazira qe kane ndodhur ketu ne shqiperi nuk ndodhin edhe ne vendet e 3!!!
    Berisha shfrytezon emrin demokraci… Edhe une jam demokrat dhe jam me demokracine, por kjo qe ben Sali Berisha NUK ESHTE DEMOKRACI!!!
    Ti heqesh tnje njeriu te drejten e fjales/votes/lirise e mund te vazhdoj per me shume, nuk eshte DEMOKRACI, por eshte DIKTATURE…
    1990 – 2014, gati nje cerek shekulli qe flitet se ne jemi nje popull demokrat, por une nuk shikoj asnje ndryshim per te mire, por vetem per te keq!
    Gjermania doli nga lufta e 2 boterore me hu7mbje dhe e shtarruar e me shume borxhe, dhe per 50 vjet u rimekemb e u be nje superfuqi e tani eshte lokomotiva e Europes persa i perket ekonomise.
    Ndersa ne qe jemi nje shtet me i vogel, me me shume risorse ekonomike, per 25 vjet jo qe nuk kemi permiresuar, por kemi shkuar mbrapa!!!

    Perfundimisht, ngushullimet e mia per familjen Gjoni.

  14. tOnuzi says:

    Kafsha po jep shpirt. Edhe tani, ne prag te ngordhjes, kerkon gjak ,dhe vetem gjak. Ky eshte clirimi i trete i vendit.nga turqit,nazifashistet dhe erresira injorante berishjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje