Akademiku Jorgo Bulo analizon humbjen e së djathtës në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe pritshmërinë për të majtën. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve është shprehje e zemëratës popullore ndaj një qeverisjeje të keqe.
“Vota e 23 qershorit është një shprehje e zemëratës popullore ndaj një qeverisje të keqe, ndaj një administrate të paaftë, arrogante dhe të korruptuar, është një veprim inteligjent i një milion shqiptarëve për të shpëtuar vendin nga rrënimi i një ekonomie në zgrip të falimentimit dhe demokracinë nga degradimi në neodiktaturë. Vota e 23 qershorit është shumë më tepër se një ndryshim raportesh elektorale, më shumë se zëvendësim i një shumice nga një tjetër shumicë. Vota e 23 qershorit nuk ishte thjesht një fitore elektorale e një shumice të re, por një fitore historike kombëtare e shqiptarëve”, shprehet ai për GSH.
Sipas Bulos: “Vota e 23 qershorit e bashkoi Shqipërinë, i bashkoi shqiptarët e përçarë sistematikisht dhe tinëzisht, duke i manipuluar me dallimet krahinore, me dallimet fetare, madje edhe me dallimet dialektore, duke krijuar një klimë gati konfliktuale, duke nxitur ndasitë në vend të njësisë kombëtare dhe ndarjen gjuhësore në vend të njësisë gjuhësore kombëtare. Vota e 23 qershorit tregoi se shqiptarët, duke trashëguar frymën e Rilindjes, qëndrojnë mbi këto dallime, shikojnë përtej tyre, e ndjejnë qenien e tyre kombëtare diçka të thellë, shpirtërore dhe dinë të mos bien pre e çdo përpjekjeje manipulimi për të cenuar unitetin kombëtar. Kjo, sipas mendimit tim, është arritja më e rëndësishme, thelbësore për fatet dhe të ardhmen e vendit dhe të shqiptarëve në tërësi, përfshirë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët gjithashtu në këto vite tranzicioni janë provokuar të përfshihen në strategjinë ogurzezë të kundërvënies dhe përçarjes”.
Bulo shton se nga ndryshimi i pushteteve presin një qasje tjetër ndaj shkencës, angazhim real për ringritjen e ekonomisë, për ringritjen e kulturës dhe ndërtimin e shtetit ligjor./A.Xh
Z JORGO.JAM PLOTESISHT DAKORT ME SHKRIMIN TUAJ, QEVERISJE E KORUPTUAR DERI NE PALCE,QEVERISJE QE BEHET PALE ME KRIMIN ,NJE QEVERI QE KA NJE GJYQESOR DHE PROKURORI TE KORUPTUAR.AROGANCA E MALOKERISE NE TE GJITHA POSTET DRETUESE,VOTA E POPULLIT E NDESHKOJ KETE SISTEM MASKARENJSH,HAJDUTER,IMORAL,KRIMINAL,TE KORUPTUAR.RESPEKT PER JU Z JORGO
Zoti Jorgo fatkeqsisht por eshte e vertet qe qeveria ne ikje i meriton te gjitha cfare ju thoni. Nuk ma merr mendja qe ka patur ndonje gje pozitive qofte dhe nje te vetme. Dhe uragani qe PD trumpetonte me te madhe ndodhi dhe e mori perpara te gjithe ate llum te mbledhur nga cdo vend. Eshte e vertet ajo qe thuhet se ku jane ata qe hidhnin shtyllat e tensionit ne ere? Ata jane ne qeverri.Duhet nje dore e forte ti shkule nga institucionet e shtetit, dikasteret dhe ministrite qe nga kreu dhe deri te pastrueset.SHFAROSJE TE ATYRE QE SHKATERRUAN SHTETIN.
Bukur i thoni z. Jorgo disa tipare te qeverise se neodiktatures maloke,porse anashkaloni faktin qe Saliu me suiten e vet familjare e krahinore ka thelluar keq ndasine veri-juge dhe per kete krim shoqeror ai ka shfrytezuar e vazhdon intensivisht te nxise genet e eksponenteve te semure si vete Berisha dhe te turmave injorante te cilave u ka bere lavazh truri.Ne teresi juve konkludoni si internacionalist nderkohe qe duhet t’ju beni thirje qytetareve veriore e kosovare te mos ecin ne gjurmet e ketij klani-katastrofe,(armiqesor e perçares),por te korigjoje sekush veten dhe shokun ne krah…Nuk mjaftoi kanuni i dukagjinsit,por Saliu po vazhdon hakmarjet politike si nje bajraktar zezan i pandreqshem.Nuk shikoni se,edhe pas “doreheqjes” vazhdon te nxjeri vendime te reja dhe te publikoje atoo qe i ka fshehur 22 vjet ne sirtar?! Ndiqeni me kujdes trysnine qe u ben ai njerzve te treves se vet ?!
AKDEMIKU BULOME KUJTOI NJE KARIKATURE QE E KAM PARE NE NJE GAZETE TE HUAJ .NE TE QENE VIZATUAR DY LYPSAR LECKAMANE QE BISEDONIN MES TYRE
-CFARE DO TE THOTE AKADEMIK ?E PYETI NJERI PREJ TYRE TJETRIN
-AKADEMIK ? JU PERGJEGJ SHOKU I TIJ – JANE ATA QE E KALOJNE JETEN DUKE KERKUAR NE LIBRA
ATO QE I DIME TE GJITHE
ESHTE E TURPSHME DHE QESHARAKE QE AKDAMIKET DEH PSEUDO INTELEKTUALET TE FLASIN PASI KA FOLUR POPULLI.AQ ME TEPER KUR THONE ATO QE DINE ME MIRE SE ATA TE GJITHE