Faqja e njohur WikiLeaks ka publikuar sot më shumë se 1.7 milion dokumente që mblojnë raportimet diplomatike ose të inteligjencës amerikane në çdo vend të botës.
Dokumentet i përkasin viteve nga 1973- 1976.
WikiLeaks thotë se ky është koleksioni më i madh konfidencial që ata kanë publikuar ndonjëherë.
Mediat britanike raportojnë se për këtë publikim ka punuar vetë themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, 41 vjeç, gjatë kohës që po kalon brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ka kërkuar strehim për t’u mbrojtur nga ekstradimi.
Australiani u fut në amabsadë vitin e shkuar, pasi druhet se nëse ekstradohet në Suedi, këta të fundit do e dërgojnë në SHBA, ku mund të marrë një dënim të rëndë.
Koleksioni i këtyre dokumenteve i përket periudhës kur Henry Kissinger ishte Sekretar i Shtetit dhe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, ndaj dhe quhen “Kissinger Cables”.
Shumë nga raportimet janë shkruar nga ai, ose i janë dërguar atij.
Assange thotë se ky koleksion eklipson koleksionin Cablegate, me më shumë se 250 mijë kabllo diplomatike amerikane të viteve të fundit./ep
E c’kan ato kabllo,c’u muar vesh prej tyre pervecse komunikimit te zakonshem dhe normal ndermjet departamentit te shtetit dhe ambasadave neper bote?Shum zhurme per asgje.edhe hajdut edhe mburret…
aventurier.
Bravo nxjer ne shesh prapaskenat ne kuriz te popujve,te aventurjerve te botes dhe te SHQIPERISE.Atyre qe organizojne krizat ekonomike-financiare dhe luftrat per tregje dhe shfrytezimin neokonolial te vendeve ne zhvillim.
Imagjino se ç’kurdiset tani në kurriz të popujve.
Bravo i qofte….vazhdo keshtu, trego fytyren e vertete te amerikes, ketij vendi qe po shkaterron cdo gje per interesat e saj te shemtuara.
Sa inat e keni ameriken more?
Te pakten mire qe jane ata qe rrine urte serbe e greke, se mbajne ruset te vendi i duhur.
Amerika aleati jone.
Kush i perkthen keto o zot i madh!
Kabllogramet e publikuar sot, nuk jane sekret. Jane marre nga biblioteka e kongresit. Jane dokumente qe ju ka mbaruar afati i sekretit dhe jane bere publike per kedo amerikan.
Ajo qe Asange beri me kete publikim eshte se i vuri te gjitha ne nje ambient dhe i beri “searchable” dmth te kerkueshme.
Paketa e 1.7 milion korrespondencave qeveritare NUK ISHTE SEKRET.
Wikileaks sot deklaroi se po ve ne dispozicion te njerezeve dokumenta qe nuk jane “leaks” por publike.
kurse ky enea koqe duket qe jeton ne boten e enderrave me kucedra e zullaper. nje jete ke enea mos e co per lesh me stuhi imagjinare ne tas. Dil ne bote shiko te verteten hapi syte, perdore jeten, ushqeje trurin
Enea me vjen rend qe mendon keshtu ,Ameriken e kemi aleate mos e haro kete interesi i saj ka qene me na shpetue neve e besoj edhe juve eshte turp te mendosh ashtu.
Kemi te drejte te dime te verteten.Do deshiroja qe çdo kontinent te kishte nje Assange
Shikoni cfare thote Mariza Lino per Fatos Nanon ne nje kabllogram ne 1997: https://www.wikileaks.org/plusd/cables/97TIRANA1976_a.html
Shikoni ketu te gjitha dokumentat per Shqiperine (per ata qe dine anglisht):
http://wikileaks.org/plusd/index.php?qproject%5B%5D=ps&qproject%5B%5D=cg&q=albania&s=&qfconcept_hid=&qfconcept=&qftags_hid=&qftags2_hid=&qftags=&qforigin_hid=Albania&qforigin=Albania&qfdestination_hid=&qfdestination=&qfofficeorigin_hid=&qfofficeorigin=&qfofficeaction_hid=&qfofficeaction=&qfoclass=&qforiginalhandlingrestriction=&qfcclass=&qfexecutiveorder_hid=&qfexecutiveorder=&qfmarkings=&qftype=&qfenclosure_hid=&qfenclosure=&qfserie=&qflocator=&qfsigncount=&qtfrom=&qtto=&qsort=tasc#result
Po per çfar Juliani eshte futur ne ambasaden Ekuadorjane ne LONDER per syt e bukur te ambasadorit, meqe nuk jane sekret kabllogramet qe ka publikuar.Per kete arsyje ka kerkuar strehim politik,dhe ne nuk jemi antiAmerikan e dime kush na ndimoj per vellezrit tane KOSOVARE,POR NUK NA PELQEJNE PAZARLLEQET NE KURIZ TE POPUJVE.Ne SHQIPTARET nuk kemi qene ndonjehere luftenxites kemi qene per paqe.
Ramon ne ke bote jeton? Assange eshte futur ne ambasade se ka nje urdher ekstradimi nga Suedia. Gjykata Suedeze e kerkon sepse 2 femra ne Suedi e akuzojne per perdhunim.
Dokumentat qe jane publikuar dje ne Wikileaks (1.7 milion) nuk jane sekret. Cdo njeri mund te shkoje ne biblioteken e kongresit dhe ti lexoje.
Ai thjesht i ka grumbulluar e te tera ne nje web dhe ka shtuar funksionin e kerkimit. Dmth nese shkon ne faqen e tij dhe shkruan per shembull Albania, do te dalin materialet per shqiperine.
Materialet qe vuri para 2 vjetesh ishin ato te vjedhuarat. Keto kesaj rradhe ishin publike.