“E djathta humbi zgjedhjet e 23 qershorit për shkaqe kryesisht morale”. Kështu mendon një nga drejtuesit e Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, i cili duke analizuar situatën paszgjedhore sugjeron nevojën e një rindërtimi të strehës së vërtetë të së djathtës, që do mblidhte brenda kategori që tradicionalisht i përkasin këtij spektri politik.
“Besoj se ka shumë arsye, një pjesë e madhe e të cilave na detyroi të merrnim iniciativën e krijimit të një force të re të qendrës së djathtë, të Frymës së Re Demokratike. Abuzimi me pushtetin, përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme, arroganca e ish-mazhorancës, korrupsioni, gjendja e vështirë ekonomike e familjeve shqiptare, modeli klientelist, rritja e kriminalitetit, humbja e moralit politik për të përfaqësuar realisht të djathtën, besoj se janë arsyet kryesore të këtij rezultati. Përsa i takon të ashtuquajturës dorëheqje të z. Berisha, është sigurisht një veprim normal dhe për t’u vlerësuar, pavarësisht se momentalisht nuk po kuptohet qartë se nga çfarë është dorëhequr z. Berisha. Gjithsesi kjo është një çështje e z. Berisha dhe e raportit të tij me dorëheqjen. Më së shumti është për t’u përshëndetur njohja dhe pranimi i rezultatit të zgjedhjeve”, shprehet Oketa për Shekullin.
Oketa pohon se FRD e kishte të pamundur koalicionin me PD-në pasi “ne jemi deklaruar se, për ne më i rëndësishëm se pushteti është ndërtimi i shtetit. Për të gjitha arsyet që unë përmenda si shkaqe të dështimit të koalicionit të PD-së, pjesëmarrja jonë në koalicion ishte e pamundur dhe nëse ndodhte, do të shënonte një amoralitet politik. Pavarësisht se politika shqiptare njeh plot veprime të cilat nuk kanë asnjë princip apo moral dhe votuesit përsëri i mbështesin me votë të lirë apo të ndikuar, kjo nuk do të thotë se historia përsëritet gjithmonë njësoj.
Për sa i përket rinovimit të lidershipit të PD, Oketa thekson se “më tepër se rinovim lidershipi, me keqardhje them se PD-ja ka nevojë për ndryshim mentaliteti. Kur them ndryshim mentaliteti i referohem jo vetëm funksionimit të brendshëm të asaj force, por edhe raportit të saj me pushtetin dhe votuesit. Shoqëria shqiptare edhe pas 23 vitesh tranzicioni demokratik, vazhdon i kërkon zgjidhjet vetëm tek individët dhe jo tek sistemet të cilat duhet të funksionojnë pavarësisht emrit të individit që i drejton, apo në rast se këta individë e keqpërdorin pushtetin, sistemi është ai që i detyron të largohen. Sot përkrah reformimit të forcave politike, kemi nevojë për reformim të sistemit, korrigjim të kushtetutës, parlament funksional dhe jo shtojcë të qeverisë, kod zgjedhor të ndershëm, sistem drejtësie të pavarur, media të lirë e të pa ndikuar nga interesat e pushtetit të radhës. Të gjitha këto nuk i zgjidh dot një drejtues i vetëm partie, por duhet një vullnet politik i shumicës së forcave politike. E në rast se ky vullnet politik nuk ekziston, qytetarët duhet t’i detyrojnë forcat politike ta gjejnë atë”.
Oketa shton se “morali dhe ideologjia në politikën e sotme janë në kuotën më të ulët të mundshme. Gjithçka bëhet në funksion të pushtetit, duke synuar një mandat katër vjeçar dhe pa u shqetësuar fare se çfarë pasojash kanë në një të ardhme të afërt këto veprime. Kjo vlen për të dyja kampet kryesore të politikës. Përsa i takon FRD-së dhe të djathtës shqiptare, ne marrim të gjithë angazhimin tonë të jemi shtëpia e vërtetë e saj dhe sigurisht do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në ringritjen e së djathtës në nivelet që i takon dhe që demokratët e vërtetë meritojnë”./A.XH
Me vjen mire qe FRD do te vazhdoje te jete aktor i rendesishem i politikes.
Une e vleresoj zotin Oketa per pjekuri politike dhe e mbeshtes pak a shume idene e tij qe e djathta duhet te riorganizohet, do te ishte nje shenje e mire per ne te djathtet qe te gjejme shkaqet e humbjes dhe te riorganizohemi duke u bashkuar e tera ne nje program dhe ne nje moral per te drejtuar humicen e popullit shqiptare ne betejat e ardheshme elektorale.
NJE BRAVO TE MADHE MERITON OKETA SI GJITHMON I SAKTE
NE MENDIME DHE VEPRIME . KY ESHTE SHPETIMI I VERTETE PER PD
NESE NUK MENDONI JU ,KUSH TJETER DO TE MENDOJE PER PD ,E CILA
GJINDET NE NJE VESHTIRSI ME TRUPEN E KORRUPTUAR QE KA KRIJUAR
SHQIPERIA KA NEVOJE PER NJE OPOZITE TE KONSOLIDUAR O SOT O KURRE.
Analize e shkelqyer,ide shume te qarta.Ja nje personalitet dhe njeri i se djathtes shqiptare.Ne qofte se e djathta do te mbeshtese njerez si zoti Oketa do te kete vetem suksese.Respekt zoti Oketa
E djathta e vertete duhet te grupohet tek FRD-ja.
Per sa kohe do kesh kryetar lopqarin ,sherbyesin prej 23 vjetesh te satrapit Sali,Bamken mos prit ,qiqerra ne hell do vesh.E djathta me Bamir Topin ne krye te frd do jete nje kooperative bujqesore me drejtim Blegtoral.Eshte shume me i shpifur nga sa duket.Kerkohet nje e djathte nga themelet jo nje sallate qe sa here ta perziesh te duket e fresket.
FRD-ja e tregoi se kush eshte ne zgjedhje. Topi dhe Oketa jane dy cuna te urte te Shqiperise se Mesme dhe kaq. Ne politike nuk mjafton te jeshe cun i urte apo “cun mhalle” mer jahu. Nuk e kuptoje se si FDR-ja do vazhdoje te jete faktor ne politiken shqiptare me ate rezultat per te ardhur keq ne zgjedhjet e fundit.
Kontributi i te Djathtes more Z. Oketa nuk eshte koha e milionereve por te klases se vorfer dhe punetore
eshte rasti qe kjo klase shiqoje dhe nuk pritet nga demogogjia e demokrateve qe genjeve popullin me
PDne per 22 vjete qe i kushtoje shtrejte popullit dhe Shqiperise e coi ne humnere.
Nuk eshte koha e te djatheteve sot ne Shqiperi por duhet pervjelur krahet dhe punuar shume me tper se sa
keni punuar deri me sote. PD qe shperdoroj cdo gje tuj filluar ne prona ku coi shume shqiptar ne varre
dhe punesoi ata qe nuk gezojshin kualifikim por vetem se u shiteshin te djathete te PDse.
Ju jeni kembet e Sali oktapodhit,mafie
Mos harroni çamet e zogollet aty pàri,se do ju shkoje huq bre