TemA TV/ Mandati i Kukësit shtyn certifikimin e zgjedhjeve, KQZ vendos hapjen e kutive (VIDEO)

1 Korrik 2013, 20:52Sociale TEMA

Mandati i tretë i Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, i fituar me një diferencë të vogël votash, duket se është shkak që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos certifikojë zgjedhjet e 23 qershorit.

Edhe të hënën KQZ nuk ka mundur të miratojë asnjë tabelë përfundimtare për qarqet të vendit, edhe pse zgjedhjet kanë një javë që kanë përfunduar.

Në mbledhjen e së hënës, ku në rendin e ditës ishte vendosur miratimi i projektvendimit të nxjerrjes së rezultatit zgjedhor të qarkut Kukës, Dibër, Korçë, Berat dhe Vlorë, u vendos shtyrja e tyre për 48 orë të tjera.

Vendimi i katër anëtarëve të institucionit më të lartë zgjedhor erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të së majtës për më shumë kohë në ballafaqimin e tabelave të qarkut të Kukësit, ku mandati i katërt i këtij qarku është ndarë me një diferencë shumë të ngushtë votash dhe procesi i hedhjes së të dhënave të ZAZ-së atje është shoqëruar me gabime.

E gjendur përballë kërkesës për një tjetër shtyrje të qarkut të Kukësit, Lleshi shtyu në bllok vendimin për të gjitha qarqet e tjera, pavarësisht se tabelat e çdo qarku miratohen më vete. Pasi vendosi të shtyjë miratimin e procesverbaleve për Dibrën, Korçën dhe Vlorën, katër anëtarët e KQZ-së vendosën hapjen e  kutive të votimit në KZAZ-në nr. 80 të qarkut të Gjirokastrës.  “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për numërimin fillestar të votave të panumëruara të qendrës së votimit nr.3410 të ZAZ-së nr.80, qarku Gjirokastër. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në, nr.80 menjëherë të hapë kutinë me fletët e votimit të QV nr. 3410 dhe të vazhdojë procesin e numërimit të votave për këtë qendër votimi, sipas procedurave të përcaktuara në nenin 116, 117, 118, 119 të Kodit Zgjedhor. Procedura e numërimit të fletëve të votimit për këtë qendër votimi do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së”, thuhet në njoftimit zyrtar. Kodi Zgjedhor parashikon një afat brenda 48 orëve të miratimit të rezultatit përfundimtar të çdo qarku, nga momenti kur në KQZ mbërrijnë të gjitha materialet zgjedhore të të gjitha ZAZ-ve të tij.

4 komente në “TemA TV/ Mandati i Kukësit shtyn certifikimin e zgjedhjeve, KQZ vendos hapjen e kutive (VIDEO)”

  1. Lija mer Derr says:

    O Flamur more Flamur
    Vare veten me ushkur!
    Gamor ti, Gamor kush t’vuni
    Sot a nesër, valo druni!

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. inf says:

    Hajde gallete me ket lleshen e xhozefines
    E Dredh kalemin e dores si barbone shifeni me kujdes nji kryetare qe dredh karandashin sikur te jete nji magazinjere patatesh.
    Turpi i madh shyqyr zotit te madhe e te larmishem qe votoi mileti kundra se kjo kishte per tja shkerrdhy gopin e somes ketyre zgjedhjeve

    Shikoheni ate kok nxirin Kosovrastin ate bazhibozuk te salih kriminelit shikoheni si nxin ne fyryten e tij ,,,qe i rropi PRONARET E TOKAVE.
    Si i thot ke po nem te jap dhe kshu gllaberoi tokat e dynjase pa pik turpi ky dobiçi i salih hajdutit.

    Gjithe Kuksi e di qe muli hajde dru me pre mori Dy Mandate kok ziu koqevrasti thot jo ,ptuuuuuuuuuu halabak qe te eshte bere qafa e nxire si korbi i kazanit te plerave ,kam neveri une dhe shume te tjere kur e digjojme ket plere ket hajdut ket mizerrabel ket maxhup.

  3. qutetar says:

    MJERE SHQIPERIA QE PO KALON NGA NJE QEVERI HAJDUTESH
    TEK NJE ME HAJDUT . SHUME SHPEJT DO TI DALI ZERI KETYRE

  4. Colorit Shqiptar says:

    Gjithsesi kjo shqiperi do te behet nje dite….te pakten po shohim gryken e tynelit….jam i sigurt qe ka nje dalje…ceshtje kohe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje