Senatori John McCain futet fshehurazi në Siri, takohet me rebelët

28 Maj 2013, 11:51Bota TEMA

Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme.

I pari politikan amerikan i rangut të lartë futet krejt papritur brenda territorit sirian.

Bëhet fjalë për senatorin John McCain.

Ish- kandidati për president në vitin 2008, u takua me gjeneralin Salim Idris dhe të tjerë rebelë të Ushtrisë për Sirinë e Lirë.

CNN bën me dije se ai ka hyrë në Siri përmes Turqisë dhe ka kaluar disa orë me rebelët.

Vajza e tij, Meghan, pak më vonë shkruante në Twitter për misionin e rrezikshëm të babait të saj.

Republikani McCain ka një karrierë ushtarake dhe ka kritikuar vazhdimisht qeverinë amerikane duke kërkuar armatosjen e rebelëve.

Gjenerali Idris tha për një media amerikane pas takimit se ky ishte një sinjal i rëndësishëm.

“Ne kemi nevojë për ndihmën e amerikanëve për të kthyer situatën pasi jemi në një moment shumë kritik”.

Ndërkohë disa gazetarë francezë të “Le Monde” kanë arritur që të nxjerrin prova nga Siria për të faktuar përdorimin e lëndëve kimike nga qeveria. Provat janë dërguar në Paris, ku do të ekzaminohen./ep

7 komente në “Senatori John McCain futet fshehurazi në Siri, takohet me rebelët”

  1. xhaferri says:

    E çudiçme per nje zyrtar te lart amerikan qe nuk zbaton rregullat e nje shteti tjeter,apo kur dun me fut mutin AMERIKANET NUK NJOFIN RREGULLA DEMOKRATIKE,e di qe do dalin shum bythshites te amerikonit me me kundershtu, por se çfar problemesh ka siria nuk ka çi duet amerikanit se esht bo si xhandari botes dhe nuk di te rrespektoj asnje rregull dhe kur behet fjal si ne ket rast qe esht shkelur sovraniteti i nje vendi tjeter, nga ky shtetar amerikan,dhe habiten pastaj pse nuk i do njeri perveç SHQIPTAREVE.

  2. Nushi says:

    Amerikanet e futen ne luft civile Sirin.

  3. niku says:

    amerikanet pokontrollojne gjithe boten,se mos e kane problem per sirine.
    ju lumte jane te zotet.

  4. per te qeshur says:

    O Xhafer po na mbyten muxhahedinet po dhe kurte mberon te pa fajshmit dhe njerzit qe kerkojn lir prap amerika eshte e keqe, po si ka mundesi qe ç’do gje e lidhni me fene a thua se vetem feja jote egziston dhe vetem ju kine te drejte te besoni. Po normale qe shqiptaret e duan amerike se te gjithe popujte qe jane ne diktetur jane me ameriken.

  5. pretorian says:

    Eksportimi i demokracise nga ana e amerikaneve rezultoi nje fiasko, dhe ne fakt eshte nje fiasko, akoma me shume ne vendet islamike, qe as kane tradite ne kete drejtim dhe ku Kurani eshte sundimtar absolut.
    Ne fakt, kalimi i pushtetit nga duart e nje diktature familjare ne duart e nje radikalizmi islamik te theksuar, ne duart e Al Kaedes, nuk eshte se sjell ndonje dobi per popullin sirian, per Izraelin, per situaten ne rajon dhe paqen ne pergjithesi.
    Kjo vetem do e perkeqsoj situaten dhe do e qas ne pragun e nje katastrofe rajonale dhe do krijoj premisat dhe shkaqet e nje lufte dhe gjakderdhje te pafund.
    Veprimet dhe nxitjet e amerikaneve ne Egjypt dhe ne Libi, treguan se amerikanet per interesa te tyre, varrosin aleate dhe miqesi, varrosin statusquone dhe paqen e shteteve perkatese.
    Kjo nderhyrje atyre u kushtoi shtrenjte, se ne pushtet aty erdhen muslim brotherhood, nje krah islamik radikal, me tendenca te theksuara amerikane.
    Ne fakt, nje veprim i tille ju kthye ne bumerang amerikaneve dhe ne Libi.
    Problemi eshte, qe ne fund te fundit, pushtetet, drejtimi i tyre, veprimet e tyre, emrat e tyre, jane nje problem i brendeshem i shteteve te tyre dhe eshte populli i tyre qe duhet ti zgjidhe.
    Atje ku interesat gjeopolitike te USA-s nuk perputhen me keto qeveri, athere aty shperthen pranvera, vjeshta apo dimri arab.
    Perse nuk ndodh e njejta gje ne Arabine Saudite, Katar, Kuvajt, Bahrein, Pakistan etj?
    A nuk jane dhe atje rregjime te diskredituara? A nuk ishte Musharafi nje i tille?
    Perse amerikanet armatosin ne Siri rebele radikale islamike, qe neser do u kthejne atyre po keto arme dhe ne USA?
    A nuk ndodhi e njejta gje me Bin Ladenin, qe ata vete e sterviten dhe e armatosen?
    A do e prishin amerikanet marreveshjen e heshtur me Rusine dhe Kinen?
    A jane gati ata per nje konfrontim te panevojshem, ne nje vend dhe rajon ku pleksen me mijera arsye kulturale, territoriale, fetare dhe mbijetese?

  6. Laluci says:

    Erreee XhaFerrr, turp per ameriken qe nuk zbatoj rregullat e shtetit Serb kur Serbia bente kasapane ne Kosove dhe nderhyri e shpetoj shqipetaret a la. Apo turo por ta qe te kane ty nen cadren e NATOs…apo apo qe bejen lobby Evrupes per ty qe te futesh ne BE…Erre XhaFerr nuk eshte fakt qe se do njeri ameriken erre por dhelpra kur si kapi rrushte tha si dua o la. E duam ameriken e kemi xhan e shpirt erreee.

    Po mir o burr po si ke qef Amerikont eshte zgjidhja jote por mos ja fut porrdhes kot me kto qe thu mer bab. hajt shnet e lexo noj kapak libri per me zgjeru kapacitetin.

  7. Patrioti says:

    Edhe kur u fut ne Kosove, Amerika nuk morri leje tesk shteti dhe qeveria e Serbise.
    Kam frike se ne Shqiptaret i harrojme shpejt te mirat e Amerikes.
    Harrojme se po te mos ishte Amerika, sot kosovaret do vazhdonin te vriteshin e priteshin nga xhelatet serbe. Harrojme se po te mos ishte Amerika, Ballkani do vazhdonte te digjej nga mizoria serbe.
    Dhe nese sot ne Siri ka kaq e kaq shume te vrare, nuk eshte faji i Amerikes, por i Rusise e cila mbeshtet presidentin xhelat te ketij populli qe po vuan kaq shume.

    Duhet ti themi 1 000 here ne dite Amerikes qe ka bere kaq shume te mira per ne Shqiptaret.

    Dhe ajo qe harrojme me shume, eshte se shume e shajne Ameriken, por mbi 3 milion shqiptare bejne loterine amerikane, vit per vit, me shpresen per te shkuar ne Amerike.

    Une nuk do ta quaja kurresesi Ameriken xhandari i botes, por flamurtari i demokracise.
    Me vjen keq per Shqiptaret e mi qe nuk kane jetuar as nje dite ne demokraci. Jetuam 500 vjet nen pushtimin turk, 50 vjet nen pushtimin komunist, dhe tani po jetojme kaosin e Sali Berishes.

    Me Amerike ka nje shprehje God bless America.
    Edhe une do thoja te njejten gje, edhe pse nuk jetoj ne Amerike.
    Zoti e ruajt Ameriken dhe demokracine e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje