FOTO REPORTAZH/ Jeta në qytetin më të dhunshëm në botë

30 Prill 2013, 11:16Bota TEMA
FOTO REPORTAZH/ Jeta në qytetin më të dhunshëm në

(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)

Një ditë e zakonshme në qytetin San Pedo Sula në Honduras është si në një zonë në luftë.

Morgu është plot nga trupa të shpuar nga plumbat dhe dhomat e urgjencës në spital janë ding me të plagosur.

San Pedro Sula, qyteti i dytë më i madh në Honduras, është shpallur së fundmi si qyteti më i dhunshëm në botë.

Një koleksion me foto shokuese tregon realitetin e zi të një qyteti ku bandat e drogës operojnë lirisht në një zonë ku nuk ekziston ligji dhe ku varfëria mban mbërthyer dy të tretat e popullsisë.

Në këtë qytet raportohen çdo ditë mesatarisht nga tre të vrarë.

Armët gjenden kudo dhe 83 përqind e krimeve kryhen nga armë zjarri.

Bandat e rrugës njihen me emrin maras, kurse trafikantët meksikanë vijnë këtu dhe rekrutojnë skuadrat e tyre të vrasjes.

Drejtësia nuk ekziston dhe në burgje vriten e masakrohen njerëz më shumë se jashtë.

Së fundmi është raportuar se policia nga halli ka ngritur një skuadër vdekje, që ekzekuton trafikantët pa gjyq nëpër rrugë.

Vetë policia ka vrarë 149 civilë në një vit në këtë qytet./ep

9 komente në “FOTO REPORTAZH/ Jeta në qytetin më të dhunshëm në botë”

  1. fl says:

    Ky vend mund te quhet fare mire Mulistan ?

    1. Vlonjati says:

      Ajo ” skuadra e vdekjes” me pelqeu shume,o burra te ngreme edhe ne Shqiperi nje skuader te tille dhe e dime vete pastaj ……

  2. Sallakja says:

    Po mire more Mero Baze kujt i duhen keto foto?
    Pse u dashka te dine shqiptaret c’dodhe me
    bandat kriminale te hondurasit.
    Nuk te mjaftojne ” perlat ” qe kemi ne shtep ?
    Apo………gjej foto nga interneti, e shkarkoji
    per te mbushur gazeten…….

  3. korali says:

    @TemA
    Me duket se jeni shume te padrejte,sepse po seleksiononi shkrimet e lexueseve.
    Mua prej dje me mungojne dy komente!
    Nese botoni nje artikull dhe lejoni qe te komentohet, atehere nuk eshte e drejte qe ajo qe u pelqen me shume ta botoni, kurse te tjeret ti hudhni ne berllog.Flm.

  4. bobi says:

    E vertete,kete ankese kam dhe une.Nese keni hapur nje forum,na lini te bashbisedojme.Nuk kuptoj,ke fyem.Fjalori teper korrekt.Me filtra dhe ju,f.y.Nuk lexoj me,lexoj gjera te tjera.Ju doni vetem vulgaritete.

  5. bbb says:

    Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise nen kujdesin e shteti me mik te Shqiperise…

  6. ijs says:

    Kjo eshte shqiperia sot si hondurasi i vertete kur vdesin perdite nga tre njerez me e pakta, ku policia vetem sa mban shenim vdekjen e radhes, ku burgjet jane si han pa porta, dalin e hyne sa here duan mafiozet dhe bandat e tyre, ku polici vete eshte bandit me rrobe ose kur nuk eshte ben sikur nuk shikon.
    Vendi ku krimi mbreteron dhe kriminelat vipa behen deputete dhe ministra eshte sot hondurasi europes!

  7. cimka says:

    keto do jene skenat e sales nese i rezikohet froni.

  8. SKENDER BEU I VJETER says:

    MERUA E KA FJALEN ME KETO FOTO,KESHTU DO JETE FUNDI I SALES DHE PASUESVE TE TIJ NGA POPULLI NESE VJEDHIN VOTAT EDHE KETE RRADHE.TE TJERAT NO COMENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje