Topi: Votoni për të ardhmen, jo për ata politikanë që për karrige ju çojnë drejt vrasjeve

23 Qershor 2013, 12:49Politika TEMA

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat votuan sot në qendrën nr.1968 në Tiranë.

Pasi hodhi fletën e votimit, Topi dha një mesazh për mediat ku theksoi: “Shfrytëzova të drejtën time dhe pata kënaqësinë që të votoj për numrin 66”.

“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ruajnë qetësinë, të qëndrojnë larg episodeve të panevojshme dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës pavarësisht bindjeve të tyre. Vota e juaj në masë do të jetë patjetër një kusht i rëndësishëm që shteti dhe shoqëria të fitojë ekuilibrat”.

Lidhur me incidentin e sotëm në Laç, kryetari i FRD-së u shpreh: “Ajo që ndodhi në Laç është e dhimbshme, pasi humbi jeta e një njeriu dhe e gjitha si pasojë e një politike të vjetër. Njerëzit janë të prirur të shkojnë pas partive politike, por disa individë gjatë kësaj kohe kanë prodhuar këtë lloj politike, që nuk është normale. Sot është moment që shoqëria të vendosë me qetësi dhe të bëjë analizë për ato që ndodhin. Ne nuk mund të tolerojmë që në vitin 2013 të ketë ngjarje të tilla, të cilat nuk ndodhin në asnjë vend të Ballkanit. Votoni në qetësi për të ardhmen tuaj dhe jo për interesat e politikanëve, të cilët për karrige i çojnë njerëzit drejt vrasjeve”.

Në fund kryetari i FRD iu drejtua me një mesazh qytetarëve: “Sot duhet të ndahemi nga tranzicioni, duhet të plotësojmë standardet dhe njëri prej tyre është ai i zgjedhjeve. Uroj që pjesa e mbetur e procesit, si edhe procesi i numërimit të shkojë në qetësi”.

8 komente në “Topi: Votoni për të ardhmen, jo për ata politikanë që për karrige ju çojnë drejt vrasjeve”

  1. aqifi says:

    Ky dukej me i zgjuar kur fliste me heshtje…

    1. Realist-i says:

      Aqif, eshte me mire te mos shkruash gje dhe na le ne dyshim se mund te jesh deficent, sesa te shkruash dhe te na e heqesh fare ate dyshim.

      Z Topi, eshte i vetmi kryetar partie qytetar me moral ne te gjithe spektrin politik. Kjo reflektohet edhe ne FRD

      Baca Mertur, uroj edhe une te njejten gje si ju. Te shpresojme se ka ende njerez te ndergjegjshem ne kete vend

  2. BACA MERTUR says:

    E MOR BAMIR , TI JE NJERI MOR TA MARRSHA , DON ZOTI BAHESH FAKTOR E JA PRET HOVIN DY KUPOLAVE MAFIOZE QE E GRINE KETE POPULL!!!
    VDEKJE QENAVE!!!

  3. lulka says:

    Dhe ne IRAN u zhvilluar votime me te qeta se ne SHQIPERI. IRANI mendohet qe te jete nje vend islamik qe do te zhvilloj bomben atomike dhe PRESIDENTI i meparshem nuk beri keto trazira dhe vrasje qe po ben SALI QENI, BABAI IME NE SHQIPERI, qe mendohet te jete nje vend demokratik sic pretendon ai qe prej 20 vjetesh. Hapni syte o njerez.20 Vjet te humbura nga faji i nje personi. KURAJO DHE VERTETE VOTIME TE QETA Ju lutem botojeni komentin

  4. Ky eshte pushteti i YT .... says:

    O Bame, po Ti vete ke qene ne karriket e ketij
    pushteti ne vrasjet e 21 Janarit, ky eshte pushteti
    dhe ish-ceta jote qe vazhdon e vazhdon te vrase edhe sot.

  5. mencurija popullore says:

    O Bamir Fjalet e tua tani jane koti ,si me thane na ka cu nana per me la gojen…ti nuk bere gje per 21 Janarin kur ishe president… tani e kuptove se cfare qeverije kemi,,,,,,,,ku eshte kontributi yt? Nuk mbahesh mend per asnje burreri apo per dicka te mirre qe ti kesh bere ketij vendi….., je nga ata lloj njerezish qe nuk kane kapacitet te bejne gjera e duhura per popullin qe te mbahen mend….

  6. trasparenca says:

    PRIFTI I FSHATIT.
    saliut me pushtet prej monstre s’kish shqipo qe ta kundershtonte,edhe ata qe kritikojne Zotin Bamir jane pula,behen puna,dele, para saliut qe vriste e priste si sulltan.Mos u bemi naive, saliu vrau ne demokraci,ai ka gene bastarde qe kur vrau priftin e fshatit.

  7. 21 janari says:

    O ju qe ju ka mbet ora te 21 janari.
    Problemin e 21 janarit gjejeni tek Sali Berisha, dhe Ilir Rama (apo Edi Meta).

    Rrini shtrember e flisni drejte, Topi eshte lideri me intelektual qe ka Shqiperia, ju pelqen apo s;iu pelqen ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje