Ish- shefi i rendit në Kukës: Në polici ka persona me precedentë penalë dhe me probleme mendore

4 Korrik 2013, 09:57Politika TEMA
Ish- shefi i rendit në Kukës: Në polici ka persona me

Ish- shefi i rendit në Kukës, Embro Zholi, i cili u tërhoq  nga detyra vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve, shpjegon se në polici janë futur  njerëz me precedent penalë, por edhe me të meta mendore.

“Motivacioni i kërkesës time për dorëheqje ishte i pastër i prerë, duke sqaruar ngjarjen. Këtu dua t’ju përmend se ka disa lloj arsyesh për dorëheqje, por e imja ishte për sjelljen e punonjësit të SHKB-së, i cili u soll si një gangster ordiner. Dhe më tej, ndryshimi i versionit zyrtar të policisë më ka lënë absolutisht të habitur. Nuk jam larguar nga policia për mbingarkesë në punë dhe nuk mund të thotë askush këtë fakt. Nëse isha i mbingarkuar në punë dhe lodhesh, nuk do të më transferonin nga Tepelena me 7 mijë banorë për në Kukës, ku numërohen 70 mijë banorë. Prandaj kërkoj të zbardhen arsyet e transferimeve të mia”, shprehet Embro Zholi.

Ai thekson se “Kohët e fundit kam konstatuar abuzime të rënda, pavarësisht se nuk vlen të përmenden me emra. Them me përgjegjësi të plotë se në polici janë emëruar edhe persona me precedent penalë, madje një prej tyre është i dënuar dy herë. Gjithashtu kam hasur në efektivë policie, të cilët kanë raporte mjekësore për gjendjen mendore. Kjo është e turpshme. Kjo që deklaroj natyrisht që nuk është për shkak të mllefit tim si rezultat i sjelljes të punonjësit të SHKB-së ndaj meje, por si një realitet i hidhur që ka nevojë për një analizë të thellë”, nënvizon Zholi për gazetën Shqip./A.XH

11 komente në “Ish- shefi i rendit në Kukës: Në polici ka persona me precedentë penalë dhe me probleme mendore”

  1. skelari migrues says:

    O Like, o fshatar mosbesues, po hiq dore nga kjo gjuhe e helmet ndaj aleatit dhe partise me te madhe ne vend…per me teper qe nuk po te perflasin e te kane shtrire doren. Gjeja me me rendesi per nje proces qe po vjen, eshte besimi… Po mblidhi zagaret e mblidh mendjen, se ai qe humbet nga konflikti me PS, je ti, dhe permbaji zagaret se do bejme shtet…Spartak Braho, per respekt te votave socialiste qe e zgjodhen, duhet te jete i fundit qe te flase me kete gjuhe…

    1. Vlora1912 says:

      Skelar

      Po peshkon ne Kanin me duket!!!!

      Ku koment besoj se i takon nje lajmi tjeter
      Klm

      1. Dean says:

        Hahaaaaaaa
        E po xha Braho ta heq truni fare,o Vlora1912.S’ka aj “skelari migrues”.Edhe une po lexoja 1 shkrim per Tom Cruize dhe po mendoja per pak sa nuk e nisa 1 koment per “xha Brahon”……lol.

  2. Saliu Kaputt ! says:

    Kjo nuk eshte ndonje gje e re

  3. poshte kriminelet dhe veglat e tyre! says:

    Jo vetem kaq,porse duhet thene se kriminelet jane stimuluar dhe jane emruar ne poste e detyra teper te rendesishme dhe jane faktor i shkeljeve te ligjeve demokratike,rregullave,normave shteterore dhe etikes morale-qytetare.Ata jane kryegangsterat qe rrethojne klanin berishoviç

  4. Shtegtari says:

    B… e zgjuar ti Zholi.
    Pa dashur NE ASNJE MENYRE te ve ne dyshim ato qe thua, si “shpejt” u kujtove ta besh nje “zbulim” te tille.
    E parandjeve qe po mbytej anija e PD dhe dole ne breg me not ne momentet e fundit.
    Me siguri qe pret te shperblehesh per kete akt “heroik”

  5. fitore says:

    trimat me precedente nga kush universitet i kishin diplomat shoku’

  6. nahlel says:

    O FITORE po nje universitet duhet te kene policet,,apo dhe kur kane shkolle kuzhine mund te behen polica.Shkolla e policeve tane eshte malokeria….dua ti shoh te gjithe ata 150 e kusur drejtues policie ne birucat e burgjeve,,,gangsterret e tropojes…

  7. thumi says:

    ne burg te ter ne burg

  8. opa u clirua dhe ky…po ku ishe deri dje ti miko ajde punojes policie ajde..nejse tani flasin gjith.

  9. liri a vdekje says:

    normal qe ka me te meta mendore si ai qelbaniku qe u frynte ke pasqyra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje