Shumëkush është habitur me faktin se si një djalosh amerikan arriti të rrëmbente një kontratë miliona dollarë për të shitur fishekë për forcat e sigurisë në Afganistan.
Efraim Diveroli u bë i famshëm pasi erdhi në Shqipëri, merrte fishekë kinezë dhe i ripaketonte për të fshehur gjurmët, sepse SHBA nuk lejonte shitjen e tyre. Më pas dërgoheshin në Afganistan. Aty forcat e sigurisë ankoheshin për cilësinë e tyre.
Por nëse jeni habitur me rastin e tij, dëgjoni rastin e britanikut James McCormick.
57- vjeçari është dënuar me 10 vite burg, pasi ka mashtruar policinë dhe forcat e sigurisë, duke u shitur detektorë bombash fals.
Ai ka fituar rreth 50 milion sterlina nga shitja e detektorëve falsë.
Gjykatësi, që e dënoi, tha se ai i ka duart me gjak, pasi për shkak të dështimit të detektorëve, kanë humbur jetën njerëz.
Shumica e detektorëve janë shitur në Irak, ku përdoren edhe sot.
Një detektor i tillë shitej për plot 27 mijë sterlina.
Në të vërtetë ata ishin kryesisht detektorë për zbulimin e topave të golfit, që kushtojnë rreth 13 sterlina.
Shumëkush është habitur se si ka dërguar ai sasi kaq të mëdha pa u provuar më parë.
Pasi kishte blerë detektorët e topave të golfit nga SHBA, ai u vendoste një etiketë për të treguar që ishin detektorë bombash.
Për çudi, McCormick kishte bindur qeveritë dhe shefat ushtarakë se detektorët mund të zbulojnë edhe gjurmë të vogla eksplozivi, drogë, fildish, madje edhe njerëz në një distancë prej 4-5 kilometrash.
Zyrtarët e sigurisë në Britani dhe në Irak besojnë se mashtrimi i tij ka lejuar terroristët dhe kamikazët që të lëvizin lirshëm.
Në një rast, terroristët kaluan një makinë të mbushur me raketa dhe bomba përmes 23 postblloqeve në Bagdad, aty ku përdoreshin pajisjet e tij.
Me paratë e fituara, McCormick kishte blerë dy shtëpi nga 5 milion dhe 1.5 milion sterlina në Britani si dhe një shtëpi në Florida dhe një tjetër në Qipro.
Ai kishte blerë edhe një jaht si dhe kishte shpenzuar 210 mijë sterlina për të blerë tre kuaj.
Policia ka ngrirë 15 milion sterlina nga asetet e tij, ndërsa mendohet se ai ka pastruar së paku 15 milion sterlina në Qipro, Belize dhe Bejrut.
McCormick i mohon akuzat dhe thotë se detektorët e tij nuk janë false. /ep
C’na i hapni plaget e dhimshme, kur nuk po i sheroni dot ato?!
Askush nuk po denohet per trafikun ilegal te armatimeve dhe sidomos per Gerdecin
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html
Pasuria e ketij qenka me e vogel se e Arben Imamit…