TemA TV/ Rama premton legalizime të shpejta dhe i dërgon sinjal Bashës: Erdhi fundi i ndërtimeve pa leje (VIDEO)

2 Korrik 2013, 21:01Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbajti një fjalim përpara banorëve të Tiranës, të mbledhur për të festuar fitoren në kryeqytet.

Rama tha se askush nuk duhet të ndjehet keq nga fitorja e opozitës.

“Ne nuk duam që qoftë edhe një shqiptar i vetëm të ndjehet keq duke na parë të buzëqeshur dhe duke na parë të mbledhur për të falënderuar ata që e bënë të mundur këtë fitore, ndërkohë që dikush që na sheh, nuk ka votuar për ne. Sepse ne duam që ta mirëqeverisim Shqipërinë për të gjithë, për ata që na kanë zgjedhur dhe për ata që nuk na kanë votuar.

Por të gjithë atyre që nuk na kanë votuar dhe që na shohin të mblidhemi dhe t’ju falenderojmë juve, dua t’u them sot se falë jush, falë punës suaj të palodhur, falë sakrificave tuaja, edhe ata janë çliruar, edhe ata kanë shpëtuar dhe këtë do ua provojmë jo me fjalë, por me veprat e qeverisjes sonë,” tha Rama.

Kryetari i PS përsëriti premtimin për legalizim të ndërtimeve informale.

“Ndjehem edhe më i lehtësuar t’u them të gjithë atyre që presin shtëpitë për t’i legalizuar se kanë shpëtuar nga kthetrat e atyre që i kanë përdorur. Sot ata kanë një mundësi të re. Shumëkush prej tyre nuk e ka menduar kurrë se do ishte PS që do sillte këtë mundësi të re. Por ne në fund të mandatit do bëjmë që gjithkush që ka ndërtuar shtëpi, do e ketë atë pronë të veten të regjistruar në hipotekë.

Ne nuk do e kthejmë procesin e legalizimit në një proces për të porositur vota, por do e bëjmë një proces ku do përfshihet çdo familje që ka nevojë për titullin e pronësisë,” tha Rama.

Kryetari i PS i dërgoi një sinjal edhe kryebashkiakut Lulzim Basha.

“Nuk dua që kushdoqoftë ta marrë si përgjigje për 2011-ën, por është çliruar edhe Tirana. Është çliruar Tirana dhe ka shpëtuar Tirana. Ne do provojmë se fundi i ndërtimeve pa leje është në dorën e një qeverie që i shërben vendit të vet,” tha Rama, duke shtuar se janë çliruar edhe socialistët, që janë përndjekur.

“Të gjithë ata që e kanë fituar të drejtën e kthimit në punë, do kthehen në punë. Ashtu sikundër ata që janë në punë nuk do ndjehet i kërcënuar nga fitorja jonë, nëse është në punë për meritë të vet, jo sepse është kushëri e mik i dikujt.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria sot e gjithë ditën është mbrapa të tjerëve në rrugën drejt familjes evropiane, sepse është e vogël, por është qëllimisht e përçarë në ne dhe ata. Në ata të jugut dhe ata të veriut. Harta e Shqipërisë, ajo që shqiptarët pikturuan me ngjyrën e purpurt të rilindjes është prova më kuptimplotë se shqiptarët e kuptojnë rilindjen si një shtet që u shërben të gjithëve pa dallim,” theksoi Rama./ep

21 komente në “TemA TV/ Rama premton legalizime të shpejta dhe i dërgon sinjal Bashës: Erdhi fundi i ndërtimeve pa leje (VIDEO)”

  1. Ben Chicago says:

    Psikopatin dhe Piktori i deshtuar qe mbi ngjyren e bukur blu qe kish marre vendi,mbi ngjyren e mrekullluesheme te detit te qiellit,kerkon te hedhe ngjyren mavi,ngjyren e krimit,ngjyren e baballareve te tyre kriminel!!!

    1. SHQIPËRIA E LIRË says:

      O Lulzim
      O Legen
      Prite Edin
      Se po te vjen!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html

    2. 1 says:

      hajde HAJVAN hajde…

    3. Joni says:

      Ben Qikago shuj mor shuj se nuk degjon kush idiotizmat e tua.

    4. burreli says:

      o Beni Doja te te thonja se njgyren mavi e vendosi populli nuk besoj te keshe kundershtim.Nuk mund te gjukosh ti vendimin e sovranit.Ne qofte se nuk te pelqen kjo ngjyre gjeje ti zgjidhjen.

    5. franceska says:

      @ xhaxhi beni..
      prap edhe ktu duke hedhur vrerin tend ti??pupupupu

  2. LILO says:

    O Ben Chicago te paskan ikur trut fare . Thirri mendjes te pakten mos fol e mos fyej njerzit qe votuan per kete rilindje .

  3. Zigur Qarri says:

    Para disa ditesh po lexoja nje lajm per nje ngjarje jo te zakonte ne Gjermani.Ne nje Shkolle te mesme private te vogel me drejtim profesional,mbesin ne provimet perfundimtare te matures te gjith maturantet,27 gjithsejt.
    Pergatitja e dobet dhe boshlleqet e shumta do ti detyroi qe shume prej tyre te kthehen jo ne klasen e 12 por ne te 11-ten.Prinderit kan marre avokate duke hedhur ne gjygj Shkollen dhe mesuesit per punen e dobet.
    Ky esht ndoshta sekreti gjerman,zero toleranc,pa marre parasysh çmimin.
    Ndertimet ne menyre te paligjeshme,nuk duhet te legalizohen kurre.Çfar do ti thuhet atyre qe presin prej vitesh per nje leje ndertimi ne pronat e tyre duke rrespektuar ligjin?
    “Zemergjeresia” e politikaneve tane do te kete pasoja katastrofale financjare,morale dhe sociale per brezat qe vijn.
    Urbanistika shqiptare po i ndjen qe tani pasojat e katrahures se ndertimeve pa leje,lagje pa hapsira publike,rruge te ngushta pa trotuare dhe parkime.
    Aekitektuara dhe urbanistika ka nje rrol te rendesishem ne marredheniet sociale dhe edukimin estetik.Getot prodhojn plage sociale pa fund,injorance,kriminalitet,fukarallek.

  4. al says:

    ben suma te ka ardhe dita me hyn ne radhe, se deri tani livadhisje. per pak do behesh mjeshter i sapunit per kete do te ndihmoj rilindja or specie e pagdhendur.kriminelet i ke ti ke ana jote ai eshte njeri i progresit ,dhe po deshe mos e permend cikagon se ndyn me te gojen hale qe ke. ke perball or koqe 1 milon e me teper njerez qe te shtypin si mut more vesh bajge nderkometare.

  5. REA says:

    nel blu dipinto di blu, kjo s mund te behej kenga e saliqenit

  6. ramizi says:

    O ben qikago eshte budallallik i madh me u marr me ty por po te shkruaj dy fjale miqesore. Une dyshoj se ti je nje djale qe jeton ne Cikago dhe se ke kohe kaq te madhe sa te jesh aq i lire sa te besh koment per cdo editorial te gazetes Tema. Une dyshoj se cdo koment ti e bene per bindjet e tua ( sepse po ta beje per bindje do ishte cdo gje normale)por ti cdo koment e bene sepse nuk do jeshe ne pune dhe se puna jote e vetme e paguar me taksat tona eshte qe te beshe komente diversioniste ne gazeten Tema. Nese ti do te jeshe njeri me bindje demokrate dhe se nuke do te beshe diversion dhe se nuke paguesh nga taksat tona do ta shohim kure ti pritet kanali i vjedhjeve krueministrit mender demokrat ( sepse vetem demokrat nuk eshte) dhe atehere do te shohim pasionin tend per te shkruar tek Tema.

  7. zani says:

    benito nga e kuqe komuniste ne blu ai eshte ndryshim

  8. Horri i Bulevardit says:

    Mos ja vini re sum shhpumit ben bathoristit se e ka nga gojorja qe ben tre here ne dite.

    1. Ben Chicago says:

      Lorenc Dushi Shut the fuck up bitch,apo kujton se te erdhi koha???

      1. Bamke Qylollari says:

        beni prej legeni paska mesuar anglisht neper halet e Qikagos.

  9. ardian says:

    o ben bythsi je bo pacavure fare as ti nuk po i jep dum me vetes tate se car komenton ore sum shklyer,shko e terhiqi 1 vizite andej tek 5-sa se paske ikur per k… fare,tani do te te duhet grasoja se vazolina ste ben pune me more marmide e shklyer..

  10. nastradini says:

    RAMA PREMTON LEGALIZIME TE SHPEJTA DHE I CON SINJAL TALEBANEVE: “VIDHNI DHE GRABITNI PRONAT E TJETRIT!” NJESOJ SI NE KOHEN E ENVERIT DHE SALIUT.

    Vete titulli i shkrimit ne TEMA eshte nonsens dhe BUJARIA e Edi Rames per t’u falur talebaneve tokat dhe pronat e grabitura nuk duken si “fundi i ndertimeve pa leje, por si nje fushate komuniste qe te kujton vitin 1946. Ketu lind pyetja: Pse ngutet kaq shume Edi Rama qe te legalizoje ndertimet pa leje kuturu te talebaneve te Saliut qe kane futur ne daren e antiligjit Tiranen? Pse Edi Rama leshon premtime sikur te ishte Jezu Krishti Meshiruesi i grabitesve dhe hajduteve te pronave dhe tokave ne nje kohe qe ka fituar zgjedhjet dhe e presin detyra shume me imperiale te ekonomise dhe krizes? He pra pse i ben keto numura cirku Edi Rama me talebanet e Saliut ne kurriz te pronareve te ligjshem te grabitur me dosje te hapura ne Strasburg? Me keto hulumtime duhet te meret media dhe gazeta TEMA, jo te leshoje pa frena artikuj pa baze llogjike per shtetezime enveriste apo legalizime komuniste duke i komentuar qe eshte fundi i ndertimeve pa leje ne nje kohe qe tingellon si UVERTURA e tyre famekeqe e Enver Hoxhes ne vitin 46.

  11. franceska says:

    ky beni sepse me duket si Muli mua…!!!si nje prerje me duken

  12. alban4eva says:

    po mire, nje gje nuk kuptoj une, Rama ka ndermend te legalizoje edhe ndertimet pa leje??? sepse ne Shwiperi ndertimet pa leje jane gati njesoj sa ato me leje… cfare do beje Rama me ndertimet pa leje?

  13. Fisniku_Tr says:

    Bravo Edi…legalizime dhe tapi per te gjithe, e meritojne, ne fund te fundit te dhane voten kudo qe ata ishin, edhe une qe svotoj po te kisha nje shtepi pa leje pa legalizim pa tapi kuturu dmth do ta jepja voten aq me teper qe ti e kishe falas kurse pala tjeter me pagese.

    Por te lutem, vetem dy komshive te mi mos ja jep se njeri me ka bllokuar diellin ne lindje dhe tjetri ne perendim ?

    (dakort totalisht me Zigurin dhe Nastradinin)

  14. ALUIZNI says:

    Ndertimet pa leje s’janee te mira por per fat te keq jane aty. Edi Rama dhe programi I tij progresiv me ne fund do zgjidhi ngercin e krijuar nga qeveria kriminalo hajdute e berishes qe I bllokoi legalizimet per 8 vjete duke e kthyer ALUIZNI-n ne institucionin me te korruptuar qe legalizuan vetem pronat e tyre dhe u bene miliardere. Duhet filluar me hetimin e skandaleve 8 vjecare te ALUIZNI duke filluar me denoncimet kurajoze te Sokol Hasanit per shkeljet dhe abuzimet qe kane bere kreret e larte te ketij institucioni duke filluar me Shaban Memine dhe Ferdinand Shehun, e deri te te tjeret. Vetem 1.7% te legalizimeve bene per 8 vjete, pra nga 270 000 prona u bene vetem 4504 te cilat duhen hetuar sepse jane bere me shkelje shume te medha dhe per klientelizem. Keta I shkaktuan dem miliarda eurosh buxhetit te shteti dhe po ashtu vodhen duke shperdoruar detyren, duke fallsifikuar dokumentat dhe duke marre para per nje forme te korruptuar.

    Sali Berisha eshte direct pergjegjes per kete qe e mbushi ALUIZNI-n me mercenare te tipit Ferdinand Shehu qe doli se ishte hetues ne komunizem por e fshehu kete fakt te ALUIZNI dhe vete Berisha hodhi poshte militantin e vertete Shaban Memia qe te pakten kishte punuar per PD dhe jo vetem per veten si ky hajduti tjeter. Kjo fare e keqe e korruptuar duhet te dale para drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje