Jemi një grup banorësh të pallateve INSIG, në rrugën Irfan Tomini.
Po ju drejtohemi Juve, se deri me tani nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje nga organet përgjegjëse të Bashkisë dhe pushtetit qëndror.
Në tarracën e pallatit tonë me 9 kate, prej më shumë se një muaj po ndërtohet një shtesë kati pa leje. Që në fillimet e këtij ndërtimi kemi lajmëruar organet përgjegjëse të Bashkisë dhe e kemi bërë të njohur problemin në media.
Në mesnatën e datës 15 maj, Policia Ndërtimore Bashkiake, me z.Florenc Hoxha në krye, erdhën dhe bënë një shou, prishën dy kolona dhe u larguan.
Ky ndërtim po vazhdon i qetë dhe sot që po ju shkruajmë. Përveç z.Elton Fusha, që filloi punimet i pari, duke marrë zemër nga ky rast po ndërton dhe z.Jorgji Davidi, e në pritje është një banor tjetër.
Tek ky pallat banon deputeti i PD, z.Sherefedin Shehu.
Edhe në nëntëkatëshin tjetër, ku banon z.Selami Xhepa, ish- deputeti dhe këshilltari i kryeministrit në detyrë, z.Sali Berisha, filluan punimet mbi tarracë.
Kemi lajmëruar disa herë kryetarin e Bashkisë, z.Lulzim Basha, kryeministrin në detyrë, drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxhën, me shkresa dhe sms të herëpashershme, po ata as që e kanë vënë ujin në zjarr.
Kryetarit, z. Lulzim Basha, i kanë ndërhyrë disa herë dhe miq e gazetarë, por nuk ka parë të arsyeshme ta ndalojë këtë ndërtim sa të paligjshëm, aq edhe të rrezikshëm për jetën e banorëve të pallatit.
(Duket sikur kanë rënë në mirëkuptim me njeri- tjetrin Bashkia dhe ndërtuesit).
Pallati rrezikon shembjen nga ky ndërtim i pallogaritur. Prishja e tarracës dhe e kolonave të sipërme, me goditje me mjete primitive, vare e sqeparë, ka sjellë dëme të rënda në kolonat mbajtëse të ndërtesës.
Është e pamundur të jetosh i qetë nga zhurmat, pluhuri dhe copat e materialeve inerte që na hyjnë në apartamente.
I jemi drejtuar gjithashtu Prokurorisë së Tiranës, duke i bërë kallëzim penal, personave më sipër.
Sa më lart, kërkojme ndërhyrjen Tuaj, si kryeministër i këtij vendi, të ndërpritet ndërtimi pa leje dhe të riparohen të gjitha dëmet dhe deformimet e tarracës duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme. Kërkojmë të na siguroni një jetë të qetë e të sigurt në banesat tona.
Duke shpresuar në përgjegjësinë Tuaj,
Me respekt,
Banorët e pallatit, INSIG, C4/2 rruga Irfan Tomini, Tiranë
Nuk eshte i vetmi pallat qe po rrezikohet! Duhet nderhyre urgjentisht pasi po ndertohet edhe mbi pallatet e reja qe ende nuk kane marre hipoteken nga njerezit e Bashes dhe PD-se, duke i rrezikuar hipotekat banoreve te tjere.
A keni bisedue me bacen Sali,gjat fushats elektorale aj i merrte shenim te gjithe verejtjet e katnareve per mbarevajtjen e kastravecave.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/devils-advocate.html
Eshte shqetesim shume i drejte dhe perben nje shqetesim serioz. Por banoret e shkrete i jane drejtuar Rames qe ka lejuar kur ka drejtuar Bashkine e Tiranes, jo shtesa por pallate qe jane sot e kesaj dite pa leje ndertimi. Nese ndonjeri do fakte dhe poseduesi i kesaj faqe e lejon, le te me thote ne vijim te komenteve se do ju jap edhe me emra ndertuesish sa nuk do te kete vend per ti shkrojtur.
po shkroi o nuri shkroi, se ketu askush nuk eshte pro Rames apo Sales dhe kunder Shqiperise apo Tiranes. Ske nevoje te maresh leje
Rama, Saliu, Meta e kushdo tjeter jane vecse aktore te kohes se shkurter, dhe vetem koha e gjate do ta tregoje nese do radhiten ne krah me Skenderbeun, Frasherit, Boletinin, Adem Jasharin (e mijera te tjere) apo do radhiten ne krah te Hamzait, Esad Toptanit, Fatos Nanos e qindera tradhetareve te tjere te ketij Kombi …
Gjithsesi eshte cmenduri te berit tifozllek politik kunder interesave jetike jo vetem te qytetareve, por edhe te gjithe Kombit – kjo ose duhet ndaluar ose le te brohorasim njezeri rrofte albanistani (ishallah jo kjo e fundit)
Pershendetje dhe mos replikoni pa menduar
Ne kete rast mendoj se Rama nuk vepron dot, pasi ende nuk eshte kryeminister, por mund t’i paralajmeroje keta ustallare, se pas marrjes se pushtetit, do u a prishe ndertimet pa leje.
Po Basha nuk do tja dije se cfare behet ne qytet sepse ai eshte i shqetesuar per zgjedhjet ne PD. Ai kurre nuk ka qene i interesuar per Tiranen sepse ai nuk erdhi ne ate post nga vota e popullit, por nga vota e vjedhur me ndihmen e Berishes dhe te Ristanit.
Po c’prisni nga nje
njeri qe emrin ne gjuhen flamande e ka LUL= BILBILUSH
Eshte e vertete, nuk eshte i vetmi pallat qe eshte gati te shembet nga katet e teperta. Te pallatet e telebingos,te fusha e aviacionit, keto ndertime jane bere dhe po behen ne mes te dites nga plehrat e lul bashes,te cilet punojne aty dhe banojne tek ato pallate…asnjeri nuk flet dhe asnjeri nuk nderhyn…ngelet vetem vet-gjyqesia…
per cfar i kerkoni ndihme Rames tani ?!
Perse nuk dilni para bashkise e i kerkoni lloghari direkt bythshkerdhyerit te dallavereve trasnit basha ?
ky eshte populli me lamash ne bote vallai
Ne rredhe te pare urime qe ne te lexojme dhe te marim te dhena te sakta nga gazeta Tema ,sa per artikullin e me siprem mos u merzitni do ta kaloni kete vere ne zhurme dhe ne pluhure por jam e bindur qe Edi do tju a prishe komplete ketyre krimineleve qe po mundohen ta shfrytezijne sistemin e tyre deri ne fund.
Krieqiteti i albanistanit .duket si né siri .hajde europ hajde .
Shtesat pa leje po behen nje kancer per Tiranen. Mesa duket bashkia jep nje “leje” te heshtur. Shkon prish ndonje tulle sa per Show dhe i le te te lire te bejne cfare te duan mbasi “bien dakort” me ndertuesin. Dhe e me e bukura eshte se keta “ndertuesit” deklarojne me mburrje se “e kane rregulluar me bashkine muhabetin”.
epo quhet Lul torta ai, jo shaka..!! ashtu sic beri torten e “Pavaresise”, ashtu po ben edhe rolin e kryetarit te bashkise se Tiranes..!!