Enrico Letta pritet të bëhet kryeministri i ri i Italisë, pasi presidenti Giorgio Napolitano i ka kërkuar që të formojë një qeveri koalicioni.
Sipas BBC, caktimi i Letta-s për formimin e qeverisë mund t’i japë fund ngërçit dymujor pas zgjedhjeve parlamentare.
Letta shërbente deri më tani si nënkryetar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.
Një aleancë e gjerë mund të përfshijë edhe grupimin e Silvio Berlusconi-t, duke i dhënë atij sërish ndikim të rëndësishëm politik.
Korrespondenti i BBC në Romë thotë se ky bashkim i rivalëve të ashpër është parë si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund krizës që pasoi zgjedhjet parlamentare.
Por Alan Johnston shton se kjo është një martesë e sforcuar, që mund të mos zgjasë shumë.
Qeveria e re do të implementojë disa reforma të kufizuara ekonomike dhe institucionale.
Mes prioriteteve do jetë edhe rishikimi i kodit elektoral. Qëllimi është që zgjedhjet e ardhshme të sjellin rezultate më të qarta./ep
Me krizen vjen dhe renia e demokracise dhe standarteve te vena, dhe ne
vende te zhvilluara si Italia. Hahahaha, edhe demokracia europiane
paska te meta. Hahahaha
nuk kuptoj ha ha ha tende…dikur te vjetrit thoshin, mos i qaj hallin kalorit qe i varen kembet..shiko buken tende or mik..
cfare skupton elio!?!?
Hallin tone e shohim per dite dhe kemi kuptuar deri diku.
Ajo qe dua te them eshte se edhe demokracite e medha, u vjen nje moment si ky qe per te arritur stabilitet, prishin standartet e vendosura. Nje demokraci e vertete eshte ajo qe ruan standartet e vendosura per nje kohe te gjate.
Neve te shkretet jemi aq drame sa na jan frujt topet ne toke nga mjerimi.
në rastin më të mirë të parashikimit në zgjedhjet shqiptare,nëse barishe nuk arrin të vjedhë aq sa i duhen,dhe ne do të jemi në të njëjtën situatë!
do të kemi një bashkpunim ndërmjet ramës dhe berishës!
shikoni se mos flasë dikush për tradhëti???
ata do ta bëjnë për të mirën e shtetit!!
për këtë të jeni të sigurt!!
dëshmimtar do të jetë meta!!
ai tipi i pafajshëm që i lexonte poezi dashurie priftit me bllok në dorë!ky i fundit e preu në besë dhe e paraqiti si hajdut!!!
por falë drejtësisë sshqiptare ai doli 5 herë i pafajshëm dhe 0 i fajshëm!!
TEMA pse nuk i botoni komentet e mia keni 2 muaj qe nuk i botoni,me keni nxjer jashte ligjit,nuk ju pelqejne allatete mia,nuk jane te bukura, kete fat kisha ne shekullin tjeter do i kem me te bukura, shpresoj ne ditet e ardhshme te me zeje ligji i gozhapit tuaj ,,JU DO COBANI ,,,,
Mesa duket pushtetin ne Itali po e marrin Lettat,i majti Letta (Enriko)Kryeminister,Giani Letta(‘Xhani’i Berluskonit)te shohim c’post do te kete!
Ne nuk po dime se si do i shkoi filli ne shtepine,tone…!
E tani jemi te zote,te debatojme,edhe per mbare Europen…..