FOTO LAJM/ Fytyra e dëshpërimit në Itali

29 Prill 2013, 11:31Bota TEMA
FOTO LAJM/ Fytyra e dëshpërimit në Itali

Ndërkohë që qeveria e re në Itali pret të nisë punën, imazhet e një personi, që qëlloi me armë ndaj policëve në Romë, po bëjnë xhiron e botës.

Ky është momenti kur policia e arreston atë, pasi qëlloi mbi dy oficerë policie, ndërkohë që qeveria e re e Enrico Letta-s po betohej në pallatin presidencial.

Prokurorët thonë se atentatori ishte një person i dëshpëruar, një murator 49- vjeçar, që kishte humbur gjithçka.

“Ai është një njeri plot me probleme. Ai donte që të qëllonte mbi politikanët, por nuk mundej dot, ndaj qëlloi mbi policët,” tha një hetues.

Personi që kreu këtë krim quhet Luigi Preiti dhe vjen nga Kalabria, një rajon agrikulturor në jug, i goditur nga krimi i organizuar dhe papunësia kronike.

Një nga oficerët është qëlluar në qafë dhe është në gjendje të rëndë, kurse tjetri është qëlluar në këmbë.

Ajo që ka tronditur hetuesit është se Preiti ka rrëfyer gjithçka dhe dukej në gjendje të mirë mendore.

Sulmi vjen në një kohë të vështirë jo vetëm ekonomike, por edhe politike për fqinjin tonë./ep

10 komente në “FOTO LAJM/ Fytyra e dëshpërimit në Itali”

  1. fl says:

    Ja se i rregullon punet qeveria e re e ustallarve te vjeter plot privilegje PD+PDL

    Heres tjeter ne shenje koken e ndonje politikani prej tyre.

  2. Askushi says:

    Italia do te perfundoi me keq se Greqia, dhe do te shenoi fundin e Europes Bashkuar.
    Ne kete rast,do te dobesohet dhe Gjermania,dhe ne do te jemi ‘te paret’.
    ‘Perpara’!

  3. liri a vdekje says:

    italia ka perfunduar o mik i dashur ,ne shtator falimentojne dhe bankat dhe kjo qeveri po ishte sdo ket buxhet te paguaj pensionet ,italianet po emigrojne ne australi amerik etj

  4. Oficery says:

    Brravo Taljoni.
    Po shqiptart ‘qitsa’ ku jan?

  5. Rodrigo says:

    Ftoj te gjithe italianet si Luigi te emigrojne ne mase ne Shqiperi dhe te shijojne “mrekulline ekonomike” qe kemi arritur ne saje te udheheqjes shembullore te Sali bythes…. ?

  6. Argita_B says:

    Per fatin e keq te Shqiperise, dy vendet ku jetojne me shume se 1 milion shqiptare dhe kontribojne ndjeshem ne ekonomine shqiptare sot gjenden nge krize te thelle, Grequa dhe Italia jane ne buze te falimentimit, duhen mrekulli per ti shpetuar.
    Qeveria e ardheshme, kushdo qofte, do ta kete shiume te veshtire te perballoj gjendjen e mjere ekonomike, e si rrjedhim trazirat ne Shqiperi do rikthehen brenda disa muajsh, para fundit te vitit mendoj.

  7. Treviso says:

    Partia Demokratike e Bersanit ka gabuar rende. Formimi i qeverise nuk te jep shpresa te medha per situaten qe po kalon vendi. Mendoj se do jete qeveri jeteshkurter. Gabimi e ka prejardhjen nga presidenti i shtetit,
    zoti Napolitano. Situata mundet te kalohet me lehte po te zbatohet nje politike e berbashket ne favor te popullit dhe jo te partive. Potenciali nuk mungon, por mungon inisjativa nga parlamentaret e vjeter qe ngrohin karriket. Pergjysmimi dhe ulja e pagave dhe pencioneve te parlamentareve ne masen 30% u sajuan leket per gjysmen e punojsve qe jane ne asistence.
    Programi i movimentit 5 Stele do ta nxirte Italine brenda vitit nga kriza.Qeveria e krijuar eshte e detyruar qe te zbatoje nje pjese te ketij programi. Qeveria e krijuar ka perballe nje opozite shume te forte qe te len te shpresosh per numrin qe kane ne parlament.

  8. ARUSHA says:

    Kalabria eshte nje rajon, ku nuk eshte bere asnje investim ketu e sa eshte formuar Italia dhe aresyet jane te ndryshme identiteti gjuha feja dhe eshte bere I planifikuar largimi i popullsise ne drejtim te Argjentines dhe Amerikes !

  9. ARUSHA says:

    Kalabria eshte nje rajon, ku nuk eshte bere asnje investim ketu e sa eshte formuar Italia dhe aresyet jane te ndryshme identiteti gjuha feja dhe eshte bere I planifikuar largimi i popullsise ne drejtim te Argjentines dhe Amerikes !

    Kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi ne disa zona , duke i dale llotua amerikane ose kanadeze dhe azili ne Angli BELgjik HOLLANDE Zvicer dhe Austri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje