Mustafaj: Vështirë se kjo mund të konsiderohet një garë

4 Korrik 2013, 21:34Politika TEMA

Garën për kryetar në Partinë Demokratike e ka komentuar ekskluzivisht për Top Channel Besnik Mustafaj, ish-drejtues në këtë parti dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.

 

Kemi fjalën e zotit Berisha dhe vendimin e Kryesisë që vendosi datën 22 korrik si ditën kur Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri. Ju keni qenë kritik më parë për mungesën e demokracisë brenda PD-së. Si e shihni tani këtë proces?

Është një ngjarje e rëndësishme për PD-në pas humbjes së thellë në zgjedhje. Gjithashtu është hera e parë që zhvillohen zgjedhje ku merr pjesë e gjithë anëtarësia e PD-së dhe kjo është shumë e rëndësishme.

A mendoni se kemi realisht një garë?

Mendoj se do të jetë e vështirë të konsiderohet si garë pasi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ishte selektiv. Mund të pranohej edhe Biberaj ose anëtarë të tjerë, por nuk ndodhi kjo gjë. Është një garë e reduktuar dhe kjo nuk e bën një garë. Gjithashtu asnjëri nuk do të bëjë dot fushatë pasi nuk kanë kohë në dispozicion. Gjithsesi, vendi ka nevojë tani për një opozitë të strukturuar dhe serioze sa më shpejt.

Zoti Berisha ka deklaruar se më i rëndësishëm është procesi dhe se ai nuk mbështet asnjë kandidat. Ndërkohë, në opinion ka ndjesi të ndryshme nisur edhe nga kandidimi i zotit Basha, i parë si person i afërt apo i lançuar fort prej zotit Berisha edhe në fushatën e fundit.

Nuk merrem me thashetheme. Them vetëm që të dy kandidatët janë personalitete të partisë, me avantazhet dhe disavantazhet e veta. Olldashi është i përfshirë në strukturat e partisë që në vitin 2000. Ka qenë ministër dhe e njeh mirë partinë. Basha është një figurë që ka arritur të marrë shumë vota në Tiranë dhe ka popullaritetin e nevojshëm.

Kryetari i ri, kushdo që të jetë, mendoni se do të vuajë hijen e zotit Berisha, pra nuk do të ketë autonomi në marrjen e vendimeve?

Të dy janë futur në garë me lejen e Berishës dhe historia politike ka treguar se ka drejtues që sapo marrin pushtetin, i tregojnë kufirin paraardhësit, por ka edhe që nuk çlirohen dot nga hija e “babait”. Unë nuk dua të paragjykoj askënd.

3 komente në “Mustafaj: Vështirë se kjo mund të konsiderohet një garë”

  1. Stef Staku says:

    1. – Vendosja per kryetare te PD te vetem dy kandidaturave te lidhura me krimin Basha x Olldashi.
    2. – Zgjedhja e kryetarit te PD me preçedura te pershpejtuara, 18 dite, pra me 22.korrik.2013.
    3. – Mos leshimi i postit te Kryeministrit ga ana e krim Berishes, pas humbjes spektakolare.
    4. – Largimi I Woolsprapthit ambasadorit te OSBE nga Tirana me proçderura te pershpejtuara, per te mos marre pasojat e asaj qe do ndodhe.
    Keto tre faktore te mare sebashku hapin nje skenar krejt tjeter te frikshem :
    Cdo trazire apo manipulim zgjedhjesh nga krim Berisha do konsiderohej si nje krim I perseritur si nga faktori i brendeshem ashtu dhe nderkombetare keshtu qe ai kerkon ti heqe pushtetin Votes se Popullit nepermjet Bashes apo Olldashit. Berisha po heq geshtenjat nga zjarri me mashat e tija. Pretekstin per te hapur lufte e kane KQZ !!!!
    Do jete njeri nga keto te dy qe do kryeje krimin e radhes. Mund te vrasin ne revolta 10 apo 20 vete, por pastaj do krijojne qeverine e “ Pajtimit Kombetare “ duke shtypur me gjak e dredhi edhe nje here aspiratat e Shqiptareve per nje shtet demokratik e ligjor. Siq bene ne 1997. Keshtu do e mbajne edhe per 7 deri 10 vite te tjera Shqiperine larg Europes.
    Ky skanar eshte hartuar ne bashkepunim me Mafian Italiane te Etore Sekuit.

  2. Doktori Pacient says:

    Si mund te konsiderohet gare kur Berisha i “dorhequr” drejton mbledhjen e Kryesise!!!
    Demokracia fillon ne parti,ne PD ka vetem arbuteri!
    Kur prisni demokraci nga nje ishKOMUNIST,shkoni mbytuni ne lumin e Lanes!

  3. Faja says:

    Kur ti nuk e konsideron si gare ,! po ne qe jemi jashte si do te konsiderojme, si nje maskarade te linjes.,!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje