Pasi një i çmendur hyri në një shkollë në SHBA, duke qëlluar mbi fëmijët, në SHBA nisi një debat i ashpër për ndalimin e armëve. Edhe pse politika dhe vetë presidenti Barack Obama bëri përpjekje për të kufizuar përdorimin e armëve, duket se këto përpjekje nuk patën efektin e pritur.
Para pak ditësh, opinioni publik në SHBA u trondit kur një djalë 5- vjeç qëlloi për vdekjen motrën 2- vjeçare, me një armë fëmijësh, që mund të qëllojë zare që në këtë rast rezultuan fatalë. Shumë europianë edhe mund të jenë habitur për faktin se si lejohen fëmijët të përdorin armë, madje ato shiten pa problem.
Ndërkohë sot është bërë e ditur se arma e parë plastike, e përgatitur nga një printer 3D, mund të qëllojë plumba me sukses.
Lajmi ka alarmuar të paktën një senator, Chuck Schumer, që thotë se do kërkojë ndalimin me ligj të armëve plastike, që nuk mund të dallohen nga detektorët metalikë.
“Armët bëhen nga plastika dhe nuk mund të dallohen nga detektorët e metalit në aeroporte apo në ngjarje sportive,” tha Schumer.
Këto armë kanë vetëm gjilpërën metalike, por kjo pjesë është e vogël dhe nuk mund të pikaset nga detektorët.
Arma mund të përgatitet nga dikush që ka një printer 3D. Firma që ka shpikur armën ju dërgon ju planin dhe kështu mund të keni gati armën.
Firma që prodhon armën është Defense Distributed. Ajo i ka vendosur projektet për armën online dhe kushdo mund të shkarkojë armën.
Themeluesi i firmës, Cody Wilson thotë se arma ka 15 pjesë dhe vetëm gjilpëra është plastike./ep
Eh mo Schummer e “slow news day” i thone kesaj.
“Këto armë kanë vetëm gjilpërën metalike, por kjo pjesë është e vogël dhe nuk mund të pikaset nga detektorët.”
“…ka 15 pjesë dhe vetëm gjilpëra është plastike” – Kjo duhet te jete gabim
A i di Sala me mikun e tij keto?Kur perdori arme te verteta me plunb,me keto mund te paise te gjithe militantet e familjes se tij dhe te riquhet per se dyti here “Burre shteti”.Apo po i pergatisin nje arme edhe me te madhe!Rrofte miqesia shqiptaro -kineze.