Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, rendit disa prej arsyeve që çuan në humbjen e thellë të kësaj force politike në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai thotë se listat, niveli i lartë i korrupsionit, treguesit e këqij ekonomikë dhe mosndryshimi për një kohë të gjatë i kabinetit qeveritar, janë vetëm disa nga shkaqet që e çuan PD-në në opozitë. Ai vlerëson dorëheqjen e Kryeministrit Berisha, por shton se kryetari në detyrë do të dominojë sërish jetën politike të kësaj partie.
Partia Demokratike humbi zgjedhjet e 23 qershorit me një rezultat shumë të thellë. Si e gjykoni këtë votë kundër së djathtës?
Humbja e thellë dhe ndëshkuese që mori PD-ja në zgjedhjet e 23 qershorit është një mesazh që vjen nga qytetarët për mënyrën e qeverisjes, veçanërisht të katër viteve të fundit, një mesazh që duhet lexuar dhe reflektuar me vëmendje dhe me gjakftohtësi. Mendoj se qytetarët kanë një kulturë politike pretenduese, kanë nevojë për një model qeverisjeje të pastër dhe reaguese ndaj paaftësisë apo korrupsionit, për një qeveri që nuk e dominon jetën e qytetarëve, por dominohet prej tyre, për zyrtarë qeveritarë të përunjur e dëgjues, dhe jo arrogantë e inatçorë, qytetarët kanë nevojë t’i dëgjosh më shumë e më shpesh dhe më pak t’iu japësh leksione e t’iu mbash fjalime, qytetarët janë mirëkuptues kur e shohin pamundësinë për të bërë më shumë investime apo financuar më shumë projekte, por nuk e përcjellin dot hipokrizinë e trumbetimit të “bollëkut” në kohën e fukarallëkut. Shkurt, qytetarët mund të qeverisen me moral, dhe jo me statistika. Me sa duket, tetë vite janë shumë për një forcë politike që të vijojë qeverisjen edhe për më shumë, sidomos për një vend në tranzicion si Shqipëria, ku jo vetëm problemet janë madhore, por dhe ku mosndryshimet në kabinetet qeveritare për një kohë kaq të gjatë kishin krijuar një lloj “tejngopjeje” të publikut. Nga ana tjetër, duke qenë forcë në qeverisje, PD-ja vetë, në vend që të thellonte reformimin e vetvetes dhe strukturave të saj, në fakt shkoi drejt mbylljes, inaktivitetit dhe atrofizimit. Pra, modeli politik partiak, por edhe modeli qeverisës, mendoj se pësuan një gërryerje domethënëse, gjë që u duk qartë me votën ndëshkuese të qytetarëve.
Cilat janë, sipas jush, arsyet e kësaj humbjeje?
Në gjykimin tim, thelbi i problemit është ai moral, është bjerrja e besimit të publikut për ditë e më shumë nga sjellja politike arrogante, e manifestuar në debatin politik shumë të politizuar dhe jo i orientuar në zgjidhjen e problemeve reale të vendit, ndërmarrja e nismave politike shpeshherë në kundërshtim të hapur me opinionin publik qytetar, mungesa e iniciativave politike për të kryer disa reforma dhe për të pasur arritje në disa sektorë kyçë për jetën e vendit, veçanërisht në përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe funksionimin e ligjit, në luftën ndaj korrupsionit, në çështjet e pronës etj. Reformat e munguara në fushën e demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe forcimit të institucioneve dhe të administratës publike binin ndesh me rritjen e pretendimeve të publikut dhe me trendin e kohës. Këto prirje nuk u lexuan si duhet nga politika dhe qeveria.
Ka ndikuar këtu edhe gjendja ekonomike e vendit?
Nga ana tjetër, edhe dobësitë e manifestuara të ekonomisë gjatë këtij mandate kanë rolin e tyre ndikues. Financat publike pësuan përkeqësim dhe disiplina fiskale e tatimore ka rënë ndjeshëm. Reformat e dixhitalizimit të shërbimeve fiskale e tatimore të filluara që në mandatin e parë, nuk dhanë rezultatet e pritshme – besoj kryesisht për shkak të rezistencës së administratës, dhe jo të vetë teknologjisë.
Prokurimet publike të dixhitalizuara në shkallë vendi nuk mundën të ndryshonin perceptimin mbi zbatimin e përhapur të praktikave korruptive në këtë proces. Rënia e të ardhurave të buxhetit dhe shtimi i sforcuar i investimeve publike nëpërmjet borxheve, megjithëse parandaloi një rënie në recension të ekonomisë, sërish është parë me dyshim nga sektori privat dhe nga tregu. Në veçanti kriza në vendet fqinje shteroi burime të rëndësishme të të ardhurave për një pjesë të madhe të familjeve, duke i çuar ata drejt kërcënimit të varfërisë ekonomike ose në një rënie të ndjeshme të mirëqenies, e ndihmuar kjo edhe nga rritja e ndjeshme e çmimeve në tregjet e mallrave. Nga ana tjetër, Ministria e Çështjeve Sociale ishte krejt e paaftë për të ndërmarrë në kohën e duhur reformat e skemave të mbështetjes sociale, duke lejuar kështu që grupe shoqërore të caktuara të vuanin seriozisht pasojat e krizës. Disa programe shumë të rëndësishme dhe novatore i ndërmori PD-ja që në fillimet e veta, siç ishte ai i subvencionimit në bujqësi, duhet të ishin rritur ndjeshëm me financim, duke përfshirë edhe lehtësimin e kostove të shërbimit bujqësor, gjë që do të kishte pasur një efekt shumë domethënës te pjesa më e madhe e popullsisë së vendit. Të gjitha këto të marra së bashku përbëjnë një motiv të mjaftueshëm për ndëshkim.
Kujt po i plas fort pse humbi partia e karagjozave dhe te koruptuarve??????
Po se tashti kemi te ndershmit Ilir meta dhe Monika kryemadhi me 16 deputete
kjo parti e humbur ka qene qe ne fillim
pd asnjehere nuk ka qene force fituase. edhe kur ka mare pushtetin e ka mare me manovra te ndryshme jo se e kane votuar shqiptaret.
vodhi ne 96 per te qendruar ne pushtet,se nuk ja dhane shqiptaret..
ja dha lefter xhuveli dhe ilir meta9se percau te majten) ne 2005,dhe nuk ja dhane shqiptaret.
vodhi rendshem ne 2009 perseri nuk fitoi,,por perseri ja dha ilir meta.
pra te gjithe duhet ta pranojne qe pd asnjehere nuk eshte votuar nga shqiptaret per ti qeverisur.
ne 2013 thjesht NUK VODHI DOT prandaj duket humbje e madhe,,,por pd kaq ka pasur te sajat(edhe ketu abuzoi me pushtetin se me dobet do te kish dale).
Drejt ke por eshte vone. Vone se ka te pakten 6 muaj qe mundohesh te genjesh se duhej dhe nje mandat i trete PD. Pse nuk u the jo. Pse nuk i the Berishes 2 mandate jane teper? Pse shkoje neper fshatra e u thoje se PD – ju ka bere te lumtur? Pse ? Pse?
Ja qe me vjen te mendoj se ndonjehere per disa eshte me mire te mos dine, te pakten ata qe nuk dine nuk kane cfare te genjejne. Ndersa ju te diturit GENJENI me KOSHIENCE per llogari te te treteve.
He mo Selo po ti ishe keshilletari ekonomik bashke me Guxhollin, pse e cuat ekonomine ne kete zgrip.Tani mbrapa eshte kollaj te flasesh.Megjithese ti nga fundi pate nja dy kundershti, por nuk arrite te te degjohej zeri.E gjithe ecuria ekonomike e qeveris Berisha nga 2005 deri 2013 ishte fund e krye i deshtuar.Fakti i gjendjes se sotme e tregon qarte kete qe thashe.Megjitheate analizat e mbrapme mbi deshtimin e berishizmit shteteror do ti vlejne te gjithe shoqerise.
me marjen fund te Saliut,mori fund dh ky forum te Tema.s’ka me komentus te zjarte dhe miltantet e PS s’po marin me pjes ne diskutime.Mero ndrysho kurs tani po do te mbijetosh se do katandisesh si gazeta 55 apo si RD-ja.
hori i bulevardit,
Mos i qa hallin kaloresit sepse i varen kembet. Kam frike se, nuk e ke kuptuar akoma se, Mero eshte ne radhe nje patriot i ndershem shqiptar dhe e ka kuptuar se, tregu i mediave shqiptare ka nevoje pa tjeter per nje pene te forte qe, te kontrolloje dhe demaskoje ne kohen e duhur maxhorancen ne se kjo ben gabime.
Baze nuk eshte i majte ose i djathte, Baze eshte para se gjithash nje patriot shqiptar dhe zoti i ka falur talentin e nje pene te mprehte qe ta ndihmoje ate ne monitorimin e gabimeve qe mund te beje ( gje qe eshte me se normale ) e majta.
Une vete jam i majte dhe i lutem zotit qe Mero, per te miren e Shqiperie, ta perdorin kete blog per te kritikuar ose lavderuar veprimet e qeversie se re.
Pastaj, me Habit shume krahasimi qe ben ti midis Meros dhe Fahri Balliut. Eshte nje lloj sikur te krahasosh nje horr, hajdut, injorant, komunist i vjeter, bashibozuk, oriental dhe nje kollos modern te i publicistikes shqiptare si Mero Baze.
Tani Mero mund te marre shtypshkronjen e tij e cila ka qene e bllokuar prej shume vitesh.Mero e di se ku duhet te rrije:nje analist ne mbrojtje te te drejtave te njeriut,nje sy kritik,nje pene qe shpon kur shkruan,nje mendje qe nuk fle kurre,qe nuhat rrezikun,nje patriot,nje njeri qe do njeriun.Te falenderoj Mero.Do pime nje tjeter kafe bashke
RROTACION PUSHTETI APO… REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Mesazhi thelbesor i 23 qershorit
Sovrani shqiptar foli lirshem, bindshem dhe fuqishem. Vota plebishitare e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje e perkatesie politike nuk ishte rastesi. Nje popull i tere, si rralle ne histori, dha veridiktin e tij ne permasa qe as mund te fshiheshin e as mund te vidheshin.
Mesazhi thelbesor i kesaj vote masive, eshte se popullit shqiptar i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me sundimin e sistemin e kalbur e kalbezues, te korruptuar e korruptues te Sali Berishes!
Hapi i pare dhe me i kollajt u hodh !
Despoti i sterkorruptuar Sali Berisha dhe oborri i tij kusar e vrastar pesoi nokautin historik nga ky popull ne menyre te qete, paqesore me armen me te fuqishme te njerezimit voten e lire te nje populli te lire! Nje vote ne permasa te tilla qe asnje despot i vjeter apo i ri , i djeshem apo i sotem nuk mund ta tjetersonte e falsifikonte, ta vidhte e pervetesonte!
Hapi tjeter edhe me i rendesishem eshte qe lidershipi fitimtar ta lexoje dhe zbatoje mesazhin e votes se popullit qe i dha kete fitore historike.
Po nuk ndryshoi sistemi, jo thjeshte modeli, sic e quan Edi Rama ne intervisten e pare serioze pas 23 qershorit ne ” Top Story”, atehere … Zot ruajna ! Do kthehemi ku ishim. E vetmja gje qe ndryshoi me 23 qershor 2013 jane kuajt ne krye te karroces qeveritare! Larg qofte !
Nje revolucion demokratik par excellance !
Shume analiste te pozites e te opozites, te majfte e te djathte, blu e mavi … po a parqesin 23 qershorin si nje rrotacion te zakonshem pushteti. Rrotacion do te thote te nderrosh rrotat apo me se shumti kuajt e karroces qeveritare.
Vota masive, vota plebishitare mbare popullore , e te majteve por edhe e te djathteve, e jugoreve por edhe e verioreve, e mbare shqiptareve deshmon se nuk kemi te bejme me nje rrotacion. Mbi te gjitha e mbi gjithcka behet fjale per nje permbysje, per nje revolucion te mirefillte demokratik, paqesor.
Natyrisht e sigurisht 23 qershori 2013 shenon vetem hapin e pare te kesaj permbysjeje. Hapa te tjere kerkohen e aspirohen nga nje popull qe se bashku me voten dha edhe besimin dhe shpresen per nje ndryshim te thelle te krejt sistemit ne Shqiperi.
Behet fjale per permbysjen e sistemit despotik dhe vendosjen e nje sistemi demokratik ne cdo hallke te shtetit shqiptar nga kryeplaku u katundit me te larget e deri tek kryetari i shtetit.
Behet fjale per permbysjen e nje sistemi oligarkik korrupsioni dhe zevendesimin e tij me nje sistem demokratik ku cdo shqiptar eshte de jure e de facto i barbarte perpara ligjit .
Vetvrasje par excellance
Nuk e kam fjalen per ndryshim me dhune as me urdhera te sistemit demokratik.
E kam fjalen per ndryshim ne rruge, me mjete e metoda demokratike te sistemit antidemokratik e despotik, ku komandonte e vendoste per gjithcka vetem nje person, nje despot dhe oborri i tij familjar e politik fuqiplot.
Si do te behet ky ndryshim ne kushtet kur te gjitha hallkat e pushtetit dhe te shtetit jane ende ne nje dore te vetme!?
Revolucioni demokratik i 23 qershorit 2013 pati si a e z-ne te tij voten e lire plebishitare te shqiptarit te lire per here te pare ne historine e vet shumeshekullore!
Aq e madhe, aq masive ishte kjo vote sa as despoti e hajni me i madh i votave jo vetem ne hsitorine e Shqiperise por edhe te Evropes Sali Berisha dhe falangat e tij te murme nuk paten asnje mundesi e asnje guxim ta preknin, shperdoronin e vidhnin sic kane bere ne te gjitha zgjedhjet e organizuara prej tij qysh prej 26 majit 1996 e deri sot.
Sali Berisha dhe klani i tij nuk paten asnje rrugedalje, asnje rruge tjeter shpetimi, asnje shteg tjeter kalimi vecse te pranonte Vaterlone e tij masive… E vetmja rrugedalje tjeter per te do te ishte ajo e Causheskut ne Rumani apo e Kadafit ne Libi! Ndaj ngriti flamurin e bardhe perballe votes plebishitare te nje populli mbare ne mbare nje shtet pa dallim jug apo veri, lindje apo perendim!
Te ngrije doren e kusarise apo vrastarise kunder saj do te thoshte te denoje veten me vdekje jo vetem politike por edhe fizike. ishte nje vetvrasje par execellance!
Nga Volvarth tek Flamur Ndoka
Pasi nuk la intrige e prapaskene, pasi nuk la llogari e kalkulim pa bere, vetem pas tre ditesh kryeministri Sali Berisha me ne fund doli nga “kulla e ngujimit” ku e kishte futur sovrani me votat e tij . Vetem pas tri ditesh Sali Berisha u dorezua dhe detyrua te pranonte disfaten, Vaterlone e tij, sic e kam quajtur vetem nje ore pas fillimit te numerimit te votave ne gazeten me te madhe boterore online “Huftingon Post”.
Shume servile e sherbetore te pafytyre te tij, shume fanatike dhe sponsore te kusarise se tij, perfshi edhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Volvarth , nxituan ta paraqesin kete akt te detyruar te Sali Berishes si nje akt demokratik e qytetar te tij… Ka edhe Kim Ir Seni-st si ministri i tij i Brendshem dhe kumbara me i besur politik i allishverisheve te tij te fshehta me Podesten e co. Flamur Ndoka qe e quajne ate “udheheqesin e perjetshem te PD-se”.
Tashme hallka kryesore e sistemi despotik e te korruptuar, modeli i sistemit qeverises me votat e vjedhura i Sali Berishes i perket historise… Sovrani e hodhi hapin e tij vigan dhe dha mesazhin e shpreses dhe ndryshimit ” Hope and Change” sic e quajten ketu ne SHBA.
Ndryshimi i Kushtetutes – Leva e Arkimedit per nje sistem demokratik
Hapi i pare me i rendesishem i qeverise se re demokratike shqiptare eshte permbysja e tere sistemit kusar e vrastar, te sterkorruptuar dhe vetimunizuar nga ndeshkimi ligjor i Berishes dhe ngritja e sistemit te ri demokratik ne rruge e me mjete demokratike. Ky sistem mund dhe duhet te ngrihet duke perdorur vetem voten e lire te popullit te lire per te ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise me te cilen jane bere gabime pas gabimesh, sic i kane pranuar e pohuar edhe vete lideret politike te pozites dhe opozites.
Ndryshim i pare do te ishte ai qe Presidenti i Republikes te zgjidhet drejtepersedrejti nga populli sipas modelit amerikan.
Edhe pa prekur Kushtetuten pozita e re i ka votat e mjaftueshme per ta shkarkuar Bujar Nishanin per shkelje flagrante edhe te Kushtetutes ekzsituese te Shqiperise. Jane mbi dhjete shkelje flagrante te Kushtetutes se Shqiperise, prej tij, qe i kam denoncuar ne komentet e mia vetem une, pa qene as ekspert e as konstitucionalist.
Sistemi i drejtesie se sterkoprrtuar shqiptare mund te ndryshohet me themel vetem duke ndryshuar dispozitat kushtetuese dhe ligjet e organizimit te saj. Ajo eshte Thembra e Akilit e shtetit ligjor qe te vetmin ligj qe zbaton eshte antiligji i impunitetit qe ka urdheruar e zbatuar Luigji i 14- te shqiptar Sali Berisha.
Shteti i ligjit mbi antishtetin e impunitetin e Saliqit !
Sistemi zgjedhor ka nevoje te ngutshme per ndreqje thelbesore duke vene ne themel te tij respektimin e votes se lire te shqiptarit te lire dhe per te parandaluar cdo manipulim e vjedhje votash qe e kane cenuar e tjetersuar pushtetin qendror e lokal ne Shqiperi…
Revolucioni demokratik i 23 qershorit e ka hedhur hapin e tij te rendesishem. Ai shembi themelin e antivlerave dhe antidemokracise. Ai i dha grushtin e pare te fuqishem demokracise hibride te Sali Berishes: nje corbe e slloganeve demokratike te sistemit perendimor me mendesine dhe praktikat komuniste dhe me stilin e sundimit otoman ” me mir nje mik se nje ciflig”
Eshte kerkese urgjente, eshte kerkese qe pa humbur asnje sekonde lideret e rinj politike e shteteror e te Shqiperise te veprojne per ndryshimin e ketij sistemi hibrid antidemokratik dhe ngritjen ne vend te tij te nje sistemi demokratik te vertete qe ne themel te tij te kete shtetin ligjor, shtetin e se drejtes , ku cdo qytetar i Republikes se Shqiperise ta ndjeje veten si te barabarte midis te barabarteve duke nisur nga fshatari me i larget i vendit e deri tek kryetari i Shtetit.
Per ngritjen e konsolidimin e nje sistemi shteteror ku vendose vetem ligji e jo Maliqi apo Saliqi! Sot neser eshte e do te jete teper vone!
arsyeja e humbjes se PD-se eshte e thjeshte fare. nuk vodhi dot!!!
kopse kati andrea-s.ku kishte per te vjedhur kete radhe?na vajti thika ne kocke.ndaj dhe ishte ky perfundim.pse,pate iluzione se u be qengj sala dhe e dorezoi?po qe se do ishte rezultat i ngushte si te bashkia e tiranes,lutfe do hapte dhe nuk e dorezonte.Sa me shpejte te kuptohet taktika prej korkodili e shpellarit aq mq mire do jete.Nuk duhet te kete dualizem per kete.Shqipetearet do qetesohen kur ai te vihet ne bangon e te akuzuareve.
E kam thene disa here se, nje demokraci e forte ka nevoje pa tjeter per nje opozite te forte. Me thene te verteten me pelqeu analiza qe beri zoti Xhepa. Neve si shqiptare u gezuam, te gjithe me te drejte, per fitoren spektakolare te te majteve. Kjo vote i dha te majtes shume fuqi te cilen ajo duhet ta perdori si duhet dhe te beje urgjentisht reformat qe duhen ne sistemin gjyqesor, reforma kushtetuese, reforma ekonomike, etj.
Gjate kryerjes se ketyre reformave te premtuara gjate fushates, eshte shume e rendesishme qe, opozita te jete e forte dhe objektive. Dihet se, opozita do kryesohet nga PD dhe ne te gjithe si qytetare shqiptare jemi shume te interesuar qe, PD te shofi me sy shume kritik organizmin dhe te beje reforma te thella brenda gjirit te saj. Vetem keshtu ajo do behet nje opozite e forte qe, te kontrolloje si duhet maxhorancen.
M.gj.ate ne se PD do kete ne krye te saj njerez si Lulzim Basha, Jozefina Topalli etj. atehere, per te keqe te Shqiperise, opozita nuk do kryeje detyren e saj sepse, Basha do te jete peng i maxhorances ( prolemet qe do ti ngrihen per vjedhjet ne rrugen e kombit dhe vrasjet e 21 janarit ). Maxhoranca duhet te kontrolloet fort nga opozita, ky eshte nje kusht i demokracise.
Me sa e kemi njohur gomarin Sali Berisha ai do te kerkoje pa tjeter te kete duart ne loje dhe do influencoje shume gabimisht nepermjet njerezve si Basha dhe Topali ne mos berjen e reformave te domosdoshme Brenda PD-se.
Votuam Edi Ramen dhe pa e filluar akoma detyren e tij jemi ne opozite me te.Do vazhdojme te bejme kritikat e te japim opinionin tone si zakonisht te Tema e cila edhe ajo duhet te mbaje qendrim kritik ndaj qeverise.Pushteti nqs eshte i sinqerte ashtu sic na premtoi,duhet te degjoje edhe zerin tone.Ne nuk do ta duartrokasim Qeverine per Gerdecra,21Janare,vjedhje,korrupsion,mashtrime etj.etj sic bene perkrahesit e Saliut.
Është e çuditëshme se sa janë familjarizuar me gënjeshtren sejmenët e Saliut, aq sa të duket se edhe vetë nuk e kuptojnë se kur gënjejnë dhe kur thonë të vërtetën (n.q.se e thonë ndonjëherë). Shëmbull: Ditën e votimeve, pasi u mbzllën kutitë e votimit dhe Doli Rama dhe tha se fituam dhe erritëm objektivin, ps pesë minutash del zonja Majlinda Bregu (Zoti e bëftë zonjë) në Selinë e PD-së, përpara militantëve të partisë dhe thotë pak a shumë: “Rama gënjen, ne kemi fituar. Bile po ju thom se kemi korrur një fitore aq spektakolare, sa Rama dhe e majta e tij do zhduken nga faqja e Dheut”. Pyes vehten, kjo “zonjë” i dëgjon ato që thotë, apo në vend llogjikës njerëzore të trurit, i ka futur Saliu ndonjë CD që e luan sa herë të dojë. Pas dy ditësh, me ç fytyrë, sy e faqe (të mendosh që është edhe femër, nënë a bashkëshorte)del para familjarëve, të afermëve, miqve, të njohurve dhe akoma më shumë militantëve e simpatizantëve të PD-së. Këta njerëz nuk kanë aq tru sa të kuptojnë se kush është Saliu e bashkëpuntorët e tij, që një jetë i kanë tallur e i tallin në mënyrë aq cinike. Gjynah!
Aroganca eshte kulture e shpellareve PeDe-iste pa idé e pa ideale demokratike
TRA-LA-LA JU TREGOVA NJE PERRALLE.
perpiqet te justifikoje Saliun Selami Xhepa, qe ishte keshilltari me i afert i tij per problemet ekonomike dhe sociale. Keto TRA-LA-LA demagogjike populli shqyptar i ka degjuar edhe me pare, kur “Selaminjte” e Partise se Punes bashke me nusen e tij thonin: “Enveri nuk di gje fare per zullumet qe bejne vartesit e tij dhe nuk ka dijeni fare per mjerimin e popullates”. Keshtu thote edhe Salamiu, sepse e ka mesuar kengen ne Partine e Punes duke ja hedhur fajin ministrave sic ben edhe dordoleci tjeter Besnik Mustafai. Shqyptaret duhet te mos tuten dhe ta denojne totalisht dhe ta hedhin poshte PD-n aktuale si pjelle e keqe Partise se Punes dhe te mos i gezohen FITORES se Dinozaureve Prehistorike te Enver Hoxhes qe Edi Rama po perpiqet tí zbuse ne PS-ne e tij bashke me Kafshen Grabitqare dhe Lakmitare LSI te Ilir Metes. Shqyptaret duhet te fillojne te rindertojne te DJATHTEN e vertete, sic ishte ne vitin 1946, kur e likuidoi me pabesi sadisti pa shkolle Enver Hoxha. Vetem kjo gje do te garantonte prosperitetin e vendit tone dhe do ta bente nje shtet normal si te gjithe vendet e tjera te rajonit.
paria demokratike mashtronte elektoriatin e vet pa kufi dhe pjesen tjeter jashte elektoratit te vet eshtypte ose e ngrinte dhe e leshonte,si shqiponja qe ngordh gjahun
TASHTI E PASKA KUPTU SELAMIA QE EKONOMIJA QEKA E SHKATRRUAR E NE KRIZE SE NUK TE FUTEN NE LIST O NJERI I ULET . PO KUR TE ERDHEN MEND QE NUK PO TI HAJNE AS QENET (SI SASLA ETJ.) TURP TE VIJE O SERVILE SE NUK QENKE BUURRE.
Më mirë arrogant se i shitur si ti.
Vazhdokeni akoma punen ju te torre drini o adi? Apo s’e ka mbyll procesin Zeni? Pasi spastroi lostat nga kundershtaret potencial me mandat deputeti, tani doni edhe te lene pa mandat t’u mbyllni gojen duke i intimiduar. Ky eshte misioni i Zenit te babes tashi. Ka filluar faza nr 3. E para ishte spastrim i lostave. E dyta humbja e zgjedhjeve (qe me ato lista ishte bere per te qene humbje e sigurte). Faza nr 3 proces i shpejte i rizgjedhjes se nje eunuku si Eduard Selami dhe ca morra si ky “edi” me “e” te vogel qeeiqen t’e mbyllin gojet e demokrateve. Keshtu rrenimi i pd/se eshte i sigurte.
Ju shkruesa te majte tani duhet te qetsoheni pak dhe te hapni krahun. Shkoni festoni dhe lerini demokrtatet te shprehen ketu dhe te kuptojne fundin qe po pergatit Berisha.
o shoku, po pede-ja ka dore or shok – ja shihe ketu:
http://www.youtube.com/watch?v=8iVCfYQPUUI&noredirect=1