TemA TV/ Berisha: Administrata të funksionojë me kapacitet të plotë deri sa të vijë qeveria e re (VIDEO)

27 Qershor 2013, 11:46Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e parë të qeverisë pas humbjes së zgjedhjeve, u ndal në dy çështje.

Fillimisht ai komentoi çështjen e gazsjellësit TransAdriatik dhe më pas bëri një thirrje për administratën.

Berisha tha se gazsjellësi TAP është një fitore e madhe për Shqipërinë.

“Përfaqësuesit e Azerbajxhanit njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e TAP-it dhe vlerësuan kontributin e Shqipërisë në këtë proces.

I shpreha mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit dhe konsorciumit Shah Deniz për përzgjedhjen e TAP-it.

Ky është një zhvillim me rëndësi strategjike për Shqipërinë, pasi në vitin 2019 sjell gaz në Shqipëri dhe vendi ynë zgjidh në mënyrë përfundimtare dhe të plotë problemin e energjisë.

Në këtë mënyrë gazi shndërrohet në burim kryesor për gatim dhe ngrohje. Ky është burimi më i leverdishëm i energjisë.

Ky projekt mbetet de facto projekti më i madh i gazit në Europë, një investim prej 2 miliard dollarë, tejkalon në investim çdo projekt tjetër gazsjellësi.

Mirënjohjen më të thellë për qeverinë e Azerbajxhanit, që ka dëshmuar ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj konsorciumit Shah Deniz që e ka marrë vendimin kryekëput mbi kritere tregtare.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj vendeve mike, Turqisë, Greqisë dhe Italisë për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Kjo përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO në fushën strategjike,” tha Berisha, duke shtuar se ka paraqitur kërkesën që në këtë projekt të përfshihet edhe Kosova.

Më pas Berisha apeloi administratën, për të cilën rezervoi edhe falënderime, që të punojë me përkushtim deri në ardhjen e qeverisë së re.

“Çështja e dytë është kjo, fushata elektorale mbaroi, zgjedhjet përfunduan. Detyra jonë është deri në ditën kur parlamenti voton kabinetin e ri dhe të betohet presidenti. Deri në atë ditë qeveria dhe administrata duhet të funksionojë me të gjitha kapacitetet dhe xhiro të plotë. Pra, çdo lloj demotivizimi është shumë i pandershëm, i padenjë, i papranueshëm. Administrata e këtij vendi është një aset i madh, një pasuri e madhe kombëtare dhe duhet ta tregojë veten të funksionojë me kapacitet të plotë, me përkushtim të madh deri ditën që ne do dorëzojmë punën tek qeveria tjetër.

Jeni shumë të lutur që këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, t’ua përcillni direkt në takime,” tha Berisha./ep

33 komente në “TemA TV/ Berisha: Administrata të funksionojë me kapacitet të plotë deri sa të vijë qeveria e re (VIDEO)”

  1. Majlinda Prudentino says:

    Mire, mire, ce do se ju shpetoi nga duart ky projekt ty dhe 40 hjaduteve ( aka ministra e farefis ). Nuk do vjedhidhni dot me

      1. Vlora says:

        Vargjet e Arben Dukës!
        2
        Postuar më: 27 Qershor, 2013 tek Rubrika

        LAMTUMIRË O “KAPEDAN”

        Kjo që do t’ju them më poshtë,
        mund t’ju duket e pa mundur,
        po me ikjen e Berishës,
        dhe un’ jam gati i humbur!

        Gjatë ma ka ndriçuar trurin,
        si refleksi i pasqyrës,
        E kam pat’ për dy dekada,
        “Kapedanin” e Satirës!

        Ka qenë pasuria ime,
        që kur frenat këtu mori,
        e kisha në frymëzime,
        kombinat të madh humori!

        Aq i afërm më ësht’ bërë,
        sa ju s’e kuptoni dot,
        personazhet që të tërë,
        para tij më duken kot!

        E kisha mbi dy dekada,
        eksilir të frymëzimit,
        nga ky personazh un’ kapa,
        të gjith’ majat e shkëlqimit!

        Dhe këtë që do të shkruaj,
        ndoshta s’e kuptoni mirë,
        të urreja kët’ Berishën,
        e kam pasur të vështirë!

        Se s’më dukej krejt e ndershme,
        të urresh krejt një njeri,
        që me skena të hareshme,
        ta kthen vargun në magji!

        Më gjykoni ju o miq,
        Por gjykoni me avash,
        po më ikën-ndaj po vuaj,
        më i shtrenjti personazh

        Do t’ju sjell një krahasim,
        ndofta shum’ dhe s’do të ngjanin,
        kush rri gjatë në burgim,
        dashurohet me gardianin!

        Unë në dashuri s’kam rënë,
        për këtë aspak s’dyshoj,
        po ndjesin që kam për Salën,
        nuk po mund’ ta deshifroj!

        Kam patur në këto vite,
        personazhe rrethanorë,
        po Berishën të patundur,
        e kam pasur themelor!

        Që nga ky moment i prekshëm,
        s’do jetë frymëzimi im,
        njerëzit janë të gjith’ të vdekshëm,
        ndaj sot ndjej një pikëllim!

        Ndaj dhe jam kaq i mërzitur,
        gati që të qaj me lot,
        një krijesë kaq të goditur,
        as Zoti s’e bën më dot!

        Ndonjëherë dhe pa lotuar,
        një njeri përbrenda qan,
        me shprehjen e pikëlluar:
        “Lamtumirë o Kapedan!”

        1. VERONIKA says:

          Uuuu moj VLORA e uruar
          Cme kujtove kte ppppppoet
          Kisha kohe pa e lexuar
          Thashe do behej depppppppputet

          HALEanca Popullore
          me ca qorra e ca gorre
          biznesmenet e pppppallateve
          dhe pppppppoetin e hallateve

          Meqe i ka ik Salija
          Te gjej frymezimin e vjeter
          le te kthehet te rakija
          ti kendoj hallatit tjeter

          Te shkruaj epopene e ilirit
          Dhe HALEancen e beqirit
          Te mos sillet shume verdall
          se nga shiu ka rene ne …Ngjal !

    1. administrata says:

      O xhaxhi ca domethen “pun”?? ca esht “kapacitet plot”??

    2. Rezart says:

      Shume shpejt do shikojme se cilet jane hajdutet me te medhenj, e rendesishme eshte te mbani mend ne shifra vjedhjet periodikisht nga secilidhe te krahasoni

    3. Devolliu says:

      Q E L B Ë S I R Ë; çduku sa më parë se nuk të shohim dot!

  2. fl says:

    Ta dini o te nderuar miq (se e kam te provuar nga bisedat) se edhe pastrusja ka frike mos hiqet nga puna, kur te krijohet Qeveria e Re.

    Ja ky eshte mentaliteti qe ngriti ne shtet ky paloco-plak, edhe pastrusja duhet te tregonte besnikeri nga partise dhe udheheqsit.

  3. Daja nga Kavaja says:

    Mos dil me ne TV more faqezi se na hape barkun e s’te pjerdh me kush,e pe se sa te degjon populli,nje sharlatan si puna jate te zhduket e mos ta degjojme me zerin.

  4. adi says:

    Sala tha: “Detyra jonë është deri në ditën kur parlamenti voton kabinetin e ri dhe të betohet presidenti” thua Jari te jete duke bere gati valixhet???

  5. Drini says:

    U cliruan mesueit dhe infermieret nga dhuna fashistoide saliniane.
    Tani maloket e pashkolluar qe sdine as shqip dhe kane marre vende te pamerituara vetem se kishin teseren blu, mire eshte te kene frike.
    Hidhini nje sy spitaleve, jane kthyer cerdhja e malokerise injorante.
    Te pergatiten per asistence.

  6. trebeshina says:

    opa. filluan kerrcenimet e para.te gjitha bisneset e vogla dhe te mesme tanime jane te detyruara te marrin gjoba marramendese deri ne mbyllje te bisneseve me ane te taksidareve militante. atencione atencione.kujdes kujdes

  7. Liri says:

    Ka ndryshuar gjuhe tani, po i lutet:)))
    “Jeni shumë të lutur që këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, t’ua përcillni direkt në takime,” tha Berisha”.
    Tani as ministrat e tij nuk e pysin me.

  8. t says:

    opa. filluan presionetdhe gjobveniet ndaj bisneseve te vogla dhe te mesme, deri ne mbyllje te aktivitetit me ane te taksidarevedhe te policise , si kundervenie karshi votes kunder berishes. atencione atencione. kujdes,kujdes.

  9. Drini says:

    Keto jane kercenime per ata injorant qe kan zene vende te pamerituara vetem pse valvitenin flamurin e pd.
    Si thua ti trebeshine, te livadhisin akoma injorantet?
    Pse u bene votimet athere? Per te patur keto sherbime qe kemi sot?
    Kur malokja e malit te thote ne spital: paguj or tej shoq.
    Ik ore legen!

  10. Niko says:

    Doktor, si punonjes ne administrate, shyqyr qe nuk i’u luta Flamur kllounmen-it, por mbajta nje qendrim prej demokrati te vertete, se mendoja qe nje dite do na kujtoni dhe neve, gjithesesi nuk ndodhi, pasi Ju Doktor dhe Mul kllounmeni nuk u kujdeset per ne por per komunistet e Ilir Metes dhe Dylberet qe e rrezuan imazhin e PD, keta lloj dylberesh qe me se shumti nuk moren mundimin as te shkojne te votojne me dt.23.

  11. Blendi says:

    Edhe ne ikje mashtron e ben diversitet. Kerkova, thote, qe ne projektin TAP te perfshihet edhe Kosova.

    Po si do te perfshihet Kosova ne nje projekt, studimi i te cilit tashme eshte perfunduar prej kohesh?

    Ka vite qe gjurma eshte percaktuar. Ka po vite te tera qe behet studimi i fizibilitetit te gjurmes se projektit. Jane bere studime te tokave e ujrave ku do te kaloje,jane bere shpronesimet perkatese, jane nenshkruar kontratat mes shteteve te ndryshem prej do kohe. Pra studimi eshte i mbyllur dhe ne kete forme pritej zgjedhja nga Azerbajxhani. Per fat te mire pergjigja nga andej erdhi PO per TAP-in.

    Tani vjen Sala e thote, ej o azerbajxhanas, kur te sillni tubin ne Permet a Korce (se aty do te hyje), futini edhe nje xhiro nga malet e Kosoves qe jane sa qameti, po mundesisht pa kaluar ne Maqedoni.

    E kuptojne njerezit cfare rrumpalle eshte ky? Sikur po flet per shitje erezash ne tregun e zarzavateve.

    Dhe me e forta eshte qe neser do te thote: Une e nisa punen qe TAP-i te kalonte ne Kosove, por me siguri e ka prishur Rama!!!

    Tung,
    Blendi

  12. Horri i Bulevardit says:

    Edi Rama duhet te kerkoje nje qeveri teknike deri ne mbledhjen e parlamentit te ri, se kjo kohe pa qeveri, do ti sherbeje berishianeve, te fshehin dokumentacionet e korruptimit.
    Berishes, duhet ti hiqet kjo mundesi, nje qeveri teknike deri ne krijimin e qeverise se re, eshte imediate, qofte duke thirrur nje seance te jashtezakonshme te parlamentit te ri.

    1. papi says:

      po ne jug ku sundon ps ne cfarejane kthyer. ligji eshte pushtetin e ka ps pse nuk e zbaton apo e doni me kerrbac si pushteti lokal dhe doktorat kete doni

  13. Hasani says:

    Sma merr mendja qe ministri te na therrase per te na dhene mesazhin e Berishes se deri tani Ministri nuk na ka thirrur asnjehere ne mbledhje. Nejse ishall ka vene mend.

  14. Sali Rama says:

    Sale mos harro karriken, merre me vete. Ta ka premtuar Likja. Mos harro, merr edhe ate bushtren (jozin) me vete ate qe donte te çonte gjithe socialistet per lesh.

  15. populli says:

    ju do rilindni ne burg!

    ju nuk ishit parti ju ishit nje bande zagaresh qe derdhet plumba mbi popullin paqesor!

  16. ATILA says:

    Tu lesh edhe 2 muaj qeverine ketyre shushunjave do e lene thesarin bosh do marrin deri edhe perdet e stilolapsat e zyrave

  17. artani says:

    Pershendetje per ju qe keni kaq shum urrejtje ndaj saliut.
    Ohhh ky saliu juve ju ka ber njerz ju ka hap dyert e perendimit.po pa saliun ju do ishin ende me emrin rebelat e shqiperis.
    Saliu i keq po pse ju votuat per mandatin e dyt te qeverisjes.
    Ju them qe prap do ta kerkoni saliu e keq.

    1. roland says:

      saliu na hapi dyert e perendimit, dhe na mbylli dyert e shqiperise! por e mori goditjen mu ne mes te ballit, baaaaaaam! tashi ne pidh te sheqeres i qofte! kam nje deshire te papershkruar ta shoh kete vrases ne gjygj! do ishte nje zhgenjim i madh po te mbetej ky vrases, i lire! edi rama degjoje zerin tone dhe coje ne gjygj kete monster!

  18. analisti says:

    shoku ish kryeminister,

    administrata ja ka bere naften punes qe 8 vjet or ti shok – dhe ne keto dy muaj ata po mundohen te fshehin psilliqet financiare se bashku me ty ne krye.

    A di njeri se sa ka shkuar detyrimi shtetror per pushimet e padrejta nga puna – me mijra vende pune paguan dyfish – 1 rroge ai qe pushohet padrejtesisht dhe fiton gjyqin dhe rroga tjeter ai qe hyn pa respektuar asnje kriter profesional – zoologu punon ne burimet njerezore, veterineri punon doktor robsh, doktori punon dentist dhe dentisti shet zarzavade tek ktehsa e Kamzes.

    Ed Rama ka per te marre ne dore celsat e kashtes se Bode Katunari vetem stallat e lopeve di te menaxhoje me efektivtet.

    1. papi says:

      o trap po ky rama eshte me debil se ty o gomar po kur ti kuptosh gjerat eshte vone ose je ai qe vrave 4 veta ne 21-shin dhe thua e vrau saliu apo te tha saliu hajde ne shtepine time kush i nxiti njerezit ne 21 te shperthenin dyert e kryeministrit. tani demokratet per nje qe nuk ben rama do vemi ne kryeministri dhe te shperthejme dyert o kelysha mendja e shkurter eshte e shkurter smund te behet e gjate do bejme rotacion edhe ne ne kete aspekt,do bejme bllokim parlamenti qe ligjet te mos pranohen dhe anarshia te zgjatet sa me shume do kthejme regjimin e vizave do prishim rr ugen tirane elbasan do dalim nga nato qe serbi te vije te na pushtoje,do prishim te tera rruget qe ka bere saliu

  19. Ermali says:

    SOCIALISTET NJE GJE NUK KUPTOJNE QE SIC ERDHEN NE PUSHTET ASHTU MUND TE IKIN SHUME SHPEJT SE EDHEN ME SHUME PREMTIME QE NUK DO MBAHEN DHE ME 50.000 LEKSHAT E LSI PER PERSON PER VOTE

  20. mergim tari says:

    O SALLO,

    Pas atyre skenave qaramane tani po behesh edhe personazh komedie.

    Po si o i uruar kerkon te punoje administrata me kapacitet te plote kur ty ste punon me asnje vegel. Ik o STERPLAKO merru me lirine se ndoshta edhe per pak kohe do ta kesh….

  21. ali says:

    Vertete a e besoni se Berisha do ta lere kryetarin e PD. Ai vdes po nuk pati pushtet. Justifikimin e tha AI.

    ”Kam marre me mijra kerkesa nga militantet e Partise. ……..” . Megjithese tha se hiqte dore nga te gjitha

    forumet e partise ,PD. Brrockullat e Berishes !!!.

  22. rezi says:

    Ky më kujton kohën kur ishte në opozitë…të njëjtën taktikë ka ndjekur, cdo ditë në Tv, nuk ikte dhe nuk vinte delegacion i huaj pa takuar Berishën, prandaj thonë se ka sunduar politikën për 23 vjet, se ai edhe kur ishte në opozitë, edhe kur ishte në pushtet, bënte sikur vetëm ai ishte që duhej të dilte në TV. Ju e dini të gjithë se i kemi vënë nofkën “folësi i lajmeve”…më shumë fliste ai se folësit e lajmeve në TV.
    Edhe përshëndetjen e fundvitit për ndrrimin e viteve që e la trashëgim Ramiz Alia, dilte ai pa dilte presidenti…për të thënë-unë jam Presidenti, Kryeministri, Skëndërbeu, Mbreti edhe kur ishte vetëm një Kryetar partie i vetë shpallur e i vetë zgjedhur.
    Kanë të drejtë disa që shkruajnë…nëse do ta lini në qeveri edhe për 2 muaj, dijeni se do u a fusë ujin nën rrogoz, tre ditë që s’pranoi humbjen po bënte plane si të hakmerret për humbjen. Ai këshillohet akoma nga Podesta…ka paguar për këtë punë. Zgjohuni para se tu marrë nëpër këmbë një i cmëndur.

  23. Mandi says:

    Z . Rama nqs e le pa ndeshkuar kete pseudopolitikan nuk ka per te patur me mbeshtetjen e 23 qershorit te vitit 2013.
    Ky njeri masakroi ne 97′ , shkaterroi sa u cudit edhe vete, vrau ne Gerdec e ne 21 janar dhe vazhdon e eshte i lire, madje me kushtetute mban edhe pushtetin deri ne shtator. Po ku ka meshire qe mund te fale kete lloj monstre. Ky nuk ngopet duke sjelle percarje varferi e duke promovuar vrases, hajdute, mashtrues e njerez te paafte. Nuk ka gjykate qe te gjykoje kete pseudonjeri. Ate ka per ta gjykuar vetem Zoti. Amin!

  24. papi says:

    thuhet mos gjyko qe te mos gjykojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje