Mavraj largohet nga Furthi

28 Qershor 2013, 15:05Sport TEMA

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, do të ndahet me skuadrën gjermane, Gruether Furth.

Lajmin për ‘divorcin’ ndërmjet tij edhe klubit gjerman e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili ka deklaruar se ka ardhur koha për një hap përpara në karrierën e tij.

“Sipas të gjitha gjasave nuk do të luaj më për Gruether Furthin. Fillimisht do të ulem të bisedoj me drejtuesit e skuadrës për kontratën time, por gjasat më të mëdha janë që unë të largohem nga këtu. Ka ardhur koha për të bërë një hap përpara në karrierën time”, ka thënë Mavraj për gazetën Tribuna.

“Kam oferta nga shtatë apo tetë klube dhe mesi nga i korrikut do mësoj klubin tim të ri”, ka thënë mbrojtësi shqiptar./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje