Puç në Egjipt, ushtria rrëzon Morsin, presidencën e merr kreu i Kushtetueses

3 Korrik 2013, 21:11Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Ushtria ka rrëzuar nga pushteti presidentin e Egjiptit, Mohammed Morsi.

Ky grusht shteti do të thotë se për herë të parë në histori po largohet nga pushteti një president i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kreu i ushtrisë egjiptiane doli live në televizion për të deklaruar pezullimin e Kushtetutës.

Gjenerali Abdul Fattah Al- Sisi, i rrethuar nga liderët fetarë dhe ata ushtarakë, tha se kreu i Gjykatës Kushtetuese do të marrë përsipër presidencën deri në zgjedhjet e reja.

Deklarata e tij nënkupton se tashmë presidenti Morsi nuk është më në pushtet.

Gjenerali tha se ushtria po përmbush një përgjegjësi historike për të mbrojtur vendin.

Gjatë deklaratës së tij, turmat në Sheshin Tahrir brohorisnin.

Pas gjeneralit foli edhe lideri i opozitës, Mohammed ElBaradei. Ai tha se synimi është që të arrihet një pajtim kombëtar.

Ushtria e ka zhvendosur presidentin Morsi në një vend, që nuk është bërë i ditur.

Tani në vend do ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, do ngrihet një panel që do të rishikojë Kushtetutën, ndërsa një lëvizje e fuqishme do jetë ngritja e një komiteti për pajtimin kombëtar, ku do përfshihet edhe lëvizja e të rinjve.

Përpara se të skadonte afati i vendosur nga ushtria për një marrëveshje, Morsi përsëriti se nuk ka ndërmend që të dorëhiqet, kurse një nga këshilltarët e tij kryesorë tha se vendi po përjeton një grusht shteti.

Por ushtria lëvizi me shpejtësi duke zënë pikat kyçe, për të mos lejuar lëvizje nga përkrahësit e presidentit.

Në minutat e fundit, Morsi tha se mund të formojë një qeveri të përkohshme që do e çonte vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë ai tha se duhet bërë një rezistencë paqësore ndaj këtij veprimi të paligjshëm të ushtrisë.

Sheshi Tahrir, që përjetoi më shumë se një vit më parë revolucionin për rrëzimin e ish- presidentit Hosni Mubarak, ishte mbushur plot me njerëz.

Një helikopter fluturoi mbi kokat e njerëzve, kurse ata këndonin të lumtur: Ik, ik.

Kjo ishte dita e katërt e protestave të mëdha për rrëzimin e presidentit Morsi, që thuhet se ka keqpërdorur pushtetin e fituar me votë për të instaluar një regjim me tendenca autoritariste dhe islamike.

Këto protesta madje janë edhe më të mëdha se protestat që rrëzuan presidentin Mubarak.

Që nga e diela, të paktën 39 njerëz kanë gjetur vdekjen nga përplasjet mes palëve./ep

45 komente në “Puç në Egjipt, ushtria rrëzon Morsin, presidencën e merr kreu i Kushtetueses”

  1. Daut Skela, Vlorë says:

    Pak a shumë si me bacen tonë;
    Ik ik ik ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/bac-u-kry.html

  2. Ersi says:

    Duket si Shqipria ne nentor 2013.

  3. bora says:

    Kete funksion ka ushtria, te mos behet pale me asnje qeveri qe u kerkon te vrasi popullin. Nuk e di a eshte me mira apo jo kjo per Egjiptin po nje qeveri islamiste nuk eshte kurre gje e mire. Respekte per kreret e ushtrise qe thane nuk ngrejme armet kunder njerezve tane. Sikur te gjithe ushtaret te benin nje gje te tille bota do ishte nje vend me i bukur. Nuk eshte hero ai qe vdes ne lufte, eshte hero ai qe vendos mos te marri pjese ne te.

    1. emigranti says:

      bora
      kjo replika juaj me duket shume e sinqerte dhe aspak e ‘djallezuar’ gje qe me le hije dyshimi sepse jetojme ne nje bote te poshter dhe shume te djallezuar ku flitet per demokraci popullore dhe popullit nuk ia fershellen kush….une do te sugjeroja ty qe ne nje shtet demokratik ushtria nuk ka asnje arsye qe te dali ne rruge dhe te demostroje forcen gjoja po mbron popullin dhe te drejtat e popullit…sepse edhe enver hoxha ka arrestuar burgosur e pushkatuar shume ‘armiq’ dhe u thoshte qe:’ne emer te popullit je i arrestuar’…pra ne emer te popullit behen shume gjynahe dhe populli fukara nuk di asgje per keto,bora une personalisht jam ateist dhe nuk besoj as islamin e as krishterimin e asnje fe apo sekt fetar por….dua te theksoj se kam pare shume persona ketu ne forum qe flasin me rezerva per islamin dhe fene islame,une mendoj qe keta persona jane njelloj si keta ‘islamistet’ por thjesht gjenden ne kahun tjeter ultraortodokso-rracist…perse ne duhet ti trembemi islamit? egjiptianet jane te pakten mbi 80% myslimane pra islamiste dhe llogjika me e thjeshte te con qe ata do te perkrahin islamin dhe partine qe perfaqeson islamin pra aspiratat e tyre…cka ketu per tu habitur??ky fenomen ndodh edhe ne iran edhe ne jemen edhe ne arabine saudite madje edhe ne turqine evropiane,une mendoj qe ata persona qe hedhin balte mbi islamin e bejne me qellim sepse i perkasin nje feje tjeter dhe jane te mbushur me urrejtje per islamin,psh filogreket e forumit tone sigurisht e urrejne islamin vetem e vetem per arsye te turqise,une do te kujtoj qe jo vetem islami por edhe cdo fe tjeter ka anet e veta pozitive dhe sigurisht edhe ato negative dhe eshte ‘perendimi’ ai qe mban pergjegjesine kryesore per gjendjen ne keto pjese te botes ku jetojne popujt islamike sepse politikat perendimore thone :beni si them une por mos beni si bej une….naften dhe hidrokarburet ja do amerika dhe evropa ketyre vendeve por ‘islami’ i prish pune…bora te siguroj se bota nuk do te jete me e bukur sikur te gjithe ushtaret te veprojne ashtu sikurse keta qe kane pushtuar sheshin sepse ky presidenti i egjiptit(morsi) me sa di une eshte zgjedhur ne menyre demokratike dhe po me menyre demokratike duhet te largohet…bota ku ne jetojme ka nevoje per paqe dhe historia na ka mesuar qe cizmja ushtarake nuk sjell asnjehere paqe por vec luftera…

      1. albert says:

        Eshte e vertete qe me shume se 80% te banoreve jane muslimane. Por eshte e vertete edhe dhuna qe keta te “Vellazerise muslimane” bejne ndaj Kopteve. Prej ardhjes se Morsit ne pushtet me shume se 100.000 Kopte e leshuan vendin. Cdo dite atyre u digjen bizneset, kishat, grate e tyre dhunohen…A eshte e drejte kjo? Ata le te perkrahin islamin, por mos ta dhunojne nje popull qe eshte shume me i vjeter se sa arabet e ardhur ne Egjipt ne shek. e shtate.

      2. bora says:

        Kush tha qe bota eshte e poshter apo djallezore, ajo eshte ashtu sic ne duam ta shohim. Ne rastin konkret me sac kam ndjekur te pakten, qeveria e re e vene ne pushtet me vote demokratike filloi te kthehej ne diktature, filloi te vinte rregulla islame qe jane shume larg demokracise per te cilen ato u ngriten heren e pare kunder Mubarak. Ushtria nuk pranoi te ekzekutonte urdhrat e qeverise per largimin e protestuesve me dhune dhe une u them bravo gjithe diten. Te vrasesh njerezit per karrigen e nje krimineli te ben po aq fajtor sa krimineli ne fjale.Persa i perket islamit apo cfaredolloj feje tjeter mos me kerkoni ta repektoj sepse nuk e bej dot. Une besoj ne zot po jo ne emrat qe i kane vene disa individe me qellimin e vetem per te sunduar. Besoj se qeverite islame jane te padrejta po me aq force sa fakti qe papa eshte nje diktator ne fene e krishtere ku u imponon njerezve si duhet te mendojne, kurse ortodoksen me thene te drejten as nuk e njoh fare. Ka sh mundesi ta kem gabim, e faji te jete i botes se poshter por une mendoj se keto fete i japin goxha dore shemtise perreth. Ps Bota eshte e bukur, ka det ka qiell male kodra fusha dashuri lot gezim mbi te gjitha ka njerez si mund ta quash te poshter kur ajo na ofron gjithcka, mjafton te mendojme dy here para se te bejme veprime te keqia dhe u be, nuk eshte aq e veshtire ? Ok nese te kishte mbetur ndonje dyshim ne faktin qe une jam budallaqe dhe i shoh gjerat roze tani sapo hoqe cdo dyshim. Gjithe te mirat dhe perpiqu te kujtosh qe nje buzeqeshje apo besimi se gjerat ndodhin per mire e ben boten shume me te bukur.

      3. inspektori says:

        O emigrant une jam nje mysliman ( thjesht sa per te pasur nje fe jo se shkoj ne xhami) dhe po te bej vetem nje pyetje “kete pseudonimin qe ke vene, e ke vene se je emigrant te katoliket dhe jo te myslymet apo jo”? Ti qe ha buken e kaurrit (ne kuptim figurativ) dhe mundohesh te justifikosh te pajustifikueshmen nuk e meriton te jesh emigrant atje ku je. Nuk e di si do te flisje sikur te ishe emigrant ne Afganistan apo Pakistan. Keto pallavra qe ke treguar gjoja me nafte e broçkulla keto jane per te vene femijet ne gjume. Po ti do te behesh me egjiptian se egjiptianet, ata thone nuk e duam ti thua “llogjike se egjiptianet do te perkrahin islamin”, or çun behet fjale per despotizem e obskurantizem, i kupton ti keto dy fjale? Po njerezit pse kane dale ne shesh, per banjo dielli keshtu?

        1. emigranti says:

          inspektori
          une jam nje emigrant i thjeshte…jam ateist dhe vij nga nje familje me tradita myslimane si shumica derrmuese shqiptare por qe nuk besojme,nuk jam ekspert ne kete drejtim por une ne baze te atyre gjerave qe kam pare ne jete ne baze te historise dhe duke u bazuar ne llogjiken time replikova thjesht dhe cilter,une shikoj ketu ne forum shume tipa ‘desidentesh’ qe hiqen si specialiste ne drejtim te diplomacise dhe une mendoj qe keta ‘zylo kamberi’ fershellejne kot se koti dhe fluturojne me presh…dje kur une bera repliken time nuk ishte konfirmuar puci ushtarak ndersa tani qe eshte konfirmuar une lexoj qe edhe evropianet edhe amerikanet jane kundra ketij puci ndersa ju zoterinj ‘politikane e diplomate karriere qe dini ti vini pikat mbi I-ne’jeni pro ‘liberaleve egjyptiane'(ha ha haaa)….une nuk kam ndermend te mbush mendjen e askujt por une e quaj komplet diktature t e pajustifikueshme menyren e rrezimit te morsit…’inspektori’ edhe ne 14 shtator te 98 populli nuk shkoi per banjo dielli dhe zaptoi kryeministrine e nanos por e cuan per zhapka amerikanet dhe evropianet ate popull…besoj te kujtohet? ne asnje shtet demokratik nuk mund te vije paqja me forcen e ushtrise por vec me forcen e votes…mos kini frike nga ‘vellazeria myslimane’ dhe nga islamiket sepse ata ate menyre jetese pelqejne dhe ato ligje votojne,ne jemi te detyruar te respektojme menyren e jeteses se tyre traditat e tyre dhe nuk duhet te futemi ne punet e tyre te brendshme dhe te ndikojme ne marrjen e vendimeve apo zgjedhjen e lidereve te tyre ashtu sikurse edhe ata nuk perzihen ne punet tona,mos bini preh e ultraortodokseve te janullatos qe replikojne ne kete forum sepse ata jane shume here me te rrezikshem se islamiket ne lindjen e larget….

      4. anticensurë says:

        emigrant
        ke bërë një rreplikë që mund të futet në limitin ndërmjet dinakrisë dhe paditurisë!!
        ti vë në dyshim komentin e borës,kuptohet me dorashka,e quan veten ateist,lë shumë për të dyshuar dhe mendoj se nuk ke dijeni të sakta,në rastin më të mirë!!
        “egjiptianet jane te pakten mbi 80% myslimane pra islamiste ….. cka ketu per tu habitur??”
        emigranto
        islamist dhe myslyman ka një ndryshim të madh!shpresoj që ky të jetë problemi tënd në këtë rreplikë!
        myslyman është një person që ka zgjedhur si besim besimin e islamit!!
        islamik është një myslyman që do që besimi fetar të jetë bazë e drejtimit shtetëror!!
        ata që dje u ngritën kundër diktatorit mubarak,ishin si myslymanë dhe islamik!në zgjedhjet e vitit të kaluar fitoi ana islamike,e cila po përpiqet ta shëndrojë egjyptin në një shtet islamik!pjesa tjetër gjithashtu myslymane nuk do që feja të drejtojë shtetin!
        prandaj o emigrant ka më shumë protestues se kundër mubarakut!!
        europës dhe amerikës nuk i prish punë feja islame,i prish punë islamizmi,ashtu si i prish punë fondamentalizmi i krishterë o çdo fe tjetër!!në të tërë vëndet perëndimore feja është e ndarë nga shteit.nuk drejton dhe nuk vendosin inerpretimet e librave fetarë!!
        kjo që po ndodh në egjypt tregon se ai popull është i civilizuar!se ai popull ngrihet kundër diktaturave!!rrëzoi të parën tashti dhe të dytën!!
        sa për çizmen ushtarake!
        nqs në një vënd ushtria është me të vërtetë e çpolitizuar,në raste të tilla ajo vendos!
        NË BAZË TË KUSHTETUTËS!
        po të kesh parasysh shpesh nëpër filmat amerikanë në raste të një katastrofe o rrëmuje është ushtria ajo që vihet mbi të gjithë!!deri më sot nuk ka ndodhur në realitet,por është thjesht një para pregatitje!!kështu në egjypt kemi dy palë që nuk po merren vesh!diktatorin e ri islamik dhe popullin egjyptian!!
        ky diktator nuk do që të tërhiqet dhe është gati të çojë vëndin në luftë civile!!është duke ngritur mbështësit e tij!gjë që nuk duhet të ndodhë në një vënd demokratik!!kërkesave të një pale duhet ti përgjigjesh me bisedime me marrveshje dhe me kompromis,jo me kundërvënjen e mbështetësve të tu!!po të bëhet një gjë e tillë do të thotë luftë civile!!
        për këtë ushtria është ballacuesi i situatës!!
        ajo i dha kohë presidentit të merret vesh me demostruesët,nuk e bëri ushtria ndërhyn!krijon kushtet për zgjedhje të reja!
        emigrant të jetosh në perëndim nuk do të thotë gjithnjë të mësosh nga ai!!ti ndoshta ke shumë por spaske mësuar asgjë!!
        nqs erdogani do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë si deri tashti ai do të humbë zgjedhjet e ardhëshme në mos ka për të pasur të njëjtën gjë si në egjypt!!pavarsisht se ai është përpjekur që të neutralizojë ushtrinë turke!!
        çizmja ushterake po u përdor sipas kushtetutës së vëndit nuk sjell gjithnjë luftë,normalisht sjell paqe,në vënd!!kur manipulohet atëherë kemiluftëra!!
        “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

        1. plaku says:

          anticensure,
          Mesova shume prej teje ne lidhje mbi ndryshimin esencial midis myslimaneve dhe islamisteve, dhe per kete te falenderoj.
          Pershendetje.

      5. fatmiri says:

        Desha ti thosha atij “emigrantit” se nuk jam dakort me te. Po u fut feja ne politike ai vend nuk ka qetesi, pastaj le ta leme fene ashtu si shprehet me goje, se ajo s’ka pune me shtetin, por me perendine. Parti fetare s’duhet te kete, neqoftese pretendohet qe feja eshte per bashkimin shpirteror te te gjitheve. Feja te beje punen e saj dhe shteti te tij. Se pastaj do pyesim: demokracia aplikohet ne nje shtet ligjor apo spirituel?! Te fala ng kozmosi

  4. Claus says:

    Po tani e moren vesh qe votuan “Vellezerit Myslimane” me shumice dhe me mbeshtetjen e Uashingtonit?

    Mire qe ne Uashington ka tipa si Reeker dhe Moore , por egjiptianet nuk duhet ta kishin bere ate gabim qe votuan me shumice Morsin.

    Po nejse, ne Uashington sundon politika “bjeri ti biem” po se ku do te dale nuk do t`ia dije njeri.
    Problemi eshte se destabilizojne rajonet dhe me pas nuk gjejne me qetesi.

    E bene kete 20 vjet me Shqiperine. “Bjeri ti biem me Berishen”, tani “bjeri ti biem” me Lul Bashen.
    Kur ftillohen nga trute dalin me “Act Now”, atehere ka rrjedhur shume uje dhe shume gjera duan vite te rregullohen.
    Tashme Egjipti eshte i percare. Veshtire se mund te stabilizohet ne te ardhmen.

    1. Ben Chicago says:

      Se cfaj ka Amerika( e cila nuk ka mbeshtetur asnje grupim apo force politike ),vetem “politikanet ” komunist refugjat shqiptar e dine.Ah Komunizem cju bere shqiptareve!!!!!

    2. Dean says:

      Boll,o claus,me kete anti-Amerikanizmintat se dukesh qesharak.
      Kush te tha ty se “Vllazeria Myslimane” qenka ndihmu nga Amerikanet???
      Boll,mo burri i dheut,se i falet 1 idioti,por jo 1 djali me formimin tat.

    3. anticensurë says:

      Claus
      më duket se ja ke fut pak si kot!!
      në egjypt u votua vitin e kaluar,ndoshta amerikanët,francezët anglezët e lesh e qime,kanë mbështetur një anë!është normale!
      POR në fund të fundit u votua drejt dhe pastër(duke folur për atë vënd)!fituan islamistët?
      nuk ka asgjë të keqe,mund të kishin drejtuar drejt dhe të vazhdonin derinë zgjedhjet e tjera!por që në momentet e para ata u treguan të paduruar,nuk studiua dëshirat e popullit dhe vendosën që të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre të ngushta fetare,kështu që nuk u pranuan nga populli!të paktën ai demokratik!!ata u ngritën dhe nuk pranojnë një drejtim të tillë të shtetit!!
      po ta llogarisësh si thua ti”Tashme Egjipti eshte i percare.”,çdo shtet është i përçarë!!jo të gjithë votojnë qeveritë e tyre,por në vëndet demokratike,baton haxhiu e përmëndi mirë para disa ditësh,qeveria është demokratike kur nuk sundon mbi 49%shin,por mendon dhe për të njëlloj si për 51%shin!!kur zgjidh problemet dhe jo kur i ndrydh ato!!
      para disa ditësh në gjermani një grup azil kërkuesish bënë një grevë urie,qeveria nuk i shtypi,pavarsisht se nuk përbëjnë ndonjë përqindje në gjermani!i largoi dhe i premtoi se do të shqyrtohen kërkesat e tyre!!claus,amerikanët kanë fajin e tyre,por më të madhin e kemi ne!!e ka mungesa e ndërgjegjes civile,niveli shumë i ulet i saj!!
      kjo u vërtetua dhe njëherë në shqipëri!!u votua për atë që u mbështet nga amerikanët!!nuk është fakt ky që tregon se ndërgjegjia shoqërore është tmerrësisht e ulët tek ne??nuk tergon se ajo është po aq e ulët dhe tek inteligjenca shqiptare??
      e çfaj të ka amerikani se ti nuk hap gojën kur të rrasin dajakun?!
      jonatan mur ta tha troç,pasi japrunë në maj të hundës:”, do të ishte e çuditshme që Shtetet e Bashkuara të bëheshin zëri kryesor që ankohej për çështje lidhur me KQZ-në, nëse njerëzit në Shqipëri ndihen rehat me këtë situatë të pafat.”
      çfar do më tepër!!çdo shtet ka interesat e tij dhe ato mbron të parat!!këtë bën amerika,këtë duhet të bëjmë dhe ne!!ne si popull e si shtet!!
      po të kesh parasysh para disa ditësh ishte një artikull ku,për budallallëk goditej berisha,titulli ishte pak a shumë “berisha kundër amerikanëve për gazsjellsin”!sepse ai mbronte projektin që kalonte nëpër shqipëri e jo atë që deshën amerikanët!!
      thënja e theçerit “nuk ka miqësi të përjetshme,por interesa të përjetëshme të një shteit”është bazë në funksionin e çdo qeverie!!
      më parë interesi,e më pas nëse interesi është i njëjtë miqësia funksionon!

  5. Treviso says:

    Populli shqiptar eshte me fat se e kaloi kete faze te veshtire me pak viktima se perdoren arsyen. Cdo qeveri e ndershme, sado mire te punoje,
    asnjehere nuk e jep maksimumin e saje per te miren e popullit.

  6. Ermal says:

    MBAS 1 VITI KJO SITUATE DO JETE KTU TE NE TE JENI TE SIGURT

    1. WEB says:

      Obobo mor ermal ,durove tete vjet salen ,nuk duron dot nje vit edvinin ,mos je gje ti ai 16 vjecari qe shkruajti ate letren e perlotur ?

    2. votuesi says:

      Po ku je mo Ermal katnari prej tropoje se nuk te eshte ndier zeri,apo ke mbajtur zi per diktatorin qe do lere postin ne shtator,kaq shume e dashke shqiperine sa na krahason me jevgjit e egjiptit,ata dhe ne kohe paqe ushtaret i kane patur ne rruge gjithmone me kallash mbi shpine 5 here na ndaluan nga sharm el sheikth per ne kajro…ky ishte grusht shteti sipas mediave mor i thua Saliut tend qe pas nje viti te beje po te njejten gje..???shqiperia nuk eshte egjipt por nje pjese e vogel e europes e lene ne fatin e saj te keq qe e ndjek si hije shqiptarin e gjore…,po qe se je militant i PD harxhoi parate per 8 vite se keni bere shume duke vjedhur me korrupsionin me duar te pasterta e me doreza te pista…

  7. Petulla says:

    Ta kete te qarte Rama dhe Meta qe nese ndjekin gjurmet e Saliut, kshu do e hane me tanqe dhe popull ne kembe! nuk ka me budallenj

    1. bishtqeni says:

      me mire me petulla

  8. plaku says:

    Une mendoj se,ne Egjypt faktori i brendeshem ka qene dhe eshte nje Faktor shume destabilizues. Te gjithe e dime se,revulucjoni arab ne
    Kajro u organizua nga te rinjte liberale, te rinj me shkolla te larta por pa pune, te rinje te familjeve te mesme te qyteteve Egjyptiane. Kuptohet se,keta te rinj liberale, njerez te Face Book, Internet, gjuhe te huaja u mbeshteten fuqimisht nga e gjithe bota e qyteteruar.
    Keta njerez jane ne fakt e ardhmja e Egjyptit.
    Prandaj edhe Amerika i mbeshteti dhe keshtu u be largimi i Mubarakut dhe sistemit te tij Politik te bazuar ne injorance, armet amerikane, dhe sidomos ne fshatrat pa kulture dhe shkolle qe zene nje perqindje shume me te madhe ne popullsine e Egjyptit. Ne keto fshatra mbizoteronte varferia, injoranca dhe ishte e forte influenca e bamiresve te vellezerve islamike.
    Pastaj u bene zgjedhjet demokratike. Kam thene disa here se,edhe demokracia ka problemet e veta te medha sepse,vota e ne fshatari injorant ka te njejtn vlere sa edhe vota e nje profesori liberal.
    Pra,ndoshi ajo qe do ndodhte, shumica injorante fitoi kunder liberaleve intelektuale dhe bota me te drejte e miratoi rezultatin e zgjdhejeve te ndereshme.
    Edhe Amerika e pranoi rezultatin nga halli por,ajo kishte nen influencen e saj ushtrine egjyptiane te ciles,i jap disa miljarda armatime gratis ne vit dhe ku pjesa me e madhe e shefave te ushtrise ose kane gra ameikane ose kane studjuar ne Amerike. Pra ushtria egjyptiane ishte GARANT i interesave amerikane ne Egjypt.
    Nje vit pas zgjedhjeve u pa se,rinia liberale e qyteteve ishte shume e pakenaqur me politiken islamike te Mursit dhe kete pakenaqesi e shfrytezoi CIA. CIA ka ushtrine me vehte dhe rinine liberal dhe une mendoj se kjo pune ka marre fund ne Egjypt ne favor te forcave progresive te qyteteve te medha dhe kunder injorances fetare te fshatrave.
    Une mendoj se,CIA i ka bere mire llogarite dhe kjo pune mori fund. Kam mendimin se,bota arabe moderne do te heqi dore avash avash nga predikimet fetare te cilat nuk sjellin zhvillim, shkolla, perparim, industri, universitete, vende pune.
    Une personalisht jam me rinine liberale egjyptiane.

    1. Claus says:

      Edhe une jam me rinine liberale, i nderuar “plaku”, por strategjia e “exportimit” te demokracise eshte injoranca me e madhe qe ekziston dhe sidomos ne ca grykes hamburgerash dhe rrufjepes te CocaColes”.
      Besoj se e di se per c`fare e kam fjalen.
      Nuk mund te eksportosh brenda dites “demokracira” dhe sidomos ne vende myslimane me mentalitet komplet tjeter.
      Shembull ke Shqiperine qe fale Zotit doli nga ammullia pas 23 vjetesh, supozoj me vullnetin e mire nese ka dale.

      Nuk ke me lajme per Tunizine dhe Marokun por ta them me siguri se atje punet nuk jane aq vaj. Mediat nuk flasin me to. Ke Sirine qe eshte bere shesh lufte me mijera e mijera te vrare nga te dyja anet.

      Nje gje harrohet, faktori Izrael qe ka nje rol teper te forte ne skenaret politike ne rajon.
      Bene te pamunduren te hiqnin Mubarakun per shkakun e vetem se kishte forcuar ushtrine dhe ishte nje rrezik potencial per te. Ne zgjedhjet e vitit 2012 ishin dy kandidate, njeri ish-gjeneral ne ushtrine e Mubarakut dhe tjetri Morsi.
      U soll si u soll muhabeti, fitoi Morsi duke ulur influencen e ushtarakeve. Izraeli u qetesua per momentin. Por ja qe edhe me kete nuk ishin dakort se na doli islamik. Po nuk e dnin qe partia e tij quhej “Vellazeria Myslimane”?
      Pra hajde ti japim dermen Morsit tani.

      Pra nuk kane rehat ne politikat e tyre dhe kete e vuajne popujt.
      Sa per voten “fshatare” dhe “liberale” keshtu eshte ne tere boten plaku.
      E di plaku qe ne USA ka ca republikane qe fitojne vota te shumta se propagandojne futjen e femijve ne shkolla private ose marrje mesimi ne shtepi?
      Kjo kategori njerezish kane “alergji” shkollat publike dhe a e di perse?
      Ne shkolla publike mesohet Teoria e Evolucionit e Darwinit!!!
      Po keta a nuk jane aq radikale sa edhe ata “fshatare injorante” ne Egjipt?
      Pershendetje.

      1. realist says:

        @claus
        Nuk e di ku i merr kto te dhana, Niklaus, por nuk jane te sakta.
        Israeli e Magjypti kan pase paqe prej 1979, e pagueme shtrenjte prej Izraelit, se dha mbrapsh krejt Sinain e fituem ne lufte mbrojtse ne 1973. Magjypt nuk paguene asgjâ, por fituene mâ shume se meritojshin, edhe prej Amerike. Deri te Mubaraku, ka pase paqe midis Izraelit e Magjyptit e nuk mendoj se asht kene ne politiken e nji vendi, me pak toke e pak popullsi si Izraeli, me i qite pune vedit e me shkaterrue paqen aq shtrenjte te bleme me gjak.
        Kur Vllaznia Myslimane mori hov me Mursin para 2 vjetesh, sa fjalet e mdhaja i thane, si puna e propagandes elektorale nder shqyptare, e veç sa e shkaterruene edhe ma shume ekuilibrin e mbrendshem e te jashtem te Egjyptit. Magjypt u çuene edhe nji here ne kambe si para 2 vjetesh e ja thyene qafen si Mubarakut, si Mursit.

        Se ç’lidhje ka tema me rrepublikanet e SHBA, vetem ti mundesh me na e thane, se une nuk shof lidhje kerrkund.

      2. Tironci Lugano says:

        Claus
        Kam vene re qe ske simpati per USA e per rrjedhoje dhe per Izraelin.Shije personale e deri ketu cdo gje eshte ne rregull.
        Gabohesh kur thua qe ishte Izraeli ai qe nxiti shkarkimin e Mubarak se ushtria e tij po forcohesh.Sa ishte Mubarak cdo gje shkonte mese miri ndermjet dy shteteve.Mbas Jordanise Egjypti eshte partneri me i afert i Izraelti ne rajon.Kryeministri aktual i Izraelit Netanjahu beri aq sa kish mundesi duke bere “presion”tek administrata Obama kur pa qe keta i kthyen shpinen ne sekond Mubarak.Iste po ky kryeminister se bashku me Kancelaren Gjermane qe i afruan nje lloj azili humanitar Mubarak per arsye shendetsore gje qe nuk u pranua nga Mubarak.pra me pak fjale Izraeli nuk ishte aspak i interesuar per zevendesimin e Mubarak por kerkonin ta mabnin me cdo kusht aty ku ishte.Po te rikujtoj se ne ne ate tribune ku u vra Sadad ish Presidenti i atehershem i Egjyptit ishte dhe Mubarak bile ne krah te tij.Ky episod ka leen gjurme tek Mubarak e ndaj ishte i pameshirshem ndaj vellezerve myslimane me vone.E kjo ishte e pelqyeshme dhe nga Izraeli.Thjeshte me Egjyptin amerikanet gabuan dhe po duan ta riparojne tani.
        Pershendetje

      3. magicc says:

        Claus !! Nuk e di se nga i merr ti keto te dhena . ISRAELI kujton ti se ka friken e egjyptit . Hajde Claud hajde. Shko e rrajsa pak buk e djath mor djale se ti primend nuk e ke as idene ma t’vogel se kush asht israeli e sa shum power ka ai si komb. Ato democracite qe po na i permend ti si ne Tunizi , marok, etj etj qe i solli vllazria muslimane perseri ti nuk e ken iden se cfar eshte duke ndodh atje. Vriten njerezit si tek ne ne 97 edhe shum shpejt ke me e kuptu se vllazria muslimane jan katundaret e marre qe kujtojn se dijn gjithcka. Uroj se e ke idene edhe e kupton se cfar jam duke thene. Banu i pjekur e mos fluturo. Nuk e di se e ke qene ndonjeher jasht shqiperise por nqs po ateher ti primend meriton me t’kthy mbrapa n’vendlindje ( qe me siguri vjen nga shpellat).

      4. plaku says:

        Claus,
        Po e them qysh ne fillim se, jam shume dakord me idene tende se, “demokracia nuk eksportohet. Te njejten gje ka thene edhe Lenini ne lidhje me bolshevizmin ne kuptimin qe, edhe bolshevizmi nuk eksportohet.
        Kjo ideja jote u konfirmua tashme ne Afghanistan dhe amerikanet e kane kuptuar kete gje qysh prej vitesh. Ti e di me mire se une se, nen kontrollin e Amerikes po zhvillohen bisedime tashme zyrtare midis Kasait dhe Talibaneve te moderuar duke ju ofrur ketyre te fundit edhe pushtet.
        Ke gjithashtu shume te drejte kur flet per Marokun dhe Tunizine.
        Claus, ti ke perseri te drejte ne lidhje me Morsin. Populli egjyptian i dha “vellezerve myslimane” shansin qe, te tregonin se cfare ishin ne gjendj te benin. Faktet treguan se, vellezerit myslimane nuk ishin ne gjendje te ofronin zgjidhje per problemet e medha si varferia mbi 50% e popullsise dhe analfabetizmi. Pra populli egjyptian votoi per nje ender te bukur fetare dhe qe fatkeqesisht nuk u realizua.
        Claus, une kam mendimin se, ne nje shoqeri ka shume rendesi edhe pesha e shtreses se mesme. Fatkeqesisht ne shoqerine egjyptiane shtresa e mesme nuk eshte akoma e fuqishme per te drejtuar shtetin egjyptian.
        Claus, edhe per sa i perket Izraelit ti ke shume te drejte.
        Edhe per republikanet ne USA mendoj se, ti ke te drejte. Republikant kane problemin e madh se, ata kane frike nga influenca e shtetit, pra kane frike nga nje shtet i fuqishem dhe kjo eshte nje ceshtje ideologjike per ta.
        Claus, ti e di se une mesoj shume nga ti. Une kam shume frike nga nje shtet shume i fuqishem. E them kete, se une kam jetuar ( dhe perfituar ) nga nje shtet qe i kishte te gjitha ne dore, punen, banesen, shkollen e femijeve etj,etj. E kam fjalen per shtetin e Socjalizmit real ne Shqiperi.
        Claus, duke te falenderuar per shkrimin, e uroj nje dite te kendeshme.

    2. Tironci Lugano says:

      plaku
      Administra Obama gaboj me Egjyptin duke e barazuar ne nje fare emnyre me situaten e vendeve te tjera ne rajon e po keshtu dhe Mubarak_un.Mubarak vertet udhehiqte me dore te hekurt por ne disa raste kjo eshte e nevojshme.Sa ishte Mubarak ne fuqi ketyre Vellezrit Myslimane sju ndihej zeri.Keta po i le nuk ndalen me.E ardhja e Morsit ne fuqi u be dhe me aprovimin e heshtur amerikan.Morsi fitoj zgjedhjet kunder nje rivali i cili ishte njeri i afert i Mubarak dhe perkrahej nga ushtria.Per hir te vertetes Morsi fitoj ngushte me te.ka mese nje vit qe ky dalngadale po merte nen kontroll gjithcka.Kam parasysh ketu shkarkimin e kryprokurorit te pergjithsheme zevendesimi i tij me njeriun e tij.Ne planin e jashtem pati nje hapje kundrejt Iranit veprim i cili beri qe ne Amerike te rrudheshin buzet.Nese do vashdonte kjo situate do ishte shume veshtire pastaj en te ardhemen.Gjithashtu Morsi po lidhej dhe me Mosken.E kjo ishte kembane alarmi per Uashintonin.DUa te rikujtoj qe dikur Kajro ishte aleate e ngushte me Mosken.Ka qene administrata Nikson qe beri per vete Kajron e drejtuar atehere nga Sadati.E ky afrim i Morsit me Mosken beri qe ne Amerike te fillojne te levizin.le te shpresojme qe gjerat te ecin ne drejtimin e duhur dhe me sa me pak gjakderdhje(fatkeqessiht do kete)
      pershendetje

      1. plaku says:

        Tironci Lugano,
        Pike se pari, lavdi zotit qe, fillove prape te shkruash ne forum. Une i lexoj gjithmone me endje shkrimet e tua se mesoj shume gjera nga to. Per shembull, ne shkrimin tend te mesiperm, mesova shume gjera mbi zgjedhje ne Egjypt, shkarkimin e kryeprokurorit, afrimin me Iranin dhe Mosken, politiken e Sadatit etj.
        Tironci Lugano, une mendoj se, Morsi u zgjodh ne menyre demokratike, m.gj.se une personlisht isha qe, ne zgjedhje te fitonte rinia liberale dhe e shkolluar . Une mendoj se, vullneti i popullit i dhene me vote duhet respektuar pa tjeter.
        Mendoj se, pervec influences se Amerikes dhe Izraelit, populli egjyptian dhe sidomos shtresa e mesme dhe rinia liberale me shkolle u ngrit kunder vellerzerve myslimane sepse, ata nuk bene shume gjera per te cilat premtuan. Mbi te gjitha ata nuk bene gje per varferine e tmereshme dhe per analfabetizmin.
        Ne keto kushte liberalet ishin shume te pakenaqur dhe u ngriten, populli dhe ushtria i mbeshteti dhe keshtu mbaroi kjo pune.
        Tironi Lugano, une mendoj se te marresh pushtetin nuk eshte aq e veshtire se sa ta mbash ate.
        Te uroj ty dhe familjes nje dite te kendeshme.

        1. anticensurë says:

          plako
          bashkohem me ty!
          “Tironci Lugano,
          Pike se pari, lavdi zotit qe, fillove prape te shkruash ne forum”
          kuptohet unë nuk dua ta shqetësoj zotin me një vogëlsi të tillë!!
          tironco je gjithnjë i mirpritur!!njeriu ndjen ngrohtësi kur sheh që dhe ti je pjesë e këtij blogu!!pavarsisht se ndonjëherë replikat nuk i kemi aq të buta dhe të edukuara si të plakut!!
          të mijat janë pak si të pa gdhëndura,grob si thonë zyrigezët e tu,por gjithnjë me zëmër!!

  9. kukull says:

    Kishim degjuar per regjimet kukull.
    Ky dhe sala jane shembujt me te fundit.

  10. ermuti says:

    Ska sali berishe atje. Se ja u bonte si me 21 janar

  11. Horri i Bulevardit says:

    Nuk mund te quhet puc, nje mision qe i sherben demokracise dhe qe te binden ata qe e quajne puc, kemi deklaraten e gjeneralit te ushtrise se Egjiptit, se do te zhvillohen zgjedhje te reja.
    Gjenerale me integritet, qe nuk i sherbejne si bythelepiresa kreut te shtetit, por i sherbejne kushtetutes se vendit te tyre, tek e cila jane betuar.

  12. ALpini says:

    ne protesten e pare qe do bejme ne demokratet do e hedhim tuç qeverisjen e rilindjes.Edi Rama do perfundoj si mos me keq.

  13. bbb says:

    Sqhiperia i ka te vecanta “grushtete shtetit” sepse i ben me cadra pistolete, kurse populli qe merr pjese ne to quhet kokepalare…

  14. enea says:

    Situata ne Egjypt 2 vitet e fundit eshte treguesi me i mire qe kur ne punet e nje vendi fut hundet amerika, atehere ai vend zhytet ne terror dhe anarki.

  15. USHTARAKU says:

    BRAVO! KJO ESHTE USHTRI! JO AJO E JONA. NE ’97 LANE GAZERMAT E SHKUAN NE SHTEPI DUKE I LENE ARMET POPULLIT, PA E KUPTUAR SE TEK ATO ARME KISHIN PUSHTETIN. KUR NJE REGJIM EDHE PSE I ZGJEDHUR DEMOKRATIKISHT, DEGJENERON NE DHUNE DHE MEIZERJE, NJE USHTRI E NDERGJEGJSHME DI SE KUSH ESHTE RROLI I SAJ NE FATET E ATDHEUT.
    SHTHURJES DHE RREBELIMIT TE ’97 DHE PRESIDENTIT TE RREZIKSHEM BERISHA DUHEJ TI ISHTE PERGJIGJUR ME VENDOSMERI.
    NJE FAQE E SHEMTUAR E SHTETIT DHE USHTRISE SONE.
    ESHTE KOHA QE PERPARA SE TE NDERTOJME USHTRINE DHE ARMET TE NDERTOJME USHTARAKUN.
    TURP EDHE PER ATA HISTORJANE TE MAJTE E TE DJATHTE QE JANE PORSI USHTARAKET BARKTHARE KUR VJEN PUNA TE NXJERRIN MESIME HISTORIKE NGA ’97.

  16. Jevgos Grekos says:

    Shikojani fytyrat ketyre monstrave jevgjit dhe krahasojini keto fytyra me fytyrat e ministrave te qeverise jevgjite greke dhe do te habiteni nga ngjashmeri e vellazerve jevgje, rraca me e felliqur e mesdheut jane.

    P.S KURIOZITET: Vete populli jevgjit grek ka nje terheqje te veqante per Egjiptianet, Indianet dhe Arabet.

    Muhabet jevgjish, rrace e felliqur qe na keni pushtuar Ballkanin.

  17. Ramon says:

    VETEM ne SHQIPERI ushtria mban anan e injorances shpellare dhe se koka eshte nje sahanlepirse nga VLORA.

  18. qytetar says:

    Te gjithe protestuesit ne Egjipt jane te fese kristiane.
    Dikur kane shkuar shume mire njeru me tjetrin ne paqe ,por nje
    dore e zeze qe quhet Cifut i eshte qepur botes Arabe si Skenderbeu Turqeve.
    dhe sic shikohet jane duke u rrenuar cdo vit nje e nga nje.

  19. anticensurë says:

    plaku,Claus,Tironci Lugano,realist,plus dhe ndonjë tjetër!
    tek të gjithë shoh mendimin shqiptar!!
    atë mendim që i bashkon të gjithë shqiptarët!!
    “popujt janë marionetat e amerikës!asnjë popull nuk ka ndërgjegje ose edukatë shoqërore”!
    o njerëz që nuk mund të them se jeni në nivelin e njeriut posht mesatares,përkundrazi jeni shumë lart asaj.nuk mund të them keni rrojtur në moml ose në afërsi të tij,por përkundrazi jetoni nëpër botë dhe në shtetet më demokratike!si ka mundësi që të mos ju shkulet nga truri se ka popuj që ngrihen dhe vetë!ngrihen se ju ka ardhur në majë të hundës,ngrihen se janë më të ngritur se ne nga ana shoqërore!!
    është e vërtetë që mund të ketë ndikime nga agjentuart e huaja,nga shtete të huaja për interesa ekonomike ose gjeo politike,POOOOR po nuk qe se kazani është në zjarr ai nuk vlon me një fije shkrapse!!
    mor njerëz si është e mundur që në të tërë arabinë veriore ndërhynë këta shërbime sekrete brënda një muaji dhe jo se u përhap si një pandemi dëshira për të pasur më shumë liri,për të pasur më shumë mundësi për të punuar,për të jetuar më mirë?!për të jetuar me kohën e shekullit të 21t dhe jo të shekullit të 7të??përse i mohoni këtë të drejtë tërë këtyre popujve??përse i çvleftësoni duke i quajtur vegla qorre të amerikanëve??
    jo or njerëz,nuk janë të gjithë shqiptarë!nuk janë si ne që votojmë atë parti e cila mbështetet ose ne kujtojmë se mbështet nga amerika!nuk janë të gjithë si ne që nuk kemi një elitë intelektuale,por dhe po ta kishimse pirdhte kush!përse nuk thoni se jo të gjithë intelektualët shiten si tek ne,për një copë bukë!?!
    një popull nuk shkon të vritet se i do bytha amerikanit,këtë e pat mirë në luftën e I të irakut!kurdët u ngritën pas premtimit të amerikanëve,për lirinë e tyre!pasi u lanë në balt,nuk e luajtën bythën në luftën e II të irakut!!sot egjyptianët po ringrihen për liritë e tyre,kundër atyre që votuan dje!sepse ata nuk përmbushin aspiratat e atij populli!!
    kësaj i thonë ndërgjegje civile/shoqërore dhe jo ndërhyrje amerikane!!
    ata mendojnë dhe për atë pjesë të shoqërisë që mendon gabim,mbështetësit e islamistit mursi!mbështetës që janë në nivel të ulët intelektual dhe nuk arrijnë të parashikojnë se ku i çon prijësi i tyre!!
    përshëndetje të gjithëve!

    1. Tironci Lugano says:

      anticensure
      Se di perse me ke futur ne kete “grup”.Edhe pse “grupi” perbehet nga njeres te respektuar.Gjithsesi ke filluar me shkrujt gjate e kam veshtirsi me te ndjek
      pershendetje

      1. anticensurë says:

        në të tërë shkrimet e sotme ti ke përmëndur gabimet që kanë bërë të huajt në administrimin e pranverës egjyptane,por asnjëherë nuk ke thënë se atje ka një popull që nuk është marionetë e të huajve!nuk ke përmëndur se ai popull është ngritur për interesat e tij dhe jo për interesat e të huajve!!i kalova një sy të shpejt dhe mbetem në këtë që thashë!
        sa për shkrimin,zgjatjen e tij!disa herë ndodh,disa herë jo!!gjithnjë e kam thënë se nuk jam aq i zotinë të shkruar,ndoshta ka ndikuar dhe virusi i alban degës!!??
        përshëndetje

    2. sonila says:

      Me pelqeu shume komenti juaj. Te gjithe te mesipermit flasin per konpiracione, per gjera te fshehta e per nje tufe me budallalliqe te tjera a thua se keto njerez qe ngrihen ne protesta jane dele. Nuk ju shkon ne mendje per nje moment se ato persona kane neurone dhe se ne shekullin ku jetojme ku fale teknologjise ti shikon cbehet perreth neuronet fillojne me sinapse dhe si nje plus nje qe bejne dy diktatura te tilla kepusin qafen,. Nuk e kuptoj pse jeni kaq te zhgenjyer me rracen njerezore. Une e kuptoj qe populli jone nuk eshte se na ka dhene ndonje shembull kushedi ne te shkuaren po dhe ai tek tuk eshte perpjekur me te veten. Ka intelektuale me shkronja te medha qe vendosin te japin jeten per nje kauze te drejte, qe sherbejne si inspirim per te rinjte njerezit me i pale mmend, ndoshta jo per ate fshatarin e thjeshte te indoktrinuar nga fete por per intelektualin apo te riun po dhe jane ne gjendje ta ngrejne ne kembe nje shtet ne me pak se nje vit. Ne ditet e sotme njerezit e kane te veshtire te pranojne zgjedhen qofte dhe nga qeveria e zgjedhur me vota demokratike.E njejta gje ndodhi dhe me ne, jam e sigurte se po te mos ish urrejtja qe ngjalli pd ne tere administraten me mitingjet e detyruara dhe detyrimin per voten xhaxhi Berisha do ishte dhe 4 vjet te bukura ne pushtet. Sot popujt, te rinjte nuk durojne me diktatura dhe Amerika se ve ne dyshim qe mund ti jape nje dore por krahu eshte i tyre. Une them qe sot te gezojme qe disa njerez edhe pse larg nesh arriten nje fitore te tilla pa viktima dhe te shpresojme qe ai qe do vije te jete i denje per popullin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje