Që kur Sali Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, vendin e tij e synojnë jo vetëm anëtarë të kryesisë së kësaj partie, por dhe persona, të cilët meritë të vetme kanë faktit e të qenit demokrat apo dhe me prejardhje nga Tropoja.
E ndërsa afati i dorëzimit të dosjeve është deri të premten, ku sipas Berishës çdokush është i lirë të pretendojë vendin e tij, sot ka shpallur kandidimin Admir Mulaj.
Në fakt, dhe pse vetëdeklarohet si anëtar i kësaj partie në një vit të vështirë si ai ‘97-të, të dhëna për Mulajn nuk gjen as në Google.
Admir Mulaj thotë se për të qenë në lartësinë e duhur të garimit për kreun e Partisë Demokratike, ka marrë zyrë tek Kullat Binjake, përkarshi Berishës, i cili pritet të jetë në kryeministri së paku deri në fillim të shtatorit.
Admir Mulaj e prezanton vetën si ish-dhjetorist, ish-bashkëpunëtor i Azem Hajdarit dhe si i vetmi që ka guxuar për të dhënë mendime ndryshe nga Berisha.
Por juristi nga Tropoja nuk është i vetmi që synon të jetë sfidues në garën e hapur në partinë më të madhe opozitare tashmë në vend.
Një person krejt anonim, por që deklarata e Berishës e ka bërë që të ëndërrojë me sy hapur, është dhe Bujar Nallbani.
Militanti i kësaj force politike ka prezantuar veten si kandidat për kryetar partie dhe si njeriu i duhur që do të transformojë atë.
Një tjetër kandidaturë e paraqitur në sekretarinë e Partinë Demokratike, ka qenë dhe Erjon Nikolli.
Aspiranti për kreun e PD-së ka dorëzuar dosjen e tij, por nuk ka pranuar të komunikojë me media.
Në garë Basha e Biberaj
Por krahas militantëve, apo dhe njerëzve që me sa duket besojnë se gara për kryetar të PD-së do të jetë e hapur për çdo anëtar, të mërkurën kanë bërë publike kandidaturën e tyre Aleksandër Biberaj dhe Lulzim Basha.
Ky i fundit, duke mbajtur një fjalim, në të njëjtin vend ku dhe Berisha dha dorëheqjen, u betua se do të ndiqte vijën e Sali Berishës.
Ndërsa Aleksandër Biberaj, deri më tani mbetet vetëm aspiranti publik për kreun e Partisë Demokratike.
Sekretaria e partisë nuk ka pranuar dosjen e paraqitur mesditën e së mërkurës.
Ky i fundit, këtë e komentoi si një vendim të marrë nga drejtuesit e partisë dhe deklaroi se kjo nuk do ta detyronte të hiqte dorë nga gara për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Ndërkohë që të martën ka bërë publik kandidimin e tij Sokol Olldashi.
Në fakt, gara për kreun e PD-së do të jetë mes Ministrit të Transporteve dhe kryebashkiakut të emëruar, Lulzim Basha.
Njëri me një të shkuar politike në Partinë Demokratike dhe tjetri i katapultuar nga KOP-i dhe i favorizuar nga Berisha.
Une Votoj per Kol Olldashin!
Votoni dhe Jue:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/chairman-of-pd.html
Ndoshta gjen per Meron ne google.
Une jam Admir Mulaj
Edhe kete aspekt qe i perkiste ish sigurimit te shtetit dhe qe me kete propagande mbajti Shqiperine ne erresire te plote , dizinformimi, do ta luftojme. ?
Ju uroj te gjeni pune kur te japim mundesine te rinjve dhe te rejave t’ju zevendesojne me konkurence te ndershme.
Sa per personin tim, do ta tregoje e ardhmja
O Admir! Mbahu o burr! Kshu e kan kto pune. Ene nje i panjoft fare mund te kandidoje. Pse te bohet Flamuri minister i bmrenshem e mos ishe ti per shemull. Ca ka flamuri mo shum se ty. Asigjo. Berisha te ka hy n’hak se me gjith ket kiurajo qe paske ti, mund te te kishte bo edhe mo shum se flamuri. Mund ta kishte lon venin ty e jo Lulit. Po nuk vlersohen njerzit sot Admiro! Kshu qe trego veten edhe familjen tate. Ene mos u terhiq more vesht. Se do te bojn presion se nuk e dun konkurrencen Admiro. S’ka konkurenc ne at parti. Ti e di. Ja. Zgjodhi flamurin burri botes ene s’i shkoi fare n’men per th. gjith ky cun. I paperlym. Imagjino as gogla nuk flet asi gjys llafi. Qe i bo mut t’gjith. Cado emri t’fusesh e telendis. Ec aty Admiro. Nuk e dim demokratet. Po poppli osht me ty. Megjithse ajo parti nuk te merito. Po veje doren n’zemer ene boji rob. Hajd shnet e t’mira ene sukses.
Parti karagjozesh,nga kryetari ne “ikje” dhe nga pretendetet per kryetar te Pd-se.Partia eshte bere qesharake,kushdo anonim,shkon ne zyrat Pd-se,me nje dosje me CV,ku cdo CV fillon me nje fjali-kam qene pjesmarres ne levizjen e dhjetorit,ky Nallbani,qe me duket se kishte shkuar me pandofla tek Pd-ja,i kishte futur edhe nje rrezim busti si shtese ne CV.Nuk ka asnje lidhje me normalitetin e zgjedhjes se nje kryetari partie.Lul Basha,nje njeri pa vizion,qe flet dhe qesh,i telekomanduar nga Familja,dihet qe do shpallet “fitues”po nga familja.Se do perfundonte PD-ja,ne nje parti komunisto- qesharake,asnje nuk e mendonte ne vitin 1991.Tragjiko-komike cpo ndodh me kete parti dhe me sa shihet,dhe cfare do te ndodhe ne te ardhmen.
Urojme qe ky komentues te mos jete personi Admir Mulaj.
Nqs do jete orgjinali dhe jo ndonje kopje interneti e falenderojme qe qenka lexues extremisht i apasionuar i gazetes Tema qe eshte lajm i mire.
Do jete fatkeqesi kombetare nqs eshte vertete se ka kandidate te ketij niveli qe bejne kete koment kaq primitiv.
Po vihet ne krye te PD nje spiun qe dorezoi komandantet e UCK heroike tek falangat serbe !!! Mire t’i
behet PD dhe kosovareve. sepse do ta kuptojne kur t’i shkoje thika ne palce thone andej nga nahia
ime. Lulezim Basha ka te njejtat lidhje si padroni i tij me veriun e eger dhe brutal. Keto lidhje sado te
padukeshme here -here nxjerrin krye nga fodulleku apo bajraktarizmi. Lulit te Bashes keto cilesi nuk
i mungojne. Si mendjemadh i pakorigjueshem qe eshte Luli i Bashes me gojen e vet deklaroi me mburrje
se e kishte per nder qe kishte kallxuar komandante e UCK ,duke kryer keshtu me nder detyrat e UMNIKUT.
Mire ka bere qe ka kryer detyrat e UMNIKT, por jo duke akuzuar padrejtesisht komandante e UCK. Faktet
tregojne se ata u liruan me njehere nga EULEX-i tregon se ky spiun i serbit nga i cili merrte rrogen ka
shpifur paturpesisht .!!
Pyes Lulin e Bashes po Serbet qe kane kryer mizori te kosovaret sa ushtarake serb kane denoncuar ???.
Me stermundime munden te kapnin Mlladicin pas 10-15 vjetesh.Ti , Luli Bashes ke shpifur edhe per
shtepine e fameshme ne Burrel per trafikim te organeve te ushtareve serb te vrare ne luften e Kosoves.
A te kane hije te gjitha keto per t’u vene ne krye te nje partie shqiptare ? Ti mund te krijosh nje parti ne serbi,por jo ne Shqiperi ! Quo Vadi ?!.
O Admir po te pakten mos u hiq si dhjetorist se ne 1990 ke qene 10 vjec. Edhe hap syte per ndonje leje pallati se pa Salen nuk hapen kollaj gjithe dyert
ndersa une do te votoj kete kllufin Admir !
Te kerkosh te falur gazetes TEMA o ADMIR se po te ben te njohur mbasi edhe tropojanet te kane harruar se kush je,ose nuk te njohin fare.Keshilla ime per ty eshte me mire rri larg politikes se sa te qeshin njerezit me ty dita- dites.
Eh more Admir sa fodull qe je/ Shyqyr qe ke vellezerit se po te ishte per ty do kishe vdeke per buke,aq i pazote je!