TemA TV/ FRD njeh rezultatin dhe uron fituesit. Topi: Përshëndes dorëheqjen e Berishës, por s’mjafton (VIDEO)

28 Qershor 2013, 11:30Sociale TEMA
TemA TV/ FRD njeh rezultatin dhe uron fituesit. Topi: Përshëndes

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, doli me një deklaratë për shtyp në mbyllje të procesit zgjedhor.

Topi tha se ata pranojnë rezultatin dhe uroi fituesit.

“Dal sot në emër të FRD për të bërë një deklaratë në lidhje me procesin zgjedhor.

Të nderuar qytetarë, të dashur anëtarë dhe mbështetës të FRD.

Sot mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor i 23 qershorit. Qytetarët morën vendim të qartë për rotacion politik dhe krijimin e një aleance të re qeverisëse.

Në emër të FRD, shpreh publikisht njohjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve,” tha Topi.

“Ne urojmë fituesin e zgjedhjeve dhe i inkurajojmë të mbajnë premtimet e dhëna, duke siguruar publikun se do jemi forcë aktive opozitare.

Vendi ka nevojë për mirëqeverisje, sikurse ka nevojë për një opozitë të re, serioze dhe të aftë të përfaqësojë alternativën konkurruese të pushtetit,” vijoi kreu i FRD.

Topi ka falënderuar ata që votuan për këtë forcë të re politike.

“Mirënjohje për më shumë se 30 mijë qytetarë, që në kushtet e polarizimit ekstrem, vendosën të besojnë në vlerat e parimet e FRD.

Ndjehem dyfish i nderuar që mbi 10 mijë qytetarë të kryeqytetit zgjodhën FRD, duke arritur kuotën më të lartë për një parti jashtë koalicioneve.

Falënderim për zotin Sinanaj, kandidatin tonë fitues në garën lokale në Sevaster të Vlorës.

Ne kemi rezervat tona për votën de facto, por si parti pa përfaqësim në komisione dhe me një vit në jetën politike, fenomene të tilla ishin të pritshme.

Në një sistem të ndershëm zgjedhor rezultati ynë do kishte qenë më i thellë. Ne nuk kemi mundësi ndaj e pranuam këtë sistem. Ne hymë në garë për të ofruar më të mirën për qytetarët dhe jemi krenarë,” tha Topi, duke shtuar se pritshmëritë e tyre ishin më të mëdha.

Më pas kreu i FRD ka vlerësuar dorëheqjen e Sali Berishës nga kreu i PD, por ka kërkuar një reformim të së djathtës, duke shtuar se dorëheqja e Berishës nuk është e mjaftueshme.

“Gjej rastin të theksoj se FRD vlerëson se vota popullore ndëshkuese për arrogancën e pushtetit aktual, penalizoi më shumë se gjithçka të djathtën e vërtetë shqiptare.

Mijëra demokratë të vërtetë janë në opozitë për shkak të modelit të keqqeverisjes dhe abuzimit të pushtetit.

Kritikat tona të vazhdueshme u refuzuan, por elektorati me votë i vërtetoi ato.

Sot në emrin tim dhe FRD vlerësoj dorëheqjen e kryetarit të PD dhe e shoh si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm për të nisur një proces reflektimi brenda të djathtës.

Ajo parti mbetet një pasuri për Shqipërinë. Mijëra demokratë të ndershëm nuk janë vetëm. Ata meritojnë respekt dhe falje publike. Kjo tendencë për të evituar përballjen me realitetin vonon jo vetëm rikthimin e tyre dinjitoz në vendimmarrjen politike, por edhe procesin e krijimit të alternativës ndaj pushtetit,” tha Topi./ep

24 komente në “TemA TV/ FRD njeh rezultatin dhe uron fituesit. Topi: Përshëndes dorëheqjen e Berishës, por s’mjafton (VIDEO)”

  1. Genti says:

    Shoku leri llafet por pervishu punes. Ne Shqiperi ka dy parti ish-komuniste (me degezime dytesore).
    E para eshte parti e Veriorve , kurse e dyta e Llacifacve/Vllehjve dhe te Jugorve.
    Bamir mbildh votat e Shqiperise se Mesme pa perjashtim, Tironsve, Elbasnallive, Kavajsve, Durrsakve si dhe te Shkodranve etj.
    Fillo punen shoku se PD ka marre fund. Aty vazhdon te komandoj klani Berisha, dhe ata nuk i hapin rruge kujt per reformim te thelle. Tani eshte koha qe Shqiperia e Mesme te zgjohet dhe te krijoj Partine e saj dhe te ruaj pronat dhe identitetin e saj nga hordhite Saliste dhe Nano-Ramiste. Keto hordhi shkaterruan Shqiperine per 50 vjetnen diktauren e Hoxhen dhe tani ne kete katrahure te qellimshme neo-Diktatoriale.
    Bamir punoni fort na keni pas me perkrahje pa rezerva.

    1. Ben Chicago says:

      o trapo
      po partia e saliut qe ti e quan veriore mer shume vota edhe ne jug edhe ne tirane
      mos i fry dasive

    2. mentari says:

      sidomos votat e kavajsve dhe elbasanllinjve te mare bamiri

    3. ALBATROS says:

      PO IK O KOQE E TREDHUR SE NUK KENI BYTHE JU SHQIPERIA E MESMA NGA ANA E TRURIT TE KOMANDONI, HISTORIKISHT JUGU KA NXJERRE KOKE DHE JU MESOI TE SHKRUANIT DHE TE LEZONIT SE RRINIT SI QELBESIRA MESHKUJT ME PANTALLONA TIP TURKU DHE QELESGHE DHE FEMRAT ME CITJANE DHE FEREZHE, JU KENI QENE PJESA ME KOT E SHQIPERISE DHE PAS NJA 10 VJETESH PERSERI ME KOT DO JENI, JU HAPEM SHKOLLA TU MESONIM TU QYTETERONIM O PJELLA TURKU

      1. t says:

        po ti more jugor i madh u bone ti me sha shqiperine e mesme, po ne te shqiperise se mesme juve te jugut ju mbajme si pederaste se ashtu dukeni qe ne ecje edhe ne sjellje. ne te shqiperise se mesme kemi qene gjithmone njerez mikprites dhe te mencur per nga ana e budalliqeve. ne shofim punen tone dhe nuk meremi as me luftera sic bejne verioret dhe qahen pastaj se lene koken dhe as me dredhira dhe pabesira sic bejne jugoret. juve respektin e keni mare per dobesi. e na thua se jemi me qeleshe po ti shifi more si vishen burrat e jugut me fustane porsi grate. ju ne tirane nuk futet kulturen por kurverine edhe na jeni edhe krenare per kete…. TURP…

    4. Objektiv says:

      O dumbaben po Bamiri vetem nje gje mund te beje mire percarjen dhe Hamzane ,se e ka ne fis!
      Sa per PD jam nga Jugu dhe e kam per nder ta votoj!

    5. vishja kot says:

      ti qenke gjynah mor koqe,por me nje gje jam dakord: Bamiri te punoje fort te nxjerre te djathten e vertete nga letargjia dhe ti jap dinjitetin qe i takon

  2. tommy USA says:

    E kujt I plasi trapi qe I njofte ti apo jo>Per Temen e rendesishme eshte qe humben ata qe femijeve u vene ermra si Dardan ,Vlora ,Berat , sdaranda,dhe fituan ata qe femijeve I kane vene emra si Marenglen,Capajev,Zhukov.Fidel,etj.

  3. alban4eva says:

    tommy usa, berat eshte fjale turke, kurse saranda fjale greke.. emer Marenglen kam degjuar edhe pse jane te rrale, por emer Capajev dhe Zhukov ne Shqiperi vetem nga ty qe jeton ne Amerike po degjoj..!!

    ketu nuk behet fjale per ceshtje emrash, sepse psh, emri Sali eshte turk, emri Islami, Asllani, Selami, jane turq.. serbi S-halè shurra psh, gjeja e pare qe beri, na futi ne konferencen e cmendur islamike, dhe pastaj na qeverisi kaq vjet dhe e rrenoi krejt kete vend.

    keshtu qe ne disa raste nuk eshte ceshtje emrash, ose me sakte, nuk hyjne fare emrat ketu..!

  4. thoma says:

    E djathta e vertete asnjehere nuk ka ngrejtur krye ne keto njezet vite tranzicioni.Ajo eshte shtypur nga disa klane,te etur per pushtet dhe per te grabitur pasurine e te djathteve te vertete, ashtu sic beri partia komuniste e shqiperise.Ka ardhur momenti i duhur qe te reflektohet ,te veprojme,dhe te ndryshojme vetveten.Duhet te ngreme zerin e arsyes fort,te mposhtim ashtu sic u mposht me voten e sovranit njeri nga klanet komuniste.Njezet vjet trokitem per pronat tona ne zyrat e administratave deri sa u lodhem,mbajme ne duar dokumentat e kthimit dhe te kompesimit te pronave,dhe rezultati?.Falja eshte e pranueshme por te rifitosh zemrat e te djathteve dhe demokrateve eshte tjetersim i veprimeve te se kaluares se hidhur te nje pushteti naiv,mos kokcaresh,per keta demokrate te vertete.

  5. burbuqja says:

    o Bamir!
    Flitej neper Tirane se ti je i zoti vetem per me pi nje gote raki e me henger ndonje tave dheu ? e per nothing else ? dhe ashtu doli.
    Shko e futi edhe nje tas me groshe kallmeti ? tashi se te bëka mire, me sa duket ?
    Kastrokungujt e perzgjedhur nga Berisha per te qeverisur, like U, nuk i duhen dreqit gjë. Kjo u provua ne keto zgjedhje. Je nje hiç me xhufke si Genc Pordho, nje here e nje kohe ?

    1. sokol says:

      Oj BURRBUçE katunsja, bythshkunsja e skraparit apo kurveleshit (se s’ta njof katunin nga vjen)..degjo pak ketu: para se te besh ironi dy-lekshe me Bamir zotnine shko e futja i ngjale para prapa, ne goje ose ne vesh, ne cilen vrime te te vije qejfi katundesor , ..se duhet shume po shume bythe te vish e te kritikosh Bamirin moj rrospia e metes, sepse eshte e vetmja figure ideale politike qe ka nxjerr Shqiperia..

  6. Refor Mimi says:

    Ju i nderuar zoti Topi deshironi nje reformim te se djathtes?

    Ne rast se ju deri me sot keni hasur ndonje parti te tille, e cila te kete pasur pak a shume te njejtat pikepamje dhe programe te ngjashme me ato te se djathtes evropiane, atehere ju uroj qe te jepni kontributin tuaj per “reformimin” e saj.

    Por mendoj se do te ishte me mire sikur ju te qendronit ne pozicionin tuaj, duke u angazhuar vazhdimisht e me seriozitet per te perforcuar te djathten e vertete qe ju sapo keni themeluar.

  7. Arben says:

    Vertet keqardhje per partine e z.Topi,nje parti e re me vlera dhe njerez qytetare.Te marresh 30.000 vota e te mos nxjerresh asnje deputet ne nje kohe qe nxjerr deputet me vetem 6000 vota te blera ajo partia e krimineleve te Pukes,kjo eshte nje padrejtesi e madhe e sistemit zgjedhor.Kur te ndryshojne kushtetuten duhet qe me patjeter ta ndryshojne kete anormalitet i cili la pa u perfaqesuar plot 30.000 qytetare.

  8. ALpini says:

    largohu vete e mos e zgjat se nuk more as edhe nje mandat

    1. vlera says:

      po qe nuk mori asnje vote Bamiri i cili perfaqeson mbi 30 mije votues eshte faji i paktit kurveror kushtetues te edi ram-sal berishe…sa te jete ky pakt bushtror çdo ze i ri qe do guxoje te na perfaqesoje ne elektoratin e papolarizuar, keshtu do te vdesi …dhe pushteti i oligarkeve do kaloje njehere tek deja e pastaj tek sheja dhe anasjelltas deri sa ti dali shpirti shqiptarit…tani vijne keto plehrat e tallin menderen me Bamirin..

  9. nen toger dubi says:

    tommy usa per zhukovin ja fute pordhes kot per capajevin je ne regull e kemi te eksportuar nga sovjetiket ti haron ca emra te tjer si kirov zhdanov sokol stalin dhe dreqin me brire sa per kirovin dhe zhdanovin i ke ne vlor kirovin e kemi edhe prift ndersa stalin sulen e kemi ne shkoder ndersa sokoli eshte qori i transporteve ministri

    1. fr says:

      Tommy, te jesh i bindur se me mendjen (mendesine) qe ka pasur edhe ka S.Berisha, femijet e tij do te kishin patur emrat Zhukov ose Capajev (zgjidh ke te duash) dhe Nadjezhda ose Ollga. E vetmja aresye qe nuk kane keto emra, ishte se ishte ftof muhabeti me ruset kur linden ata. Sidoqofte ka merite te madhe qe nuk ua vuri Cu En La apo Lej Fen etj., megjithese emrat kineze spara na ngjisin ne shqiptarve.

  10. SOKOL says:

    Te pakten dy deputete duhet te kishte marre FRD po qe se do te kishte vertet nje skeme proporcionale zgjedhjesh.

  11. analisti says:

    o Topi,

    po te kishit punuar me fort do te kishit marre 1 deputet – por ndofta ne zgjdhjet e ardhshme.

  12. Skygreenplus says:

    PO PSE NUK FOLI KY DIKUR PËR ARROGANCË E KORUPSION TË PUSHTETIT AKTUAL, KUR ISHTE PRESIDENT? KY ËSHTË NJË GJARPËR I KEQ! SHIKON VETËM INTERESIN PERSONAL.FLET PËR TË TJERË DHE HEDH GURIN E FSHEH DORËN. SIÇ E THEM MË SIPËR, PYES EDHE NJEHERE, PSE NUK I THA KËTO KUR ISHTE PRESIDENT? TURP, E MBANIM DHE SI TË MATUR PA LE..

  13. laraska says:

    Boooo akoma ke fytyre e del ti more? Po s’fitove as ne Tirane? Po a ka me turp per ty? Dhe jo si Tironce, por si ish president mbi the gjitha. Dmth te ishte presidenca ne votim popullor, ti KURRE nuk do e kishe fituar se populli sdo te kishte zgjedhur. Hidh kot fjale si politikan perendimor por kot e ke. Je thjeshte nje medioker, mashkull kukull, vegel e Berishes, dhe ne e dime prandaj S”TE VOTOI TIRANA!!! Ishe presidenti Sales, nenekryetari PD (dyshi pas sales/ krahu tij i djathte) dhe kryetar i grupit paralamtar, Ne PD per rreth 17 vjet, e mendon se je me i mire. Zhduku bashkepunetori i heshtur i berishes!

    1. Skygreenplus says:

      LARASKA!
      UNË NUK E DU KËTË SEPSE PËRSHKRUAJ ATO MË LART, POR TI NUK E DO SE E KE MENJEN TEK BERISHA, DMTH Ç DO GJË QË LIDHET ME BERISHËN ESHTE E KEQE. TURP QË NUK GJYKON KETE “ISH PRESIDENT” NGA ATO QE THOTE, POR E GJYKON DUKE PATUR BERISHEN NE KOKE. KUR DO LIROHEN SHQIPTARET NGA PARTISHMERITE. MUA NUK ME RR…. PER PARTITE POR TI QENKERKE ME KEQ SE BAMIRI. TURP QE JE ME PARTI.!

      1. laraska says:

        Skygreenplus, e ke shume gabim…une nuk e gjykoj Topin per inerci se ka qene me Berishen por per cfare ka bere (nuk ka bere) nderkohe qe ka pasur te GJITHA postet e mudshme per te bere dicka, dhe per te kontribuar dhe pike. Presidenti eshte figura me e larte ne rang republike dhe ky po te donte e shkrinte Berishen dhe cfare beria asgje? Nuk e di sa ne dijeni je per funksionet qe ka pasur ky ‘burre’ ne politiken shqiptare dhe cfare ka pasur ne dore? …cfare ka bere ky konkretisht? hijen e berishen, ne heshtje ka qene krahu tij i djeshte? ky mban shume pergjegjesi po thuaj eshte Shqiperia ku eshte se ky ne nje vend tjeter do ishte ne burg……po te kujtoj vetem faktin qe ka thene PUBLKISHT qe ky (B. Topi) kur ka qene president e dinte qe Berisha ishte spiun?????? NE BAZE TE LIGJIT, topi perfundon direkte ne pergjegjesi penale per ate deklarate…..por po e perseri, nuk ka shtet shqiperia dhe hedhin vallen plerat, edhe keta te hesturit si Topi. Shendet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje