Laçi mban peng certifikimin e zgjedhjeve

26 Qershor 2013, 19:16Politika TEMA

Aleanca e majtë fiton mandatin e 19-të në Tiranë, ikën Dogjani

 

Në Tiranë e majta ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 19-të, siç pritej, një mandat i cili kalon në favor të PS-së me 16 në total, duke e rritur avantazhin në rang kombëtar në 84 me 56 kundrejt së djathtës.

Pas daljes së këtij rezultati, Asllan Dogjani, ish- socialisti që në këto zgjedhje kandidoi për Partinë Demokratike, nuk do të jenë në sallën e Parlamentit.

Kështu me përfundimin e rezultateve në Tiranë, numërimi i kutive të votimit për të zgjedhjet e 23 qershorit, po i vjen fundi.  Kur kanë mbetur rreth 28 kuti votimi pa u numëruar nga 5508 të tilla në rang vendi, rezultatet paraprake në 12 qarqet e vendit sa vijnë e konfirmojnë fitues koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Ndërkohë që numërimi i votave në Librazhd dhe Prrenjas nuk ndryshuan numrin e mandateve të paracaktuar në qarkun e Elbasanit.

Në përfundim të tyre, numri i mandateve është në ndarë në 8 me 6 në favor të koalicionit të majtë. Në Librazhd ka pasur incidente në sallën e numërimit, ku një grup i deputetit Luçiano Boci ka kërkuar që të futet në grupet e numërimit, proces i cili u ndërpre dhe dolën jashtë gjithë vëzhguesit, duke lënë brenda sallës vetëm dy prej tyre.

 

Kukësi i rikthehet PD-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rikthen fitoren në Kukës Partisë Demokratike. Ky komision vendosi në të dhënat e fundit tabelën e rezultateve ku figuron që e djathta ka marre 3 mandate dhe e majta 1 mandat.

Nga vetë KQZ gjatë mbrëmjes së shkuar është njoftuar se ka pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve.

Te të dhënat e hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në procesverbal nuk u reflektua tabela 28, por është hedhur dy herë tabela 29.

Të tria palët, PD, PS dhe LSI, e pranojnë që ka një gabim në procesverbal, duke mos reflektuar në projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin.

Ndërkohë në Korçë, Vlorë, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe së fundmi në Elbasan numërimet janë mbyllur duke konfiguruar fitoren e së majtës.

 

Mamurrasit mbajnë peng certifikimin

Megjithëse procesi i numërimit të votave ka përfunduar në qarkun e Lezhës, mamurrasit mbajnë peng certifikimin e zgjedhjeve.

Prej tre orësh është pezulluar procesi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve me argumentin se komisionerët janë të lodhur.

Janë komisionerët e KZAZ-së nr. 15 në Laç, të cilët nuk pranojnë të firmosin procesverbalet e rezultateve të votimit.   Megjithëse numërimi i votave ka përfunduar rreth orës 16:00pas disa orësh bllokimi, komisionerët janë tërhequr pikërisht në momentin kur bëhej fjalë për firmosjen e procesverbaleve.

Burime nga kjo KZAZ bëjnë të ditur se mbyllja e procesverbaleve mund të vonohet për shkak të lodhjes se komisionerëve dhe se rezultati nuk dihet se kur do të shpallet.

Socialistët  pretendojnë se në këtë zonë kanë fituar mbi 900 vota më shumë se demokratët, vota këto të cilat i japin aleancës së majtë mandatin e katërt.

Por krejt të kundërtën pretendojnë demokratët. Përfaqësuesit e kësaj force politike thonë se diferenca është shumë më e vogël, ndaj edhe ata pretendojnë se janë në avantazh.

Kutitë e pacertifikuara i përkasin bashkisë së Mamurrasit, zonë në të cilën demokratët morën vota më shumë se në të gjitha njësitë e tjera vendore.

Pa certifikimin e KZAZ nr. 15, rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Lezhës është në favor të koalicionit të majtë, respektivisht 3 deputetë i ka marrë Partia Socialiste, 1 deputet LSI dhe tre deputetë Partia Demokratike./l.ç

 

Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

Partia Socialiste (PS) – 66 mandate

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – 16 mandate

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – 1 mandat

Në total: 84 mandate

 

Koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”

Partia Demokratike(PD) – 49 mandate

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – 4 mandate

Partia Republikane (PR) – 3 mandate

Në total koalicioni i djathtë: 56 mandate

13 komente në “Laçi mban peng certifikimin e zgjedhjeve”

  1. Kritiku says:

    Jane aq te lodhur sa qe nuk hedhin dot nje firme?! Keto lloj justifikimesh vetem nga injorantet e PD-se mund ti degjosh. Prandaj edhe shqiptaret u dhane shkelmin ketij grupi njerezish injorante sepse nuk duroheshim me. Keta te PD-se i bejne gjerat ne menyren me te trashe per mendjen njerezore. Kjo eshte nje tregues i zhvillimit shume te ulet te trurit te tyre. Per kete jane quajtur shpellare pjestaret e PD-se sepse te tille sillen dhe veprojne.

    1. indrit says:

      SA PER SQARIM, THUHET MAMURRSAKE DHE JO MAMURRASE. NJE MAMURRSAK, DISA MAMURRSAKE, MAMURRSAKET (jo mamurrasit), I/E MAMURRSAKEVE.

    2. aleksander frangaj says:

      jo mor rrote ka…it!

      nuk jane te lodhur se i kam paguar mire une.

      ata po punojne te nxjerrin deputet te pd vasil bicin.

      e kam djale tezeje.

      keshtu mos ja fut kot

      1. Kritiku says:

        Nuk e kuptova kete komentin tend. E kishe si pergjigje per ate qe thashe une apo e kishe me artikullshkruajtesin?

        1. voica says:

          Kritiku
          Lere Sander frangajn te mbaroje punet, por te degjoje Artan Hoxhen(spiun-presidentin) ç’pergjigje i ktheu Andrea Stefanit tek emisioni i Sokol Balles pikerisht per Mamurrsaket.
          Mos i ngacmo ata – i tha – qe mos kesh ndonje ’98-te tjeter, rri urte!
          Artan Hoxha, ky trimi i PD-se, i zgjuari i shokeve, CiliCani etj.

  2. fl says:

    Shpellaret e Saliut. A e kuptoni o njerez se c’fitore eshte qe i qerruam keto monstra?

    Se harrova, ku eshte ai kur*a avokat Altin Goxhaj?

    1. Gjon says:

      Goxhaj do jete duke bere pipen e rradhes se vdes per ate pune…

  3. luan says:

    Eshte mire qe Rama spao te marre qeverine e re te filloje te zbatoje ato ligjet per keta morrat qe perpiqen qe te manipulojne votat. Eshte dicka e rendesishme ne venien e shtetit ligjor.

  4. KASAPI says:

    thjeshte kerkojne te mbajne besen e dhene per fat te keq besen e dhane per te vjedhur dhe tani i takon te kthejne bakshishin … pra kuptoni nuk eshte e lehte te nxjerresh parate nga xhepi

  5. vlora A.J says:

    jepuni nga nje vize te bardhe te behen esell.

  6. alban4eva says:

    po pse, ka ende shpellare qe besojne akoma ne fitoren e sulltanit te tyre?? hahahahhaa, malokeri e trashe..!!! pune shpellaresh..!! jane mesuar gjithe jeten duke marre dhe mbajtur peng, ashtu kane bere qyshkur neper shpellat e tyre..!!

  7. enofieraku says:

    gangesterat e qelbesires, eyyyyy o kafshe me fytyr njeriu, o njerez fisesh dhe shpellash , iku koha juaj , ka skaduar prej ditesh, ndaj lerini keto filma me sherifa se djemte e memave jua tredhin allatet dhe jua vene mu ne ball, ndaj urt se ky popull do qetesi , siguri , dhe normalitet, mbeturinat e kane vendin ne koshin e plerave !!!

  8. Enver says:

    66 deputet PS dhe 16 LSI dhe 1 PBDNJbejne 83 jo 84 o gazetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje