TemA TV/ Shpërthen granata, vdes punëtori tek ish- Metalurgjiku (VIDEO)

29 Qershor 2013, 18:18Sociale TEMA

Gjergji Bodurri nuk kishte as 6 muaj punë, kur mesditën e sotme ka gjetur vdekjen në ish- Metalurgjikun e Elbasanit.

35 vjeçari, punëtor i firmës Kurum, ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një granate në ambientet e brendshme të  uzinës.

Bodurri ishte me profesion manovrator dhe punonte me ekskavator duke transportuar skrapin nga sheshi i grumbullimit deri në furrnaltë.

Në momentin ku mjeti i tij ka prekur ngarkesën me skrap, aty ndodhej një granatë luftarake, e cila ka shpërthyer duke i marrë jetën babait të dy fëmijëve.

Sipas informacioneve, kohët e fundit në fabrikën turke Kurum, kishte ardhur një ngarkesë nga baza të ndryshme ushtarake për t’u shkrirë në furrat e çelikut.

Mendohet se granata e pashpërthyer ndodhej me sasinë e hekurit, ndërkohë që viktima kishte vetëm pak muaj që punonte në këtë sektor.

Sipas punëtorëve, Gjergji Bodurri kishte 6 muaj që kishte filluar punë pranë firmës turke Kurum dhe nuk ishte i siguruar. Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke konfirmuar lajmin se  vdekja e 35- vjeçarit ka ardhur nga shpërthimi i një granate luftarake. Megjithatë  policia thotë se po vazhdon hetimit, dhe pse e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale./l.ç

11 komente në “TemA TV/ Shpërthen granata, vdes punëtori tek ish- Metalurgjiku (VIDEO)”

  1. Ramy says:

    Dua te shohe se si Edushka is gonna tackel crime?

    1. Tironsi says:

      Ramyyyyyyyyy,

      shoku, te iku fanari ndricus per Lesh!!!

      Shyqyr qe tipa si puna jote jane me kokkra (te pjesa e vogel e perqindjes) se do ishim ne diktature.

      Shokun Sali e ke te lire tani, dil pini noi kafe dhe kenoquni. Ai te tregoje per xhaxhi Enverin dhe ti qit gjuhen jashte dhe cuditu (qe ti bosh qefin)
      hajd shoku …. bofsh qef me xhaxhi Sali, Lol ?

  2. Ai qe ta futi says:

    Ramy,po cu bere,ke munguar keto dite e?.Qe kur u mbyllajo e shkret burdello{PD},te ka lene mami pa leka.Pyte ,pyte mamin cthote grupi i kur..ve{majlinda,rajmonda mesilda,etj}.A se harova ne vend te flamurit blu,te grene bre..et,e zeza.

  3. santiago says:

    o ramy te hyfte kallami

    1. Ramy says:

      Korrofillaku mou c’fare eshte problemi juaj? te gjithe kemi besim tek Edushka se do arrin ne nje kohe Rekord te neotralizoje krimin lol

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Gjalle qenke ?!?! Nga me ishe keto 4-5 dite ?!?! Krimi netrualizohet (jo neotralizoje) nga qetesimi i popullates veri-jug duke i konsideruar te gjith si nje..Ky nuk ishte krim, por aksident..Biles prokuroria, duhet te hetoj qeverrine e idhullit tend se c’fare deshte nje granate USHTARAKE per skrap ?!?! Paaftesia e Arben Imamit qe decmontizimi i armeve para se te kaloje per skrap te jete e inspektuar nga EKSPERTE qe ti japi driten jeshile per shkrirje..Por kur ke futur nenpunesa militante per ti bere qejfin “fisit” dhe s’kane njohuri nga armet ballistike keto ndodhin..Pra duhet hetuar njesia ushtarake, nisur nga komandanti dhe ushtaraku inxhinjer ku ky skrap u mblodh…Ramy, jane gjera te thella per ty ti kuptosh ti..Ti nuk ke gjene me elementare…ATE TE SHKRIMIT…

        1. armand says:

          Fanarit ndriçues ju lagen fitilat dhe militantet na mbeten ne erresire.
          Vjersha e Mulit i frymezoi dhe ja ku i kemi midis nesh per nje konfrontim te paster demokratik allashqiptarçe.
          Ngushellime familjes Bodurri.

        2. Ben Xhemali says:

          Te drejte ke po Ben Imami nuk ka kohe te kerkoj llogari,ai vetem nxiton se erdhi shtatori,te marre dhe ato qe kane mbetur nga skrapi.Ai dhe Gjunkshi do te mbeten ne historin e ushtrise si Minister dhe Shefi i skrapit.Ngushellime familjes se Bodurri

        3. Ramy says:

          hahahahaha c’fare lopecari cenke mo ti, une vertet e shkruajata gabimisht fjalen neutralizim , por ja shikone viktimen se si me korrigjon fjalen, thote Krimi netrualizohet (jo neotralizoje) , kur ne fakt duhet te ishte neutralizoj ok, ik bej shurren i shurrosur

      2. Dean says:

        Nuk te neutralizon dot kush ty,moj Ramize.
        Ti ke shekuj te tere qe je ul kembkryq ne Shqiperi dhe nuk c’rrenjosesh dot brenda 1 mandati.
        Por,meqe ra fjala,a ti je ai 16- vjecari qe i ka shkrujt leter berishes,a ditezi???????

  4. alban4eva says:

    mos u merrni me Rami koqen o njerez. Ramy shurra jeton me kete zanat, pra, duke nxjerre jashteqitje nga goja ketu ne forum..!! ne si popull duhet ti veme presion qeverise se re qe te mbaje premtimet e dhena..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje