Olldashi sulmon ashpër Fahri Balliun dhe Ilir Metën dhe deklaron: Do jem më kolegjial se Berisha

4 Korrik 2013, 21:58Politika TEMA
Olldashi sulmon ashpër Fahri Balliun dhe Ilir Metën dhe deklaron: Do

Kandidati për kreun e PD bën thirrje që kushdo që ndjehet opozitar, të vijë në Partinë Demokratike. Sulmet më të ashpra i rezervon për Ilir Metën. Olldashi e quan Berishën pasionant

 

Sokol Olldashi, një nga dy kandidatët në garën për kryetar të Partisë Demokratike, në të parën intervistë për Blendi Fevziun në TV Klan, deklaroi se ai është i bindur në fitore, mbështetur tek fakti se ai i njeh mirë strukturat e PD-së.

“Avantazhi im është njohja kapilare e strukturave të PD dhe e njoh jetën në opozitë,” tha Olldashi, duke premtuar se ata do kthehen në pushtet në vitin 2017.

Olldashi premtoi se do të jetë më kolegjial se Berisha në vendimmarrje, ndërsa rezervoi edhe një kritikë tjetër ndaj Berishës, duke thënë se ai është pasionant.

I pyetur për votën e 23 qershorit, Olldashi tha se ndoshta ka pasur një lodhje me qeverisjen, por bilanci i qeverisë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Olldashi tha se slogani i tij është “Së bashku kthehemi më shpejt”.

Ai bëri thirrje që kushdo që ndjehet opozitar, të vijë në PD. Madje ai tha se karta e tij më e fortë në këtë garë do jetë hapja e partisë ndaj elementëve opozitarë.

Olldashi tha se në parim është kundër fraksioneve.

Olldashi tha se opozitës i duhet një kartë e fortë morale për të ardhur sërish në pushtet.

“Opozita nuk është çështje numrash, është kartë morale,” tha Olldashi.

Sokol Olldashi i është përgjigjur akuzave të Fahri Balliut se ministra të caktuar si Olldashi dhe Bode kanë flirtuar me kreun e opozitës Edi Rama.

“Një marrëzi që nuk e kuptoj dot. Në asnjë nivel të strukturave të Partisë Demokratike nuk ka pasur flirtim. Komentet që kanë të bëjnë me marrëzi e mos plotësim dëshirash apo kërkesash nuk i komentoj”, u shpreh Olldashi.

Duke ju referuar çështjes së rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit, Olldashi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim sulmoi pjesën pragmatiste të elektoratit, luajti mençurisht duke përhapur idenë se cilido që të fitojë ne do të jemi në pushtet.

Olldashi tha se PD nuk do të bllokojë asnjë nismë sa i përket integrimit.

“Ne kemi dhënë prova të qarta që dimë të ngrihemi mbi interesat e PD, kur luhen interesat e vendit,” tha Olldashi.

“Ne nuk jemi asnjë peng të së shkuarës. Kemi përballë dy formacione, njëri prej të cilëve është destruktiv dhe kemi më pas një formacion që nuk ka asnjë lidhje me politikën,” vijoi Olldashi. Ai e quajti LSI-në një çetë parash. Madje ai përmendi edhe çështjen e bllokut të Metës, kurse ardhjen e tij në krye të Kuvendit e quajti të turpshme.

“Jam i bindur se koalicioni i tyre nuk do të funksionojë. Mazhoranca e tyre është fiktive dhe do të shkërmoqet shumë shpejt. Unë nuk i besoj asnjë teze të Metës, sepse ai nuk ka asnjë tezë politike,” tha Olldashi./ep

26 komente në “Olldashi sulmon ashpër Fahri Balliun dhe Ilir Metën dhe deklaron: Do jem më kolegjial se Berisha”

  1. Dean says:

    Kokat hengshi.
    Ashtu u pafsha gjithmon duke ja fut njeni-tjetrit.

    1. RILINDJE PËR TË TËRË says:

      @ toni

      Ed Selami?!!!

      Ish Selami që ish burrë

      Më trim nga gjithë të parët

      Nuk i trëmbej syri kurrë

      Ndaj e donin shqipëtarët

      E rrahën dhe e përzunë

      Erdhi që të marrë hakun

      Gjeti shok e gjeti punë

      Te Baca që i dha dajakun ?

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/selami-i-berishes.html

  2. fieri says:

    Zoti Olldashi po per deputenin e ekzekutuar zotin Xhindi do kete hetime.

    1. roskoveci says:

      po do kete, do i bej rama tani qe erdhi ne pushtet. shko pyet ne roskovec njehere se te gjithe e dine cka ndodhur, apo genjeheni ju se ve rama te birin e te ndjerit xhindi te fundit ne liste per deputet dhe mendoni se ai do qe te zbardhet kjo ngjarje

  3. kureshtari says:

    PO ANDEJ NGA SHIJAKU NE DORE TE KUJT DO TI LESH O KOLI’

    1. nd-ih-ma says:

      per tokat e ke fjalen? Ne Durres e Shijak pronare jane OLLDASHASIT.Mortja qe si merr.

  4. Tani says:

    Te nderuar shqipetare pushteti u dorzua me marveshje ,as ka per tu hetuar me Gerdeci as 21 Janari as deputeti Xhindi,as vila ne Razem e Jozefines dhe asgje tjeter qe populli pret te zbardhen te dalin hajduta politikan.

  5. Genta Bardhoku says:

    O ti i Fieri pse ia ben kete pyetje Olldashit dhe nuk ia ben familjes Caushi? Laluc frikacaqk ke frike edhe ne menyre anonime t’ua permendesh emrin vrasesve te Rroskovecit, familjes Caushi, perfshire kryebashkiakun e Rroskovecit.

  6. DETARI-vl says:

    NJERI ESHTE HOLLDELE
    TJETRI ESHTE HOLLDASH
    BIER SELMANI NENES
    ME PARE KE TE QASH

  7. toni says:

    Edhe bufi e di qe do behet Eduart Selami.

    1. Bufi says:

      O Toni une si buf qe jam e di me mire se ty mor kokerr idioti qe Eduard Selami nuk kandidoi fare dhe ska si te fitoje.

    2. Korabi says:

      Jo, edhe bufi e di qe do behet Basha mos e kishe fjalen? Olldelja ben sikur keitikon Berishen qe te duket sikur po kandidon prej verteti.

  8. anonim says:

    Titull leshi. E ku është sulmi ndaj Balliut?

  9. kolonel eco says:

    Olldashi te Fevziu i shpjegoi lidhjet e tij me PD-ne, qe ne Krishtlindjet e viti 1990,kur filloi te bashkepunoje me Artan Hoxhen(kandidatin presidencial). Interesant NOTARI Artan Hoxha i operativit Nesti, qe ne dhjetor 1990 bashkepunonte me BURBUQIN Sokol Olldashi te operativit Sazan. Skurt pazari pune Pavel morozovesh shqiptare!
    Lum PD-ja, qe i ka.

  10. dashamiri says:

    Per mua qe e kam pare ne ca debate televizive,ky njeri me duket nga te paktet e pd qe eshte njeri i pergatitur,por kot e ka se pd eshte nje parti malokoislamike dhe luli eshte perfaqsuesi natyral i tyre.Po te zgjidhet ky njeri do tregoje se shqiperia nuk ka ndarje krahinore dhe fetare gje qe per momentin nuk ndodh.

  11. PD says:

    Sokol Olldashi eshte nje njeri i rralle,ai i njeh strukturat e Pd mese miri dhe e di shum mir se si duhet te veproj,c’masa duhet te marr,si ti bashkoj te gjith demokratet bashke per ta sjellet partin demokratike perseri ne pushtet!!!

  12. anticensurë says:

    “Do jem më kolegjial se Berisha”
    olldasho fillut me dorën në qafë e gishtin në bythë besishës??
    deri dje e lavdëruar sot po filloni e po ja boni si krushovi stalinit,pas vdekjes!po rrëzoni kultin e individit!!
    hyyyy legana!!njërëz pa shtyllë!!thuajani në sy,thuajini se ju ka përdorur si fasadë,si lecka!në radhë të parë duhet të pranoni ju që e keni lejuar pastaj ta kritikoni!
    këtë se keni pasur,dhe nuk do ta keni!ju do ta shqyeni kur ai të mos ketë më pushtet mbiju!megjithëse për këtë keni mësuar nga ustai vetë!ai u përdor nga enveri si trasportues shurre,ishte i lumtur,por më ilumtur u bë kur mud të shqyente shpërdoruesin e tij!!
    vazhdoni dhe kopjojeni!bëjani si jua ka bërë të tjerëve!!

  13. liri a vdekje says:

    po nderrojini ato dy gishtat njeher o njerez si nuk u lodhen keni kaq vite ,po cfar tregojne valle ato dy gishta cfar simboli kane na e thoni dot ,apo akoma liri demokraci

  14. Nga larg says:

    Koliii, jeni akoma ne pushtet deri ne shtator. Nuk po ju marrim vesh, njehere silleni si ne pushtet, njehere si opozitare. Por me duket se as ju nuk e dini mire se c’jeni tanime.
    Vetem nje gje diheni mre. Populli nuk ju do me.

  15. Djali says:

    Sa fallco, dhe te gjithe e dine se Luli do ta fitoje! Sa njerez kot, nuk kane pike serioziteti, hajt se mbas 6 muajsh do ja have koken edhe Lulit, dhe kryetar do zgjidhet Tit Tozi, sa te iki sale dhe si ujqerit do ja hane koken njeri tjetrit.

  16. Vandami says:

    “Do te jem me kolegjial” – e perkthyer ne nje gjuhe me pak diplomatike do te ishte : “do te jem me pak autoritar”

  17. Ermal says:

    OLLDASHI KRYEMINISTRI 2017

    1. ylliryus says:

      Pse nuk me thote asgje te mire fytyra e ketij Olldashit?????????

  18. BABAI OLLDASHIT ME FOTON E ENVER HOXHES NE GJI says:

    BABAI OLLDASHIT ME FOTON E ENVER HOXHES NE GJI,MJER KUJT MUD TI BJERI DREJTIMI IS SE DJATHTES. SALEHU KA PERZGJEDHUR SIKURSE ENVER HOXHA VETE…PTU FARE E KEQE.

  19. elma says:

    lerini perrallat, olldashi e meriton me shume nga te gjithe te jet lideri i partis demokratike. apo ju socialistave ju intereson dikush tjeter me pak aktiv se ja keni friken????

  20. deni says:

    per lsi i ka ren ne koke, batut e goditur. sa per fari balliun smu duk ndonje sulm dhe aq i ashper si thot titulli juaj. olldashi eshte ai qe i duhet pd ne kete opozite te veshtire qe ka perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje