“Nuk jam i pirë, është thjesht një virus” (VIDEO)

15 Maj 2013, 10:43Bota TEMA

Presidenti i ri i Çekisë ka mohuar se ka qenë i pirë kur ai u shfaq në një aktivitet shtetëror në një gjendje të rënduar.

Pamjet tregojnë se si Milo Zeman mezi qëndron në këmbë, ndërkohë që duhej të merrte pjesë në hapjen e Dhomës Mbretërore, ku do ekspozohen bizhuteritë e kurorës.

Presidenti nuk e mban sekret faktin se i pëlqen pija. Por në këtë rast zyra e shtypit e tij tha se ai nuk ishte i pirë, por kishte marrë një virus dhe i duheshin nja dy ditë që të merrte veten.

Kaq ka mjaftuar dhe ka plasur gallata në Çeki.

Tanimë njerëzit nuk thonë se po shkojmë të pimë, por “po shkojmë të marrim një virus”.

Çekët njihen si vendi që konsumon më shumë birrë për frymë.

Zeman, 68 vjeç, është një duhanpirës i regjur, i pëlqejnë ushqimet e yndyrshme dhe pija.

Në një rast ai pati vlerësuar faktin që Uinston Çërçill pëlqente uiskin, ndërsa theksoi se Hitleri pëlqente çajin dhe ishte vegjetarian. “Dhe ju e dini si përfundoi,” pati thënë Zeman.

Gjatë fushatës elektorale në vitin 1996, ai pati thënë se autobusi i tij i fushatës ishte i mbushur me gaz dhe Becherovka, një pije popullore në Çeki./ep

8 komente në ““Nuk jam i pirë, është thjesht një virus” (VIDEO)”

    1. PS e percare says:

      po ti e ke marre racionin e supes sot me keto komente militanti?

      1. Dean says:

        Komentuesi i mesiperm ka bo vetem 1,ku i ke
        ”…keto komente militanti?”,o syplasur??????????????????

  1. xha Jaho says:

    Te pakten eshte ne kete gjendje vetem kur “merr virusin”, se keta zombit tane jane gjithmone te tille, njeri handikapat qe i punon vetem njera ane e trupit, tjetrit nuk i punon asgje, as lart mbi supe, as poshte mesit – vetem barku i punon qe gllaberon çdo gje qe eshte shqiptare dhe e shqiptareve.

  2. Nikothilipi says:

    Ky duket qe ka pire rraki skrapari 19 gradeshe-safi rrush.
    Ne kohen e Fatosit te pare e te dyte (97-98,pse jo dhe 2002-2005), kur ne kronika televizive Fatosi kapej se ishte “tape”, nje miku tim, nanoist i terbuar, i cili i justifikonte cdo gje Fatosit, me thoshte: “Ruaju nga te tjeret se nga ata qe pine raki e qe shkojne me kurva nuk te vjen asnje e keqe”. Dhe shtonte “ruhu nga ata qe thithin droge ne tualet”(e kish fjalen per kete te sotmin).
    Atehere, shokun tim une nuk e besoja, ama sot, mbas gjith mynxyrave qe ka bere, i jap te drejte. Dy shpjegime ka ose perdor droge dhe perjeton gjendje te deshiruara por te paqena, ose eshte i semure psikik dhe jeton jashte realitetit.

    1. Nafiz says:

      Resperkte Nikothilip !
      Jam plotesisht dakort me komentin tend. Kishte plotesisht te drejte nanoisti yt.
      Vertet Fatosi pinte e bente dhe ndonje cik korrupsion, por nuk beri thagmen me 26 vete ne Gerdec, jo vetem nuk vrau por nuk denoi asnje njeri per vrasjen e 4 veteve edhe pse ja morren me kryengritje te armatosur kryeministrine dhe RTSH-ne, nuk beri 60 km autostrade me 1.2 mld Dollare ku vodhi bashke me Luli PEDE-n 300 mije $ apo cerekun e tyre, nuk i fali njeriu asnje pellembe e jo 350 km katrore det e nendet, e sa e sa pislleqe te tjera.
      U qame nga Fatos-shiu e rame ne Sali-bresherin.
      Ndaj i nderuar Niko… te sugjeroj ti kerkosh ndjese mikut tend nanoist.

  3. Latif Dreqi says:

    Nuk e di tek video e pare, por tek video e dyte, Zemani nuk eshte fare i pire..kjo ka ndodhur kur sapo eshte zgjedhur president, te mos mbash ekuilibrin i ndodh kujtdo..gjithsesi, duhet thene qe eshte mjaft argetues,jo vetem me fjalorin e tij por dhe veprimet..

  4. Dodi says:

    Mos u habisni se eshte katandisur keshtu.Ai thote se nuk eshte i dehur,por cili pijanec thote se eshte i dehur.A e ka thene ndonjehere Fatos Nano se dehet dhe drogohet,por gjithmone eshte i dehur dhe drogohet.Dhe nga njehere na vjen dhe ne Tirane dhe fut hundet ne punet e te tjereve pa e ftuar njeri.Ky qenka shok i ngushte i Tosit,nuk e dime a luan bixhoz apo jo ky qyqar.Ja per cfare njerezish votojne zgjedhesit.Nuk dine te dallojne te zezen nga e bardha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje