Basha zyrtarizon nesër kandidaturën për kreun e PD-së

2 Korrik 2013, 19:47Politika TEMA

Të mërkurën, kryetari i Bashkisë së Tiranës do të zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha shihet si kandidati favorit për shkak të mbështetjes që i jep kryeministri Sali Berisha në këtë garë.

Të martën në garë ka hyrë edhe Sokol Olldashi, që është përpjekur të nënvizojë disa gjëra në mesazhin e tij të shkurtër përpara mediave. Kështu, ai tha se ka qenë në opozitë për tetë vite të vështira, ndërsa shtoi se edhe ai e ka takuar kryeministrin Sali Berisha.

Berishën e ka takuar edhe Eduard Selami, por nuk dihet nëse ai do të garojë për kreun e PD-së. Arben Imami, që ishte përfolur si kandidat i mundshëm, është tërhequr nga gara./ep

13 komente në “Basha zyrtarizon nesër kandidaturën për kreun e PD-së”

  1. BASHA LARGOHU, KURSE DREJTESIA TE GJYKOJE BASHEN PER KRIMET E 21 JANARIT. says:

    Te pakten per 8 vite PD e ka te sigurt qendrimin ne opozite me kriminelin e 21 janarit.

    1. Ramy says:

      hahahahahaha Basha LArgohuuuu, trap me zileee

  2. Ramy says:

    Basha do e deklasoje Edushken, that’s for sure

    1. enea says:

      Dole nga vrima e miut ti? Se ishe zhdukur ca dite pasi e hengret pataten.

    2. Arberor says:

      Ashtu sic e deklasoi per zgjedhjet e bashkise, qe sado qe vodhi dhe kishte gjithe makinerine, prape doli me 10 vota me pak, e ju desh te kthenin rezultatin ne tavoline. Basha eshte nje qull, qe edhe aq e ka shtyre Berisha, dhe u duk shume qarte ne keto zgjedhje, kur humbi edhe komunat e tij ne Tirane.

  3. S H K O D R A N I says:

    Edhepse i moshes te re jeni kuadro e vjeter

  4. juli says:

    ne qofte se partia demokratike.do te jet prap ne pushtet I vetmi njeri eshte lulezim basha.vetem ky njery ka fuqi e mencuri te jete kryetari I partis demokratike.

    1. enea says:

      Si??? Dmth hajduti dhe krimineli???

    2. Sali Berisha says:

      Ky nuk mund te bej opozit se nuk esht deputet ne parlament, kshu qe rrezohet si kandidat… tjetri.

  5. Wendy says:

    Skenar i lexushem dhe kjo puna e kopil bukuroshit. Po c’te duhet ky pazar more burre, qen besnik i baces mbete.

  6. sonja says:

    Kur u be dhe ky alabaku qe fshihet vetem pas Sales se t ishte per ate do ishte vetem nje hic pa asgje.nqs ai fiton partia demokratike do te rrenohet

  7. deni says:

    basha kandidon vetem apo me kunatin ?

  8. nahlel says:

    Bashke me kunatin.Krah per krah…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje