Tiago Silva: Spanja edhe rezervat i ka si titullarët

29 Qershor 2013, 15:29Sport TEMA

Mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares braziliane, Tiago Silva, ka pranuar se Brazili do ta ketë shumë të vështirë të dielën me Spanjën, kur të përballen në finalen e Kupës së Konfederatave. Kjo, pasi sipas tij, Spanja është e mbushur me kampion të mëdhenj. Madje, sipas Tiago Silvës, tek Spanja si lojtarët titullarë, ashtu edhe ata rezervë, janë pothuajse të barabartë. Komenti i Silvës u bë pas ankesave të spanjollëve, të cilat thanë se në finale po shkojnë të lodhur, pas 120 minutave të zhvilluara me Italinë.

“Do të përballemi më një skuadër që ka cilësi të jashtëzakonshme. Ata kanë një skuadër që ka si rezerva lojtarë me cilësi të barabarta me titullarët. Ata kanë një grup kampionësh në përbërjen e tyre”, tha Silva.

Pavarësisht kësaj, Silva ka thënë se Brazili nuk e nis ndeshjen si i humbur.

“Jemi të gjithë të përgatitur për të luajtur kundër Spanjës. Mendoj se kjo ndeshje do të përcaktohet vetëm nga detaje të vogla”. /b.l

2 komente në “Tiago Silva: Spanja edhe rezervat i ka si titullarët”

  1. Nje super Brazil mram ,nje super ndeshje me pas knaqsi me e pa , e meritunen fitoren .Europa mund te ket Spanjen, po n’bot dominon Brazili ……BRAZIL ………

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    BRAZILI e meritoi KUPEN MBREME sepse ka filluar qe te ndertoje nje ekip me GLADIATOR ,por kishte humbur shume nga shkelqimi i dikurshem .
    SPANJA dukej e lodhur dhe pa nerv dhe ide dhe se shenjat u dhane qe me ITALINE .
    Fituesi nuk diskutohet ,por deri vitin qe vjen eshte nje rruge e gjate dhe gjerat do te vene ne vendin e vet .
    Gjykimi ishte skandaloz dhe fare i hapur ne te mire te BRAZILIT ,SIDO QE ME DUHET TE THEM QE PER MBREME nuk ishte e nevojeshme qe BRAZILI te kishte ARBITRIN ne anen e vet qe te pakten nuk dha nje PENALLTI NE TE MIRE TE SPANJES ,dhe dha kartona te verdhe me shumice dhe nje te kuqe te pamerituar .
    NEYMARI ishte ne lartesine e duhur mbreme ,por edhe mbreme AI ne te pakten 3 raste INSKENOI dhe AKTROI SHKELQYESHEM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje