Bllaca: Do i shkoj deri në fund

1 Korrik 2013, 11:59Rajoni TEMA

Shtëpia e Nazim Bllacës, dëshmitar i EULEX në disa çështje të bujshme, është sulmuar me një granatë mesnatën e së dielës.

Por vetë Bllaca thotë për Klan Kosova se ai nuk do të ndalet.

“Nuk e kam ndërmend që të ndal punën që kam nisur për të dëshmuar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur pas luftës,” tha Bllaca.

Granata mbi shtëpinë e tij dyshohet se është hedhur nga oborri i një shkolle aty pranë.

Gjashtë persona janë dënuar deri më tani për shkak të dëshmive të tij. Në total ata kanë marrë një dënim prej 54 vjet burg.

Më 3 korrik nis një tjetër gjyq për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Nazim Bllaca ka rrëfyer për krimet që kryheshin nga SHIK, Shërbimi Informativ i Kosovës, duke thënë se ka qenë një ish- anëtar i kësaj strukture./ep

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje