Kosovë: Zgjedhjet komunale më tre nëntor

2 Korrik 2013, 18:45Rajoni TEMA

Presidentja Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, shpalli sot tre nëntorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë.

Vendimi i saj pasoi këshillimet me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një komunikatë për opinion thuhet se presidentja Jahjaga vlerëson që “mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe siguron integritetin territorial dhe subjektivitetin e Kosovës”.

Ajo e ka vlerësuar me rëndësi pjesëmarrjen e në këto zgjedhje të qytetarëve të komunitetit serb në komunat veriore të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre, thekson ajo “do t’u mundësojë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legalë e legjitim, të dalë nga vota, që do të punojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe për integrimin e të gjithëve në shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Tre nëntori ishte diskutuar në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Data e cila nuk ishte parë me sy të mirë nga pjesa më e madhe e partive politike në Kosovë, u tha se është propozuar nga ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo datë ishte kompromis që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e saj ku pas zgjedhjeve pritet krijimi i bashkësisë së komunave serbe, një mekanizëm i përcaktuar me marrëveshjen Kosovë – Serbi e cila u siguron një shkallë të gjerë autonomie komunave veriore të banuara me shumicë serbe./VOA

1 komente në “Kosovë: Zgjedhjet komunale më tre nëntor”

  1. zeka says:

    pele e ngordhur leshoj nje pordhe,po keto zgjedhje caktoj DAQIQ oj e bekuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje