ARD: Paradokset shqiptare, votat blihen me frigoriferë dhe lopë

23 Qershor 2013, 18:29Politika TEMA
ARD: Paradokset shqiptare, votat blihen me frigoriferë dhe lopë

Rrjeti publik gjerman, ARD, ka përgatitur një seri kronikash nga Shqipëria në këtë ditë zgjedhjesh.

Gazetarja Karla Engelhard sjell edhe një foto nga Shqipëria, duke treguar kontrastet e këtij vendi.

Pasi merret me deklaratat zgjedhore të Berishës dhe Ramës, gazetarja interviston analistin Afrim Krasniqi.

“Edhe nëse askush nuk po flet për krizën ekonomike, ajo po vjen. Nuk e përjashtoj që në shtator Shqipëria të falimentojë,” thotë ai.

Gazetarja gjermane shkruan se papunësia në vend është e lartë dhe fuqia ekonomike e ulët. Ajo shton se këtu gjithkush tregton diçka.

“Por familje të tëra janë në varësi të punëve në administratë. Në zgjedhje vendoset edhe se kush do i marrë 80 mijë vendet e punës në administratë,” thekson ajo.

“Tradicionalisht pjesëmarrja në zgjedhje në Shqipëri është e lartë. Por ka një problem: zyrtarisht ka vetëm 2.8 milion banorë, ndërkohë që janë 3.2 milion votues. Arsyeja është sepse shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit. Ata janë regjistruar dhe mund të votojnë, por vetëm në Shqipëri.

Partitë ofrojnë udhëtime falas me avion ose autobus, por kjo nuk do thotë se ata janë altruistë. Me celular ata duhet të fotografojnë foton e tyre, për ta dokumentuar, raportojnë mediat shqiptare.

Në fshatra, blerja e votave me frigoriferë dhe lopë nuk është ndonjë gjë e re. Por ka edhe përparime. “Zgjedhjet janë bërë më transparente, disa gjëra dalin në publik,” thotë politologu Afrim Krasniqi. Duke iu referuar Bashkimit Europian, ai shton: “Brukseli kërkon nga ne stabilitet, në vend të një demokracie që funksionon mirë. Por ne kemi probleme me të dyja”. Dhe kjo do mbetet edhe për një kohë kështu,” shkruan gazetarja./ep

14 komente në “ARD: Paradokset shqiptare, votat blihen me frigoriferë dhe lopë”

  1. fiksid says:

    Ne keto momente shteti ka rene
    Ky eshte alarmi qe ve ne media kandidati per deputet i Peqinit Peza.
    Policia eshte kthyer pale ose nen kontrollin e Bandave citon ai.
    Kjo tregon panikun qe ka mberthyer qeverine e korruptuar,te cilet nepermjet mercenareve ushtrojne presion mbi votues/

    Shfrytezoni keto minuta te mbetura per ti dhene grushtin dermues qeverise kriminale

  2. keno says:

    blihen me frigorifere po me me nje ofert brenda asaj qe blejn !! qe vjen sali berisha e pre shiritin kur ta vejn ne pune sepse ai vdes per keto gjera me bo !! po se preu ai nuk hecen mare per frigoriferin

  3. Genci says:

    ESHTE NJE TURP I VERTETE MENYRA SESI ESHTE SHKATERRUAR APO PERKEQESUAR NE MENYRE KAQ DRASTIKE IMAZHI I SHQIPERISE NE KETO ZGJEDHJE

    SALIU ESHTE PO AI DIKTATORI I 97 QE NUK E LE POPULLIN TE LIRE,AI QE KA SJELLE DHUNEN,KERCENIMET MANIPULIMET DHE CDO PARREGULLSI QE PO NDODH SOT KU POLICIA NUK NDERHYN

    POR TI JE AKOMA NE KOHE PER TE NGRITUR ZERIIIIN PER TE DENUAR REGJIMIN E SALIUT

    COHU DHE VOTO TANIII! VOTO 29 VOTO RILINDJE

  4. rilindje says:

    shyqyr qe na erdh dita me votu me tregu se shqiperia nuk o e sales por e jona.larg kesaj qeverie krahinore.larg ketij njeriu qe na ktheu tek thesi millit.larg ketij njeriu qe na kthehu tek vargjet e Migjenit Kafshat qe nuk kaperdihet eshte o vlla mjerimi, kafshat qe te ngel ne fyt e te za trishtimi

  5. dante says:

    ekonomija qe e ka bere sali berisha qe ska me shtresa te mesme ! ketu o je i pasur ose je i varfer !! dhe te pasurit jan ato qe jan me artin e saliut dhe pjesa tjeter eshte ne varferi totale dhe dita dites e futur ne borxhe me te medha

  6. Ideologu says:

    sondazhet nga italia japin si fitues te majtet edhe me shume diference, diference e cila nuk do pakesohenderi ne fund. doja tju thoja qe edhe ne ju ndjekim dhe jemi te lumtur qe shqiperia do te fitoje lirine nga salikrimineli

  7. Elma says:

    Me kete qeveri qe kemi asgje nuk eshte cudi sepse ata po mundohen gjithmone te bejne pazar me voten ndaj dhe bejn politika te tilla qe kete vend ta lene gjithmone ne varferi dhe te kene mundesi te blejne voten.

  8. lucia says:

    kjo eshte shqipera qe po mundohemi ta sjellim ne vete po mesa po shof do jete shume e veshtire per te krijuar perseri ateshtresen e mesme qe na ka mare malli ta shofim ne te ardhurat normale te nje familje!! Dhe dele saliu e thote ato cmime sepse familjet e pasura per ate jan shtresat e mesme dhe ai vet eshte te tpasurit!!

  9. enofieraku says:

    Sa turp !!! ndaj ky qelbesire e le ket popull ne varferi, qe ta ket te lehte ti blej dhe fjalen e votes se lire, dhe ta poshteroj , mos jemi gabimisht ne kete truall ???? mos e kemi gabimisht emrin shqipetar ???? qe pranojme zgjedhen e ketij qelbesire shqipetaret e vertete jane vetem keta burra .http://www.youtube.com/watch?v=jCrH3FDokmU

  10. alban4eva says:

    ky eshte shteti “mrekulli” i dyti pas Gjermanise qe ka krijuar S-halè haleja, nga nje ane Benzi 200 mije euro, nga ana tjeter karroca qe mbledh kanace per te nxjerr buken e goejs..

    S-halè serbi eshte njolla me e zeze ne historine e popullit shqiptar..!!

  11. e verteta says:

    Ja kane fut kot.Kush te jep lope e frigorifer nga politikanet tane,.Keta jane nga fshati nem e jo fshati na.

  12. Berisha Legen says:

    A ja di njeri emrin atij “Amerikanit” qe flet nga Exit Poll?

    Ai nuk eshte amerikan i lindur pasi e flet anglishten me theks. mund te jet cifut. Ju lutem kush t ja di emrin ta shkruaj.

  13. Adil Alku says:

    Po perse çuditeni o UFO shqipetar.Te ne çdo gje shitet,Apo se votat dalin ne treg njehere ne 4 vjet.A nuk shiten notat dhe diplomat ne shkolla?A nuk shiten vendet e punes?A nuk shitet uniforma e policit?Po bluza e bardhe e mjekut?Po tenderat a nuk shiten?Te gjitha keta jane bere pjese e ndergjegjes tone,nuk pastrohen per nje dite e nje vit.

  14. PA ME THONI CFARE KA BERE EDI RAMA KRAHASIM ME SALI BERISHEN , TANI NESE FITON EDI RAMA DO SHIKONI FYTYREN E TIJ TE VERTETE , POR GJITHSESI JU JENE TE CMENDUR PAS EDI RAMES …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje