PD lë pushtetin, kreu i ILDKP-së fillon spastrimet për të hapur vende pune

3 Korrik 2013, 20:39Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Sapo Partia Demokratike humbi zgjedhjet, drejtuesit e institucioneve të pavarura, por që janë emëruar prej PD, kanë nisur “fushatën” e spastrimit të administratës për të hapur vende të reja pune.

Kështu ka vepruar edhe Zana Xhuka, ish-zv.ministre e Mbrojtjes, e zgjedhur në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga Partia Demokratike.

Xhuka ka urdhëruar uljen e më pas shkarkimin nga detyra, të katër drejtuesve kryesor të administratës së institucionit që drejton prej janarit të këtij viti.

Bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm të ILDKP-së, Drejtoreshën Juridike, Drejtoreshën e Financës dhe atë të Burimeve Njerëzore.

Vendimi nga kreu i ILDKP-së është marrë një javë me parë, pikërisht në kohën kur u zyrtarizua humbja e zgjedhjeve të Partisë Demokratike.

Por zonja Xhuka nuk është mjaftuar me kaq. Për të zbatuar  vendimin e saj, ajo ka urdhëruar dhe thyerjen e zyrave të katër drejtuesve të lartë e administratës.

Ngjarja thuajse ka shkaktuar një kaos në këtë institucion, ku gjithkush është, së paku pataksur, nga shkelja flagrante që Xhuka i ka bërë ligjit, duke dhunuar jo vetëm institucionin, por dhe të drejtat e këtyre drejtuesve.

Kreu i ILDKP-së ka avancuar me urdhrat e saj, pasi punonjësit nuk kanë pranuar të zbatojnë vendimin e Xhukës për uljen e tyre në detyrë, pasi e konsiderojnë atë si të paligjshëm, dhe arbitrar.

Për këtë arsye drejtuesit e lartë të ILDKP-së i janë drejtuar Komisionit të Shërbimit Civil, pasi gëzojnë statusin e  nëpunësit civil.

Por megjithëse kjo çështja ende nuk është shqyrtuar, Xhuka ka urdhëruar thyerjen e zyrave të drejtuesve të lartë duke marrë në dorëzim të gjithë dokumentacionin e paprotokolluar.

Burime të besueshme bëjnë të ditur për TemA se drejtuesit e lartë kanë vite që punojnë në këtë institucion dhe njihen si persona të përkushtuar që, deri më tani, nuk kanë kryer asnjë veprimtari që bie ndesh me ligjin.

Ndryshmet e bujshme si dhe sjelljen arrogante të kreut të ILDKP-së, punonjës së këtij institucioni e komentojnë vetëm me faktin e hapjen së vendeve të reja të punës, pasi Xhuka njihet si person që militon dhe ka bërë karrierë vetëm tek Partia Demokratike.

4 komente në “PD lë pushtetin, kreu i ILDKP-së fillon spastrimet për të hapur vende pune”

  1. Bato Mokra says:

    Njerezit thone se po “tund bishtin” SRB-i. Aty mbahuni ju! Ai po i jep dermen perfundimisht shtetit, po e ben te paqeverishim neser, duke e futur ne nje cikel te pafund sherresh, gjyqesh per te ushqyer “seksionin qendrestar” te Saliut qe eshte Gjyqesori. Kini per te pare, kur kjo qe ka ndodhur ne nje nga institucionet e rendesishme te shtetit, te mos sherbeje si gjithmone ne keto 23 vjet, si “qarkore per veprim” ne te gjitha nivelet e drejtimit te shtetit, ne cdo qelize.
    Me ben pershtypje “asnjanesia” dhe ftohtesia e Kryetarit (eshte e shkruar korrekt e keshtu duhet te lexohet, pa asnje modifikim nga komentuesi)te Shtetit, Kapterr Nishanit.
    Te shperthehen dyet e titullareve te institucionit, te merren ne dorezim dok. i paprotokolluar, si te jete magazine kooperative a dhome konviktoresh te perjashtuar nga shkolla?
    Sipas gjykimit tim, keto “nuk jane per dhembet e Gjiknurit”, sic e kishte ulur pjacen Fitimtari! Kjo tregon se ende nuk ka dale euforia e fitores. S’eshte puna te ngrihet tonaliteti, po mu prapa Gjykates se Larte, ku eshte ky institucion, 100 m larg selise se PS-se. Fitimraret plebishitare qofshin! Dicka duhet te ndodhte, te paktenm ndryshe, gjithsesi ndryshe! Ende s’eshte kuptuar mire parimi kushtetues “Kur flet sovrani te tjeret heshtin”.

  2. fl says:

    Ketij institucioni nuk i eshte degjuar zeri qe prej largimit te Llales (i cile edhe per vete filste shume pak). Mazhorance e re 84+ votash, duhet ti jape nje drejtim te ri ketyre institucioneve kushtetuese, pasi jane teper te rendesishme per shtetin per te qendruar apatike.

  3. vlora says:

    Ky eshte nje institucion fare kot qe duhet shkrire. U krijua vetem per te krijuar nje imazh se korrupsioni po luftohej. Asnje vend ne bote nuk ka institucion te tille.

    Eshte jo-kushtetues dhe s’ka asnje funsion.

  4. myzeqari says:

    E moj Zana te shkoj jeta beqare apo ti plotesonte Zihni G…aj mangesit. E profesore Zana pse keshtu ti ke qene vajze e mire. Po ke merita se ke ditur ta shfrytezosh mire djersen e trrages se bythes dhe te shaleve. Ata qe te njohin ta dine vleren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje