Tani janë qentë që stërviten për të sulmuar portretin e kundërshtarit (VIDEO)

8 Prill 2013, 11:27Bota TEMA
Tani janë qentë që stërviten për të sulmuar

Koreja e Veriut publikoi dje një video të çuditshme, ku tregohet se si qentë ushtarakë stërviten për të sulmuar portretin e ministrit të Mbrojtjes në vendin armik, Korenë e Jugut.

Qentë shkatërrojnë një portret të ministrit Kim Kwan-Jin, në një video propagande, të publikuar në televizionin shtetëror.

Në video tregohet edhe se si stërviten qentë ushtarakë.

Ndërkohë SHBA kanë vendosur që të shtyjnë testimin e një rakete intekontinentale balistike, pasi druhen se një veprim i tillë do të keqinterpretohet nga vendi komunist.

Amerikanët nga ana e tyre thonë se tensioni që po krijohet në rajon nuk është dhe aq shpërthyes.

Ata janë munduar kështu që të qetësojnë situatën, e cila ka ndikuar sidomos në tregjet financiare./ep

7 komente në “Tani janë qentë që stërviten për të sulmuar portretin e kundërshtarit (VIDEO)”

  1. e verteta says:

    Mos,more e paskan anolluar amerikanet testimin e raketes nga friga e Kores se Veriut!E madhe kjo…!
    Budallej:Qente me gjithe instruktoret i shuan nje mitraloz i thjeshte,pa permendur armet e tjera.

    1. Sali Katallani says:

      Brravo ! Idene tende do zbatojne. Tani ktheju lojes ne PSP prape.

  2. Xen Berish Deledashi says:

    koreano-jugoret per te trembur qente duhet te vene fotografi te Sali Katallanit ne kufi

  3. Treviso says:

    Vetem nje fjale e Berishes mundet ta qetesoje buze-qumshtin e Korese se Veriut. Ai nuk e ben kete se pret qe ti lutet Shtepia e Bardhe, a pret direkt qe ti lutet Obama?

  4. mira says:

    Bjeri kores jugut çfar pret pervloje fare.

  5. llogjika says:

    mira,moj “shpirt mira”:
    Koreja e jugut e ka produktin vjetore 955 miljard dollar,Koreja e jugut e ka 2o miljard.Gjykoje pak kush eshte me i forte.Mburrjet K.Veriut jane si ata te E.Hoxhes,pushtetin e te cilit e shemben kalamajt.Si s’iu paska marre edhe juve nme vete ?!

  6. qeparo says:

    koreano-verioret ne vend qe te merren me budallalleqe te tilla me qen bejne mire te godasin njehere e mire derrat Amerikane dhe kelyshet koreano-jugore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje