FRD fiton komunën në Vlorë, KQZ pranon ankimimin e PD-së për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit

3 Korrik 2013, 09:21Politika TEMA

Kandidati i FRD ka fituar në komunën Sevaster të Vlorës me 394 vota më tepër, mirëpo KQZ pranoi dje të shqyrtojë ankimimin e parë të Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të komunës.

Kjo njësi vendore që është fituar nga kandidati i Frymës së Re Demokratike, Kujtim Sinanaj, por Partia Demokratike ka kërkuar të shpallë si të pavlefshëm rezultatin në KZAZ-në Nr. 81 të kësaj komune në Vlorë.

Kandidati i FRD-së, Kujtim Sinani, u shpall fitues me 394 vota më shumë se kandidati i PD-së, Luan Binaj.

Kërkesa e PD-së u miratua dje me katër vota pro nga anëtarët e KQZ-së, të cilët i hapën rrugë mundësisë për të rivlerësuar rezultatin në këtë njësi vendore.

Pranimi i kërkesës është kundërshtuar nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, i cili tha se KQZ nuk mund ta pranojë këtë ankimim, pasi nuk ka kuorumin e nevojshëm për të ndërmarrë ndryshime të rezultateve në komunën Sevaster.

“KQZ ka një problem që është i dukshëm. Është mungesa e 3 anëtarëve dhe nëse do të bëjmë referencë nenin 22, pika 5, thuhet se mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme ku marrin pjesë jo më pak se katër anëtarë, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar, sipas nenit 24 të këtij Kodi”, citohet Gjonçaj në gazetën Panorama.

8 komente në “FRD fiton komunën në Vlorë, KQZ pranon ankimimin e PD-së për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit”

  1. fidel says:

    po cne para 4 vjetesh PD nuk u ndje fare? i shkoi gjithcka ne rregull?me pak vjedhje arrihen rezultate te mira ee?

  2. Para FRD says:

    Perpara FRD, familja Berisha po i ngjan filmit me Plakunb MERE, ‘Njeriu me Top’.
    hhahahahaha

  3. beuni says:

    Nga cfare lagje po ta quanim keshtu eshte LUAN BINAJ ,nga QOPAJT apo nga XHAKAJT ?
    Po KUJTIM SINANI nga cili fshat komunes eshte .
    Me ktheni nje pergjigje ju qe jeni nga kjo komune dhe keni me shume njohje .

  4. sevasteri. says:

    ky kujtimi eshte nga shkoza o beun

  5. G.Sulo says:

    Shqiptaret u treguan pa orizont kur nuk votuan FRD-ke.

  6. beuni says:

    Te faleminderit o i SEVASTERIOT .
    E gjetaq ,KUJTIMI eshte i biri i ZIGUR SINANIT , njeri i mire ,por per LUANIN besoj qe do te jete nga fisi i DIKTIMIT se ate e kam pasur dhe e kam shok.
    Sidoqofte urime edhe per FRD,

  7. beuni says:

    Te faleminderit o i SEVASTERIOT .
    E gjeta ,KUJTIMI eshte i biri i ZIGUR SINANIT , njeri i mire ,por per LUANIN besoj qe do te jete nga fisi i DIKTIMIT se ate e kam pasur dhe e kam shok.
    Sidoqofte urime edhe per FRD, QE MORI NJE KOMUNE QE AS E KISHTE ENDERUAR sepse i SHAMETSASHI ,edhe ai djale qe ka punuar shume per komunen ka kandiduar per deputet po nuk e di se me cilen parti .

  8. poli says:

    KUJTIM mos u merzit se KQZ nuk ta heq dot fitoren,ata qe kane votuar per
    ty e dine mire qe e meriton postin e kryetarit te komunes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje