FOTO REPORTAZH/ Diktator ik, ne nuk dorëzohemi!

3 Qershor 2013, 11:56Bota TEMA
FOTO REPORTAZH/ Diktator ik, ne nuk dorëzohemi!

Protestuesit në Turqi janë përplasur sërish me policinë, ndërkohë që thuhet se nata e mbrëmshme ka qenë më e dhunshmja që prej shpërthimit të protestave tre ditë më parë.

BBC raporton se protestuesit në lagjen Beshiktash kanë ngritur barrikada, duke shkulur pllakat e trotuareve, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa me ujë.

Dhuna shpërtheu pas projektit të qeverisë për të ndërtuar mbi një park, por shumë shpejt u kthye në një protestë të madhe antiqeveritare.

“Diktator, ik, ne nuk dorëzohemi”, këndojnë të rinjtë në rrugë.

Ata druhen se qeveria turke po bëhet shumë autoritare, sidomos me përpjekjet e saj për të imponuar islamin konservator.

Analisti i BBC, Paul Mason thotë se ka mbuluar protestat në Greqi dhe Egjipt, por kjo është ndryshe, pasi është gjigande si protestë.

Një protestuese thotë se të gjithë kanë dalë në shesh, përveç partisë së Erdoganit.

Por Mason thotë se pavarësisht se ndryshe nga Greqia, këtu ka dalë në shesh e gjithë klasa e mesme sekulariste, sërish nuk është një Tahrir turk, pasi nuk janë bashkuar akoma punëtorët, të cilët janë një fuqi e madhe në këtë vend.

Protestuesit i kanë vënë zjarrin edhe zyrave të kryeministrit Erdogan, ndërkohë që ky i fundit ka hedhur fajin për këto protesta tek opozita, por edhe tek rrjeti social, Twitter./ep

48 komente në “FOTO REPORTAZH/ Diktator ik, ne nuk dorëzohemi!”

  1. PLAKU MERE says:

    ME CILIN E KAN ME SALEN APO ME ERDOGANEN

    1. aqifi says:

      Po te vraret si ne 21 janar ku i kane???!!! Edhe nje diktator anadollak si Erdogan, perseri mbetet me i pergjegjshem se maloku yne gjakatar…

  2. rabi says:

    Bravo Turkqia,popull me gjak,dine te bejne histori.

  3. votusi says:

    Stambolli digjet Erdogani takon RAMEN…

    1. anticensurë says:

      e kundërta votuso
      edi rama është i lumtur që takohet me atë që populli i tij e quan diktator,islamist bile!!

  4. ilir says:

    …tashi te nderuar redaksi, si mendoni ju kur dalin ca horra qe kerkojne mos tu ndalohet alkoli dhe po ju iken nje hapesire e gjelber, mund edhe te kente drejte te protesojne po ne menyre paqesore dhe me mjete demokratike, po kur kapin flaken dhe djegin furgonat kur marrin edhe flamurin me draper dhe cekan ne dore dhe o burra ti biem, keta atehere meritojne kerbacin shpines, turqia ka stabilitet ekonomik, erdogani e ka fute ne G 20 si asnje here tjeter, ka rritur standarte ne cdo fushe, ka paguar cdo borxh qe ka pase, po behet fuqi rajonale, ka modernizim dhe zhvillim te biznesit,atehere ca leshin duan keta te droguar qe djegin sheshe, une them o burra bjerini se keta jane njesoj si brigadat e kuqe te italise qe desh destabilizuan italine, fundi i tyre do jete is hpejte se nje qeveri e zgjedhur me vota nuk te blere per ndalimin e nje shisheje alkoli pas ores 22 deri ne 6 te mengjesit…..dhe ju mos dezinformoni publikun sepse keta protesta nuk kane as krere dhe as strategji, te jape doreheqjen qeveria per nje lulishte apo per nje shishe alkol

    1. Korabi says:

      Arsyetimi yt nuk qendron. Edhe Hitleri solli mireqenie dhe stabilitet ekonomik para luftes, gjermanet nuk e kundershtuan dhe dihet perfundimi. Shpeshhere diktaturat ne fillimet e tyre shoqerohen me stabilitet ekonomik, madje dhe Enver Hoxha ne Shqiperi e rriti mireqenien dhe ngriti nje ekonomi stabel. Por kjo nuk justifikon diktaturen, totalitarizmin.

      1. ilir says:

        …ky zoteria ka fituar zgjedhjet me vote dhe pa kontestime ne shumice derrmuese madje, kapitalizmi lulezon, borxhe ska me, eshte lider ne burime energjie, turizmi, transporti, korrupsioni shume i ulet, cila eshte kauza e ketyre te droguarve m,a thuaj pak? nje shishe birre dhe nje shesh ndertim, mund te kerkohen edhe keto po jo me barrikada dhe me thirrje revolucionare te tipit komunist, sjepet doreheqja per nje gje te tille… cfare sllen protestat komuniste ne greqi perseri nje qeveri sakate qe po ja shtrengon rripin gjithnje e me shume…ne kujtojme se ketu behet deti kos duke thy xhama…

        1. fl says:

          Fakti qe eshte kjo shkalle pakenaqesie tregon se gjerat nuk jane ashtu sic duken. Rritje ekonomike, stabilitet, nje fjale goje eshte po varet se per ke funksionon.

      2. ERDOGANI DHE BOSTANI says:

        KORAB, JE NJE MAL ME TE VERTETE I LARTE. ME KENAQE!

    2. anticensurë says:

      ilir
      emër që nuk të përshatet me trurin!!
      ti je njeri që mendon me stomak dhe të pëlqen besimi sy mbyllur!!
      erdogani është e njohur që është një islamist!është e njohur që do ta këthejë turqinë në kohën e para ata turkut!!
      ata njerëz që janë ngritur me të vërtetë që nuk kanë organizim,por është gjithashtu e vërtetë që po ngrihen gjithandej në turqi!!me të vërtetë që u fillua për 600 pemë por sot po flitet për diktator!po ngrihen kundër islamizimit të turqisë!!

      1. ilir says:

        …po ik o i censuruar ne tru se edhe te ta drejtoj fjalen me duket se te jap rendesi kot me kot. Na ditke ti se ceshte demokracia, po ku e di ti qe po e islamizon, me thuaj nje reforme me karakter fetar te votuar ne parlamentin turk??? Ai eshte konservator sic kane qene Demo kristianet ne Evrope eshte e njejta paralele, o truthare shiko standartet ekonomike, zhvillimin, pse opozita seshte e zonja te jete ne lartesine e duhur ky ska ci ben….Demokraci do thote zgjedhje te lira dhe te ndershme, populli kete ka zgjedhe, keta qe po ngrihen per nje shishe birre me pak te flene ne uje se asgje sdo fitojne me kete kauze….ec tani se nuk le blog pa futur ate hunden tende idiote

        1. tani says:

          mqs ti e heq veten sikur di shume ja ku jane faktet se pse erdogani kerkon ta shtyje turqine drejt islamizit
          1) ka qene kryetar i partise islamike e cila u shpall e jashte ligjshme ne baze te kushtetuses sekulare. pas asaj u be kryetar bashkie ne ankara dhe krijoi aleance me partine e tans su ciller qe arriti te futet ne rradhet e politikes
          2) ka mbi kater vjet qe perndjek dhe denon gjeneralet e ushtrise turke me akuza per grushte shteti imagjinare sepse ka friken e nje grushti shteti qe kerkon te ndale frymen islamike ne vend qe prej ardhjes se tij. ushtria turke e ka humbur secularizmin qe e karakterzionte per shkak te erdoganit.

          lexo me shume qe t’i dish faktet me mire…………stabiliteti ekonomik nuk eshte domosdoshmerit demokraci. njerezit nuk kane nevoje vetem te hane e te dhjesin, kane nevoje dhe per lirite e tyre si psh te merret parasysh opinioni i sovranit (popullit) per te bere gjera madhore si prishja e nje parku mbi 600 vjecar. oh e meqe ra fjala protesta e pare ishte krejt paqesore dhe ne formen e nje pikniku, te cilit ajo policia demkratike iu vu me bomba gas-lotsjellese dhe me uje edhe pse ne pretesten-piknik kishte femije. kjo eshte demokracia e erdoganit.

  5. anticensurë says:

    “Diktator, ik, ne nuk dorëzohemi”
    sa shum ndryshim ka kjo thënje me
    “Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk, Erdogan”(Nga Edi Rama Sot jam shumë i lumtur të ndaj me ju mbresat e takimit që pata ditën e mërkurë me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan-30 Maj, 2013)
    populli e quan erdoganin diktator kurse piktori ynë,aspirant për diktatorin e radhës në shqipëri,është i lumtur që ka pasur takim me islamistin erdogan!me kryeministrin turk që kërkon ta rikëthejë në kohën e perandorisë osmane!kryeministrin turk që kërkon të çbëjë atë që bëri gati 100 vjet më parë ati i turqve,mustafa qemali!!
    një mungesë vizioni nga piktori ynë “pro perëndimor”!!nuk i afrohet mustafa qemal ata turkut i cili gati 100 vjet më parë e deshte turqinë si europa!!i pëlqen islamisti erdogan,thjeshtë se i ka ofruar mbështetje për të ardhur në pushte(ndoshta)!!
    mjerë për ne për kryetar opozite që kemi!!nuk është në gjëndje të parashikojë as dhjetë ditë kohë!!nuk është në gjëndje të shkruaj një shkrim dipllomatik për të mos rënë në situata të tilla,por emocionohet si një fëmijë kopështi!!

    1. enea says:

      Anticensure!!!

      Edhe Mubarak takohej me presidente amerikane. Edhe Sadami ishte heroi i amerikaneve. Edhe Gadafi takohej me Berkuskonin etj.

      Erdogani nuk i ka ofruar mbeshtetje Rames sic thoni ju sepse Edi Ramen e mbeshtet shumica e popullit shqiptar, e atij populli qe nuk i ka syte nga turqia (kurre nuk i ka patur) por do nje Shqiperi moderne.

      Ti shkruan tani “pas pilafit”. Pse nuk e bere kete shkrim diten kur u publikua lajmi qe Edi Rama u takua me Erdoganin?

      Ah se harrova, para ca kohesh Erdogani u takua me Obamen.

      Komenti juaj???

      PATETIK

      1. anticensurë says:

        o enea o kokrra e idiotit!
        shko tek artikulli që të kam cituar më komentin tim dhe do të shohësh se sa patetik(nuk ja dikuptimin kësaj fjale,por ma merr mëndja që ka të bëjë me patatet)është i dashuri tënd!!
        më kohën kur ky artikull ishte aktual nuk komentova sepse mu duk jo vetëm një humbje kohe,por dhe nuk kishte nevojë për komnet!!të vinte përshtirë ta lexoje një gjë të tillë!
        me të vërtetë që janë taakuar kryetarë shtetesh me kryetarë të tjerë shtetesh,por “Sot jam shumë i lumtur”,asnjëri se ka thënë!!
        për të thënë një gjë të tillë është e vështirë!duhet o ta ndjesh,në rastin kur ti takon një idhullin tënd që mund të jetë një njeri i madh në fushën e tij,o të jesh bythëlëpirës dhe ta bësh për të fituar pikë!!
        kjo “lumturi” e ramës është njëlloj si puthja e dorës që i bërë berluskoni gadafit gjysëm viti para se të fillonte rrevolta libiane!!
        or tallash i trashë që të ngjitesh si m pas k kur dikush kritikon të dashurin tënd ramën!nëse e bën për interes vazhdo se diçka dhe mund të dalë,nëse e bën pa interes atëherë fillo e hap sytë!!

  6. Dodi says:

    Na vjen keq qe po prishet qetesia ne nje vend mik te Shqiperise.Por kjo tregon se drejtuesit e nje shteti nuk duhet te mendojne vetem per veten e tyre por per te gjitha shtresat e popullsise.Turqia eshte nje shtet me nje territor te madh qe fillon nga Evropa deri ne kufi me Kaukazin me Azi.Ajo nuk perfaqeson vetem Stambollin dhe Ankarane ,dy qytete te medha qe kane njohur zhvillimin,por edhe rajonet e largeta ne kufi me vendet e Kaukazit,ku njerezit ende jetojne ne shtepi prej balte.Persa i perket takimit te kryeministrit Erdogan me Edi Ramen,kjo eshte e vertete,por po ashtu eshte e vertete se po ai Erdogan ishte para kater vjeteve ne Shqiperi dhe mori pjese ne perurimin e rruges se kombit,qe ende nuk kishte perfunduar,por kryeministri Berisha e paraqiti si te perfunduar.Me kete rast ishte ftuar edhe kryeministri i Kosoves,Hashim Thaci,i cili e hodhi poshte ftesen sepse ajo ishte bere per te mashtruar votuesit.

    1. Sali Fuckface Berisha says:

      Dodi,jam dakord me ato qe thua,pervec faktit qe Turqia qenka vend mik i Shqiperise.Ketu je nxituar pak or mik.Nuk mund te paraqiten 500 vjet pushtim,shkaterrim,perdhunim,si miqesi.Pavarsisht se kane kaluar mbi 100 vjet qe ne jemi shkeputur prej perandorise otomane,masakrat qe ata kane bere mbi shqiptaret nuk mund te harrohen.Gjaku uje nuk behet.Nejse,ti ke mendimin tend dhe une mundohem ta respektoj mendimin e tjetrit.Klm

  7. populli says:

    Edhe pse Erdogan ka bere shume per rimekembjen ekonomike te shtetit turk, prape populli shfaqi pakenaqesine ndaj shtypjes se demokracise ne vend.

    Sali berisha jo vetem qe nuk po na rimekemb ekonomikisht, por spo na rrit as nivelin e demokracise.

    Ne jemi popull fakir qe sdime te revoltohemi, por vetem te nenshtrohemi.

    Me vjen te qesh me Europen dhe Ameriken, qe kritikoi fort brutalitetin e policise. Kurse ketu sfoli fare per brutalitetin qe Sali Berisha
    tregoi ne demostraten e janarit. Vrau, keq trajtoi dhe prap Eurpa sdeshte me ja dit. Europa dhe Amerika luajne me standarte te dyfishta, prandaj mos prisni te thone ndonje fjale kunder sales.

    Po su ngritem vete, ska per te ardh demokracia,

    1. popullit says:

      Po jemi popull vari kars ne o burre. Po ça te merret bota me ne kur te gjithe e pane se si u beme gaz i botes ne 97 u shemb shteti aq sa u desh nderhyrja e botes te na shpetonte dhe ç’ndodh ne 2005, Saliu projektuesi i shkaterrimit te Shqiperise fiton perseri. Ti kujton se bota nuk ka sy apo çfare? Pyetja e pare qe kane bere eshte “po si i dhane prape vota ketij keta, po ky duhet te ishte ne burg perjete ndersa keta i japin vota, keta qenkan bageti ripertypese mesa duket” dhe ashtu jemi. Ne keto kushte bota nuk ka kohe te humbe me bageti, ata merren me popuj te denje qe e meritojne kete kualifikativ, ne jemi per ne stalle se jemi bageti. Shpjegimet e tjera jane humbje kohe. Saliu ka bere ça ka dashur pikerisht se ka gjetur nje popull te prapambetur menderisht qe nuk e di se kush eshte e ku do te shkoje. Ne jetojme per te marre fryme e per te dhjesur.

  8. socialisti says:

    O Rama ke ke lene per politiken e jashtme. Se ka ca kohe qe dihet qe pakenaqesia ndaj Erdoganit ne Turqi eshte shume e madhe.

  9. xhaferri says:

    Edhe KADAFIN e priti nji vit para se ta vrisnin si diktator vet SARKOZI, bile i ngriti dhe çadren ne shons elize,e çfar duhet me thon per SARKON qe ishte ortaku KADAFIT,llogjik PDistash,po pan nji gjo e bejn qimen tra gati me baltos ke te munden,lerini kto komente pa buk.

  10. durim says:

    Anticensure. Jam i nje mendje me ty.
    Islamizimi eshte nje nder faktoret qe po e le Turqine jashte dyerve te Europes.
    Idealet e Ataturkut jane te shenjta per Turqine moderne.

  11. Ripjellje says:

    Protesta dhe dhuna nuk jane ne ate shkalle qe jane amplifikuar permes medias sociale. Ka nje manipulim te madh. Shume info dhe foto jane te manipuluara (foto e nje maratone ne uren e Bosforit u tregua sikur te ishte e djeshme, plot me protestues)… Po ashtu CNN international hoqi nje lajm nga iReport qe thuhej se policia kishte perdorur arme kimike!!! Dje doli thashethemi qe qeveria do mbyllte internetin dhe rrjetet sociale:) pas 30 min doli shefi i BTK (qe ka domain kombetar) dhe tha se interneti nuk do mbyllet asnje sekonde. Pastaj ne mesnate buciten mediat sociale qe do priten dritat ne gjithe Turqine qe te mos karikoheshin as celularet, gjepura asgje nuk ndodhi. Ndoshta keto protesta jane nje mundesi e mire qe te studiohet efekti i manipulimit mediatik qe sjellin rrjetet sociale.

    1. A.F.A. says:

      Lufta e popullit turk sot është luftë në mbrojtje të LIRISE! së fituar qysh nga koha e Mustafa Qemalit.Fatkeqsisht vërej që shumë shqiptarë nuk e kuptojnë dot këtë edhe pse duhet të ishte diçka që të gjithë ta mbështetnin, sidomos në Shqipëri.Duke çenzuruar mediat, Erdogani nuk arriti dot ta lërë në heshtje. Mediat çenzurohen për t’i shplarë trurin mbështesëve të tij në zona të thella, të prapambetura, konservatore dhe të varfra.

      Ajo e vërtetë që doli lakuriq me projektin e Erdoganit për një qendër tregtare në vend të parkut Gezi (si psh Parku Rinia ne Tr), është fytyra e vërtetë e një politikani i cili ka 11 vjet në pushtet duke përdorur retorika populiste konservative e të bazuara mbi gjoja moral islamik me qëllim të manipulojë shtresën më të varfër të shoqërisë turke dhe të shkatërrojë trashëgimninë Qemaliste (vepra historike e Ataturkut).

      Për të siguruar vitin tjetër mandatin e 4 rrjesht, këto kohë Erdogan ka shtrënguar akoma më tej ‘darën’ duke ushtruar trysni dhe kontroll në të gjithë institucionet dhe për efekt elektoral në masën konsrvative atë e mbështet duke vendosur disa ligje si psh ai i ndalimit të puthjeve në metro. Çdokush ne Turqi e di tashmë se këto kanë të bëjnë vetëm me pozicionimin e tij si kryeministër autoritar duke përdorur si instrument elektoral konservatizmin dhe fenë, vetëm e vetëm për interesat e tij ekonomike dhe të njerëzve të tij.

      Njerëzit sot po mundohen të mbrojnë Republikën turke dhe fundamentet e saj sekulariste dhe moderne.

      Vendimi i tij për prerjen e pemëve në mes të Stambollit dhe shkatërrimit të parkut Gezi nxori ne sipërfaqe fytyrën e vërtetë të Erdoganit. Partia e Erdoganit është në pushtet me 50% të votës turke, por ai e trajton pushtetin si pronë të vetën. Kjo rezonon mjaft mirë e qartë edhe me situatën në Shqipëri.

      Janë kryeministra që fitojnë zgjedhje në forma të dyshimta e më pas e përdorim pushtetin dhe monopolin e dhunës të “shumicës” e nuk druhen të përdorin dhunë kafshërore policore ndaj çdokujt.

      Kupa u derdh në momentin kur dhuna e ushtruar në mes të Stambollit ndaj një grupi të vogël studentësh e aktivistësh mjedisi, ishte jo vetëm e ekzagjëruar dhe jashtë çdo proporcioni, por edhe u çenzurua nga të gjitha mediat. Kjo shpalosi në efekt domino gjithë ngrehinë anti-demokratike të shtetit e shoqërisë që Erdogan ka marrë nën kontroll absolutist.

      Në Turqi sot po luftohet për fundamentet e lirisë dhe të trashëgimnisë së Ataturkut. Po luftohet për thelbin e një shoqërie moderne e sekulare e cila ka qenë arritja më e madhe e popullit turk.

      Erdogan është përpjekur e po përpiqet ta shkatërrojë këtë trashegimni e atë shtet modern, për hir të interesave të një kaste të koruptuar rrotull tij, duke u përpjekur të thyejë një nga një, parimet e thelbësore sekulare të kushtetutës turke që ndjanë rolin dhe përzierjen e fesë me shtetin e politikën si dhe administrimin e çështjeve publike.

      Pra lufta është në mbrojtje të një shoqërie sekulare dhe moderne kundër një pushteti sharlatan dhe dhunës që ai përdor pa pikë turpi ditën me diell ndaj qytetarëve të tij.

      Probleme me fundamentalizmin fetar ka çdo shoqëri dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin a është myslimane apo e krishterë një shoqëri. Ka të bëjë me principet bazë të një shoqërie moderne dhe sekulare.

      Me ndarjen e shtetit modern nga ndikimi i religjionit.

      Një konflikt i tillë nesër mund të ndodhë kudo duke filluar nga SHBA, me fundamentalistët e saj kristianë, e deri ne Japoni, me ata budistë.

      Është një luftë për sekularizmin dhe shoqërinë e hapur. Mbi të gjitha për ndalimin e disa sharlatëneve politikë për të prekur kollonat e vlerave të qytetërimit modern. Nuk ka të bëjë me ekonominë.

      P.S. Merhaba’Ripjellje’! Mos u mundo me veten të mbulosh diellin me shoshë, pse na paskan dalë një apo dy foto, një apo dy lajme, jo autentike në internet, në kohën kur mediat elektronike të Turqisë nuk pasqyrojnë asgjë nga çfarë po ndodh por japin emisione me ‘si të gatuajmë’. E gjithë hapsira online është e tejmbushur me dëshmi të asaj që po ndodh. Sot me teknologjinë që ka çdo njeri ne xhep, nuk pi ujë as manipulimi i medias, e as çensurimi i tyre siç bën Erdogan. Njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë po ndajnë informacionin dhe nuk ka më kush i ndal. Dhe nqs, siç e marr me mend, i përket fanatikëve islamistë, hap sytë dhe shiko se xhamitë në Stamboll janë kthyer në qendra të improvizuara mjeksore për t’i ardhur në ndihmë vajzave dhe djemve të Stambollit. Nuk është luftë kundër fesë, por kundër përdorimit politik të saj.

  12. uragan says:

    …turqit po tregojne nje shkalle te larte emancipimi. Po i thone te gjithe Evropes dhe botes mbare, se koha e diktaturave dhe diktatoreve mbaroi. Nese Sali shpellar vrasesi, nuk ka vene mend akoma, ka akoma pak dite. Se me 24 Qershor do te jete radha e shqiptareve te rivendosin demokracine, nese ate nuk e ben vota…

  13. alkoli, kurvlleku says:

    ska lidhje me diktaturen ky lajm kot i gazetes tema.

    erdogan ndaloi alkolin pjeserisht dhe disa banda kriminele te mbeshtetura nga partia komuniste chp me shoke dhe te mbeshtetur nga disa biznesmen qe merren me tregtini e rakise dolen ne shesh me protesta vandale duke djegur dhe prishur cdo gje te bukur dhe te vleshme…

    tipike sic bejne komunistet dhe ateistet kudo ne bote…

    erdogan eshte zgjedhur me vota te denja e nuk i ka vjedhur votat sic behet ne shqiperi, mero baze me keto lajme koti po mashtron edhe shqiptaret

    1. A.F.A. says:

      Nje moment nga Izmiri sa per ilustrim. Shikoje deri ne fund dhe kenaqu me mendjen qe ke! https://www.youtube.com/watch?v=vIe32Dr26oM

      1. alkoli, kurvlleku says:

        e pashe videon, asgje te vecante vetem se rremujat qe bene kriminelet

  14. al says:

    demokracia nuk ka lidhje me menyren diktatoriale te shtetit. nuk ka diktature me te keqe, se ajo e kartonit,pasi ne kuadrin e saj nje force politike arrin synimet e saj ne kurriz te pjeses tjeter. klasa intelektuale turke eshte shume e emancipuar ,dhe kerkon te ruajne shtetin e tyre nga heqja e laikizmit. turqia moderne ,nuk don te kthehet mbrapa por kerkon europen. duam sduam ne ata jane trima dhe luftojne per demokraci.dhe ne duhet te jemi me shpirt demokrat, qe shqiperia te ec perpara.

  15. Gjon says:

    Shqiptaret ne Turqi jane baza e garancia sekulariste e trashegimise se Mustafa Kemalit. Erdogani i ka bere hesapet pa hanxhine kur mendoi se do ta shkule ate fryme jofetare. Ajo eshte baza e fuqise se Turqise si nyje gjeopolitike ne rajon e me gjere…

  16. fieraku4u says:

    BRAVO KJO PJES E 0TURQIS…PO LUFTOJN QE TE JEN PJES E PERENDIMIT EDHE EVROPES. TAIP ERDOGAN DO TA ISLAMIZOJ TURQIN, EDHE TA BEJE PJESE TO LINDJES.

    KJO ESHTE RINIA EDHE DEMOKRACIA E VERTET

  17. mirel says:

    Turqia na ka lene mbrapa.
    Ata po hedhin poshte diktaturen dhe islamin, qe Shqiperia mezi po e pret ta kurorezoje me xhami te tjera pa fund, dhe me kisha si per inat te xhamive.
    Jo me kot diktatoret kapen fort pas rrymave fetare, sepse keshtu justifikojne ekstremizmin.
    Por nje popull qe ka deshire te eci, e krijon vete rrugen e perparimit, jo me thirrje per ndihme nga USA apo BE..qe jane vetem fiasko politike dhe humbje kohe.
    Shqiptare, vazhdoni rrini me duar ne xhepa.
    Vota do i zgjidhi te gjitha

  18. D s says:

    Vetem mendjelehtet, mendojne se populli turk u ngrit ne demonstrata per shkak te alkolit apo te parkut ,ai popull, qe nga ne, njerzit e thjeshte meriton respekte te padiskutueshme,u cua sepse po i prekej liria nga nje tip diktatori,bravo popullit qytetar turk qe tregoi nje civilizim te larte.

  19. A says:

    TURQIA nga zhvillimi ekonomik dhe financiar ze vendin e 17-te ne bote.
    Por ja qe ka drejtues si REXHEP TAIP ERDOGAN duan ta kthejne mbrapa me mendesi prapanike, fondamentaliste, duan muslimanizem fondamnetalizem taleban dhe nuk duan qe popullit turk ti vishet kultura e zhvilluar evropiane qe duan turqit normal, modern dhe te kulturuar.
    REXHEP TAIP ERDOGAN, eshte duke minuar, duke shkelur mesimet, veprat dhe fjalet proverbiale te njeriut me te madh qe ka nxjerre populli dhe kombi turk QEMAL ATATURK.
    Per te arritur kete ai ka shmangur ne menyre cinike ushtrine turke qe sipas QEMAL ATATURK, eshte mbrojtese e kushtetutes dhe ligjeve ne menyre qe shteti dhe qeveria turke te jene shtet modern dhe i lulezuar, larg mesimeve fondamentaliste, te fanatizmit fetar dhe integraliste.
    Protestuesin mbajne ne duar flamur me portretin e QEMAL ATATURKUT, idhulli i vertete dhe largepamesi i te mirave qe ka arritur populli turk.

  20. xhaferri says:

    DHe nuk du me pa mo komente qe ne jemi TURQ e kutadi un,ne nuk kemi te ngjame me TURQIT ne jemi rrac unikale,mos dhem rrac e dhjer,keq me vjen qe e them ket gjo se jam dhe vet pjes e ksaj rrace,por ne nuk i vim tek maja thoit TURQEVE, shikoini nje padrejtesi i behet te marrin gjak ne vetull per te drejtat e tyre, jan njimij her me te civilizuar se ne SHQIPTARET,ne jemi populli me i turpshem qe jemi kail te vdesim per buk dhe te drejten kemi frik ta kerkojm,per te vrar njeri tjetrin zem vendin e par ne bot, ama per te kerkuar te drejtat tona qe na jan perçudnuar si ne asnje vend tjeter,ktu jemi populli me dhjeraman i planetit, jemi si ai qeni eger qe sa esht i lshuar ha dhe te zotin, por kur e lidh dhe i ve litarin ne qaf mund mender jush tja fusesh dhe nga mbrapa se jo qe nuk te kundershton po te thot se nuk e ke fut tamom, dhe shprehim pakenaqsi jo se po na perdhunojn, politikanet tan po na çnderojn po po na len dhe si qent dhe i ndjekim nga pas kta si SALIUN ME shok si qen te rrahur,popull legen, popull pa dinjitet, popull pa moral,shikoni dhe merni shembull nga bota se çfar çmimi paguajn per te drejtat e tyre,ngelet mbrapa SALIUT si qent e sgjebosur,dhe prapa atyre qe vetem ju kan vjedhur vrar dhe poshteruar.

  21. L. Itali says:

    Djegia e kryeministrise turke(zyra e Erdogan u shkaterrua)perben nje element te rendesishem qe e sposton disi Erdogan nga diktatoret qe vrasin protestues pse nga urrejtja a pabarazite,djegin gjer dhe Kryeministrine!Erdogan nuk vrau, te pakten sipas vezhgimeve dhe korrespondenteve te shumte te huaj atje!Sigurisht Erdogan eshte autarqik,por jo diktator!Ai nuk do ta kete te lehte te ristabilizoje gjendjen edhe pse partia e tij ende nuk e ka atakuar,si pritet te ndodh nga brenda!Laicizmi dhe fetarizmi jane ne konflikt te ashper ne Turqi, po te kemi parasysh se laicizmi turk ka baba shpirteror udheheqsin e madh Ataturk!Duket edhe konfront i hapur midis Ataturk dhe Erdogan,ndersa rrevolta per mosprerjen e 60 pemeve dukshem eshte pretekst dhe arsye ekologjike e rrevoltave qe pothuaj kane perfshire gjithe vendin.Dhe besohet se do të vazhdojne!…Natyrisht tani ka dhe te vdekur(njeri nga zemra) dhe shume te arrestuar!Gjer tani edhe pse u dogjen zyrat e Erdogan ai nuk ka perdorur armet!Megjithate Europa ndihet e shqetsuar!Sot Erdogan u nis per ne Marok,vizite.Vezhguesit vene re se ai me shume veshtrimin e ka ne Lindje se ne perendim!Ky mund te jete edhe shkak per humbje te pushtetit te tij qe skadon me 2014.Megjithate,Erdogan nuk quhet diktator!Sepse nuk ka vrare te rrevoltuarit!Ndryshe ndodhi ne Tirane me 21 janar!Pa u djegur zyra dhe kryeministria(protesta e ligjeruar)Ssaliu vrau si naziskin,me sakte si diktator stalinist!Dhe nuk eshtë ndeshkuar ende!Me keq,ne fushate elektorale opozita me Ramen dhe Meten ne krye,as nuk e permendin kete krim!U vrane ne bulevard 4 qytetare qe edhe te kishin djegur,Erdogan nuk do i vriste,si dhe deklaroi se”nuk jam diktator te vras per zyrat!”,kurse Saliu vrau dhe rikercenoi:”Provoni te vini prapë,do ua bej dhe me keq!”Dhe shqiptaret ende nuk e quajne te gjithe,diktator,si e kam quajtur unë,që ate ditë.As Rama dhe Meta nuk e quajne diktator,ndaj rruget nuk i kane të qarta dhe nuk shohin hapur denimin e tij si vrases(ne do luftojme ta prangosim)por i garantoje pension,pleqeri me niprit qe edhe keta rrezikojne nese ai nuk eshtë në pranga!Erdogan iu dogjen zyrat!Ai eshtë autarqik,por jo vrases qytetaresh,pra nuk eshtë diktator,megjithse eshte i humbur!Saliu vrau qytetaret e pafajë!Eshtë vrasës…diktator!Duhet prangosur dhe deklaruar nga opozita!

  22. Shpresa says:

    Per mua eshte emocionuese te shikoj se cfare simbolesh i frymezojne ata qytetare ne proteste: Flamuri i Turqise me fytyren e Babait te Turqve dhe Flamuri i Partise Komuniste Turke.

    Sa mbrapa jemi ne!

  23. Ermali says:

    SHKOI RAMA NE TURQI SA TERS PO I SHKON ERDOGANIT PRANDAJ NUK DUHET VOTUAR RAMA SE ESHTE E KEQJA E KTI VENDI PO ERDHI

  24. kelmendasi says:

    Edhe Erdogan do humbe.
    Ata qe takon Rama humbin gjithmone.
    Takoji Papandreun humbi
    Takoji Breshanin humbi
    Takoji Stanishevin humbi
    Takoji Ajalen u pjerdh Internacionalja Socialiste
    Takoji Blerin i humbur me kohe
    Takoji Tadicin i humbur me kohe
    Cfare ju desh Erdoganin te takoje tersin Rama.
    Takon Rama socialistet ne fushate edhe kesaje here e kane siguruar humbjen

  25. Disk says:

    Shumica e komentuesve nuk ja kane idene cfare eshte Turqia. Kane degju qe eshte vend musliman qe ka nje Kryeminister qe e quajne Erdogan qe kane fillu ca protesta dhe kaq. Hedhin vrere vetem per faktin qe behet fjale per muslimane. Sa i njorant qe jeni o njerez, mesoni nje here ca behet o te mjere pastaj komentoni o derra

  26. atila says:

    S’eshte kollaj te hidhet poshte Kemal Ataturku qe e beri Turqine shtet modern dhe properndimor. Turqit e shohin se po hunmbin shume nga vlerat e fituara nga koha e Ataturkut pavarsisht se nga an ekonomike jane me mire.Si eshte me mire te jetosh brenda nje kafazi floriri apo te jesh i lire? Turqit duan te jetojne si Evropiane te lire dhe jo si Anadollake te pasur. Endrave me sulltane dhe Otomane duhet tu jape fund vete populli Turk. Shpresoj qe keto protesta te kthehen ne revolucion qe Turqia ti kthehet sekulasizmit dhe laiciteti te shtetit si vera Evropiane. Ushtria Turke duhet te trgoje se eshte garante e Sekularizmit dhe vlerave te Ataturkut pekrah popullit.Nese Erdogan nuk eshte shembelltura e Asadit do etregoje me menyren se si do i pergjigjet revoltes popullore…..

    1. Bazarhesap says:

      Te gjithe liderat e Turqise pas shperberjes te perandorise Ottomane(fame latter) Kane punuar kundra vendit te tyre.I jati I Kemal attaturk Luftoj per Ruset ne luften e pare boterore dhe vete Kemal attaturk ishte nje pijanec ordiner

  27. panajoti says:

    Ky kelmendasi qenka burr i zoti, madje fallxhor. Askush nuk ka humbur prej atyre qe ka takuar rama. Edhe ne se po, perkohesisht,pasi kriza ben te veten. Vec dije se askush prej tyre nuk eshte ne nivelin e zoteris qe ti mbron, Berishes, per nga menyra e qeverisjes ne sherbim, jo te popullit, por te familjes se ngushte politike. Sa i perket internacionales socialiste mor lum zotnia, ajo eshte forca me progresistre ne bote, nje force e gjalle dhe shpresedhenese per popujt qe vuajne mungesen e lirise si tek ne.

  28. Bazarhesap says:

    Militantet anti-Islam te gazetes tema I vjen gjynaf per vllezerit e tyre KOMUNST ne Turqi!Me te vertet tronditse kur njerezit qe cirren duke uluritur per te drejtat e njeriut Jane bere aleat te partise KOMUNISTE ne Turqi dhe I vjen keq per disa alkolist,drogaxhi dhe pseudo-Turq(cifut).Njerezit me hipokrit ne bote Jeni ju e mbroni Keto anarchist ,haruat occupy wall street si u trajtuan nga policia americane..
    HYPOCRACY-DEMOCRACY

  29. kelmendasi says:

    Panajoto nisu per Kube se Koreja e Veriut e ka heqe socializmin ne kushtetute se paku.

  30. Bisha says:

    O cpo i fut nje dru te mire Policia komunisteve lesh qen dhe ere thartire ne Turqi. Bjeeri mor ju lumte krahu. Ikni dhe ju komunistet e forumit mqs keni inat Erdoganin tju zgerdhijne ne dru. ? Yasa Erdoan sonuna kadar destekliyoruz

  31. Pirro says:

    Paskeni harruar luften terroriste ne Siri – nje nga mekatet me te medha te ketij diktatori salafit! Me mijera mjekerrzinj arabo-sunite alkaediste jane infiltruar pertej kufirit turko-sirian per te rrezuar qeverine legjitime te Republikes Siriane, deri dje fqinje moter, ndersa sot e shitur per nje grusht parash & favoresh, tek diktaturat me te urryera salafite te Gjirit Persik si dhe tek shteti nazi-sionist i IzraHellit.
    Ky njeri maskara i quajtur Erdogan, ka mbi ndergjegjen e tij me dhjetera mijera jete te pafajshme si dhe shkaterrimin total te nje shteti fqinj model. Do t’i paguaje shtrenjte keto krime, te rinjte turq mos u ndalshin deri ne rrezimin e kesaj qelbesire qe e transformoi Turqine ne nje shtet terrorist qe mbeshtet dhe kryen masakrat me te poshtra!
    ऊँ शान्ति ऊँ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje