Edhe pse në këto zgjedhje ka pasur një fushatë mediatike për votën e bardhë, ose ndryshe abstenimin në zgjedhje, sërish numri i këtyre votave ka ardhur në rënie të ndjeshme.
Siç raporton MAPO, në një shikim automatik të shifrave të votave të pavlefshme në tre zgjedhjet e fundit të publikuara nga KQZ, rezulton se numri i votave të pavlefshme ka rënë ndjeshëm dhe thuajse është përgjysmuar nga 42 mijë në 2009, 44 mijë në 2011 në rreth 24 mijë në 2013.
Numri i fletëve të votimit të pavlefshme në zgjedhjet e vitit 2013 është sipas KQZ-së, 24.181 ose 1.3 % e totalit të fletëve të votimit të përdorura dhe të gjetura në kuti. Në vitin 2009, numri i fletëve të votimit të pavlefshme ka qenë 42 mijë ose 2.7 për qind e numrit të fletëve të hedhura në kuti./ep
hahahahahaha sa i madh ky votues ,,ka shkruar “ROBT “
unë jam pjesë e këtij 1.3 përqindshi!!
akoma dhe sot nuk jam penduar!!
TemA ,po pse kur ka ekzistuar ndonjeher abstenimi per ndonje gje ktu ???
Ktu dhe fleterrufene ta shkruanin bashke gjithe koperativistet …kokepalar .
Abstenimi kerkon kushte te tjera ekonomike dhe sidomos edukate civile .
Shqiptaret nuk abstenojne ,shqiptaret blihen .Kujt i blihet nje lope ,kujt i paguhet lista te dyqani ,kujt i ngrihet rruga deri te dera e viles me mure te larte dhe banor me moral te ulet ,dikujt i operohet femija te Amerikani por pa fature ….e sa te tjera …
Hem menyre shume interesante kjo ne foto per ta nxjerre te pavlefshme !