FOTOT e para brenda avionit të shkatërruar në San Françisko

8 Korrik 2013, 11:19Bota TEMA
FOTOT e para brenda avionit të shkatërruar në San

Pamjet e para brenda avionit të kompanisë Asiana Airlines, që u përplas në aeroportin e San Françiskos në SHBA, tregojnë tmerrin e përjetuar nga pasagjerët.

Ngjarja e rëndë la pas dy viktima, por të dhënat e para janë tronditëse.

Hetuesit amerikanë thonë se avioni po fluturonte shumë ulët dhe me shpejtësi të ulët, ndërsa piloti tentoi që të shmangte uljen kur u përplas me një mur në formë dige.

Piloti po fluturonte avionin Boeing 777 për herë të parë drejt San Françiskos.

Avioni po vinte nga Seuli dhe kishte në bord 307 persona.

Dy adoleshente kineze vdiqën nga përplasja.

Hetuesit thonë se piloti kishte bërë 10 mijë orë fluturim, por në fakt kishte vetëm 43 orë që fluturonte me Boeing 777.

Megjithatë hetuesit thonë se është ende herët për të dalë në konkluzione./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje