Fotot nga skena e shpërthimit në Boston tregojnë një tenxhere presioni, që mendohet se është përdorur për të krijuar bombën në të paktën një nga shpërthimet. Ekspertët thonë se është një bombë artizanale. Tenxherja ishte e mbushur me gozhda dhe zare kushinetash.
Ndërkohë një foto tjetër e një prej të pranishmëve në maratonë, ku humbën jetën tre persona, tregon një çantë ku mendohet se ka qenë bomba e dytë që ka shpërthyer. Çanta është në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Bomba të tilla përdoren në Afganistan, Indi, Nepal dhe Pakistan.
Një video e re tregon një burrë me të zeza duke u larguar pas shpërthimit të parë, në drejtim të kundërt nga lëvizja e turmës.
Mes viktimave është Martin Richard, 8 vjeç, që po priste babain e tij që të mbaronte maratonën. Në shpërthimin tragjik humbi këmbën motra e tij 6- vjeçare dhe nëna iu nënshtrua një operacioni në tru.
Vëllai i tyre, Henri 12 vjeç shpëtoi pa plagë.
Presidenti Barack Obama e cilësoi sulmin “akt terrorizmi..të shëmtuar prej frikacakësh”./ep
Autoret duhet te pergjigjen materialisht, por kujdes me supozimet se me shume se pisten myslimane une do te ndiqja pisten e lobisteve te armeve, meqenese maratona ishte kunder shitjes se lire te armeve!
Normale. Pista e terrorizmit nderkombetar ne kete rast duket qesharake, si nga simbolike edhe nga fuqia shperthimit
Nga hetimet e bera nga te angazhuarit e shtetit usa ka rezultuar
se eshte perjashtuar qarte e ne menyre kategorike alkaeda etj “Terrorist te Stampuar “nga kjo bote .Autori ose autoret jane puro amrikane pta Terroristet Extremiste te Djathte .Shpresojm qe baruti me te cilin ishin pregatitur bombat, mos te ket qene ai i marre nga Gerdeci prej kauboysve te pentagonit sepse kan me e deviju terroristin e qit ndryshe .prej amerikane ne shqiptaro-kinez.
Boll i fryt terrorit monstra te njerezimit mendoni per jeten e njerezve qe vriten ,mendoni njiher per PAQE NE BOTE .
Peace por jo ne shtepite e atyre qe organizuan kete sulm. Ata duhet ta vuajne kete sic po e vuajne ne vendet e tyre qe dhe sic do ta vuajne edhe per disa dhjetra-vjecare. Boston-USA stay strong, we are home of the brave and land of the free.
Nje cante e lene vetem pa te zotin!
Dhe autoritetet amerikane kane kaq vite qe i paralajmerojne njerezit te jene te kujdesshem dhe te raportojne tek polici, shoferi i autobusit apo personeli i metrose cdo objekt, kryesisht cante te braktisur kudo qe e shohin. Sa keq qe nuk jemi te kujdesshem sa duhet. Po ne nje dite te tille te bukur askujt nuk i shkoi mendja per keq. Ngushellime familjeve te viktimave. Perendia i ndihmofte dhe u ndrite shpirtin te afermve qe humben. Isha vete atje tek ajo zone 1 ore e gjysem para shperthimit se bashku me vajzen time bebe. Perendia me ruajti.