Në garën për kryetar të PD-së mbetet Basha dhe Olldashi. Votimi bëhet më 22 korrik

4 Korrik 2013, 20:00Politika TEMA

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, tha se në garë kanë mbetur Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Ai tha se votimi do bëhet më 22 korrik.

“Një mbledhje e rëndësishme e kryesisë së partisë, në të cilën së pari u shqyrtuan kandidaturat. Rezultoi që kushtet për të qenë kandidatura zyrtare të Partisë Demokratike plotësojnë dy kandidatët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi. Kryesia paraqet para anëtarësisë këto kandidatura zyrtare të Partisë Demokratike, sepse kandidaturat mund të jenë zyrtare të kryesisë, por mund të jenë edhe individuale. Kryesia konstatoi se përveç këtyre dy kandidaturave, kanë shprehur vullnetin për të kandiduar për kryetarë të Partisë Demokratike, dy anëtarë të saj, Sokol Paja nga Tirana dhe Astrit Sinanaj. Kryesia mendoi që këta kanë të drejtë duke plotësuar rrugën që përcakton statuti për ata që duan të dalin. Nëse ata i plotësojnë, i garantoj që do vendosen në lista.

Kryesia ka vendosur të krijohet një KQZ me shtatë anëtarë dhe dy ndihmesa, do të kenë të dy kandidatët nga një anëtar në KQZ. Është caktuar data 22 për votimin e përgjithshëm për kryetarin e ri. Mendoj se kjo ishte një mbledhje shumë normale. Kemi edhe personalitete të çmuara, por që s’e kanë emrin në listë dhe që natyrisht Statuti i autorizon të vendosen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Kjo do të marrë një zgjidhje. Shoh një proces shumë dinjitoz për Partinë Demokratike,” tha Berisha.

“Detyra e anëtarësisë së Partisë Demokratike është të japë procesin më dinjitoz që ka dhënë ndonjëherë, pastaj besoj që të dy kandidatët janë plotësisht të përgatitur për të pranuar me qetësi verdiktin e anëtarësisë së partisë. Pas kësaj Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike si parlament i saj, është ai që përzgjedh Kryesinë, Sekretarin e Përgjithshëm. Por, kryetari i ri do të ketë një zë të fuqishëm në këtë çështje,” vijoi kryetari i PD.

Pas mbledhjes së kryesisë, Basha u shpreh për mediat: “Kryesia ka marrë vendimin sot për zyrtarizmin e kandidaturave. Natyrisht, dua të shpreh mirënjohjen time për këtë vendim si edhe bindjen time që nga ky proces do të dalim më të vendosur dhe më të bashkuar”.

Kurse kandidati tjetër, Sokol Olldashi, deklaroi: “Jam i bindur që do të zhvillojmë një garë dinjitoze, shumë pozitive dhe e cila do ti japë strukturave të Partisë Demokratike mundësinë që të gjykojë dhe të arrijë me një vendim me votën e vetë të datës 22 korrik”.

Të dy kandidatët thanë se do pranojnë rezultatin e dalë nga votimi./ep

5 komente në “Në garën për kryetar të PD-së mbetet Basha dhe Olldashi. Votimi bëhet më 22 korrik”

  1. info says:

    Komedia vazhdon…

  2. Zeçir says:

    E pashë mbledhjen në TV. Më bëri përshtypje Zhozefina! Nuk ishte në mbledhje. E Pyeta Fahri Balliun (përmes celularit), më tha se ishte në kërkim të “zheleve”, që duhet t’ua kthejë PS-së. Por, kishte harruar se nga zhelet e të varfurve të Shqipërisë, kishte blerë fustanin dhe të brendshmet që mban. Tani, Zhozefina ka mbetur cullak, dhe ka turp të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së!

  3. arjanita says:

    Kjo nuk eshte komedi.Eshte epilogu i tragjedise se
    PD.Eshte poshtersia e rradhes qe po luan Bisha mbi
    demokratet e vertete.Eshte nje farse e turpshme ku
    fitimtar do dale Guimpleni dhe Bisha.

  4. Ermal says:

    Kandidaturat tashme jane zyrtare, i mbetet anetareve te PD-se qe me 22 korrik te zgjedhin te duhurin per te ecur perpara…po te me jepej mundesia te votoja me shume bindje do te votoja Z.Olldashi besoj se do ta forcoje opoziten dhe do arrije rezultate pozitive ashtu sic ka bere gjithmone ne cdo detyre qe i eshte dhene.

  5. Djali says:

    Qesh qesh, se po na shohin kamerat, i thote koli lulit, dhe pastaj luli i thote, po fitova une e kemi te garantume nje treshe me doktorin,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje