Mustafaj ironizon: Edhe Doktori e di se pa diagnostikim nuk ka shërim. PD është e sëmurë rëndë

3 Korrik 2013, 10:22Politika TEMA

Ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një analizë të publikuar nga Panorama, thotë se gara për kreun e PD-së po nis e kompromentuar rëndë.

Sipas tij, Berisha tha se nuk do bëhet analizë për humbjen, pasi analizën do e bëjë kryetari i ri.

“Serioziteti i një formacioni politik matet me cilësinë e saj për vetëkritikë. Partia Demokratike nuk e ka njohur ende këtë shkollë…

Doktori e di më mirë se kushdo tjetër se pa diagnostikim të saktë, nuk ka shërim. Partia Demokratike është e sëmurë rëndë,” shkruan Mustafaj.

Një tjetër problem i prekur nga Mustafaj është saktësia e listave të anëtarësisë. Ai i referohet një denoncimi nga Gjirokastra se këto lista po manipulohen.

“Si mund të shpresojmë që të na ndjekë shumica e shqiptarëve po qe se udhëheqësit tanë të rinj damkosen qysh në pagëzimin e tyre si hileqarë,” shkruan ai.

Më pas ai kritikon Astrit Patozin, që e quajti sharlatan Aleksandër Biberajn, pasi vendosi të garonte për kreun e PD.

“Të gjithë ne demokratëve na mundi Partia Socialiste. Patozin e mundi personalisht Koço. Ky realitet është i vështirë të tretet, por Astriti duhet ta tretë me dinjitet, ndryshe bëhet me ulçer,” shkruan Mustafaj.

Ai e mbyll duke theksuar se një garë pa barazi prodhon një lider me legjitimitet të kufizuar ose pa legjitimitet fare. “Edhe Flamuri e ka mësuar kaq gjë,” shkruan Mustafaj./ep

20 komente në “Mustafaj ironizon: Edhe Doktori e di se pa diagnostikim nuk ka shërim. PD është e sëmurë rëndë”

  1. balzac says:

    Hapi i pare drejt sherimit te nje semundjeje eshte diagnostifikimi.Diagnoza megjithate mbetet semundja
    me e perhapur.

    1. PATRIOTI says:

      Po ky i joni nuk eshte doktor dosido o Besniku i Partis!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html

  2. Tironci says:

    PD po vazhdoi keshtu … i bie te perfundoje force e 3 ose e 4 politike…

  3. beso says:

    Doktori me antiplumb eshte allasoj,fillimisht te sheron,pastaj fillon te gjeje diagnozen.

  4. Argita says:

    SI GJITHMON I SAKTE, SERIOZ NE DEKLARATAT TUAJA.Z MUSTAFAJ RESPEKTE NGA DEMOKRATET E VERTETE

  5. lira says:

    I nderuar Mustafaj, kjo qe ndodh ne PD eshte krejt normale, kur lideri i saj merr fryme akoma.
    Jo vetem qe falimi i tij i dorehqjes nuk eshte brilant apo diçka e perafert si e qujtet ju te djathtet ne pergjithesi dhe ju ne veçanti, por eshte nje farse dhe hipokrizi e pritur.
    Per Biberjan qe kam patur shume respekt dhe konsiderate dhe mendoja se do te ishte nje figure e mbare per te djathten shqiptare, duhet te them se na zhgenjeu.
    Kandidimi i tij ne nje parti ku shkopin e mban saliu tregon naivitet politik te pafalshem.
    Kaq handikapate eshte elita e djathte sa te mos jete ne gjendje te bashkohet dhe te organizohet ne nje formacion te ri me program dhe vizion tjeter, pa Neronin Tropojan!!!!!!!?????????

  6. tironsi says:

    Me kujtohet kur erdhe fillimisht ne Tirane nga fshati yt,si dhjaks dhe msheftas…Megjithate,si soje maloku,je me i avancuar se Sala.Antaresohu ne PDNJ qe te hash na nje kocke,se si minister e ndrite;hahaha

  7. kavajsi says:

    PeDe-leshi vlen sa preshi;plehra!

  8. saliu says:

    Besniku eshte me i qerte e me llogjik ne analizat sepse bazohet ne Materializmin Dialektik.

  9. sali kurva says:

    ai nuk asht doktor por kasap vrases pleh i kalbur

  10. Saliu Kaputt ! says:

    mire o Beso mire, po ja qe PD-ja eshte bere per karantine, nuk sherohet me.

  11. eli-tiv says:

    …z.besnik….erdhet ne fjalen time…saliu ka qene mjek i paafte e pa principet baze te ndergjegjes mjekesore…(e jetuar)…ne cdo hap qe ka hedhur i tille ka qene…saliu duhet ta flakni…si fenomen e si njeri..

  12. Tironci says:

    po pse ziheni more….. po futjani nje dominoje mooooo, po shihni ndonje pornollek a nudollek moo, mbetet duke share njeri tjetrin moo, po beni sex te shendetshem moo, kuptohet me kete te fundit sikur jeni keq, fakti qe shkruani me mllef ndaj njeri tjetrit eshte faktor i mungeses se aktivitetit sexual te shendetshem. perfundimisht me gjithe respektin per ALL OF YOU GUYS ju jeni politizuar koke e kembe, jeni droguar me politike, po futjani nje dore hashashi moo, nje dore vodka moo, ehh bir bir ,,do ti kerkoni keto vite e do thoni: BAH ISHIM DIKUR TEK TEMA I CANIM B…N NJERI TJETRIN NE VEND QE TE SHIJONIM RININE….. HAHAHAHHA

  13. Kujtim Jaupi says:

    Biberaj ehte i larguar nga PD dhe nuk ka te drejt te garoj per krytarin e partise.Keshtu i bie qe Kastriot Islami ne te ardhmen te garoj per krytar te PS Eshte e domosdoshme te vendosen disa rregulla kush eshte larguar me deshiren e tij nuk duhet te garoj per kryetar.
    NE fillim buhet te miratohet kerkesa per te qen antar i thjesht i kesaj partie Pasi te kalojn vite si antar i partise pastaj duhet te kesh te drejten per te garuar per kryetar te partise

  14. Horri i Bulevardit says:

    Te djathtet e ndershem, ata qe skane qene pjese e ish sigurimit te shtetit komunist dhe ata qe sjane perzier ne masakrat e vrasjeve dhe vjedhjeve te sistemit berishian, duhet te grupohen ne FRD dhe ta cojne te djathten e ndershme ate te djathte qe njeh ekonomine e tregut te ndershem perpara.
    PD-ja e Sali Berishes, duhet te zhduket nga skena politike shqiptare ashtu sic u zhduk ish-PPSH-ja.
    PD-ja e filloi rrugen e saj me ish spiune dhe sdo te jete kurre nje parti demokratike, por do te jete nje parti llumi dhe sherbetoresh.

  15. albanesi says:

    Z. Besnik,

    kur te semur doktori eshte veshtire te marre persiper doktor tjeter – prandaj le ta coje deri ne fund kete semundje infektive – qe nga b…lepirja, si shkalle me e larte e servilizimit, me e peshtire eshte kur kete e bejne femrat e reja te PD, deri tek nepotizmi, korrupsioni, hajdutlliku, tradhtia kombetare etj etj.

  16. mali says:

    o Tironci, ti po qe komenton ketu je keq me sexin??!! Prandaj kujton se edhe te tjeret qe komentojne vuajne nga e njejta gje???
    Ik e vlla mos na i qaj hallin, shko vizitohu sa nuk eshte von.

  17. Udheheqesi says:

    I NDERUARI BESNIK,
    Shkrimi juaj eshte shume domethenes dhe i vertet. Semundja e Partise Demokratike eshte e vjeter dhe tash e kthyer ne semundje kronike e pa operushme dhe e pa sherueshme. JU jeni nje personalitet qe e kini kuptuar me kohe kete semundje “Ndryshe thuaj e ndryshe vepro ” po e ke publikuar shume vone. Nuk e operuat ne kohen e duhur,po e lat doktorin ,duke e ditur nje vizionar temadh,qe ne vend te operonte semundjen i shtonte asaj me shume metastaza,sa po bene vite qe ilacet nuk i nderrohen ,infermieret dhe mjeket ndihmesa te doktorit u pelqent kjo kure, qe jepte doktori .Po ja qe semundja vjen nje dite e te mer jeten ,ose te le me te meta …… JU e dini me mire se ka nje doktor mbi doktor ,qe ben izolimin e semundjes te mos perhapet,dhe te semurin e izolojne ne shteine e tij. SE CDO BEJNE PJESTARET E FAMILJES eshte puna e tyre. A DO KUROHEN NGA KJO SEMUNDJE ,A DO TA MBAJNE AKOMA ,KOHA DO TA PROVOJE. RENDESI KA QE KJO SEMUNDJE U IZOLUA e doktori POPULL nuk do ta lejoje qe te perhapet.

  18. ben tirona says:

    Jo e semure,PO E TREDHUR.Ose ka marre fytyren e ZHOZEFINES LESHTERIKE.

  19. Meli USA says:

    Besnik po tregohesh k..e fare. Biberaj eshte Nenkryetar i FRD. Ju te pakten po i thoni z.Topi se jeni parti koti. Se dyti me keto brockulla qe thoni Ju edhe Dokle mund te kanditoje per kryetar PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje