Kryeministri i Çekisë, Petr Necas, i njohur ndryshe edhe si “Zotëria me duar të pastra”, ka dhënë dorëheqjen, pas një hetimi që duket se do shkaktojë tërmetin më të madh në Çeki në këto 20 vite.
Necas dha dorëheqjen pas pretendimeve se shefja e kabinetit të tij kishte rekrutuar agjentë të qeverisë për të spiunuar të shoqen e kryeministrit.
Skandali shpërtheu pas arrestimit të shefes së kabinetit të tij, Jana Nagyova, me të cilën dyshohet se ai ka një lidhje.
Në total janë shtatë persona që janë arrestuar nga njësiti i luftës kundër korrupsionit. Thuhet se janë sekuestruar miliona euro dhe të paktën 10 kilogram ar.
Deri më tani nuk dihen me saktësi akuzat, por vetëm diçka është bërë e ditur. Shefja e kabinetit të tij, Jana Nagyova, ka urdhëruar shefat e agjencisë së inteligjencës ushtarake të spiunojnë tre persona, përfshi këtu gruan e kryeministrit, Radka.
Vetë Necas thotë se ai nuk dinte asgjë në lidhje me këto veprime të shefes së kabinetit. Ai madje thotë se ajo nuk e ka nxitur atë që të divorcohej me të shoqen.
Nagyova akuzohet po ashtu se u ka dhënë ryshfet tre deputetëve, që të japin dorëheqjen në këmbim të vendeve të mira të punës në kompani shtetërore. Ajo mund të dënohet me pesë vite burg.
Nagyova thotë se ka urdhëruar shërbimet e inteligjencës pasi ishte e shqetësuar për zonjën Necas.
Kryeministri çek ka finalizuar divorcin me të shoqen një javë më parë.
Dorëheqja e kryeministrit tani është në duart e presidentit Milos Zeman. Por situata politike duket shumë e komplikuar dhe ekziston mundësia e një ngërçi./ep
Petr Necas
Jana Nagyova
Petr Necas dhe Radna, bashkëshortja
eh mire e mire.njerez te qyteteruar bota.e japin doreheqjen vete keta bijte e botes jo kshu si puna jone qe kane nga 7 dashnore e qe vjedhin e rrjepin nje popull te tere.apo jane europe keta te keqen jane sa vite para nesh keta.
do tju vije dita te gjitheve.
nuk iken njeri, pa i lare te gjitha ne kete bote.
Spaska pas faj, sa e shemtut qe qeka gruaja vet, si burre.
Jemi shume te prapambetur si popull, kemi shume pak drejtesi dhe vlera njerezore! Me gjithe ato krime qe ka kryer Sali Berisha jo vetem qe duhej te kishte dhene doreheqjen por dhe duhej te ishte denuar me burgim te perjetshem per prishjen pa kriter te parave te popullit Shqiptar!
I zgjuar kodoshi!
Miliona euro, ar dhe një shefe fringo në vend të kësaj gruas së mbaruar…
Jo keq,jo.
Pa na thuaj, nga këto eurot, kishte gjë nga të CEZ-it në Shqipëri ?
Seç bëtë ca gili-vili me salehin në Tiranë para ca muajsh…
Po,kështu do ndodhte një ditë…!Përderisa kryeministri vjedh e bën punë të liga, në njërin krah,edhe e shoqja në krahun tjetër…Të tjerët rreth tij,çfarë do bëjnë..”Shih me sy e plas me zemër…?!”Jo,njësoj qenka siç është bërë në shqipëri….vidh kryeministri,vidh ministrat…këtu i vendos vetë spiunllëqet e përgjimet ministri i mbrojtjes…!Do shpërthejnë tek ne,skandale edhe më të mëdha,të padëgjuara më parë….dhe kurrë në ndodnjë vend…Por,kjo do ndodhë pas 23 qershorit….Tani nuk mund të flasë askush….!Se tek ne,kryeministri ikën vetëm kur vdes,ose e heqin me barrelë….(Kur do ndodhë….të shpëtojmë!!!!!)
Njilloj si km yn me duar te pasterta
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html
Keta qe flasin per duart te pastra, dalin me plehrat ne te gjitha fushat. Ku je Sali Antiplumbi?
Se pari Necas,njihej si ‘zoteria i sjellshem” jo i duarve te pastra dhe nuk perflitet per rryshfet, por i ra besimi tek aleatet dhe brenda partise ne momentin qe sekretarja kreu skandalin. Sigurisht tre deputetet lane mandatin pasi nuk e perkrahnin Necasin, dhe u emeruan ne kompani shteterore.Tek ne kjo do ishte thjesht marreveshje politike. Atje quhet korrupsion.Sekretarja thote qe te shoqen e ka ndjekur me anen e sherbimit te fshehte ushtarak, per shkak se ajo dyshohej e lidhur me deshmitaret e Jehovait?!Mblidhte fonde per ta. Sigurisht tekefundit, sekretarja eshte me e mire se e shoqja, dobesi njerezore :)Ai deklaroi qe largohet nga politika!