Giorgio Napolitano rizgjidhet president i Italisë

20 Prill 2013, 18:28Bota TEMA

Giorgio Napolitano është zgjedhur sot për herë të dytë President i Italisë. Ai sapo është konfirmuar me shumicë votash në parlament.

Napolitano, që ishte shprehur disa herë se nuk do të pranonte një kandidaturë të dytë për President, u detyrua sot të ndërrojë mendim e të ofrojë gatishmërinë e tij për të mbuluar këtë detyrë, gjë që iu kërkua me forcë nga PdL, Lega dhe PD.

Kjo e fundit ka kaluar ditët e fundit më të vështira të jetës së saj: jo vetëm nuk arriti zgjedhjen e dy kandidatëve të saj të parë Franco Marini e Romano Prodi, por humbi rrugës Sekretarin dhe Presidentin e saj, përkatësisht Pierluigi Bersani dhe Rosy Bindi, që dhanë dorëheqjen pas rezultatit të djeshëm në Parlament.

6 komente në “Giorgio Napolitano rizgjidhet president i Italisë”

  1. Claus says:

    Respekt per kete personalitet.

  2. Vladimir says:

    Shume keq. Rodotà,kandidati M5S, ishte nje kostitucionalist i njohur, i lidhur tere jeten me qendren e majte dhe mbi te gjitha nje arberesh i ndritur, bir i familjes patriote qe themeloi Kolegjin e Shen Dhimitrit, prej nga dolen breza intelektualesh shqiptare deri ne shpalljen e Pavarsise.

  3. ardit says:

    Ky esht 87 vjec dhe do jet 4 vjet president. I bie qe Berisha 75 vjec te jet dhe 15 vjet ne pushtet.

    1. Genti says:

      Mandati i presidentit te Itali eshte 7 vjet, keshtu qe Napolitano do te jete 94 vjec kur te mbaroje mandatin e dyte. Gjithsesi, krahasimi me Berishen nuk qendron fare. Se pari pasi posti i presidentit ne Itali eshte me se shumti ceremonial. Se dyti check-and-balances atje funksionojne me mire se ne Shqiperi. Se treti, ndryshojne shume edhe si njerez.

    2. Askushi says:

      …’do jete 4 vjet President…,kjo eshte per te pritur e per te pare!
      B Grillo dhe mbeshtetesit e Levizjes tije ‘5 Yjet’,perbejne mbi 20 %te italianeve dhe ne nje gjendje (krize) te tille ku ndodhet italia,duhet marre pa tjeter ne konsiderate zeri i tyre,edhe pse kemi te bejme me nje President honorifik,italianet jan njesoj te ndjeshem kur behet fjale per
      ndertimin dhe mirefunksionimin e Shtetit.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nuk i kam pare akoma lajmet …
    Italia po kalon nje periudhe shume te veshtire pasi nuk arrin te eleminoje Berlusken.
    Te gjithe i druhen perplasjeve te medha sociale.
    Nuk vijne llogarite ne rregull. Grupet Mafioze qe jane pas Berluskes kane vjedhur aq shume sa dificiti shtetror eshte marramendes.
    Berlusken e genjen mendja pasi shpreson ne fillimin e rritjes ekonomike gje qe do rregullonte financat. Por Mafia nuk ka dergu ndonjehere ndermarrje apo shtet drejt zhvillimit..
    Nuk ka asnje mundesi qe z. Gjiorgjio Napoletano teqendroje ne pushtet edhe per 7 vite. Ai po e mban keto post deri ne krijimin e nje qeverie qe sigurisht do kerkohet te jete qeveri mes PD e PDL te Berluskes.
    Te gjithe keto manovra behen per te shpetuar Berlusken dhe thesarin perrallor qe ka kriju nepermjet vjedhjeve dhe abuzimeve financiare.
    Sidoqofte se shpejti pritet te rifillojne protestat masive. Shpresojme te rifillojne ne Maj te ketij viti. Pritet nje shkendi e flaka merr vete ne keto kushte krize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje