Kryeministri në largim shkarkon shefin e Zbulimit të Ushtrisë

5 Korrik 2013, 14:15Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar dje nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, raporton Panorama. Burimet zyrtare të kësaj gazete thanë se Ilirjan Balliu, i cili drejtonte Shërbimin Sekret të Ushtrisë, i emërtuar së fundi AIM, është larguar nga kjo detyrë me vendim të kreut të Ekzekutivit.  Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare, të cilat thanë se një nga shkaqet e shkarkimit të Balliut nga funksioni që mbante është mospërputhja e gradës së tij me pozicionin e punës.  Zyrtarët pohuan dje në mbrëmje për gazetën “Panorama” se drejtuesi i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, sipas ligjit duhet të ketë gradën “Gjeneral”.

Ndërsa drejtuesi i deridjeshëm i AIM, Ilirjan Balliu, ka pasur gradën e kolonelit.

Sipas analizës që është bërë, kjo gradë ka rezultuar se nuk përputhet me pozicionin që ai mbante, ku duhet grada gjeneral.  Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Inteligjencës së Mbrojtjes, mësohet se ka nisur ndërkohë procedura e emërimit të drejtorit të ri të kësaj agjencie. Burime të konfirmuara kanë thënë se emërimi i drejtorit të ri të AIM bëhet me propozim të Kryeministrit Sali Berisha dhe me dekret të Presidentit të Republikës./ep

 

 

14 komente në “Kryeministri në largim shkarkon shefin e Zbulimit të Ushtrisë”

  1. analisti says:

    Eshte e pa besushme per nuk kane ndodhur asnje here qe brenda fushates elektorale, ne diten qe shqiptaret prisnin rezultatin e zgjedhjeve Ministri i Mbrojtjes qe nga Elbasani propozonte gradimin e gjeneraleve te rinje,ne befasi me shume nxitim ,dhe presidenti firmos dekretin pikerisht ne daten24.06,pse ky nxitim, pa zgjidhur problemin e dy gjeneraleve qe kane fituar gjyqin e formes se prere emeron ne detyre gjeneralet e rinje ,perseri ne menyre te rryfeshme,pse keto nxitime.Eshte miratuar organika e re e MM ,ne priudhen e fushates elektorale, dhe oficerat dhe civilet presin emerimet,pse keshtu Z.Gjynkshi,Zoti Imami,po presidenti pse i firmos.Edhe per sherbimin informativ nuk eshte lajme,ka dale struktura e re dhe jane bere emerimet me shpejtesi dhe brenda fushates elektorale ose menjeher pas saj,per drejtorin nuk ka vend sepse eshte bere vendi gjeneral, ne fakt na duhet nje gjeneral per sherbimin ushtarak,ka populli leke per te paguar,Megjithate mos u merzisni shpejte do dal emerimi ,Z, Bujar e ka thene qe diten e pare ai nuk eshte per te penguar qeverin ,ai firmos c’fare ti cojne .Ai ka drejtor juridik,keshilltare ushtarak etj,por te gjithe kane nje detyre te tundin koken ose te thone se ne nuk dime gje .Komandant Saliu urdheron dhe te gjithe te tjeret ne rresht,dhe produkti shikoni vete.Ata qe punojne mund te na thone se kush emerohet dhe si.Shprese e bese se keshtu shqiperia nuk do mbese

    1. I duruari... says:

      The se ika ti or Sali
      Po ti s,iken o ditezi.
      Ber e c,nuk bere ne Shqiperi
      Qe te githa Lesh e Li…

      Ne PD. ka plasur zija
      Thone po na humb Sali Mavrija
      nga qe ka bere shume prapesira
      hallakatur si punet e tija.

      Tani mendon per trashegimtarin
      qe te mbese vete i pari
      Edhe Humba edhe s,humba
      koka dhalle xhunga xhunga

      Te vazhdojme sic kemi bere
      Per Para kusur te mos leme
      Te marrim Kycin perseri
      Se te nuseroj edhe njehere
      vec une di.

      Lul palloshin e kam te mire
      Bilbil nga goja,mjeshter i llogarise
      Ka nje cike Dore te rende
      ku nuhat i ze vende.
      Vargu i numurave i gjate sikuner esht vete
      Miljona Euro i afte per ti fut ne xhep
      Por edhe shpirtin katran te zi
      Vret njerez,pa ju dridhur as Sy dhe as Qerpike

      Mendone ti shkase zullumeve qe ka bere
      Si mekembs i Tiranit,qe ne krye do ta lere
      Te dy bashke do vazhdojne zanane
      se ne mbrojtje kane dhe maloket Tropojane…

    2. Hysni Burgaxhiu says:

      Te qeshura falco se fundi i tyre eshte i zi, si vete shpirti i tyre
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  2. artiles says:

    Po pse e emeruan kur e dinin qe kishte mosperputhje!!

    Sipas ketij kriteri, edhe shefi i shtabit te pergjithshem duhet te shkarkohet, se ky funksion e ka graden Gjeneral-Kolonel!?

    1. GJYNKSHI says:

      Eshte e vertet qe grada eshte gjeneral lejnant,po une po perpiqem qe ta marre,une po prese kush te behet minister dhe te paguaj.Sa skrap dhe municione kam shitur une,mendon Imami se ja dhashe gjithe leket.Jo more burre se i mbajta gjysmat per vete.Une jam i zgjuar ,une te gjitha gradat dhe funksionet me leke i kam marre.Une jam Dibran

  3. Saliu Kaputt ! says:

    mos harro me shkarkue dhe tradhetarin Visho Ajazi. Nuk e kreu detyren plotesisht para dhe gjate zgjedhjeve

  4. Z.Rama .... po Ju a fut Maloku ... vepro tani says:

    Z.Rama … turpi do bie mbi TY nese nuk mban premtimin
    qe te kapesh kete shpellar verior diktator kanonor-Zogist.

    Te gjitha veprimet e tij jane vetem qe t’ju a ngeci neser
    qeveris re … p.sh. Ju s’do gjeni leke nderkohe populli
    do ju kerkoje rrogat ashtu sic ju a la Krimineli Sal. …
    etj … etj.

  5. Dhe per cfar i sherbente ktij shpellari nji post i tille ne ushtrine e sali tropollapes te kishte nje “Shef Zbulimi” !!!!!!!!!!!!!!!!
    Mesiguri per te zbuluar morrat ne kokat e ushkarve te spellarit .
    Mesiguri shume poste qe ka sajuar ne kte qeverrin e tij ky pler ,ky funderine kombetare ,paret e fondeve qe gjasme conte per ta ,shkonin mesiguri ne kontot qe ka neüer bankat e botes .
    Ptuuuuuuuuuuu kanceri shqiptare shyqyr qe te zhduku ky popull ,faren mos ta pafte me kjo toke o shkerdhate far shkerdhate

  6. Qytetari says:

    E para eshte se nuk duhet njohur as dhe nje vendim i ketij ndyresire kryeminister qe nga fillimi i fushates zgjedhore e deri sa te dorezoj celsat,ku populli e shporri me vote plebishitare. Sduhet tu vije aspak keq punonjesve dhe pensionisteve qe shpresojne te ky vendim i pa drejte i kesaj qeverie. Edhe shkarkimi i ketij koloneli duhet te shikohet,mbasi keto largime ne keto momente jane per te mbuluar gjurmet e tyre,ku deri dje i sherbyen me zell kesaj qeverie te korruptuar e sot hiqen nga puna qe me ardhjen e qeverise se re te meren perseri ne pune,e nen fshehtesi te punojne per saliun,keto jane marifete te vjetra te cila saliu i ka mesuar nga shkolla e e sekretarit te PPSH.

  7. Claus says:

    AIM e Berishes eshte nje NSA ne miniature.

    Apo mos ndoshta ne keto kohe pergjimesh nuk ka pergjuar aq sa duhet ambasada, politikane, opozitare, popull a ku ta di une?
    Ndoshta Berisha eshte bere “xheloz” dhe me te drejte, mendoj.

    Kur pergjohet nga NSA vete Angela Merkel, Barroso dhe shume te tjere, ky i “idioti” im ka patur frike te pergjoje nje Ed Rame a Saimir Tahiri, ka menduar Berisha.
    Atehere jepi duart, njeri i paafte!

    Apo ndonje protokoll pergjimi ka rene ne valixhen e Snowden-it kur i eshte derguar agjencise matane Atlantikut si shkembim informacioni dhe tashme nuk gjendet ne inventarin e NSA?

    Cdo gje eshte e mundur ne keto kohera me “Big Brother”.

    Sa per kolonelllekut eshte vetem qesharake, a thua se nuk e kane ditur me pare.

  8. realist says:

    Tesh u kujtue haxhi Sala se asht pa shkollen e duhun Kryespiuni i Ushtrise se lodhun shqyptare? Hajde kryeminister, hajde. Po shifet se as te ushtrija nuk ka pase besim ky Mursi shqyptar.

    Hajt, mixha Sale, te kjofte udha e mbare e pleqni te mbare!

  9. ali says:

    O Sali c’ka per te gjetur do te gjeje o horr rrugesh e bulevardi. Rama ta tha nje here ,por Ti o kafshe
    i shpellave te Vicidolit nuk marrke vesht. Ai te tha dhe te gjithe e mbajme mend se ”sikur edhe ne
    shtepi t’i marresh kutite e votimit prapseprak nuk do te fitosh. U tha , u be ! Po Ti o kafshe zoologjiku
    nuk marrke vesht. Ti tere jeten ke qene ilegjitim ne pushtet .Ti i ke vjedhur votat,bashke me
    Lul Bashen, i cili me pafytyresine qe e karakterizon mburret se i ka fituar votat ne Tirane ?!’ Nje mut
    ka fituar . Ai me paturpesine me te madhe flet per fitore ne Tirane. Le qe ku keni turp ju horrat e bule-
    vardit. Ju jeni hajna te lindur . Ti Sali serbi edhe ne minuten e fundit perpiqesh te besh zullume ,por
    dije mire se koken tende do te hash ! Vazhdo thelloi krimet e tua! Ne fund te gjithe do te lsrgohen dhe Ti
    do te mbetesh vetem si qen , i urryer,i perbuzur, mjeran i Vicidolit !

  10. al says:

    e kupton o popull se kush eshte saliu? ky nuk eshte ne boten reale ,por ne ate bote qe ai beson vete. ky njeri, verteton qe nuk e njeh shtetin por e trajton si ciflig. prandaj populli i dha shutin perfundimtar. pd kthehet ne pushtet kur te behet qengji ka. vet po e tregojne se kush kane qene.

  11. Shkembi says:

    Veprim shume i zgjuar taktik per tu pasur zili.Sapo te ndryshoje qeveria ky do te rivihet ne kete post,per ti sherbyer atyre qe u ka sherbyer per keto vite…Suksese Ilirian Balliu ne qeverine e re ! Shkembi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje