Del Boske, elozhe për Italinë dhe pret spektakël me Brazilin

28 Qershor 2013, 15:10Sport TEMA

Trajneri i kombëtares spanjolle, Vinsent Del Boske, ka thurrur elozhe ndaj kombëtares italiane, duke e pranuar faktin se ata luajtën më mirë në gjysëmfinalen e Kupës së Konfederatave, por u eleminuan me anë të penalltive.

“Italia ishte më mirë se ne në pjesën e parë, por më pas e morëm veten. Përsa i përket penalltive, merita është e Toni Grande, asistentit tim, pasi ai i zgjodhi futbollistët që duhet të gjuanin, duke qënë se ishte më i qetë në aspektin psikologjik”, tha Del Boske.

Tashmë e gjithë vëmendja është tek finalja me Brazilin.

“Shpresoj që në “Marakana”, pavarësisht trofeve që kanë fituar, futbollistët të hyjnë në fushë me dëshirën e një fëmije. Nuk është justifikim fakti që Brazili ka një ditë më shumë për të pushuar, kjo dihej më përpara dhe nuk do të thotë asgjë”, tha Del Boske.

Trajneri spanjoll ka thënë se ndaj Brazilit pret një ndeshje spektakolare.

“Ndaj Italisë ishte një ndeshje fair play, ndërsa ndaj Brazilit pritet një sfidë akoma më spektakolare, që do të shërbejë si vitrinë për sportin tonë. Ata janë 5 herë kampionë të botës, ndërsa ne vetëm një herë, por të dielën në “Marakana” do të nisë një epokë e re. Brazili ka një skuadër shumë të mirë, ku Neimar dhe Hulk, edhe pse nuk janë të ngjashëm në lojë, janë shtylla kryesore e ekipit. Kemi tre ditë për t’u rikuperuar dhe të dielën është sforco e fundit e sezonit dhe do të kërkojmë më shumë”, e përfundoi fjalën e tij tekniku spanjoll./b.l

2 komente në “Del Boske, elozhe për Italinë dhe pret spektakël me Brazilin”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ne se do te me lejohej qe te beja nje paralelizem ,do te thosha se ITALIA ,luajti ne menyre te persosur ,ashtu dhe sic ka luajtur ne 1982 ,POR QE I MUNGONIN ata YJE qe do ta shtynin topin ne rrjete .
    SPANJES ,do te thoja vetem ne kete ndeshje krahasuar me 3 TE PARAT, nuk u paraqit mire TAKTIKISHT ,DHE SE PIRLO thuajse i la ne HIJE si XAVIN si INIESTEN ,te cilet ishin ne dite te keqe njelloj sic ishin me BAYERNIN ,SI ne MUNCHEN si ne NARCELONE .
    Por une mendoj se ITALIA ishte me mire se SPANJA se mungonte dhe BALOTELI i cili dhe pse markohet ashper ,merr gjithe topat ne sulm dhe nuk u le asnje top shokeve dhe se kur ai humbet topin si nga markimi si dhe nga gabimi i tij ,gjithe skuadra gjendet e PA-PERGATITUR dhe kundershtari e ka te lehte qe ta nise sulmin qofte nga rikuperimin i topit ,qofte nga presingu .
    ITALIA duhet ta kishte bere nje GOL te VOGEL qe ne pjesen e pare ,se pastaj ashtu sic dhe erdhi loja ata nuk pesonin me gol,sepse DEL-BOSQUE ,LUAJTI GJITHE LOJEN ME MODULIN e BARCES ,bile dhe ne shtese .
    Pastaj penalltite jane shanc ,dhe kur dihet qe BUFONI per penallti eshte portieri me i dobet i ITALISE per te gjtha koherat qysh nga viti 1970 ,krahasuar si me ALBERTOZIN , ZOFF , ZENGEN ,PAGLIUKA , apo dhe TOLDON.
    KASIJASI tek penalltite ishte po nje kopje e shemtuar e BUFONIT ,por ne loje ai ishte I jashte-jashte -ZAKONESHEM ,aq sa dhe MURINJO do te jete ndjere keq .
    Me BRAZILIN do te jete tjeter ndeshje dhe se per mua SPANJA duhet qe ta zgjidh ndeshjen heret sepse per cudine e te gjitheve BRAZILI i kesaj KUPE na eshte transformuar ne nje NAZIONOLL-MANSCHAFT dhe po shenon ne fund nga minuta e 43-45 dhe nga 87-90.
    NEYMAR eshte shume i mire ,por per mua aftesite e tij teknike jane me poshte se 7 APO 8 LOJTARE TE SPANJES .
    Do te deshiroja fitoren e SPANJES ,por BRAZILI luan ne shtepi te vet ,ku nuk duhet in joruar dhe faktori TIFOZ .

  2. raimondi says:

    Spanja eshte ekip shume i mire, por si Neymar nuk eshte asnje nga spanjollet
    Neymar krasahoet vetem me Mesin dhe Ronaldon

    Do jete ndeshje e bukur , Brazili duket sikur eshte pakez me mire , por nuk i dihet asaj pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje