Drejtuesi i lëvizjes italiane “5 yjet”, Beppe Grillo flet për gazetën më të madhe gjermane, Bild
Përse e saboton lëvizja “5 yjet” formimin e qeverisë?
Ne nuk po sabotojmë asgjë. Partitë po sabotojnë veten. Tek ato nuk duhen varur më shpresat. Nga ato nuk vjen asgjë.
A do të dalë fitues Berlusconi nga këto ditë kaosi politik në Romë?
E keni gabim. Berlusconi është i mbaruar. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme po falimentojnë. Në shtator/tetor shtetit do i mbarojnë paratë dhe nuk do ketë mundësi të paguajë pagat dhe pensionet.
Si do ta vlerësonit rizgjedhjen e Napolitanos si president?
Rizgjedhja e Napolitanos është një grusht shteti. Klasa politike po lufton për mbijetesë.
Pse? Humbësit e kaosit treditor janë socialdemokratët italianë: dy kandidatë të dështuar, udhëheqja e larguar.
Ne jemi dëshmitarë të një kthese historike. Partitë tradicionale janë duke u zhdukur. Është koha e lindjes së lëvizjeve si e imja, që vijnë nga poshtë.
Në programin tuaj elektoral flitet për revolucion. Nga do nisë ai?
Para së gjithash duke siguruar të ardhura themelore për të gjithë ata që nuk ia dalin dot me fuqinë e tyre. Askush nuk do lejohet të mbesë në rrugë të madhe. Më pas vijnë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
A do e sugjeronit një revolucion edhe në Gjermani?
Jo. Ne kopjojmë shumë nga Të Gjelbrit. Kur bëhet fjalë për politikat e energjisë dhe ambientit. Për energjinë diellore dhe evitimin e mbeturinave. Që prej 20 vitesh tek ju mund të rimbushësh detergjentët, në vend që të blesh çdo herë shishe plastike.
Kandidati për kancelar i socialdemokratëve, Peer Steinbrueck, pas suksesit të befasishëm në zgjedhje, ju ka etiketuar si kloun…
Për mua si komik nuk është fyerje. Apo nuk jam ish- komik? Ndonjëherë as vetë nuk e di se kush jam. Por nuk është koha për të qeshur. Për momentin në Itali ka shumë zemërim. Ne po e frenojmë këtë zemërim.
Në Gjermani ka një thënie popullore “ai që bërtet, nuk ka të drejtë”. Pse ulërini kaq shumë nëpër mitingje?
Duke bërtitur mund të fitosh edhe pa shumë mjete teknike dhe pa përforcues dëgjimi.
Ndonjëherë duket sikur ju spekuloni. Një 12- vjeçari i keni thënë para kamerës se ai duhet të shohë më mirë porno sesa televizionet e Berlusconi-t.
Nuk ishte këshillë, ishte një shaka. Sepse vogëlushi është shkatërruar nga Berlusconi. Edhe unë kam gjashtë fëmijë, mes tyre një djalë në moshën e tij.
Në Palermo keni deklaruar se klasa politike italiane është më e keqe se mafia…
Në parlamentin tonë ka akoma 30 deputetë, të cilët janë dënuar për krime të rënda. Unë do të doja që njerëzit e ndershëm, kompetentë dhe profesionistë të ishin në postet e duhura. Kështu do i gëzohesha një pushtimi gjerman në Itali.
A nuk është politika arti i kompromisit?
Oh, jo, nuk ka kompromis. Në Itali u bë shumë kohë që janë bërë vetëm kompromise.
BRAVOOOOOOOOOOO!
EPOKAE RE PO VJEN,E VJETRA TE PERENDOJ URGJENT!
BRAVO,per c’a arsye?!??? Pse po e len peng 1 komb te tere per hir te karagjozllikut te vet?!?!?!?
Cfare karagjozlleku? Karagjoz jane ata qe besojne akoma partite e majte dhe te djathte ne Itali qe i kane bashkuar votat sa here i ka dash qejfi per privilegjet e tyre dhe e cuan Italine buze gremines.
Shikoni ndonje spektal te Beppe Grillos ne Youtbe dhe ndoshta kuptoni kush eshte talluar me Italianet gjithe kete kohe.
Ne duhet te themi se jemi nje popull pulash dhe delesh qe nuk guxon te ngreje koken edhe atehere kur ka ne krye nje lider te degjeneruar ne cdo nivel. Se nuk ka nevoje te kapet si berlusconi, Saliun e kane kapur me gjera shume me te keqija. Po ketu tek ne nuk funksionon Grillizmi, sepse mungon kerkesa nga njerezit per kete gje. Jemi ne fillesat e demokracise dhe per hir te se vertetes kjo fillese kete here e ka emrin Ed Rama. Ne te ardhmen, pasi ta kemi kuptuar demokracine pa liderin shtet, mund edhe te shkojme perpara. Po jo pa hequr Saliun ne qershor!
Ai flet per Italine e tij, po ne cfare duhet te them per kete kriminelin tone, qe na ka mbytur dhe spo na le te qet prej 22 vitesh??
http:// gazetatema.net/web/video-ja-krimet-e-sali-berishes/
BRAVO GRILO . ESHTE KOHA E LINDJES SE LEVIZJES NGA POSHTE.
KETE DUHET TE KERKOJME DHE NE NE SHQIPERI . BASTA ME PARTITE
E VJETRA TE PPSH . JA KEMI DHENE VOTEN ME NAIVITETIN QE NA KARAKTERIZON
POR NUK BEREN ASGJE PER POPULLIN , ATO MENDOJNE SI TE PASUROHEN
SHPRESOJ QE NJE DITE DO TE ZHDUKEN KLOUNET TANE
BERISHA .META . RAMA
Po sikur Bepe papagallin nè njè tè ardhme tè shkurtèr tè ketè takime
me tè mdhejtè e kèsajè toke dmth me z.Obama-Merkel etj çfarè do flasè si
Politikan? çarè do ju kèrkojè pèr Politikèn Italjane qoftè kjo
Ekonomike,financjare etj-etj ju kujtoj se èshtè Artis komik ,idetè mund
tè jenè tè mira por duhen zbatuar nè praktikè ku i ka burrat,femnat qè tè
drejtonè njè Popull me Popullsi afèr 65-s miljon????
Si pèrfundim jam mendimit qè duhet njè Revolucjon Politik por me tè
rijè qè si mungojnè kètjè vendi.
gati 30 vite më parë bepja ka pasur një spektakël me emrin “ti mostro io ….”
në atë të amerikës ai tregoi për amerikën me blerjet e tij në amerikë!
“kërkoi një furçë dhëmbësh dhe i sollën një furçë gjigante,
kërkoi një pastë dhëmbësh dhe i prunë një pastë gjigante,
për të tretën tha se nuk do ta blinte në amerikë,më mirë në itali.
farmavistii thotë ne kemi të gjitha,çfarë kërkoni ju!
një supostë! i tha grillo!!
me sa duket këtë supostë amerikane do ta marrë në itali!
ka për të dalë më kallpë se sa doli!
grillo është një humorist shumë i zgjuar dhe me talent,por u gjet i pa pregatitur nga suksesi që arriti!sukses që e gjeti të pa pregatitur dhe që ai vetë nuk e ka dëshëruar mesa duket!
rastii tijë mund të jetë e njëjtë si thënja jonë “i mbeti dopjo gjashtenë dorë”!!!
Beppe Grillos I ka ngelur dopjo 6 ne dore. Jo me large se dhe perjashtoi nje senator nga M5S dhe pa ju dridhur fare qerpiku. Revolucioni i tij mekujton revolucionet proletare ku me sebepin te gjithe te = ngrihet artisti e flet per shtetin. Kur thote qe specialistet duhet te berne pun en e tyre ne c do sektor e ka te drejte, po veten e tij ku e klasifikon? Te mos harrohet qe Napolitano eshte I vetmi president ne Itali qe rizgjidhet ne deryre. Komiku komik ngelet, do zoti sdo kemi te title ketu.
e vjetra shembet,nje jete e re lulezon germadhash……, iluzion optik, edhe per ne shqiptaret
Te qeshesh e te tallesh me keta politikane,ka rrezik te dukesh budallai
me i madh ne syrin e mendjes te kesaj turme,qe i ndjek nga pas keta.
Kam shkruar gjithmone ne komente,sa jane bene bajate,qe ky lloi mileti
qe mblidhet , per te degjuar dhe votuar kete BAJGERI shqiptare ,pa mision ,dhe e konsumuar shume kohe perpara.Kjo TURME, NUK ja kalon me
vlere BAGETISE, qe ha bar.Po te qashe dhe ti qashe hallin kesaj bagetije,ka rrezik te te quajne nje te cmendur,qe qan kot se koti.Na ka
ngelur te zbavitemi se tepermi ,me keta njerz bageti,te veshur me rroba
njeriu,te mbledhur neper sheshe duke e quajtur veten te shendoshe
menderishte,por ne te vertete te vdekur nga kotesija dhe mashtrimi qe i
bejne.Eshte nje gje shume e keqe ,te jeshe i gezuar e tallesh me
njerzit e tu,por kur i perdor te gjitha mundesite e tua per ta ndihmuar
e ndergjegjesuar ,njeriun tend per nje kohe te gjate,dhe ky mund shkon
kot,te ngelet e fundit… ARGETIMI.. me kete turme te pa gdhendur.
Nje dru qe nuk gdhendet per ta vene ne pune,ketij druri i ngelet vetem
zjari per ta djegur.
Kush eshte problemi i Grilos?
Problemi i Grilos edhe te mbi 90% te politikaneve qe ka bota sot eshte se nuk dine shkaqet e plota pse kapiatlizmi europian mbriti ne kete grade,ne kete gjendje.
Duke mos ditur shkakun,keshtu nuk jane ne gjendje ti jepin zgjidhje te plote rindezjes se ekonomise.
Pra ata ne mbi 90% te rasteve thone se nuk duhet bere keshtu,por nuk dine te thone si si duhet te behet.
Prandaj ti fusim nje,te rroje partia se ngadale ngadle dhe Grillo po futet ne centrifugen e politikes qe nuk ka as koke as trup as bisht.
Eshte kthyer si nje ramamsis,grumbull pa forme.
Keshtyqe dhe ideja e Grillos se Italia falimenton ne Vjeshte,nuk eshte e sakte,nuk eshte absolutisht e sakte.
Tjeter eshte falimentimi(ngecja ne vend)e tjeter ulja e shpejtesise nga marshi i 5-te ne te 3-te apo te dyte.
Mendoj se per grillon se eshte mire te beje nje vizite mjekesore…. “..As vete nuk e di kush jam…” Eshte mire te vizitohet se perndryshe Ai njhere qe I ra shansi ne dore do pranonte krijimin e nje qeverie. Duhet te dije se ne votimin tjeter nuk I jep njeri me vota, sepse e njojten kush eshte…. Kur te ike Merkeli nuk do kete me kriza…
eshte vetem nje kllaun karagjoz.
BRAVO BRAVO BRAVO!!! Ky po qe eshte nje italiano vero!!! Ishalla italianet te kutpojne dhe te ta japin voten 100%. Duhet nje reforme radikale, nje ndryshim i sistemit 100%. Bravo BEPE! Sa per ju qe llomotitni jo sdi te drejtoj shtet apo eshte keshtu e ashtu, jeni vetem ca injorante. Ku e dini ju si eshte i ndertuar sistemi ekonomik europian, ju as ate shqiptar nuk e kuptoni. Bepja ka ne staf ekonomist te zote qe i tregojne sesi funksionon sistemi pse mos eshte si saliu qe e “mesoi ekonomin nga Regani”. Do zoti AKZ ka vizionin e ketij te madhit BEPE GRILLO!
ANALIZE : Mendoni pak sikur Bepe Grillo te kishte Qeverine ne dore.
Gjeja e pare do fuste ne burg Berlusken gje te cilen e ka deklaru disa here.
Me krim Berishen Qeveria e Bepe Grillos do hapte lufte per 24 ore.
Te jete ne doren e Grilos krim Berisha hyn ne burg menjehere sikurse shoku i tije Berluska.
Ju lumte Tema nje interviste e bukur. Ketu ne Itali intervistat qe jep Grillo ne mediat botrore ja perkthejne me ndryshime.
Grillo eshte Heroi i Italise moderne !!!!
Partite e opozites duhet te ndjekin teknikat shume efikase politike te Levizjes 5 yjet.
o grillo nuk po falimenton shqiperia ,qe kemi 23 vjet me breke neper kembe dhe jena si kokrra e molles si pllum tu cof.
po ku ka perfundu kjo itali o bo cirk dhe ka nje krye paloco si saliu