Vajza e rrëmbyesit: Ekzekutojeni babain tim (FOTO)

10 Maj 2013, 11:03Bota TEMA
Vajza e rrëmbyesit: Ekzekutojeni babain tim (FOTO)

Një nga vajzat e personit që është nën akuzë në SHBA se ka rrëmbyer tre vajza dhe i ka mbajtur peng për dhjetë vjet, ka deklaruar se babai i saj duhet të ekzekutohet.

Mes tre vajzave të mbajtura peng ishte edhe një shoqe e ngushtë e saj.

Arlene Castro thotë se babai i saj duhet ekzekutuar për atë që u ka bërë atyre femrave.

Zbulimi i faktit se babai i saj kishte mbajtur peng për dhjetë vite edhe Gina DeJesus, ka qenë tronditës për Arlene, pasi ajo dhe Gina ishin shoqe klase dhe mikesha të ngushta.

Mediat amerikane raportojnë po ashtu se Ariel Castro, i akuzuar për rrëmbimin e tre vajzave, mund të dënohet me vdekje.

Pesë fëmijët e tij thonë se nuk do e vizitojnë atë kurrë në burg.

Kurse nëna e rrëmbyesit, Lillian Rodriguez tha se i vjen shumë keq për atë që ka bërë i biri i saj. “Jam një nënë që ndjej dhimbje për atë që ka ndodhur,” tha ajo në spanjisht.

Mediat po ashtu kanë raportuar se gruaja e parë e rrëmbyesit, e quajtur Grimelda Figueroa, ka vdekur vitin e shkuar për shkak të plagëve të marra nga i shoqi. Ai e terrorizonte atë, duke i thënë se çfarë të hante, me kë të shoqërohej, si të vishej dhe kur duhej të largohej nga shtëpia.

Madje njëherë ai e futi atë në një kuti kartoni dhe i tha se duhej të dilte kur të thoshte ai.

Njëherë e rrahu aq keq, sa ajo mbeti me hundë dhe brinjë të thyera dhe me plagë të rënda në kokë.

Në një rast tjetër ai e shtyu të shoqen poshtë shkallëve në sy të njerëzve, duke i çarë kokën.

Të afërmit dhe fqinjët e tij thonë se ai udhëtonte me një manekine me ngjyrë dhe me një paruke bionde në vendin e pasagjerit.

Paruket i përdorte edhe për vajzat që mbante peng, pasi ua kishte veshur në dy rastet e vetme në 10 vite kur i kishte nxjerrë jashtë bodrumit në kopshtin e shtëpisë./ep

Arlene Castro, vajza e rrëmbyesit Ariel Castro

Arlene Castro, djathtas, dhe Gina DeJesus, majtas, një nga viktimat e babait të saj

Nëna e Ariel Castro

Gruaja e parë, Grimelda

Ariel Castro para gjyqit

9 komente në “Vajza e rrëmbyesit: Ekzekutojeni babain tim (FOTO)”

  1. Vlora says:

    varja ,eshte pak per keto monstra.

    1. aqifi says:

      Hajde se e ka zgjidhur sistemi amerikan i burgjeve per keto kafshe! I fut ne qeli me ndonje pallosh te zi dy metrosh nga lart-poshte dhe tridhjete cantimesh nga perpara … dhe kalon jeta veshur me fustan dhe buzekuq…

  2. skelari migrues says:

    fatkeqesisht keta plehra mbijetojne gjate fale nje dobesie te sistemeve “demokratike”, prej te drejtave te njeriut dhe sistemit gjyqesor… ne fakt keta nuk duhet te klasifikohen ne kategorine “njeri”…per me teper qe lene prova mjaftueshem neper vite.

  3. era says:

    Kjo mostra eshte ne regull. Sikur te ishte e mundur te vareshin ata qe bejne sikur vene rregull ne shoqerine njerezore dhe heqin denimet jo vetem me vdekje por demostrative si ne kohen e zamanit.

  4. Toni.I. says:

    èshtè vertetè si ngjarje e tmerrshme dhe trishtushme pèr opinjonin publik ku viktimat janè gjithmonè femna dhe mbeten si objektiv pèrbuzje dhe pèrdhunimi nga njè pjesè e sèmurè meshkujsh.
    Akuzat janè tè shumta kundrejt Pengmarrsit por mendimi im
    èshtè qè denim Kapital nuk merr, ndoshta denim tè pèrjetshèm nè Burg.
    Lexova sot nè disa lajme ku menjèherè tu jepet nga dy miljon Dollar pèr
    person vendosur nga giudice di Cleveland diçka pozitve tè paktèn ndihma ekonomike pèr tè filluar njè jetè tè re. Urimi im pèr tre femnat
    do ishte ti kthehen jetès normale me ndihmèn e tè afèrme,psikologve etj-etj dhe tè lenè menjèanè atè çfar i ndodhi .

  5. Jona says:

    Monster, meriton te vritet;

    1. Askushi says:

      Vdekja eshte luks per kete ‘deshtim’ te Zotit.
      Ky kellire duhet braktisur ne shkretetirat e Saharase!

  6. nardone says:

    si ka mundesi qe 3 vajza te mbyllura ne nje bodrum shtepie per 10 vjet ne nje lagje ku shtepite jane 6m large njera tjetres zbulohen rastesisht nga nje kalimtar,ka dicka qe nuk shkon.

  7. I duruari says:

    Nardone!

    Jo diçka, po shumçka që nuk shkon. I thonë 10 vjet ose 3.650 ditë. E pabesueshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje