Edward Snowden në shënjestër

3 Korrik 2013, 10:55Politika TEMA
Edward Snowden në shënjestër

Avioni i presidentit bolivian, Evo Morales, ka devijuar rrugën duke u ndalur në Austri pasi disa vende evropiane nuk lejuan që ai të fluturonte mbi hapësirën e tyre ajrore për shkak të dyshimeve se Edward Snowden ishte në bord.

Snowden, personi më i përfolur këto ditë në botë, u bë i njohur kur publikoi të dhëna sekrete se si Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA përgjon qytetarët në mbarë planetin.

Zyrtarët në Austri dhe Bolivi thanë se Snowden nuk ishte në avionin që po transportonte Morales nga një samit në Rusi, ku kishte sugjeruar se vendi i tij mund të jepte azil për amerikanin e shumëkërkuar.

Ministri i Jashtëm i Bolivisë, David Choquehuanca tha i zemëruar se Franca e Portugalia anuluan autorizimin e avionit, duke vendosur në rrezik jetën e presidentit.

Ai tha se Morales ishte marrë peng nga imperializmi në Europë.

Edward Snowden mendohet se është në një zonë tranziti në një aeroport në Moskë. Snowden u ka dërguar kërkesa për azil dhjetëra vendeve, por kërkesa i është mohuar deri më tani.

Shanset janë që Snowden të marrë azil në Venezuelë ose në Bolivi.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha në Rusi të martën: “Ky djalosh 29- vjeçar është mjaftueshëm i zoti sa të thotë se ne duhet ta mbrojmë botën nga elita imperialiste amerikane, kështu që kush duhet ta mbrojë atë?”.

Rusia tha se është e gatshme që të japë azil për Snowden, por me kusht që ai të mos nxjerrë me sekrete amerikane. Vetë Snowden e hodhi poshtë këtë ofertë.

Por Putin ka bërë me dije se ka diçka që nuk do e bëjë kurrë: ta dorëzojë Snowden tek Shtetet e Bashkuara./ep

18 komente në “Edward Snowden në shënjestër”

  1. Liria says:

    BRAVO PUTIN ! PER MENDIMIN TIM KY ESHTE NJE HERO ,NJE DJALE
    I RI SHUME GUXIMTAR . I UROJ STABILIZIM TE SHPEJTE KETIJ HEROI

    1. fl says:

      Ariu Rus nuk ha presione kushdo qe t’ia beje.

    2. Tironsi "ZZ" says:

      @ Roberta
      Amerika latine te mos haje mut, se na e ka ul oren e punes, biles duke punu pa Social Security Number e pa kushte teknike, pa Holidays pa nothing!
      Ngelen duke bo femije baba me vajzen e vet, vetem e vetem me marr GREEN CARD!!!!
      Nga nje ane fshin halet e USA nga ana tjeter e hedh shurren perpjete!
      “Ku ha Buken, mos permbys kupen!”

  2. marjela says:

    @ Liria, po Putin pse spiunet qe spiunuan kunder tij shkoi dhe i helmoi deri ne Londer me helme nga ato me te fuqishmet? Nejse se nuk ja vlen diskutimi per ata qe thone beni si them une por mos beni si bej une. Ky eshte Putin

    1. Liria says:

      Marjela ! Jo te gjitha spiunazhet kane nje emer

  3. Roberta says:

    Me ne fund… Amerika Latine po fillon te zgjohet dhe me ndihmen e Putin(personazh me sh kende qe pa interes nuk ben asnje levizje) po ngre zerin kunder DEMOKRACISE FALSO qe USA propagandon neper bote.
    Europinet jane qesharak!
    Ah, nuk e dinin te gjoret qe spiunoheshin nga USA. Oh sa njerez naiv paska kjo bote!!!

    Bravo Assange e Snowden!

  4. leka says:

    Ky person i neveritshem,kerkon ta bej boten pa shtet dhe rremuje gjithandej,ku terroristet te bejne ligjin.Po nuk u pegjigjen keta,per ate qe kane bere ashtu si e meritojne bota do te shkoje drejt kaosit te plote dhe njeriu i thjeshte gjithmone i kercenuar keq.

  5. Horri i Bulevardit says:

    Shqiptaret duhet te mbeshtesin SHBA-ne, ne cdo moment, se pa SHBA-ne, shqiptaret do te shperndahen si cifutet neper bote, nga agresioni sllav, prandaj u them atyre qe dalin kunder SHBA-se, mbyllni gojen, se ose jeni bolshevike, ose jeni sllavo-file. Ose jeni sum.q..e.

  6. liri a vdekje says:

    ai tipi i bolivis i paske floket si sala i sheqeres nga VICI-DOLI

  7. Tironci says:

    Ka dicka. pavaresisht nga parimet morale, ky djale kishte nje kontrate ne te cilen specifikohej cfare ishte konfidenciale dhe cfare jo. Duke vepruar ne kete menyre ky rrezikoi sigurine e SHBA-ve. Varianti i pare ky. I dyti eshte (mendimi im personal) qe SHBA mund te kete nje plan per ta inflirtruar kete person ne agjenci te tjera qe do ishin te gatshme te ofronin azil… Putin jo me kot i paraqiti ketij djali kushte te forta te cilat e bene te pamundur ofrimin e nje azili politik nga Rusia. E thene ndryshe, kudo qe te jete futur ky djalosh, s’besoj se CIA e ka te pamundur ta gjeje. Gjithsesi c’rendesi ka kjo……

  8. Canada says:

    Sa per nje informacjon per Marjelen, Lirin dhe Roberten.
    Duhet te jene te reja dhe jetojne akoma me endra. 3 profesionet me te vjetra ne bote jane: PROSTITUCIONI, SPIUNLLIKU dhe HAJDUTI dhe keto kane lindur ne shtete shume me te hershme se Amerika dhe do vazhdojne ta shoqerojne boten ne cdo hap. Ku qendron problemi me Ameriken? Nese ky do ishte KInez familja e tij do qerohej, nese do ishte Rus familja ne gulak dhe personi do perfundonte si ata te Anglise. Ne amerike i jati i personit ka zene avokate. Kjo eshte diferenca ndermjet demokracive. Shqiptaret kane nje fjale: HA BUKEN E TURKUT DHE BE DUAN E KAURIT. Kete beri ky djalosh qe per mua eshte nje bastard qe beson akoma tek REVOLUCIONI I PROLETARIATIT tek CHE GUEVARA. Dikush thote se amerika latine po zgjohet. Ke te drejte sepse kohet e fundit jane me mijra amerikane qe po kerkojne azil ne keto vende!!!!!!Shkoni punoni dhe mos beni komente nga kafet e Tiranes

    1. Roberta says:

      Canada
      flm qe na udhezon te vemi te punojme, e kishim te nevojshem nje iluminim te tille!!!
      Vendet e Amerikes Latine, jane sh te pasura dhe nqs ne sh prej tyre dominon: dhuna, vrasja, trafiku i narkotikeve, sistemi komunist etj etj, eshte fal mami Amerikes qe naten I kon me leke dhe diten ben te ndershmen ne syte e botes.
      I dashur, syte e tu kane pare vetem barin e gjelber te Canades apo detin e kalter te vendeve latine ku mund te kalosh pushimet verore brenda nje Resort-i all inclusive por nuk kane pare rrjepjen e njeriut nga varferia ne atyre vende…
      Une s’kam gje kunder Amerikes, thjesht urrej sjelljet dy fytyrshe, hipokrite dhe abuzuesit e sisetmit demokratik (ketu Amerika eshte e para) dhe cmoj personat qe kane KARAKTER.
      Ah, s jam ne kafe Tirane, jam ne nje vend ku fal Amerikes, eshte pluhur dhe shkretetire nga te gjitha anet, do sillnin demokracine ketu, u ngaterruan nje cik dhe sollen the vultures (nuk e di ne shqip emrin e ketij shpendi)

      1. Alberta says:

        Une mendoj se USA simbolikisht mund te quhet “THE LION”.
        SHBA nuk mund te quhen simbolikisht “the vultures”.

        Per Shembull, konkretisht 100 vitet e fundit ne Ballkan,
        “THE VULTURES” jane SERBIA dhe GREQIA.

        Shënim:
        Ne gjuhen shqipe perkethimi me i perdorshem
        “the vulture” eshte “Huta”.

    2. Liria says:

      Canada ! po te pergjigjem meqense me doli emri ne gazete.
      Keni shprehur mendimin personal , i cili fatmirsisht nuk eshte i botes
      Si Shqipetar qe jeni rritur ne Diktatur nuk e kuptoni lirine e vertete
      ndersa niveli i ketij djali nuk pranon kete diktatkt
      Se shpejti uroj qe Austria ta pranoje ,meqense eshte shtet Neutral
      Austriaket jane te mendimit qe Obama duhet ti japi cmimin Nobel per Liri
      dhe Austria nuk duhet ti gjynjezohet Amerikes.

      1. Ton says:

        Te lumte o shoqja Liri! Te rroje Partia! Ke shume te drejte, populli trim austriak nuk duhet t’i perulet imperializmit amerika! Ç’eshte e verteta Amerika ka shume nevoje per Austrine se po i rruhet k…!
        Amerikanet nuk i ze gjumi naten se si te gjunjezojne trimat austriake!
        Sa per Putanen e Rusise, aaaaaa moj Amerike pse nderhyre dhe nuk i le Millosheviçin basheke me Putanen t’ja q… rracen e felliqur te mosmirenjohesve!
        Megjitheate moj loqja Shiri edhe Putanes se Rusise po ja ben bytha pse pse! Une muk te dorezoj por as nuk te mbaj!
        Eh kariu rus eh! Se pse vijne ilegalisht ne Amerike keta karinjte rus nuk e marr vesh!

  9. davidi says:

    te gjitha vendet e europes ku do integrohemi jane lakej te amerikes po ashtu si ne. amerika i ka zhveshur lakuriq duke i spiunuar edhe nen lekure dhe ata prape bejne politiken e saj dhe nuk lejojne kryetarin e nje shteti te lire te perdore hapesiren e tyre ajrore. shtete te tredhura

  10. Pirro says:

    Normale qe ndodh keshtu, gjithe Bota perendimore eshte vasale e SHBA-se dhe e shtetit nazi-sionist te IzraHellit!
    Prandaj eshte e rendesishme qe te gjithe ne te zgjohemi nga gjumi i thelle duke mbeshtetur individe kaq guximtare e te zote si Assange & Snowden. Po s’e beme kete, neser do te na prese chipseti i kontrollit tek veshi, siç behet me kafshet shtepiake sot. Kjo eshte e ardhmja e njerezimit nese nuk ka reagim ndaj terrorit nazi-sionist te masonerise boterore. Mos t’i shohim gjerat bardhe e zi si injorante & miope kronike, ku e bardha eshte Shba-ja me Perendimin dhe e zeza Rusia, Kina dhe vendet e tjera te aksit NAM( http://en.wikipedia.org/wiki/Non-Aligned_Movement )!

  11. ALBI, BARCELONA says:

    Demokracia edhe sot ne bote ende nuk eshte nje demokraci perfekte.

    -Por eshte e padiskutueshme se USA eshte nje nga vendet me demokratike te botes.
    -Por eshte e padiskutueshme se USA eshte nje vend shume me demokratik se RUSIA dhe aleatet e saj.
    -Por eshte e padiskutueshme se USA eshte nje vend shume me demokratik se Venezuela, Bolivia dhe vendet e tjera te amerikes latine.

    Shqiptaret dhe Shqiperia kane bere sot zgjedhjen me objektive, kane bere zgjedhjen relative me te drejte sistemin demokratik pluralist dhe aleancen me BE dhe miqte e medhenj USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje